Ballina Blog Faqe 72

KOHA QË E KALOJMË ‘ONLINE’

Sipas studimeve të fundit, koha që e kalojmë në internet arriti në 6 orë e 55 minuta në ditë, ndërsa përdoruesi mesatar i celularëve të mençur ‘smartfoneve’ për çdo muaj konsumon 11.58 GB trafik celular. Konsumatorët duan që gjithçka që bëjnë në internet të jetë e shpejtë, e besueshme dhe e sigurt…

Termi 60 sekonda shumicën  do t’i rikujtojë për filmin “Gone in 60 Seconds”. Në atë film të vitit 2000, një ekip hajdutësh të shkathët, me rolet kryesore të Nicholas Cage dhe Angelina Jolie, arritën të vidhnin 50 makina në vetëm 60 sekonda. 21 vjet më vonë në 60 sekonda po ndodhin shumë më tepër gjëra. Çdo minutë e kaluar në internet, përdoruesit dërgojnë 197.6 milion e-mail-e, në Instagram shpërndajnë 695.000 histori, dërgojnë 69 milion mesazhe përmes WhatsApp apo Facebook Messenger dhe postojnë 500 orë përmbajtje në YouTube. Në të njëjtën minutë, 28,000 abonentë po shikojnë Netflix, dhe klientët po shpenzojnë 1.6 milion dollarë globalisht për blerje online. Koha e shpenzuar për video thirrje përmes Zoom, Microsoft Teams dhe Cisco Webex në 3 vitet e fundit është rritur katër deri në tetë herë, në varësi të platformës.

Krahasuar me vitin 2020, aplikacioni TikTok është shkarkuar tre herë e gjysmë më shumë. TikTok është gjithashtu aplikacioni më fitimprurës jashtë lojërave, të ardhurat e të cilit vitin e kaluar u rritën deri në 600%. Në vitin 2021, përdoruesit kanë dërguar 10 milionë mesazhe të tjera përmes WhatsApp dhe Facebook Messenger. Në të njëjtën kohë, në vitin 2021 i cili akoma nuk ka mbaruar, dhe me rritjen e disponueshmërisë së rrjeteve 5G, gjithçka që ata bëjnë në internet do të jetë edhe më e shpejtë, më e arritshme, më e besueshme dhe më e sigurt.

Krahas kohës së madhe që e kalojmë online, në këtë drejtim pandemia ndikoi akoma më tepër. Sipas raportit të korrikut të “Digital 2021”, i cili publikohet rregullisht nga platforma Hootsuite dhe agjencia We Are Social, në botë ekzistojnë 4.8 miliardë përdorues aktivë të internetit, ose 61% e popullsisë së botës. Vetëm në 12 muajt e fundit numri i përdoruesve është shtuar për 257 milionë.  Më shumë se 57% e popullatës botërore, ose 4.48 miliardë, përdorin media sociale. Nëntë nga dhjetë përdorues të internetit përdorin rrjete sociale çdo muaj, mesatarisht gjashtë programe prej tyre. Më shumë se dy të tretat e njerëzve në botë përdorin një celular. Katër nga pesë përdorues të telefonisë celulare posedojnë smartfone.

Koha e kaluar në internet ka arritur 6 orë e 55 minuta në ditë, dhe përdoruesi mesatar i smarfoneve konsumon 11.58 GB trafik celular në muaj. Përdoruesit e teknologjisë duan që gjithçka që bëjnë në internet të jetë e shpejtë, e besueshme dhe e sigurt, ata janë gjithnjë e më kërkues dhe presin shërbime dhe produkte novatore. Sot, kur blejnë një shtëpi, përdoruesit do të pyesin nëse është “smart” (e mençur); kur e zgjedhin bankën, e marrin parasysh nivelin e funksionalitetit dhe thjeshtësisë së aplikacionit celular, dhe më shumë se 50% e vizitorëve largohen nga faqet e internetit që ngarkohen më gjatë se tre sekonda para hapjes. Rëndësia e një kanali dixhital intuitiv për përdoruesit jo vetëm që ndikon në kënaqësinë e klientit, por gjithashtu reflekton drejtpërdrejt në performancën dhe rezultatet e biznesit. Duke shkurtuar kohën e ngarkimit të faqes nga shtatë në dy sekonda, dyqani online i Shopzilla regjistroi një rritje prej 12% të të ardhurave dhe një rritje prej 25% të vizitorëve të faqes.

