Ballina Blog Faqe 56

Adhurimet Islame: Rruga drejt disiplinës dhe edukatës së përhershme

DISIPLINA NË ADHURIME

Nëse e analizojmë pak Sheriatin Islam dhe adhurimet ditore, që nga adhurimet e brendhshme që janë të padukshme, sikurse frika, shpresa apo mbështetja në Allahun (subhanehu ue teala) ose në adhurimet e dukshme sikurse namazi, agjerimi, haxhi, zekati.

Të gjitha këta adhurime e disiplinojnë besimtarin dhe besimtaren në shumë aspekte që kanë të bëjnë me edukatën e njeriut ndaj Zotit të vet, ndaj rrethit dhe ndaj vetes vet. Andaj nëse shohim namazin vijmë në përfundim që namazi në mes tjerash e edukon robin të jetë i përpiktë në kohë, zekati në mes tjerash e mëson të jetë i disiplinuar në aspektin financiar. Shkurtë thënë adhurimet ditore, vjetore ose jetësore e disiplinojnë besimtarin në respektimin e orarit kohorë, vendor dhe shumë më shumë se kaq.

Sheriati i Allahut (subhanehu ue teala) paraqet sistem jetësor individual dhe shoqëror që ofron sukses dhe stabilitet në jetën individuale dhe shoqërore. Pa pasur rregullues të jetës në suaza të mësimeve të Krijuesit jeta e njeriut bëhet e  mjerë në këtë botë dhe pason dështimi total në Ahiret. Është prej mëshirës së Allahut që kemi sistem besimi dhe jetese që na udhëzon në vepra dhe sjellje. Duke marrë pjesë në kryerjen e obligimeve fetare që burojnë nga Kurani dhe Suneti i Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) na mundësohet që të shijojmë mirësitë e Allahut (subhanehu ue teala) në dunja dhe korrjen e mirësive në Ahiret.

Thotë Allahu: ‘’Ti qëndro vendosmërisht ashtu si je urdhëruar, a bashkë me ty edhe ata që u penduan, e mos tejkaloni kufijtë se me të vërtetë Ai është Shikues i asaj që veproni’’. (Hud 112)

Është e qartë se njeriu nuk është çdoherë i fortë me iman, pra ka periudha që jemi dobët dhe periudha që jemi më fortë. Shumë prej vëllezërve dhe motrave ndodh që të rrëshqasin në situata të palakmueshme që në përgjithësi është rezultat i mosrespektimit të urdhërave të Allahut, andaj të qëndruarit fortë në parimet e Sheriatit është preventivë nga momentet e erta dhe zhvillimi i disiplinës që na jep konsistencë në adhurime është hapi kryesor që na mbron nga fundosja.

Pranimi se jemi të mangët dhe kemi nevojë për përmirsim është hapi i parë që të disiplinohemi. Thotë Allahu: ‘’Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ata vet nuk e ndryshojnë’’. (Ra’d 11)

Kur njeriu vendos që ta ndryshojë veten për hir të Allahut, Allahu atë do e ndihmojë dhe mos preokupohemi me gabimet e të tjerëve përreth nesh, pasiqë secili në Ditën e Kijametit pyetet për veten e vet dhe jo për të tjerët. Vendimet tona që i marrim në jetë duhet të jenë në suaza të asaj që Allahu e do dhe që është i kënaqur me atë, dhe sprovat që na vijnë në jetë shpesh ndikojnë në përmirsimin tonë dhe dijetarët kanë thënë që sprova që e godet besimtarin nuk është për ta shkatërruar atë, por ëshët në favor të tij dhe është për përmirsimin e tij.

Vazhdueshmëria në adhurime dhe disiplinimi i vetes i mundëson njeriut që ta balancoj jetën nëpërmjet disa pikave të dobishme që do i përmendim në vijim:

  • Kryeji namazet ditore rregullisht.
  • Lexo Kuran rregullisht qoftë edhe pak.
  • Kërko dituri rregullisht, e sidomos dituri që ka të bëj me njohjen e fesë së Allahut.
  • Lexo libra në mënyrë konstante, dhe prezento nëpër ligjërata të ligjëruesve që kanë  dituri.
  • Shoqërohu me ata që janë të dobishëm dhe prej të cilëve mëson gjëra të reja që ndikojnë në përmirsimin e raportit tënd me Allahun (subhanehu ue teala).
  • Mbështetu në Zotin tënd.

Dhe dije se Islami paraqet mënyrë jetese dhe një prej gjërave që na mëson kjo fe është disiplinimi dhe edukata që  e rregullon jetën tonë dhe na siguron nga kaosi në të cilin janë futur shumë individ dhe shumë shoqëri. Kur ne e bëjmë këtë zgjedhje që ky Islam të jetë mënyrë e jetesës sonë, dalngadalë njeriu përmirsohet dhe i ndryshon pozitivisht shumë shprehi, mirëpo kjo nuk ndodh brenda një nate, porse ka nevojë për sakrificë dhe përpjekje të vazhdueshme e cila me lejen e Allahut sjell rezultate të kënaqshme për ne personalisht, por edhe për rrethin më të gjerë.

Përgatiti: Mr. Enis Arifi / riszgjimi.com

Si ta kuptoni që një kompani nuk po ofron pagë “competitive” si në shpallje?

