Ballina Blog Faqe 709

Ndërpritet asistenca për miliona të papunë në Amerikë

Qeveria amerikane ka ndërprerë assistencën sociale për miliona të papunë në këtë vend, thuhet në një njoftim të World Socialist.
Që nga fillimi i vitit 2012 e deri tani në Amerikë është ndërprerë asistenca sociale për 500 mijë amerikanë të papunë dhe deri në janar të vitit tjetër pritet të ndërpritet asistenca edhe për 2 milion persona të tjerë. Me nisjen e vitit të ri në asnjë shtet të Amerikës nuk do të paguhet më shumë se 26 asistencë sociale.

Veriu kundër jugut në Evropë?

Linja ndarëse në Evropë kalon gjatë krizës aktuale të borxheve midis veriut të pasur dhe jugut të varfër. Kështu duket në pamje të parë. Por gjendja nuk është kaq e thjeshtë.
Shumë kohë para krizës aktuale ekonomike dhe të borxheve në Evropë, statisticienët e Bashkimit Evropian kanë dalluar se mes 27 vendeve anëtare ekzistojnë diferenca të konsiderueshme në fuqinë blerëse të qytetarëve. Prej dekadash ekziston formula: Në veri jetojnë qytetarë me mirëqënie, në jug ata me më pak mirëqënie. Pas pranimit të vendeve lindore, ish komuniste në vitin 2004 u shtua një diferencim i ri. Në perëndim ka më shumë mirëqënie se në lindje të Bashkimit Evropian. Fuqinë blerëse më të lartë e kanë banorët e Luksemburgut, me 271 përqind të mesatares. Italia dhe Spanja ndodhen tek 100 përqind i fuqisë blerëse, duke krijuar kështu vlerën mesatare të 27 shteteve të BE-së. Vendet më të varfëra janë Rumania dhe Bullgaria me 46 dhe 44 përqind të fuqisë blerëse mesatare, për banorë. Gjermania ndodhet tek 118 përqind, pra mbi mesataren.

Kriza nuk është përgjegjëse për diferencat në mirëqënie
Kjo ndarje në të varfër dhe të pasur në Evropë nuk ka ndryshuar edhe shumë me krizën. Ndihma nga programi për shpëtimin e euros kanë marrë deri tani shtetet jugore si Greqia dhe Portugalia, prej ku fuqia blerëse në Greqi është me 90 përqind të mesatares së fuqisë blerëse në Evropë, më e lartë se sa në Portugali me 80 përqind. Shteti verior i euros, Irlanda, i cili po ashtu ka marrë deri tani kredi miliardash nga fondi i shpëtimit, ndodhet me 128 përqind të mesatares së fuqisë blerëse më lart se Gjermania, e cila mban ngarkesën kryesore të rreziqeve për shpëtimin e euros. Kështu që këtu skema veri jug nuk përshtatet dhe aq shumë, përderisa edhe shtetet jugore si Italia dhe Spanja vazhdojnë të paguajnë në sasi të madhe për paketën e shpëtimit të euros.
Qipro, e cila po ashtu ka bërë një kërkesë për ndihma, ka nga pikëpamja statistikore 90 përqind të fuqisë blerëse, dhe ndodhet kështu në të njëjtin nivel si Spanja dhe Italia. Marrja e borxheve pra nuk ka të bëjë me varfërinë dhe pasurinë, por me politikën aktuale financiare dhe buxhetore. Estonia është nga pikëpamja statistikore një vend i varfër në veri të Evropës, ish pjesë e Bashkimit Sovjetik, vend që nuk ka asnjë borxh dhe është aktualisht duke gjeneruar teprica.