Fakti është se ne konsumojmë gjithnjë e më shumë përmbajtje përmes celularëve. Përdoruesit duan që gjithçka të jetë e shpejtë, por edhe vazhdimisht e disponueshme, pavarësisht nëse janë në shtëpi, në rrugë apo me pushime në anën tjetër të botës. Më shumë se 60% e përdoruesve duan internet celular me shpejtësi të lartë, dhe 40% e theksojnë rëndësinë e stabilitetit të rrjetit. Kjo përvojë ndikohet kryesisht nga mbizotërimi i rrjetit 5G. Vonesa e ulët, pra përgjigja e shpejtë e rrjetit, është një nga përparësitë kryesore të rrjeteve 5G sepse lejojnë që komunikimi të bëhet pothuajse në kohë reale. Vetëm me 5G, jeta në internet me të vërtetë mund të matet në (mili)sekonda. Shkarkimi i një filmi 8G HD me një rrjet 3G zgjati 70 minuta, ndërsa me një rrjet 4G shtatë minuta, dhe me rrjetin 5G përdoruesve u duhen 6 sekonda për këtë veprim. Me 5G, përdoruesit do të kursejnë mesatarisht dy minuta e gjysmë në ditë duke përdorur rrjetet e tyre të preferuara sociale. Kjo është 69 minuta më shumë në muaj që ata mund të përdorin për atë që ka rëndësi për ta.

Si përfundim, Islami është fe e produktivitetit dhe ne jemi besimtarë të cilët e dinë vlerën e kohës.

Allahu i Madhëruar na ka treguar në Kur’an si dhe përmes gojës së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem për vlerën dhe rëndësinë e kohës. Allahu na ka mësuar në Kur’an se si muslimani duhet të jetë i kujdesshëm në kohën e tij. Ai na caktoi ibadete që patjetër duhet t’i kryejmë në kohë të caktuar, p.sh.: namazin, agjërimin, haxhin etj. Pra, nëse dikush duhet të kujdeset për kohën e tij më së shumti në këtë ka përparësi muslimani. Përmes këtyre ibadeteve në kohë të caktuar Allahu na tregon se si muslimani duhet ta organizoi jetën e tij. Allahu  i Madhërishëm thotë: “Namazi është obligim (në kohë) i caktuar për besimtarët.” (En-Nisa, 103)

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem kohën e quajti dhunti: “Dy dhunti, shumica e njerëzve i kanë të humbura; nuk ia dinë vlerën: shëndeti dhe koha e lirë”.

Njeriu i cili ka shëndet dhe nuk e shfrytëzon kohën e lirë, ai i ka bërë zullum vetës së vetë, ndërsa ai që nuk e shfrytëzon kohën e lirë, ka humb një gjë të madhe.

Lutfi Muaremi
[[email protected]]

Pesë sinjalet që tregojnë se jeta po humb kot

1. Shfrytëzimi i televizorit, telefonit dhe internetit pa kurfarë kontrolli ose agjendë të dobishme, janë tregues se jeta po shkon krejtësisht kot.

2. Të punuarit dhe vepruarit në diçka që nuk ju pëlqen fare, është skllavëri moderne dhe sinjal se jeta po shkon me vështirësi.

3. Paaftësia për të jetuar në të tashmen, duke ndërlidhur çdo gjë me të kaluaren, është tregues se në realitet nuk ekziston fare.

4. Emocionet e vazhdueshme negative, janë sinjal se ka humbur misioni në jetë dhe çdo gjë është spontane.

5. Varësia totale nga të tjerët, që nuk mund të merret asnjë vendim pa lejen dhe direktivat e të tjerëve, kushdo qofshin ata. Njeriu moshërritur duhet të jete i lirë dhe i pavarur në gjitha vendimet e jetës, pa e anashkaluar konsultimin me të tjerët.

Nga: Halil Avdulli

Afganistan, administrata e përkohshme talebane nënshkruan kontrata minerare prej 6.5 miliardë dollarë

Kompani vendase, aziatike dhe evropiane nënshkruajnë 7 kontrata për nxjerrjen dhe përpunimin e arit, bakrit, plumbit dhe hekurit

Kompanitë vendase, aziatike dhe evropiane nënshkruan sot 7 kontrata të mëdha minerare me vlerë rreth 6.5 miliardë dollarë me administratën e përkohshme talebane në Afganistan, raporton Anadolu.

