Ballina Blog Faqe 73

Disa nga këshillat më të vlefshme për kursimin e parave!

Në kohën kur për krizë ekonomike flitet ngado dhe kur gjetja e një vendi pune e një pagë e rregullt është kërkesë e vazhdueshme, kursimi i parave, duket se është një nga zgjidhjet për një jetë më të mirë.

Si mund të kurseni ju tregojnë këta hapa:

1.Në fillim duhet të analizoni situatën tuaj ekonomike: të shkruani në një fletore të gjitha shpenzimet tuaja ditore, duke shënuar vendin, paratë e shpenzuara dhe kohën e kryerjes së veprimit. Llogaritë duhet të jenë të detajuara, pra shënoni gjithçka: biletat e autobusëve, kafetë, madje edhe qindarkat e shpenzuara sa andej-këndej. Gjithçka që del nga xhepi duhet shkruar e zezë mbi të bardhë.

2.Hapi i dytë është ndarja në fund të javës së parë e shpenzimeve në bazë të produkteve të tepërta, ato të përdorshme, por jo të nevojshme dhe ato të domosdoshme. Shuma e dy kategorive të para do ju tregojë sa mund të kurseni gjatë shtatë ditëve të ardhshme.

3.Natyrisht që nuk mund të jetohet vetëm me produktet të cilat janë shumë të nevojshme. Edhe librat, kinemaja, teatri, një aperitiv në bar me miqtë janë të rëndësishme, por vetëm kini kujdes, mos e teproni, sepse rregulli mund të prishet.

4.E hëna. Mund të filloni të zgjidhni një ditë të javës, të parën për shembull, që nuk do të shpenzoni asnjë qindarkë. Do të jetë një ditë me shpenzime zero. Asnjë blerje për të ngrënë, asnjë kafe, gazetë apo xhiro në supermarket (sepse është mirë që tundimet të shmangen gjithmonë).

5.Një këshillë tjetër është që të bëni kujdes me buxhetin. Tërhiqni nga bankomati aq të holla sa ju nevojiten dhe shtrëngojeni dorën duke blerë vetëm produktet më të nevojshme gjatë javës. Kartën e kreditit është mirë që ta mbyllni në një sirtar.

6.Pasi keni provuar një ditë duke mos shpenzuar asgjë, mund t’ia arrini sërish. Sekreti fshihet tek organizimi: shpenzimi, për shembull, duhet bërë duke sjellë ndërmend që gjatë atyre ditëve nuk është e domosdoshme të shkosh në supermarket, te bukëpjekësi, të darkosh në një restorant apo të porositësh picë në shtëpi. Provoni t’i rezistoni tundimit.

7.Tregojuni të tjerëve (qofshin miq ose kolegë), se është diçka e mirë po të sforcohen që ta shtrëngojnë pak dorën: kjo është deklaratë e rëndësishme me të cilën u tregoni të tjerëve se po bëni një përpjekje të rëndësishme, por edhe një kërkesë apo tentativë pikërisht gjatë ditëve me kosto zero.

8.Nëse nuk keni llogari bankare, atëherë ju vjen në ndihmë kuti prej porcelani: mund të zgjidhni një shifër që dëshironi, pastaj vini mënjanë të hollat që do të shpenzoni gjatë muajit ose javës.

9.Këto janë rregullat e para që duhet të ndiqni për një muaj me radhë. Nëse gjithçka funksionon ashtu siç e keni dëshiruar, mund të mendoni të hidhni një hap tjetër përpara: të arrini për shembull një shifër të caktuar si bonus, pavarësisht parave që keni shpenzuar gjatë ditës. Mund të imagjinoni sikur keni marrë një shpërblim të vogël ose një pagesë për një punë të kryer.

10.Nëse vazhdoni kështu për gjashtë muaj, duke u rezistuar tundimeve, duke shënuar në fletore çdo shpenzim të bërë për produktet e nevojshme dhe për plotësimin e ndonjë dëshire, jeni në rrugë të mbarë për t’u bërë një kursimtar/e i/e vërtetë.

FN

Pse Inteligjenca Emocionale është kaq e rëndësishme për të arritur suksesin në punë?

Me drejtues të suksesshëm si Jack Ma dhe Elon Musk, që paralajmërojnë shoqërinë kundër robotëve që do të marrin përsipër punët tona, është e natyrshme që të diskutosh edhe rreth së ardhmes së forcës së punës.