Linja të reja ndarjeje
Ministri finlandez i Evropës, Alexander Stubb shikon një linjë tjetër ndarëse në Bashkimin Evropian. “Ne kemi sot një seri koalicionesh të ndryshme brenda BE-së. Unë mendoj se do ishte humbje kohe të flitej tani për “shtetet themeluese kundër vendeve të reja anëtare” ose “veriu kundër jugut” apo modeli “perëndimi kundër lindjes” dhe “protestantizmi kundër katolicizmit”, thotë Alexander Stubb. “Përkundrazi koalicionet brenda Bashkimit Evropian janë gjithnjë funksionale, të orientuara nga tipi i konfliktit. Ato varen nëse një vend është në zonën e euros ose jo, ose nëse preferon tregun e brendshëm apo jo, ose një vend ka notën e vlerësimit triple-A (maksimale)”, thotë Stubb.
Çështja thelbësore janë borxhet e përbashkëta
Linja e vërtetë ndarëse hiqet sot midis shteteve, që duan unionizimin e borxheve dhe atyre që nuk e pranojnë këtë, mendon ish kryeministri belg Guy Verhofstadt. Gjermania, Finlanda dhe Hollanda janë tre vendet e fundit të 17 vendeve të zonës së euros që janë kundër nxjerrjes në treg të obligacioneve të përbashkëta për zonën e euros. Për Guy Verhofstadt, i cili drejton sot fraksionin liberal në Parlamentin Evropian, kjo është çështja vendimtare: “Diskutimet bëhen faktikisht për të ardhmen e Bashkimit Evropian. Kushdo, që analizon me gjakftohtësi ngjarjet, arrin në përfundimin se euro do të mbijetojë dhe se kriza do të zgjidhet vetëm nëse krijohet një union i përbashkët fiskal, ekonomik dhe politik. Kjo përfshin me vete edhe borxhet e përbashkëta.” Meqenëse Franca lufton për obligacione të përbashkëta, është bllokuar lokomotiva gjermano- franceze, e cila ka dhënë gjithnjë drejtimin në Evropë. “Nëse kancelarja Merkel nuk e shikon këtë, atëherë bën gabim të madh,” thotë Guy Verhofstadt.

Edhe Gjermania ka përjetuar falimentime
Imazhi i shteteve veriore, të cilat dinë më mirë të merren me paranë, se sa ato jugore është i gabuar, mendon historiani i ekonomisë, Albrecht Rischtl. Nga pikëpamja historike Gjermania është “mbreti i borxheve”, thotë Ritschl.
Shekullin e kaluar Gjermania ka përjetuar dy falimentime prej luftrave botërore, falimentime të pashoqe. Kundrejt tyre, borxhet e Greqisë nuk janë hiç gjë. Megjithëse edhe Greqia ka përjetuar disa falimentime shtetërore. Historianë të tjerë të ekonomisë i lidhin ndryshimet në politikën fiskale dhe financiare me faktin që shumë vende veriore kanë qenë në mesjetë anëtare të Aleancës Tregtare Hanseatike. Që në atë kohë janë vënë themelet për virtytet tregtare. Kurse në jug, përkatësia në Perandorinë Osmane krijoi rutinën e vet.
Ndarje në euro veriore dhe euro jugore
Ndryshimet e mëdha në aktivitetin ekonomik brenda BE-së e kanë bërë ish presidentin e Shoqatës së Industrisë gjermane, Hans-Olaf Henkel, që të përpilojë një koncept, i cili është diskutuar në mënyrë kontroverse. Ai kërkon futjen e një euroje veriore për vendet e fuqishme ekonomike në veri të Alpeve dhe një euroje jugore, për pjesën tjetër të vendeve. “Për çdo ekonomist është e qartë se euro është shumë e dobët për vendet veriore dhe shumë e fortë për vendet jugore. Nëse ne me euron e dobët e kemi të lehtë të eksportojmë, atëherë taksapaguesit dhe fëmijët e tyre në jug duhet të paguajnë më shumë për pasojat financiare. Kjo është çmenduri”, thotë Henkel.