Kontratat u nënshkruan në Kabul midis Ministrisë së Minierave dhe Naftës së vendit të shkatërruar nga lufta dhe kompanive private nga Afganistani, Türkiye, Irani dhe Kina, tha zyra e zëvendëskryeministrit në detyrë për Çështjet Ekonomike, Mullah Abdul Ghani Baradar Akhund, i cili mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit.

Sipas zyrtarëve talebanë, minierat ndodhen në provincat Herat, Ghor, Loghar dhe Takhar. Kontratat përfshijnë nxjerrjen dhe përpunimin e minierave të arit, bakrit, plumbit dhe hekurit.

“Në këto shtatë projekte do të investohen gjithsej 6.5 miliardë dollarë. Kjo do të krijojë mijëra vende pune dhe do të përmirësojë ndjeshëm situatën ekonomike të vendit”, thuhet në deklaratë.

Njëherësh kjo është marrëveshja më e madhe e nënshkruar nga talebanët që nga kthimi i tyre në pushtet në gusht të vitit 2021.

aa

Ekonomia e Turqisë shënoi rritje me 3.8 për qind në tremujorin e dytë

Ekonomistët kishin parashikuar që ekonomia e Türkiye-s të rritej me 3.5 për qind në bazë vjetore në tremujorin e dytë

 

Ekonomia e Türkiye-s u rrit me 3.8 për qind nga viti në vit në tremujorin e dytë të vitit 2023, më mirë se parashikimi i tregut, raporton Anadolu.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Turk i Statistikave (TurkStat) Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) me çmimet aktuale u rrit 60.7 për qind nga viti i kaluar në 5.5 trilionë lira turke (271.5 miliardë dollarë) në periudhën prill-qershor.

Ekonomistët kishin parashikuar që ekonomia e Türkiye-s të rritej me 3.5 për qind në bazë vjetore në tremujorin e dytë.

Në bazë tremujore, ekonomia turke u rrit me 3.5 për qind në tre muajt deri në qershor, pasi paraprakisht kishe shënuar rënie minimale prej 0.1 për qind në periudhën e mëparshme.

Vlera e shtuar u rrit më së shumti në sektorin e shërbimeve, tregtia me shumicë dhe pakicë, transporti, magazinimi, akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit, duke përbërë një prodhim të brendshëm bruto prej 6.4 për qind nga viti në vit në prill-qershor.

Gjithashtu, shifrat janë rritur me 6.2 për qind në sektorin e ndërtimit dhe 1.2 për qind në bujqësi, por janë ulur me 2.6 për qind në industri gjatë periudhës së njëjtë.

Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 20.3 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me vitin e kaluar ndërsa eksportet e mallrave dhe shërbimeve ranë me 9 për qind.

Shpenzimet e konsumit final të familjeve rezidente u rritën me 15.6 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti. Shpenzimet për konsumin final të qeverisë u rritën me 5.3 për qind në të njëjtën periudhë.

TurkStat tha gjithashtu se norma vjetore e rritjes së PBB-së së Türkiye-s për vitin 2022 u rishikua paksa në rënie në 5.5 për qind. 

aa

Lavrov: Rusia e gatshme të rrisë furnizimet e gazit për Türkiyen

Rusia riafirmoi përkushtimin ndaj marrëveshjeve për rritjen e eksporteve të gazit natyror, “duke përfshirë zbatimin e iniciativës së krerëve të shteteve tona për të krijuar një qendër të vetme të shpërndarjes së gazit në Türkiye”, tha Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha sot se vendi i tij është i gatshëm të rrisë furnizimet me gaz për Türkiyen dhe të zbatojë marrëveshjet midis dy vendeve për ngritjen e një qendre gazi, raporton Anadolu.

“Nga ana jonë, ne riafirmuam përkushtimin e Rusisë ndaj të gjitha marrëveshjeve për rritjen e eksporteve të gazit natyror, duke përfshirë zbatimin e iniciativës së krerëve të shteteve tona për të krijuar një qendër të vetme të shpërndarjes së gazit në Türkiye”, tha Lavrov gjatë një konference për shtyp me homologun e tij turk Hakan Fidan në Moskë.