Por Musk ka një karakteristikë, që eksperti i zhvillimit të karrierës globale, Soulaima Gourani, thotë se i jep atij dhe njerëzve të tjerë të suksesshëm, një avantazh konkurrues: Inteligjenca Emocionale.

Gourani është një nga mentorët e TED Talks, dhe punon me klientë korporatash dhe udhëheqës nga e gjithë bota, ndër ta edhe Papa Françesku, si ekspert i Forumit Ekonomik Botëror, në shkencën e sjelljes dhe edukimit.

Ndërsa paraqitja juaj profesionale dhe prania ekzekutive në vendin e punës janë të rëndësishme, Gourani thotë se ajo që ju bën më të rëndësishëm është aftësia njerëzore për të qenë kreativë dhe për të krijuar kontakt me të tjerët.
“Shumë vende pune do të zhduken, por gjëja që do ta kemi gjithnjë është më e rëndësishme – Inteligjencën Emocionale”, – thotë ajo.

Gourani e përkufizon Inteligjencën Emocionale si të qenët “mirëkuptues me veten, vetëkontroll, empati dhe një mirëkuptim të natyrshëm në marrjen e vendimeve, nevojave dhe dëshirave të personave”.

“Është një mirëkuptim i thellë njerëzor dhe përqafimi i njerëzve që janë të ndryshëm nga ju”, shton Gourani, e cila thekson se rritja në karrierë kërkon më shumë se sa të qenët inteligjentë, aftësi teknike për të punuar”.

Që të keni sukses në punë kërkohet edhe përdorimi i aftësive të buta si aftësia për të komunikuar në mënyrë të qartë, për të zgjidhur problemet brenda ekipit të punës dhe për të krijuar marrëdhënie me të tjerët.

“Nëse jeni i aftë të zgjidhni diversitetin e njerëzve – njerëz në moshë të ndryshme, personalitete të ndryshme, me formim të ndryshëm – ju do të jeni në gjendje të përballoni konfliktin, – thotë Gourivan. – Kështu ju do të jeni punonjësi më i paguar dhe i çmuar në kompaninë tuaj.

*Zameena Mejia
Burimi: CNBC

Shumë shpërblime në qendrën EDONI

Me kënaqësi ju informojmë për një kapitull shumë të rëndësishëm në rrugëtimin tonë, Rritja e Qendrës EDONI, me më shumë hapësirë, më shumë produkte dhe pamje më të bukur si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda.

E ardhmja qëndron përpara nesh me një hapësirë më të gjerë dhe më komode për të gjithë konsumatorët tonë të nderuar.

Ky progres i ri është prova e qartë e rritjes që EDONI ka përjetuar gjatë viteve të fundit.

Me një eksperiencë të thellë që shkon mbi 30 vite në sektorin e tregtisë në vendin tonë, ne kemi marrë përsipër të punojmë me zell dhe me zemër, duke ofruar produktet më cilësore dhe shërbimet më të mira për konsumatorët tanë.

Rritja e qendrës EDONI garanton që çdo vizitë në ambientet tona të jetë një eksperiencë e jashtëzakonshme, duke përfshirë një pamje të freskët dhe një gamë më të pasur të artikujve.

Në evenimentin e rihapjes sonë, po dhurohen shumë dhurata dhe shpërblime të veçanta për të gjitha blerjet mbi vlerën 20 euro.

Objekti jonë i ri është modeluar me kujdes, për të siguruar një mjedis të përshtatshëm dhe tërheqës me shumë më shumë artikuj se sa më parë.

Prandaj, ju ftojmë të na vizitoni, eksploroni hapësirën e re, shijoni gamën e zgjeruar të produkteve, dhe të përfitoni nga ofertat tona të veçanta deri më datën 14 Gusht.

Jemi shumë të lumtur që jeni pjesë e udhëtimit tonë!

EDONI!

Kur e don, EDON!

TIKA ndihmon prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit me pajisje bujqësore në Pejë

Ngjarja u zhvillua në fshatin Zllapek të Pejës, ku nga ky projekt përfituan 10 fermerë nga komuniteti boshnjak në këtë rajon.

Në kuadër të projektit “Mbështetja e prodhueseve dhe përpunueseve të qumështit me pajisje bujqësore të komunitetit boshnjak”, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka dhuruar pajisje për fermerët e komunës së Pejës dhe Istogut, raporton Anadolu.