Inflacioni e ndan Evropën
Një linjë ndarëse midis veriut dhe jugut ekonomisti nga Brukseli Zsolt Darvas e shikon tek inflacioni, vlerësimi i parasë në shtetet e euros. Në veri inflacioni është i ulët, në jug është i lartë. Inflacioni i lartë në jug është shkaktuar nga paratë e veriut, thotë Zsolt Darvas. “Investimet nga veriu përshembull shkaktuan flluckën e sapunit në tregun e pasurivë të patundshme në Spanjë,” thotë ai. “Në të ardhmen kjo do të kthehet përmbys, sepse shtetet e jugut në moment nuk kanë aftësi konkuruese. Kjo do të thotë ato nuk mund të eksportojnë sa duhet, në mënyrë që t`i transferojnë borxhet jashtë vendit. Kështu që duhet të ketë një inflacion më të lartë në veri dhe një më të ulët në jug, ose madje deflacion”, thotë Zsolt Darvas.
“Duhet të luftojmë”
Prej dekadash shtetet me mirëqënie të lartë i transferojnë miliardat e BE-së si ndihma strukturore në vendet me më pak mirëqënie. Sepse afrimi i raporteve ekonomike është detyrë kryesore e unionit. Ky princip solidariteti i komunitetit nuk është prekur deri tani, edhe nëse gjatë bisedimeve për buxhetin plasin gjithnjë grindje midis paguesve neto dhe marrësve neto. Greqia është me vite të tëra marrës i madh i këtyre ndihmave. Mario Monti, kryeministri italian, shprehu këtë javë keqardhjen, që sërish janë krijuar paragjykimet midis veriut dhe jugut, madje ndarje frontesh. “Kjo është shumë shqetësuese, dhe ne duhet të luftojmë. Jam i sigurt se shumica e gjermanëve kanë simpati për Italinë, ashtu si edhe italianët i admirojnë gjermanët për kualitetet e tyre të shumta,” tha Mario Monti.

Për gjashtë muaj falimentojnë 500 biznese

Dukuria shqetësuese e falimentimit të bizneseve ka vazhduar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Vetëm për ketë pjesë janë mbyllur, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, 500 biznese, kurse janë regjistruar mbi 5000 biznese të reja. Për komunitetin e biznesit mbyllja e bizneseve është shqetësuese, për këtë, ata kërkojë reforma nga Qeveria e Kosovës, të cilat do të ndikojë në zhvillimin ekonomik.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safete Gërxhaliu, tha për Telegrafin se dukuria e mbylljes së bizneseve është riaktualizuar së fundmi. Ai thotë se kjo po ndodhë për shkaka të mungesës së parasë dhe efekteve të krizës, të cilat janë në rënie. “Duhet të ndërmerren reforma substanciale të cilat do të kontribuonin për zhvillim ekonomik, e jo të bëhen reforma vetëm për marketing”, tha kryetari Gërxhaliu.

Në anën tjetër, zëdhënësja e MTI-së , Arta Istefi, ka treguar për Telegrafin se në gjashtë mujorin e parë të vitit 2012 në Agjencionin për Regjistrimin e Biznesit janë regjistruar 5245 biznese, ndërsa janë mbyllur 500 biznese. “ Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar këtë vit janë regjistruar 1117 biznese më shumë se sa në gjashtë mujorin e parë të vitit 2011.

Ndërsa për periudhën janar-qershor të vitit 2011 janë mbyllur 466 biznese, pra 34 më pak se sa në periudhën e njëjtë të këtij viti”, thotë Istrefi.