Lavrov tha se Fidan dhe ai diskutuan gjithashtu një propozim nga Moska për të dorëzuar deri në 1 milion ton drithëra ruse në Türkiye me çmim të reduktuar.

“Kjo çështje po diskutohet edhe me pjesëmarrjen e miqve tanë nga Katari, të cilët janë të gatshëm të marrin pjesë në aspektet financiare të kësaj nisme”, tha Lavrov.

Lavrov preku edhe temën e Ukrainës, duke thënë se Fidan dhe ai diskutuan situatën në Ukrainë, gjatë së cilës ai ripohoi qëndrimin e Rusisë për “pamundësinë” e formulës së paqes të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Formula e Zelenskyyt, e cila përbëhet nga dhjetë kushte, u parashtrua në samitin e fundit të G-20-s në Indonezi, me hapin e saj përfundimtar nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje. Ajo gjithashtu fokusohet në çështje të tilla si siguria bërthamore dhe siguria e ushqimit dhe energjisë.

aa

Fidan: Vazhdojnë përpjekjet për rikthimin e marrëveshjes së drithit të Detit të Zi

“Kjo marrëveshje është jashtëzakonisht e rëndësishme si për sigurinë ushqimore në botë, ashtu edhe për stabilitetin dhe paqen në Detin e Zi”, tha ministri i Jashtëm turk në Moskë

Një paketë e re propozimesh e përgatitur nga OKB-ja me kontributet e Türkiyes mund të ringjallë Iniciativën e Drithërave të Detit të Zi, tha sot ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, raporton Anadolu.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij rus Sergey Lavrov në Moskë, Fidan tha: “Ne mendojmë se kjo përbën bazament të përshtatshëm për ringjalljen” e marrëveshjes së korrikut të vitit 2022.

Ai tha se përpjekjet e Türkiyes për të ringjallur marrëveshjen e drithit të Detit të Zi do të vazhdojnë, duke shtuar: “Kjo marrëveshje është jashtëzakonisht e rëndësishme si për sigurinë ushqimore në botë, ashtu edhe për stabilitetin dhe paqen në Detin e Zi”.

Türkiye po i vazhdon përpjekjet e saj për të ringjallur marrëveshjen e drithit dhe ka argumentuar se nuk ka alternativë tjetër.

Më 17 korrik, Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Türkiye dhe OKB-ja, për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi që u ndaluan pas luftës në Ukrainë në shkurt 2022.

Moska është ankuar vazhdimisht se Perëndimi nuk i ka përmbushur detyrimet e veta në lidhje me eksportet e drithit të Rusisë. Ajo thotë se kufizimet në pagesa, logjistikë dhe sigurime kanë qenë pengesë për dërgesat e saj.

aa

 

Në ç’mënyrë mund ta mposhtë studenti sëmundjen e shtyrjes së gjërave?

Studenti dhe sëmundja e zvarritjes së gjërave:

Pyetja: Në ç’mënyrë mund ta mposhtë studenti sëmundjen e shtyrjes së gjërave?

Përgjigjja: Ebu Hamid Gazaliu në librin e tij “El Ihja’” ka thënë: “Shtyrësi, që i zvarrit gjërat dhe vonohet i ngjason atij që ka nevojë të nxjerrë një pemë nga toka me gjithë rrënjë. Kur vëren se ajo është shumë e qëndrueshme dhe nxjerrja e saj kërkon mundim tejet të madh, thotë më vete: po e lë për vitin tjetër, i kthehem më vonë dhe e nxjerri megjithëse ai e di shumë mirë se, sa më gjatë që pema të qëndrojë në tokë, aq më shumë do të përforcohet, njëherazi sa më shumë që atij i kalon mosha, fuqia e tij dobësohet –.
Ndaj, s’ka më mendjelehtësi sesa kjo, kur ai në kulmin e forcës së tij nuk arriti t’i bëj ballë diçkaje të dobët, e shtyu atë çështje derisa vetë të dobësohet dhe njëherësh të forcohet ajo gjë që ishte e dobët.”