Ngjarja u zhvillua në fshatin Zllapek të Pejës, ku nga ky projekt përfituan 10 fermerë nga komuniteti boshnjak në këtë rajon.

Në ceremoni morën pjesë zëvendëskryeministrja e Kosovës Emilija Rexhepi, nënkryetari i Komunës së Pejës Fatmir Asllani, Koordinatorja e TIKA-s në Kosovë, Fulya Aslan dhe fermerë.

Rexhepi, në fjalën e saj tha se ishte kënaqësi pjesëmarrja në një ngjarje të tillë ku TIKA mbështet projektet e pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në Kosovë dhe shprehu shpresën se fermerët do ta organizojnë punën e tyre edhe më mirë pas këtij donacioni nga agjencia shtetërore turke.

“Me shpresën se do të mbajmë forcat tona të përbashkëta me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe me organizatën qeveritare turke TIKA, dua t’ju përgëzoj edhe një herë të gjithëve për projektin. Dhe ne jemi këtu për t’ju siguruar mjete më të mëdha për aktivitetet tuaja bujqësore”, tha Redxhepi.

Ajo po ashtu ka thënë se është e lumtur me koordinatoren e re të TIKA-s në Kosovë, e cili është “mike shumëvjeçare e Kosovës”.

Koordinatorja e re e TIKA-s në Prishtinë, Fulya Aslan, tha se TIKA ka realizuar shumë projekte në bujqësi për të plotësuar nevojat ushqimore të qytetarëve të Kosovës, për të zhvilluar sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, e cili ka një vend të rëndësishëm në ekonominë e vendit, si dhe përmirësimin e kushteve të prodhimit.

Ajo vuri në dukje faktin se produktet shtazore dhe bujqësore nuk janë të mjaftueshme për ta përballuar rritjen e popullsisë botërore dhe sigurimi i ushqimit nuk po arrihet vetëm me prodhim.

“Sot, ne do t’ju ofrojmë juve, fermerëve tanë të çmuar, tanke për ftohjen e qumështit dhe pajisje për prodhimin e qumështit dhe nën-produkteve të tij të shëndetshme dhe të përpunuara me metoda moderne dhe higjienike. Ne synojmë të sigurojmë prodhim cilësor dhe siguri ushqimore”, theksoi Aslan.

/aa/

Fitimi neto i kompanisë saudite Aramco bie me 29,5 për qind në gjysmën e parë të vitit

Shefi Ekzekutiv i Saudi Aramco, Amin Nasser, tha se strategjia e rritjes afatmesme dhe afatgjatë e kompanisë po përparon sipas planit, pavarësisht se fitimet bien proporcionalisht me uljen e çmimit të naftës

Në gjysmën e parë të vitit, fitimi neto i kompanisë kombëtare saudite të naftës Saudi Aramco shënoi rënie me 29,5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, për shkak të çmimeve të ulëta të naftës, raporton Anadolu.

Sipas raportit financiar të publikuar nga Saudi Aramco, fitimi neto i kompanisë në periudhën janar – qershor është ulur në 61,9 miliardë dollarë, ose 56,3 miliardë euro. Kompania realizoi një fitim neto prej 87,9 miliardë dollarësh, ose 80 miliardë euro, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shtohet se rezultatet janë nën pritshmëritë, kryesisht për shkak të pasojave të uljes së çmimeve të naftës nën ndikimin e pasigurive ekonomike botërore dhe uljes së marzheve të rafinimit.

Shefi Ekzekutiv i Saudi Aramco, Amin Nasser, tha se strategjia e rritjes afatmesme dhe afatgjatë e kompanisë po përparon sipas planit, pavarësisht se fitimet kanë rënë në raport me çmimet më të ulëta të naftës.

/aa/

Çmimet e udhëtimit: Me tren shumëfish më shtrenjtë sesa me avion në Evropë

Përparësitë tatimore që gëzon industria e linjave ajrore në Evropë është një nga arsyet pse udhëtimi ajror mbetet relativisht i lirë në krahasim me mënyrat e tjera të transportit.

Fluturimi është një nga aktivitetet më ndotëse që mund të bëjë një person dhe gjithashtu një nga më të vështirët për t’u pastruar.