Ajo ka numëruar reformat që ka bërë MTI-ja për të përmirësuar ambientin e të bërit biznes siç janë shkurtimi pajisjes me dokumente dhe lejet e nevojshme për fillimin e një biznesi të ri. “Nëse shikohen trendët e regjistrimit dhe mbylljes së bizneseve nga viti 2008 deri në vitin 2012, shihet se në vitin 2008,2009 dhe 2010 pothuajse nuk ka pasur rritje të regjistrimit të bizneseve, kurse në vitin 2011 kemi pasur rritje të regjistrimit të biznesit për 54 për qind“, thotë Istrefi.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, sipas saj, e konsideron sektorin privat tejet të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit dhe se reformat e të bërit biznes tashmë po tregojnë rezultatet e para të trendit të rritjes së biznesit. “MTI-ja ka ndërmarrë një sërë reformash për lehtësimin e të bërit biznes ku ka shkurtuar kohën për të regjistruar biznesin nga 58 ditë në më pak se 5 ditë. Gjithë ashtu, janë hapur 25 qendra për regjistrimin e biznesit ‘One-Stop-Shop’ me anë të së cilës bizneset nuk kanë nevojë të udhëtojnë deri në Prishtinë për të regjistruar biznesit”, është shprehur zëdhënësja e MTI-së Arta Istrefi. /Telegrafi/kohaislame

 

Kosova zyrtarisht ka të punësuar vetëm 213 mijë persona

Institucionet kosovare nuk e dinë numrin e saktë të personave të papunë përderisa flasin vetëm me të dhëna të supozuara mbi këtë aspekt. Shifrat e prezantuara mbi papunësinë pranohen si të pasakta edhe nga vetë “hartuesit” e tyre. I saktë konsiderohet vetëm numri i punonjësve të regjistruar zyrtarisht për të cilët paguhen kontribute tatimore.

Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, numri i të punësuarve zyrtarisht kalon shifrën prej 213 mijë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Numri i punëtorëve të cilëve u ndalet tatimi në burim është 213.369”, ka thënë Valentina Bytyçi, zëdhënëse e Administratës Tatimore të Kosovës.

Në raportin e fundit të Bankës Qendrore mbi trendët ekonomikë të Kosovës, thuhet se përqindja e personave të papunë në vend është mbi 45 për qind. Por, me këto të dhëna nuk pajtohen zyrtarët e kabinetit qeveritar, ani pse të njëjtët nuk kanë shifra të sakta të të papunëve. Sipas ministrit të Punës, Nenad Rashiq, papunësia është në shkallën prej 30 për qind. Shifrat zyrtare nga Divizioni për Punë dhe Punësim i kësaj ministrie flasin për më shumë të papunë. Hafiz Leka, kryesues i këtij divizioni, i ka thënë gazetës se numri i “supozuar” të papunëve sillet nga 35 deri në 39 për qind të popullsisë. E, më e lartë është shifra e prezantuar nga sindikalistët, të cilët thonë se shifra e të papunëve prek 50-përqindëshin e popullsisë.

Nga vetë zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale është kërkuar kujdes i veçantë në rastet kur përdoren shifrat mbi papunësinë. Sipas të dhënave të supozuara që posedon kjo ministri, Kosova ka pasur 325 mijë të papunë në fund të vitit 2011. Por, Hafiz Leka, shef i Divizionit për Punë dhe Punësim në MPMS, ka thënë se asnjë shifër mbi papunësinë nuk është e saktë.

“Me statistika në tregun e punës duhet të kemi kujdes. Asnjë shifër nuk është e saktë. Një prej faktorëve është se ende nuk kemi të dhëna zyrtare mbi numrin e saktë të popullsisë”, ka thënë Leka.

Sipas tij, të dhënat e ministrisë që janë marrë nga entet rajonale të punësimit flasin për papunësi nga 35 deri në 39 për qind në dhjetorin e vitit 2011. Ai beson se nëpërmjet një programi të cilin e ka futur në funksion kjo ministri, të arrihet deri te gjetja e numrit të saktë të të papunëve.

Ministria e Punës është duke implementuar një produkt që quhet Sistemi i Informatave për Menaxhimin e Punësimit, nëpërmjet të cilit të dhënat mbi numrin e punëkërkuesve po futen “online” nga datoteka që ka qenë e shtypur në letër.