Pyetje dhe përgjigje të përzgjedhura në portalin “askfm” nga autori

Shejh Ibrahim Sekrani

Si të rrisni një fëmijë e ta bëni të suksesshëm, sipas shkencës

Unë jam angazhuar prej kohësh për të mbledhur sa më shumë këshilla për prindërit, në raport me sjelljen ndaj fëmijëve të tyre bazuar në të dhënat shkencore.

Më poshtë keni një listë të shkurtër me vetëm disa nga studimet më interesante dhe të dobishme që kam gjetur, dhe zakonet që ata sugjerojnë për prindërit që duan të rrisin fëmijë të suksesshëm:

Kujtojuni vazhdimisht atyre pritshmëritë e mëdha që keni ju si prindër

Kjo këshillë bazohet në një studim të kryer në Britaninë e Madhe me rreth 15.000 gra të reja përgjatë 10 viteve, që zbuloi se fëmijët prindërit e atyre fëmijëve që“u kujtonin zakonisht pritshmëritë e mëdha:kishin më pak gjasa që të mbeteshin të papunë për periudha të gjata kohore kur të rriteshin;më pak gjasa të punonin në punë me paga të ulëta dhe që i urrenin;më shumë gjasa të arsimoheshin në universitet; dhe më pak gjasa që vajzat të mbeteshin shtatzëna gjatë periudhës së adoleshencës.”

Lavdërojini në këtë mënyrë

Ndodh shpesh që prindërit i lavdërojnë fëmijët e tyre për talentet që kanë me fjalë të tilla si: “Ti je kaq i zgjuar (ose i talentuar). Ti je kaq i sjellshëm me njerëzit. Ti je vërtet i fortë (ose i shpejtë, i shkathët). Me pak fjalë, mos e bëj këtë gjë”.

Një studim i profesoreshës së psikologjisë në Universitetin e Stenfordit Karol Duek, ka treguar se është shumë më efektive t’i lavdërosh fëmijët për përpjekjet kur kanë bërë për diçka, sesa të kalosh në superlativa. Për shembull mos i thoni: “Ti je një piktor kaq i mirë!”. Por përkundrazi duhet të thoni: “Më bën shumë përshtypje përpjekja që bëre për realizimin e kësaj pikture, dhe në fakt ka dalë shumë e bukur!”.

Bëjuni sa më shpesh lavdërime

Një studim nga Universiteti Brigam Jang, vëzhgoi lavdërimet dhe kritikat në klasat e shkollës fillore. Studiuesit u ulën përditë nga 20 minuta në klasë për 3 vjet, duke parë mënyrën se si mësuesit nder vepronin me 2.536 nxënës të moshës së kopshtit deri në klasën e parë.

Sa më shumë vlerësime të arsyeshme që mësuesit u bënin atyre, aq më mirë paraqiteshin ata në mësime, pavarësisht faktorëve të tjerë. Autori kryesor i studimit Pol Kaldarela tha: “Sa më i lartë të jetë vlerësimi, aq më të mira janë rezultatet.”

Nxitini që të bëjnë punë shtëpie.

Kjo këshillë kombinon dy studime. Një studim i Harvardit, që është më i gjati në histori i këtij lloji, zbuloi dy faktorë për të cilët njerëzit kanë nevojë që të qenë të lumtur dhe të suksesshëm:

Dashuria.

Etika e punës.

Në këtë rast ne do të fokusohemi tek e dyta, pasi studimet rekomandojnë zhvillimin tek fëmija i etikës së punës. Dhe mënyra kryesore është t’i kërkohet fëmijës që të bëjë punët e shtëpisë. A ka pengesa? Sigurisht, pasi fëmijët e vegjël, nuk i bëjnë gjithmonë mirë punët e shtëpisë. Gjithsesi këmbëngulni që ata t`i bëjnë në mënyrën e tyre. Çështja nuk ka të bëjë vetëm me një dysheme të pastër, por për ta mësuar fëmijën tuaj se si të ketë një jetë të lumtur.

Mbani shpesh anën e tyre

Ky studim zgjidh një dilemë me të cilën mendoj se ndeshen shumë prindër herë pas here. Shkon kështu: Nëse fëmija im lëndohet, ose bën një gabim, apo përballet me një sfidë të madhe, çfarë duhet të bëj:

  1. Të nxitoj ti dal krah, duke e ngushëlluar?

Apo të mbaj paksa distancë, në mënyrë që ta ndihmoj të mësojë të mbështetet tek vetja?