Po ashtu, ndër faktorët kryesorë të ngrohjes së ambientit dhe shkaktimit të nxehtësisë vdekjeprurrëse nga gazrat serë të çliruar prej lëndëve djegëse fosile, është pikërisht shfrytëzimi i avionit si mjet transporti.

Megjithëkëtë, udhëtimi me avion ngelet mjeti kryesor i udhëtarëve, që përveç efikasitetit kohor, është edhe më i përballueshëm në aspektin financiar.

Raporti i Greenpeace

Një raport i ri i publikuar nga grupi mjedisor Greenpeace tregon sesa më i lirë mund të jetë udhëtimi ajror sesa të marrësh trenin në Evropë, qoftë edhe për udhëtime të shkurtra.

Studiuesit në organizatën e pavarur të fushatave mjedisore Greenpeace krahasuan koston e biletave të trenit dhe avionit për 112 linja midis qyteteve të mëdha në 27 vende evropiane. Ata regjistruan çmimet në nëntë data të ndryshme, duke filluar nga katër muaj deri në vetëm disa ditë para nisjes për të marrë parasysh ndryshimet e çmimeve dhe marrëveshjet e minutës së fundit.

Ata zbuluan se fluturimet ishin përgjithësisht më të lira në 79 nga 112 linjat e hulumtuara. Mesatarisht, marrja e një treni ishte dyfishi i kostos së fluturimit, por diferenca në çmim ishte shumë më dramatike në disa rrugë.

Për shembull, udhëtimi nga Barcelona në Londër me tren ishte mesatarisht dhjetë herë më i shtrenjtë dhe deri në 30 herë me një njoftim të shkurtër.

Pse dikush do të merrte trenin nga Londra në Barcelonë dhe do të paguante deri në 384 € kur biletat ajrore janë në dispozicion për çmimin tejet të ulët prej 12,99 €?

Në Francë dhe Belgjikë, për të njëjtin udhëtim vendas ose evropian, udhëtimi me tren është mesatarisht 2.6 herë më i shtrenjtë se udhëtimi ajror. Në 16 vendet e studiuara, hekurudha ishte mesatarisht 2 herë më e shtrenjtë. Përjashtimi i vetëm është Polonia, ku udhëtimi hekurudhor është mesatarisht gjysma më i shtrenjtë se udhëtimi ajror.

Arsyet e çmimit më të lirë të udhëtimit ajror

Përparësitë tatimore që gëzon industria e linjave ajrore në Evropë është një nga arsyet pse udhëtimi ajror mbetet relativisht i lirë në krahasim me mënyrat e tjera të transportit.

Në Evropë, linjat ajrore nuk paguajnë taksa për vajgurin dhe pak taksa për biletat ose TVSh-në.

Në këtë përfundim kanë dalë aktivistët teksa kanë theksuar se lehtësimet e taksave po inkurajojnë njerëzit të ngrohin planetin prej fluturimeve kur shkojnë me pushime.

Emetimet e tyre vlerësohen vetëm për fluturimet brenda Evropës në një nivel nën koston sociale të karbonit.

Industria e aviacionit është përgjegjëse për rreth 2,5 për qind të ndotjes globale të karbonit, por lëshon gazra të tjerë që ngrohin më tej planetin.

Aktivistët kërkuan gjithashtu heqjen graduale të subvencioneve të linjave ajrore.

/TRT Balkan/

 

Gati 80% e punëve të grave në rrezik nga Inteligjenca Artificiale

Sipas studimeve të reja, një numër joproporcional i punëve të kryera nga gratë, rrezikohen nga automatizimi, për shkak të shfaqjes së Inteligjencës Artificiale gjeneruese.

Rritja e Inteligjencës Artificiale gjeneruese (generative AI), është kritikuar prej kohësh për ndikimin e  mundshëm në tregun e punës, pasi njerëzit kanë frikë të humbasin punën e tyre, ose të shohin pjesët më të vlefshme të detyrave të tyre të përditshme, që automatizohen nga sistemet kompjuterike.

Një raport i fundit i Goldman Sachs, tregoi se ekuivalenti i 300 milionë vendeve të punës, me kohë të plotë në SHBA dhe Europë, rrezikohen nga automatizimi për shkak të teknologjisë.

Megjithatë, ndikimi në punë mund të mos jetë aspak i barabartë.