“Kemi arritur që sipas shënimeve të fundit që i ka nxjerrë sistemi, në mënyrë automatike të bëhet regjistrimi i punëkërkuesve dhe përcjellja e trendit të regjistrit të punëkërkuesve. Sipas sistemit dhe bazës së të dhënave, aktualisht janë 89 mijë e 786 punëkërkues që kanë status aktiv, që janë aktivë në kërkim pune, dhe 184 mijë e 346 punëkërkues pasivë, që nuk e kanë rifreskuar kërkesën për punësim për më shumë se 6 muaj”, ka thënë Leka.

Sipas tij, të dhënat momentale flasin për 274 mijë e 132 punëkërkues. Ani pse dihet numri i punëkërkuese, ministria nuk ka mënyrë se si të përcaktojë numrin e personave që janë të papunë, por që nuk i janë drejtuar entit për punësim për t’u regjistruar si punëkërkues.

“Ne si zyrë e punësimit nuk mund të dimë për qytetarët që nuk i drejtohen qendrës për punësim. Nuk e dimë sa është shifra e personave të papunë dhe që nuk janë punëkërkues”, ka thënë ai.

Në bazë të të dhënave preliminare nga regjistrimi i popullsisë, 64 për qind e rreth 1.8 milionë banorëve të Kosovës janë të moshës së aftë për punë, apo rreth 1 milion e 152 mijë banorë. Nga të dhënat e Ministrisë së Punës, supozohet se në Kosovë janë të punësuar rreth 500 mijë njerëz. Bazuar po në të dhëna të supozuara, në sektorin publik janë të punësuar rreth 78 mijë persona, përderisa në atë privat janë të punësuar 173 e 442 persona./koha/kohaislame

CNN: Maqedonia me ekonominë më të keqe në botë

Maqedonia është një nga pesë vendet të këtij globi me ekonominë më të keqe, duke u radhitur përkrah Kongos, Bellorusisë, Sudanit, etj.

Kjo bëhet e ditur nga televizioni prestigjioz CNN, ku në pjesën CNN Money shkruhet titulli “Maqedonia: Papunësia e keqe”.

Maqedonia siç thuhet gjendet në vendin e katër në këtë listë botërore, për shkak të shkallës së lartë të papunësisë që arrin në 31, 2 për qind.

Lajmi është përhapur nga mediat e opozitës në Shkup, të cilët lidhur me këtë situatën kanë drejtuar akuza në adresë të kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe qeverisë së koalicionit, për shkak të izolimit të vendit dhe mungesës së tërheqjes së investimeve./ina/kohaislame

GJILANI SIGURON 40 PËR QIND TË BUKËS NGA ARAT E VETA

Në komunën e Gjilanit ka përfunduar fushata e korrje shirjeve, e cila ka filluar me 3 korrik dhe ka përfunduar me 30 korrik. Në këtë fushatë janë angazhuar rreth 50 kombajna dhe çmimi i korrjes ka qenë 100 €/ha.

Komuna e Gjilanit përmes një komunikatë për media ka njoftuar se “Komisioni komunal për korrje-shirje, ka përcjell nga afër tërë fushatën dhe nuk ka hasur ndonjë problem të theksuar”.

“Janë korrur rreth 2300 ha me drithëra të bardha, ndërsa rendimenti mesatar ka qenë rreth 4000 kg/ha. Ky rendiment është i kënaqshëm, sidomos kur kemi parasysh kushtet jo të volitshme që mbretëruan në kohën kur është mbjell gruri dhe thatësia me temperaturë ekstreme që mbretëroi gjatë tërë muajit qershor”.

Përkundër kushteve të pavolitshme besohet se në rendiment ka ndikuar shumë edhe fara cilësore si dhe plehu artificial, të cilët shumica prej bujqve i kanë marrë falas nga drejtoria për bujqësi, si dhe subvencionet që po jep Ministria për Bujqësi.

Në komunikatë me tej thuhet, sikur tërë sasia e grurit të korrur të përdorej për ushqimin e njerëzve, mund të thuhet se komuna e Gjilanit, nga arat e veta, sivjet i ka plotësuar 40 % të nevojave për bukë.