Një përmbledhje e disa studimeve arrin në një përfundim të vetëm:Dilni menjëherë në krah dhe ofrojini ngushëllim. Kjo nuk do të thotë se “do t`i zgjidhni jutë gjitha problemet e tyre”, por nënkupton shprehjen e ndjeshmërisë dhe u lini atyre të kuptojnë qartë se ju kujdeseni shumë për ta.

Kushtojini vëmendje aftësive të tyre sociale

Ju ndoshta do ta bëni këtë gjithsesi nëse mundeni. Por një studim interesant i botuar në revistën “JAMA Pediatrics”, gjeti një lidhje midis shkallës në të cilën fëmijët e kopshtit vlerësoheshin cilësisht si “pro-socialë”,me suksesin e tyre financiar 30 vjet më vonë. Mësuesve të kopshteve në Montreal të Kanadasë, iu kërkua të gjurmonin tiparet e nxënësve të tyre në fusha si shpërqendrimi, hiperaktiviteti, sjellja agresive dhe në fund niveli i të qenit pro-social. 30 vite më vonë u zbulua se ata që u vlerësuan më shumë për shkallën e pro-socialitetit fitonin 12.000 dollarë në vit më shumë, sesa ata që ishin vlerësuar më dobët në këtë parametër 3 dekada më parë.

Roli i parave

Një studim i botuar në revistën “American Sociological Review”, analizoi sesi i shpenzojnë paratë familjet shumë të pasura, të cilat teorikisht mund t’u jepnin fëmijëve të tyre një avantazh përmes parave. Dhe gjëja kryesore është garantimi i një avantazhi të madh për këta fëmijë. Shkoni në një lagje tjetër ku jetojnë njerëz të pasur. Sigurisht që paraja nuk është faktori i vetëm, por është e rëndësishme të pranosh rolin vendimtar që luajnë paratë, shtresa sociale dhe raca në rritjen e fëmijëve. / Inc. – Bota.al

Disa nga këshillat më të vlefshme për kursimin e parave!

Në kohën kur për krizë ekonomike flitet ngado dhe kur gjetja e një vendi pune e një pagë e rregullt është kërkesë e vazhdueshme, kursimi i parave, duket se është një nga zgjidhjet për një jetë më të mirë.

Si mund të kurseni ju tregojnë këta hapa:

1.Në fillim duhet të analizoni situatën tuaj ekonomike: të shkruani në një fletore të gjitha shpenzimet tuaja ditore, duke shënuar vendin, paratë e shpenzuara dhe kohën e kryerjes së veprimit. Llogaritë duhet të jenë të detajuara, pra shënoni gjithçka: biletat e autobusëve, kafetë, madje edhe qindarkat e shpenzuara sa andej-këndej. Gjithçka që del nga xhepi duhet shkruar e zezë mbi të bardhë.

2.Hapi i dytë është ndarja në fund të javës së parë e shpenzimeve në bazë të produkteve të tepërta, ato të përdorshme, por jo të nevojshme dhe ato të domosdoshme. Shuma e dy kategorive të para do ju tregojë sa mund të kurseni gjatë shtatë ditëve të ardhshme.

3.Natyrisht që nuk mund të jetohet vetëm me produktet të cilat janë shumë të nevojshme. Edhe librat, kinemaja, teatri, një aperitiv në bar me miqtë janë të rëndësishme, por vetëm kini kujdes, mos e teproni, sepse rregulli mund të prishet.

4.E hëna. Mund të filloni të zgjidhni një ditë të javës, të parën për shembull, që nuk do të shpenzoni asnjë qindarkë. Do të jetë një ditë me shpenzime zero. Asnjë blerje për të ngrënë, asnjë kafe, gazetë apo xhiro në supermarket (sepse është mirë që tundimet të shmangen gjithmonë).

5.Një këshillë tjetër është që të bëni kujdes me buxhetin. Tërhiqni nga bankomati aq të holla sa ju nevojiten dhe shtrëngojeni dorën duke blerë vetëm produktet më të nevojshme gjatë javës. Kartën e kreditit është mirë që ta mbyllni në një sirtar.

