Ekonomia e Eurozonës tkurret në nivele rekord

Ekonomia e Eurozonës u tkurr me ritme rekord në tremujorin e parë të këtij viti deri sa pandemia e COVID-19 i detyroi vendet të mbyllen.

Një vlerësim i parë i Prodhimit të Brendshëm Bruto midis muajit janar dhe mars tregoi një tkurrje prej 3.8 pr qind, më e madhe sesa gjatë krizës financiare të viteve 2008 dhe 2009.

Shifrat e veçanta zbuluan një rënie të madhe të aktivitetit ekonomik në Francë dhe Spanjë për të njëjtën periudhë. Në Gjermani, papunësia është rritur megjithëse mbetet relativisht e ulët në krahasim me vendet e tjera.

Shtetet e Bashkuata të Amerikës treguan se ekonomia e saj kishte pësuar tkurrjen më të rënda për më shumë se një dekadë, pasi Prodhimi i Brendshëm Bruto u tkurr me një normë vjetore prej 4.8 për qind në tremujorin e parë të vitit.

Shifrat nga Departamenti amerikan i Punës treguan se 3.8 milionë më shumë amerikanë paraqitën kërkesat për përfitime të papunësisë javën e kaluar. Kjo është rritja më e ulët javore për një muaj, por gjithsesi shumë e lartë, duke sjellë në rreth 30 milionë vende pune të humbura gjatë pandemisë.

Andrew Kenningham nga Capital Ekonomy e quajti lajmin një fryrje të të dhënave që “konfirmon se ekonomia e Eurozonës ka qenë në rënie të lirë”.

Në rastin e Francës, rënia prej 5.8 për qind në Prodhimin e Brendshëm Bruto ishte më e madhja që seria tremujore ka regjistruar, që kur filloi të matet në 1949. Dy ekonomi të tjera të mëdha kanë publikuar vlerësimet e para: Spanja pati një tkurrje prej 5.1 për qind, ndërsa ekonomia e Italisë u tkurr me 4.7 për qind.

Shifra për Eurozonën në tërësi ishte më e moderuar. Deri më tani, shumica e vendeve individuale evropiane nuk kanë publikuar vlerësimet kombëtare. Kjo vlen edhe për më të madhin prej tyre, Gjermaninë. Pasi shifrat e reja për tregun gjerman të punës kanë filluar të tregojnë ndikimin e pandemisë.

Claus Vistesen nga Pantheon Makroekonomia, tha se lajmet për tregun e punës në Gjermani ishin “të këqija, por do të kishin qenë katastrofike pa planin Kurzarbeit”.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde tha se rënia e mprehtë në aktivitetin ekonomik të Eurozonës në muajin prill, “sugjeron se ndikimi i pandemisë ka të ngjarë të jetë edhe më i rëndë në tremujorin e dytë”.

Ajo paralajmëroi se rritja ekonomike e Eurozonës mund të bjerë midis 5 për qind dhe 12 për qind këtë vit, “varësisht nga kohëzgjatja e masave të kontrollit dhe suksesi i politikave për të zbutur pasojat ekonomike për bizneset dhe punëtorët”.

Lagarde shtoi se banka ishte plotësisht e përgatitur për të rritur masat e ndihmës që të lehtësohet barra e pandemisë, për “aq sa do të ishte e nevojshme dhe për aq kohë sa do të duhej”.

Artikulli paraprakPandemia e COVID-19 do të shkaktoj mbi 1 trilion dollarë humbje kompanive të naftës dhe gazit
Artikulli tjetërKjo është certifikata e re që duhet ta kenë punëtorët nga e hëna, për të lëvizur lirshëm nëpër Kosovë