Nga të dhënat e drejtorisë për bujqësi në Gjilan është konstatuar se çdo vit po rriten sipërfaqet e tokës që punohen.kohaislame

Banesat në pronësi shoqërore shiten me çmime simbolike

Me mijëra banesa në pronësi shoqërore, për të cilat ekziston e drejta banesore, duhet të shiten deri në janarin e vitit 2014, ashtu siç parashihet në Ligjin për Shitjen e Banesave.

Banesat që janë në pronësi shoqërore do të shiten nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, kurse banesat në pronësi të institucioneve të tjera publike do të shiten nga të njëjtat, siç janë Policia, komunat, KEK-u apo Aeroporti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mrika Tahiri, zëvendësdrejtoreshë e AKP-së, ka thënë se fillimi i shitjes së këtyre banesave është një proces shumë i rëndësishëm, pasi nis rregullimi i çështjeve të pronësisë për personat me të drejtë banesore që nga paslufta.

Sipas ligjit në fuqi mjetet që do të vijnë nga shitja e banesave në pronësi shoqërore do të derdhen në xhirollogarinë e ndërmarrjes shoqërore sipas Ligjit për privatizim të AKP-së, kurse ato në pronësi publike derdhen në Buxhetin e Kosovës. E çmimi i këtyre banesave është simbolik dhe kalkulohet në bazë të një formule që është dhënë në Ligjin për Shitjen e Banesave, për të cilat ekziston e drejta banesore e që ka hyrë në fuqi në janar 2012: 1. Çmimi bazë për përllogaritjen e çmimit të shitjes për banesa është njëqind (100) euro për m2. Mirëpo, për përcaktimin e çmimit të shitjes bëhet kalkulimi i koeficientit të lirimit në bazë të vjetërsisë së banesës.

Me këtë ligj rregullohen kushtet dhe mënyra e shitjes së banesave në pronësi shoqërore dhe publike, për të cilat ekziston e drejta banesore apo e drejta e shfrytëzimit me qira për kohë të pacaktuar, së bashku me pjesët e përbashkëta dhe pajisjet e ndërtesës, si dhe mënyra e përcaktimit të çmimit shitës të banesës dhe shuarja e së drejtës banesore.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit, bazuar në nenin 7, paragrafi 2.2, të Ligjit për Shitjen e Banesave, për të cilat ekziston e drejta banesore nr. 04/L-061, ka mandat për shitjen e banesave në pronësi shoqërore, që llogaritet të jenë me mijëra banesa në pronësi shoqërore. Pra, banesat të cilat janë dhënë në shfrytëzim nga ndërmarrjet shoqërore”, ka thënë Ylli Kaloshi, zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Më 27 shkurt të vitit 2012, Bordi i drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka miratuar vendimin për themelimin e komisionit për shitjen e banesave në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore. Ndërsa më 13 prill 2012, AKP-ja ka publikuar njoftimin publik për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore. Ky njoftim është publikuar në të gjitha gazetat ditore në Kosovë, si dhe në Serbi dhe në Mal të Zi.

Deri më tani AKP-ja, sipas tij, ka pranuar gjithsej 289 kërkesa për blerjen e banesave. Këto kërkesa janë pranuar nga data e publikimit të njoftimit./koha/kohaislame

Më shumë se gjysma e gjermanëve janë PRO rikthimit të “markës”

Më shumë se gjysma e gjermanëve janë të bindur se jeta e tyre pa euron do të jetë më e mirë.

Kjo bëhet e ditur përmes një hulumtimi të realizuar nga “Naked Capitalism” , një grup autorësh gjerman që janë kundër eurozonës.

Gjermanët janë të ngarkuar dhe të padurueshëm lidhur me pagesën e borxheve nga BE ndaj anëtareve tjera të eurozonës. Mbi 51 për qind e gjermanëve mendojnë se më mirë do të ishte vendi i tyre të braktisë eurozonën dhe se jeta e tyre më pas do të ketë trende pozitive.
Mbi 71 për qind e gjermanëve mendojnë se Greqia sa më shpejt duhet të largohet nga eurozona, në rast se nuk plotëson kriteret për kreditë. Por, nga ana tjetër, gjermanët janë të vetëdijshëm se largimi i Greqisë do të paralajmërojë rënien e eurozonës.