6.Pasi keni provuar një ditë duke mos shpenzuar asgjë, mund t’ia arrini sërish. Sekreti fshihet tek organizimi: shpenzimi, për shembull, duhet bërë duke sjellë ndërmend që gjatë atyre ditëve nuk është e domosdoshme të shkosh në supermarket, te bukëpjekësi, të darkosh në një restorant apo të porositësh picë në shtëpi. Provoni t’i rezistoni tundimit.

7.Tregojuni të tjerëve (qofshin miq ose kolegë), se është diçka e mirë po të sforcohen që ta shtrëngojnë pak dorën: kjo është deklaratë e rëndësishme me të cilën u tregoni të tjerëve se po bëni një përpjekje të rëndësishme, por edhe një kërkesë apo tentativë pikërisht gjatë ditëve me kosto zero.

8.Nëse nuk keni llogari bankare, atëherë ju vjen në ndihmë kuti prej porcelani: mund të zgjidhni një shifër që dëshironi, pastaj vini mënjanë të hollat që do të shpenzoni gjatë muajit ose javës.

9.Këto janë rregullat e para që duhet të ndiqni për një muaj me radhë. Nëse gjithçka funksionon ashtu siç e keni dëshiruar, mund të mendoni të hidhni një hap tjetër përpara: të arrini për shembull një shifër të caktuar si bonus, pavarësisht parave që keni shpenzuar gjatë ditës. Mund të imagjinoni sikur keni marrë një shpërblim të vogël ose një pagesë për një punë të kryer.

10.Nëse vazhdoni kështu për gjashtë muaj, duke u rezistuar tundimeve, duke shënuar në fletore çdo shpenzim të bërë për produktet e nevojshme dhe për plotësimin e ndonjë dëshire, jeni në rrugë të mbarë për t’u bërë një kursimtar/e i/e vërtetë.

FN

Pse Inteligjenca Emocionale është kaq e rëndësishme për të arritur suksesin në punë?

Me drejtues të suksesshëm si Jack Ma dhe Elon Musk, që paralajmërojnë shoqërinë kundër robotëve që do të marrin përsipër punët tona, është e natyrshme që të diskutosh edhe rreth së ardhmes së forcës së punës.

Por Musk ka një karakteristikë, që eksperti i zhvillimit të karrierës globale, Soulaima Gourani, thotë se i jep atij dhe njerëzve të tjerë të suksesshëm, një avantazh konkurrues: Inteligjenca Emocionale.

Gourani është një nga mentorët e TED Talks, dhe punon me klientë korporatash dhe udhëheqës nga e gjithë bota, ndër ta edhe Papa Françesku, si ekspert i Forumit Ekonomik Botëror, në shkencën e sjelljes dhe edukimit.

Ndërsa paraqitja juaj profesionale dhe prania ekzekutive në vendin e punës janë të rëndësishme, Gourani thotë se ajo që ju bën më të rëndësishëm është aftësia njerëzore për të qenë kreativë dhe për të krijuar kontakt me të tjerët.
“Shumë vende pune do të zhduken, por gjëja që do ta kemi gjithnjë është më e rëndësishme – Inteligjencën Emocionale”, – thotë ajo.

Gourani e përkufizon Inteligjencën Emocionale si të qenët “mirëkuptues me veten, vetëkontroll, empati dhe një mirëkuptim të natyrshëm në marrjen e vendimeve, nevojave dhe dëshirave të personave”.

“Është një mirëkuptim i thellë njerëzor dhe përqafimi i njerëzve që janë të ndryshëm nga ju”, shton Gourani, e cila thekson se rritja në karrierë kërkon më shumë se sa të qenët inteligjentë, aftësi teknike për të punuar”.

Që të keni sukses në punë kërkohet edhe përdorimi i aftësive të buta si aftësia për të komunikuar në mënyrë të qartë, për të zgjidhur problemet brenda ekipit të punës dhe për të krijuar marrëdhënie me të tjerët.

“Nëse jeni i aftë të zgjidhni diversitetin e njerëzve – njerëz në moshë të ndryshme, personalitete të ndryshme, me formim të ndryshëm – ju do të jeni në gjendje të përballoni konfliktin, – thotë Gourivan. – Kështu ju do të jeni punonjësi më i paguar dhe i çmuar në kompaninë tuaj.

*Zameena Mejia
Burimi: CNBC

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
24 %
4.6kmh
0 %
Tue
36 °
Wed
37 °
Thu
38 °
Fri
42 °
Sat
40 °