Duke qenë se disa punë automatizohen më lehtë se të tjerat, dhe duke marrë parasysh shpërndarjen gjinore në tregun e punës, gratë mund të pësojnë humbjet më të mëdha për shkak të IA gjeneruese, sipas një studimi të ri.

Vetëm nga fakti i thjeshtë, se ka më shumë gra, që punojnë në fushat që preken, atëherë më shumë gra ndikohen.

Pavarësisht se burrat i tejkalojnë gratë në fuqinë punëtore, studimi tregon se IA gjeneruese pritet të rrezikojë punën e më shumë grave, krahasuar me burrat.

Kjo për shkak se 79% e grave, që punojnë, janë të punësuara në profesione të ndjeshme ndaj ndërprerjeve dhe automatizimit të IA.

Por, ka shumë pozicione zyre, që mund të ndikohen gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme. Ato janë përgjithësisht në shumë industri të ndryshme. Pra, profesionet e mbështetjes administrative të zyrës, rreth 70% e tyre kryhen nga gratë.

Industri të tjera, ku vendet e punës janë zënë kryesisht nga gratë, që pritet të ndikohen nga miratimi i IA, përfshijnë kujdesin shëndetësor (76%), arsimin (73%) dhe shërbimet komunitare dhe shoqërore (67%).

Si të përshtatemi me shfaqjen e AI në tregun e punës

Ndërsa IA gjeneruese ka potencialin për të shtypur ose për të automatizuar pjesërisht punë të ndryshme, ajo gjithashtu ofron mundësi të mëdha për krijimin e vendeve të punës.

Historikisht, kur makinat u përdorën për të zëvendësuar punëtorët njerëz, për produktivitet më të lartë dhe më pak kosto, pati një shfaqje të vendeve të reja të punës, që nuk ekzistonin më parë.

Për më tepër, IA mund të jetë gjithashtu e dobishme në industri, falë aftësisë së teknologjisë për të automatizuar detyrat e mërzitshme të përsëritura të punëve të ndryshme, që nuk janë të ndjeshme ndaj zhvendosjes dhe automatizimit të plotë.

Për shembull, për profesionistët e kujdesit shëndetësor, ku mbi 70 % e të cilëve janë gra, IA gjeneruese mund të vijë në ndihmë duke iu përgjigjur pyetjeve të pacientëve, mund të ndihmojë në dhënien e këshillave për profesionistët e kujdesit shëndetësor mbi diagnozat dhe në qasjet përshkrimore.

Në epokën e IA, lundrimi efektiv në tregun e punës, kërkon një ndryshim në mentalitetin në lidhje me aftësitë thelbësore të kërkuara për përfundimin e detyrës.

Duke përdorur të gjitha njohuritë e fituara duke u ekspozuar ndaj IA, punëtorët duhet të përpiqen “ta marrin atë, ta përshtasin, të mësojnë se si ta përdorin mirë dhe më pas ta veçojnë veten”, argumenton Mark McNeilly, profesor i praktikës së marketingut në shkollën Kenan-Flagler dhe autor kryesor i studimit./euronews/

Kujdes: Kjo informatë është shumë më rëndësi kur e mbyllni kredinë në bankat kosovare

Me Ligjin e ri për Mbrotjen e Konsumatorit, nga viti i kaluar, klientët e bankave në Kosovë kanë përfituar një lehtësi me rastin e mbylljes së kredisë.

Tash e tutje, kur e mbyllni kredinë para kohe në një bankë, do të paguani vetëm 1 për qind të principalit (kredisë së mbetur).

Kjo vlen për rastet kur afati i kredisë së mbetur është më shumë se 1 vit. Ndërkaq kur është më pak së 1 vit, atëherë do të paguani vetëm 0.05 për qind të principalit.

Kjo informatë është më rëndësi pasi jo gjithherë bankat u përmbahen dispozitave ligjore në fuqi./buletiniekonomik/

Bankat e Kosovës thyejnë rekord, “vjelin” qytetarët, grumbullojnë mbi 65 milionë euro vetëm për 5 muaj

Bankat komerciale në Kosovë kanë arritur që vetëm deri në muajin maj të këtij viti, të grumbullojnë gjithsej 65.9 milionë euro profit neto.