Vetëm 1/3 e gjermanëve kanë mbështetur politikën e kancelares gjermane rreth përballjes me evrokrizën dhe zgjidhjen e saj. Për gjermanët është më mirë të rikthehej valuta e tyre Marka./ina/kohaislame

U nisen për Shkup

Ende pa u kryer autostrada Vërmicë-Merdar, Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për ndërtimin e një autostrade të dytë.

Ministria e Infrastrukturës ka hapur tashmë procedurat e tenderimit për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.
Në fazën e parë tenderuese, atë të shprehjes se interesit, dhjetëra kompani private vendore dhe ndërkombëtare tashme veç kanë shprehur interesimin për ndërtimin e kësaj autostrade, që pritet të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.
Lah Nitaj, këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës, thotë se shprehja e interesit do të jetë e hapur deri në javën e parë të muajit gusht dhe shpresohet që gjatë kësaj periudhe të ketë më tepër kompani të interesuara me renome ndërkombëtare, shkruan express.
Por, Nitaj nuk tregon ndonjë periudhë të saktë kohore se kur do të shpallet kompania fituese, por premton se kompani fituese do të shpallet ajo që plotëson kushtet, kriteret, parametrat dhe çmimin.

Ai ka shtuar se sipas kësaj dinamike të përcaktuar, planifikohet që në pjesën e parë, me krijimin e rrethanave dhe kushteve të motit, të fillojnë me punimet e para. “Shpresojmë të jetë kuarti i parë i vitit 2013”, bën të ditur Nitaj.
Ekspertë të ndërtimtarisë konsiderojnë se ndërtimi i infrastrukturës rrugore viteve të fundit ndikon në bashkëpunimin më të lehtë edhe në aspektin ekonomik me vendet e rajonit.
Megjithatë, Florim Graiçevci, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, thotë se autoritetet kompetente duhet të kenë kujdes në përzgjedhjen e kompanisë fituese, pasi nga ajo varet edhe cilësia e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, e quajtur Rruga 6.
Ndërkaq, sa i përket asaj se si do të financohet ndërtimi i kësaj autostrade dhe sa do të kushtojë, këshilltari Nitaj thotë se autoritetet kompetente vendore janë në kontakte të vazhdueshme me institucione të ndryshme financiare ndërkombëtare që të gjejnë mënyra për financimin e autostradës së dytë në vend.
Ndryshe, projekti për realizimin e autostradës Prishtinë-Shkup është prezantuar në vitin 2010. Sipas projektit të prezantuar, autostrada do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash. Autostrada do të ketë dy tunele, ndërsa më i gjati do të jetë ai i Kaçanikut, me 2. 2 kilometra.
Shpejtësia maksimale në autostradë, sipas projektit, do të jetë 120 kilometra në orë./Indeksonline/kohaislame

Kompani ndërkombëtare, në garë për ringjalljen e A2-shit

Korporata Energjetike është rrugës për të kthyer në jetë njësinë A2 të termocentralit “Kosova A”. Nëse agjenda e KEK-ut nuk pëson ndonjë ndryshim, emrin e kompanisë, e cila do të investojë në këtë njësi do ta mësohet në vjeshtë. Në KEK thonë se për të investuar në këtë njësi janë të interesuara kompani me renome ndërkombëtare. Llogaritet që nevojiten afërsisht 100 milionë euro investime për të ringjallur këtë njësi.

Zyrtarja për informim e KEK-ut, Eglantina Hoxha, ka thënë se projekti për rehabilimin e njësisë A2 të TC “Kosova A” është duke shkuar sipas procedurës së tenderit të hapur të shpallur sipas Ligjit të prokurimit publik.

Hoxha ka thënë se KEK-u do të presë oferta deri në fund të muajit gusht. Mirëpo, sipas saj, afati edhe mund të prolongohet nëse vijnë kërkesa për zgjatje të afatit.

“Sipas afateve aktuale, dhe nëse nuk ka ndërkohë kërkesë të bazuar për shtyrje të afateve nga operatoret e interesuar, pritet që dorëzimi i ofertave për aktivitetin e rehabilitimit të Njësisë A2 të “TC Kosova A”, të bëhet në fund të muajit gusht”, ka thënë Hoxha.

E shpallja e fituesit do të bëhet në vjeshtë. “Pas pranimit të ofertave, do të bëhet shqyrtimi, analizimi dhe vlerësimi i ofertave nga komisionet profesionale dhe përgjegjëse të KEK-ut, të cilat do të dalin me rekomandimet e tyre, konform Ligjit të prokurimit”, ka thënë Hoxha.

Megjithëse janë shfaqur shumë dyshime për aftësinë e kësaj njësie, duke pasur parasysh pushimin për më shumë se 10 vjet, prapëseprapë KEK-u thotë se ka shumë kompani të interesuara që të investojnë.

“Duke marrë parasysh se në këtë moment të aktivitetit të prokurimit, faza e konkurrimit është ende e hapur, është e papërshtatshme të flitet më tepër për numra apo emra konkretë. Sido që të jetë, numri i operatorëve të interesuar deri tani është mjaft i konsiderueshëm, duke përfshirë dhe shumë kompani me renome ndërkombëtare”, ka thënë Hoxha.

Ideja për rehabilitimin e njësisë A2 kishte ardhur në mënyrë zyrtare me rastin e aplikimit për tarifat e vitit 2012/2013. Korporata Energjetike e Kosovës kishte thënë se rehabilitimi i njësisë A2 do të bënte Kosovën të pavarur prej importit të energjisë elektrike. E importi i energjisë sipas KEK-ut ka dalë të jetë shumë i shtrenjtë në të kaluarën.

Rivitalizimi i Bllokut A2 do të bëhet përmes partneritet publiko-privat. KEK-u e ka paraparë që kompania fituese e tenderit të investojë në këtë njësi për një rivitalizim të plotë. E KEK-u planifikon që për një periudhë 60-mujore, apo 5 vite t’ia kthejë mjetet e investuara kompanisë investuese. Punët në riaktivizimin e këtij blloku pritet të zgjasin afërsisht 7 muaj nga dita e fillimit të punimeve.

“Me lëshimin në funksion do të kemi edhe 100 megavat të tjerë në dispozicion, të cilat do të na mundësojnë një stabilitet të sistemit të energjisë dhe të mirëmbajtjes së blloqeve, do të zvogëlojë në sasi minimale energjinë e importuar nga vendet e treta, do t’i mbajë kostot e tarifave në nivelin aktual, mundësisht për disa vite dhe mbi të gjitha konsumatorët do të furnizohen në mënyrë të bollshme”, kishte thënë Gjukaj, me rastin e prezantimit të projektit për ringjalljen e kësaj njësie.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i kishte bërë të qartë KEK-ut se çfarëdo investimi që do të bëhet në TC “Kosova A”, ajo duhet të mbyllet deri në fund të vitit 2017.

“Për më tepër, këto investime pa dyshim se nuk janë të mjaftueshme për t’i realizuar standardet e Bashkimit Evropian dhe nuk duhet të jenë një argument kundër mbylljes së “Kosovës A” deri më 2017”, thuhet tutje në përgjigjen e Zyrës së BE-së.

Kjo zyrë edhe njëherë e ka përsëritur se zotimet dhe përkrahja financiare e BE-së do të varen kryekëput nga përmbushja e standardeve të BE-së, e një nga këto është mbyllja e “Kosovës A”, e cila del edhe nga Traktati i Komunitetit të Energjisë./koha/kohaislame

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Sat
41 °
Sun
32 °
Mon
31 °
Tue
28 °
Wed
24 °