Këto fitime enorme të tyre, vijnë si rezultat i normave të larta të interesit në kredi, si dhe nga tarifat e larta të shërbimeve (të hyrat nga jo-interesi), të cilat në vitin 2022 pothuajse të gjitha janë rritur në emër të inflacionit të lartë që po mbretëron në Kosovë e rajon.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për rrjedhën e sistemit financiar për muajin maj të vitit 2023, të hyrat totale në këtë sektor ishin në vlerë të 157.5 milionë eurove. Prej tyre, gjithsej 118.1 milionë ishin të hyra vetëm nga interesi. Ndërsa, shpenzimet totale të këtij sektori për këtë periudhë ishin 91.6 milionë, kurse shpenzimet për interes ishin në vlerë të vetëm 13.3 milionë eurove.

Ndërkohë, normat efektive të interesit në muajin maj mbetën në vlerën 6.5%, nga 6.3% sa ishin në muajin prill. Norma e interesit për kreditë e dhëna për ekonomitë familjare në këtë periudhë ishte 6.1% njësoj si në prill, kurse për ato konsumuese mbeti poashtu njësoj si në prill në 6.5%, kurse ajo për kreditë për korporatat jofinanciare u rrit në 6.8% nga 6.5% sa ishte në muajin prill të këtij viti.

Në anën tjetër, vlera totale e shumës së dhënë për kredi deri në muajin maj të këtij viti, arriti në 4 miliardë e 643.3 milionë nga 4. 562.8 milionë euro sa ishte vlera në prill. Prej gjithë kësaj shume, 1 miliardë e 747.2 milionë euro ishin kredi për ekonomitë familjare, 2 miliardë e 864.9 milionë tjera për korporatat jo financiare dhe 15.6 milionë euro për korporatat tjera financiare.

Kurse depozitat e qytetarëve të ruajtuara nëpër bankat komerciale në vend, deri në fund të muajit maj 2023, arritën në 5 miliardë e 604.3 milionë euro, nga 5 miliardë e 575.0 milionë sa ishte vlera e tyre në prill.

Aktualisht, vlera totale e aseteve të sektorit bankar në vend, është 6 miliardë e 806.4 milionë euro.

Kujtojmë se edhe gjatë vitit 2022, fitimi neto i këtyre institucioneve bankare në vend kishte shkuar mbi 140.3 milionë euro, duke e tejkaluar kështu mesataren disavjeçare që zakonisht ishte përmbyllur me nga 80-100 milionë euro.

Ndryshe, në vendin tonë aktualisht janë duke operuar gjithsej 12 banka komerciale, 9 prej të cilave janë banka me kapital të huaj./IO/

Mjalta “Made in Kosova” më e shtrenjta në rajon

Mjalta që prodhohet në Kosovë është më e shtrenjta në rajon. Me një mesatare prej 9.2 euro për kilogramë,  Kosova del të ketë çmimin më të shtrenjtë për mjaltë në rajon, madje edhe te vendeve si Austria.

Sipas studimit “Sektori i Bletarisë në Kosovë”, i realizuar nga Recura, çmimi i shitjes me pakicë të mjaltit në Kosovë është rreth 7.2 €/kg ndërsa çmimi i shitjes tek konsumatori final është rreth 9.2 €/kg.

“Çmimi i mjaltit në Kosovë është ndër më të lartat (9.2 €) krahasuar me vendet e rajonit. Në vitin 2015, vetëm në Austri çmimi i mjaltit është 8.80, ndërsa në vendet e tjera është shumë më i ulët, d.m.th. Greqia është 5.97, Rumania 3.51 €, Bullgaria 2.97 € ose Hungaria 2.47 €”, thuhet në këtë raport.

Prodhimi mesatar i mjaltit në Kosovë  për periudhën 2011-2015 vlerësohet të jetë 1236 tonë.

Bletarët kosovarë prodhojnë mesatarisht 12 deri në 15 kg mjaltë në vit për koshere, edhe pse disa fermerë thonë se mund të marrin deri në 45 kg për koshere në vit, kur moti është optimal.

Ndryshimet e prodhimit të mjaltit lidhen me faktorë të ndryshëm si klima, sasitë e nektarit, dendësia e kolonive të bletëve dhe madhësia dhe format e ndryshueshme të koshereve të përdorura në çdo rajon.

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
1kmh
0 %
Tue
25 °
Wed
35 °
Thu
39 °
Fri
42 °
Sat
40 °