Postimet e vendeve të punës që pretendojnë se ofrojnë një “rrogë konkurruese” janë në rritje, duke tërhequr shumë punonjës që duan të dinë se sa para mund të fitojnë!

Derisa mund të kuptoni diapazonin e pagave pas një ose dy bisedash, mund të mos dëshironi të shkoni shumë larg pa pasur një ide, në rast se ajo që ofrohet nuk është asgjë afër asaj që jeni të gatshëm të pranoni.

Nëse jeni në fillim të një procesi punësimi pa qartësi page, mund të ketë indikacione të hershme që premtimi për një “rrogë konkurruese” është bosh. Këtu janë disa shenja alarmuese për t’u kujdesur në bisedat me rekrutuesit dhe menaxherët e punësimit.

Ata shmangin të flasin për pagën kur ju e përmendni atë

Një alarm është kur një rekrutues nuk është i gatshëm të diskutojë pagën, thotë Bonnie Dilber – një drejtuese rekrutimi në kompaninë e softuerit “Zapier|.

Veprime të tjera që ndezin këmbanat e alarmit: Kur një menaxher i rekrutimit thotë se ata nuk flasin për pagën sepse nuk duan që kjo të ndikojë në interesin e një kandidati dhe një punëdhënës që kërkon pritshmëritë tuaja për pagën derisa refuzon të zbulojë atë që ofrojnë.

“Unë nuk do të eliminoja një punëdhënës të mundshëm bazuar vetëm në mungesën e transparencës së pagave, por do të prisja që ata të flisnin hapur për këtë në procesin e intervistës,” thotë Dilber.

Vazhdojnë ta shtyjnë bisedën për pagat

Mund të ketë disa arsye të mira pse një kompani nuk ofron një shifër pagash në fillim të procesit të punësimit, thotë Jeff Hyman, një rekrutues ekzekutiv prej 28 vitesh.

Punëdhënësi mund të mos ketë parë kandidatë të mjaftueshëm për të arritur një gamë pagash, ose personi që flet me ju mund të mos jetë vendimmarrësi dhe mund të ketë nevojë për miratimin e shefit të tij përpara se t’ua tregojë një numër, thotë ai.

Por nëse kompania vazhdon t’i shmanget bisedës së pagave pas intervistave të shumta, kjo është një shenjë alarmante dhe ju bëni mirë të tërhiqeni nga ky proces.

Mund të nënkuptojë se punëdhënësi ende nuk e ka idenë se çfarë duan të paguajnë për pozitën tënde, në këtë rast ju po humbisni kohën tuaj derisa ata nuk e kanë akoma të qartë pjesën e tyre. Mundësia tjetër: Kompania po përpiqet t’ju mbajë të interesuar deri në minutën e fundit, kur mund të shfrytëzojë dëshpërimin ose të kufizojë opsionet e negociatave.

“Deri në fund të bisedës së tretë, ju duhet të keni një ide të qartë se sa do të paguheni”, thotë ai.

Nëse një kompani vazhdon të ngecë, ju mund të tërhiqeni me takt.

Hyman sugjeron skenarin e mëposhtëm: “”Ne kemi pasur disa biseda të shkëlqyera. Unë jam sinqerisht i interesuar. Dhe kam besim se mund të shtoj vlerë të pamasë si X, Y, Z. Në të njëjtën kohë, ne të dy jemi vërtet të zënë dhe jam i sigurt se nuk duam të investojmë kohë në një bisedë që përfundimisht mund të jetë e pafrytshme vetëm sepse numrat tanë nuk janë në të njëjtën faqe. Pse nuk merrni pak kohë për ta tretur atë dhe për t’u rrethuar pasi të keni vendosur nivelin e [kompensimit]?”

Mbani një ton të përulur, vëren Hyman, por “të luash pak për të arritur” mund të nxisë një kohë më të shpejtë përgjigjeje.

Ata mbitheksojnë përfitimet jomonetare

Atmosfera e zyrës, ushqimet falas dhe politikat bujare të pushimit janë zakonisht oferta të mirëseardhura, por një theks i tepërt në këto përfitime mund të jetë një shenjë se një kompani nuk po ofron një pagë konkurruese, thotë Hyman.

Kjo nuk do të thotë që ato shtesa janë pa vlerë ose flamuj të kuq më vete.

“Ata mund të vlejnë shumë për personin e duhur,” thotë ai. “Por nëse vazhdon të dëgjosh gjëra të tjera përveç parave, është të paktën një flamur i verdhë, nëse jo një flamur i kuq”./ AkademiPune

Motivimi apo disiplina: Cila është çelësi i suksesit?

Motivimi dhe disiplina janë të dyja të rëndësishme, por ato luajnë role të ndryshme dhe plotësuese në arritjen e qëllimeve. Ja një përmbledhje e përparësive të secilës:

Motivimi:

  • Nxit fillimin: Motivimi është shpesh ajo që na shtyn të fillojmë një projekt ose detyrë.
  • Rrit kreativitetin: Kur jemi të motivuar, shpesh ndjejmë më shumë frymëzim dhe ide.
  • Mban moralin lart: Motivimi mund të ndihmojë të ruajmë një qëndrim pozitiv dhe entuziast.

Disiplina:

  • Siguron qëndrueshmëri: Disiplina na ndihmon të vazhdojmë të punojmë drejt qëllimeve tona, edhe kur motivimi dobësohet.
  • Rrit produktivitetin: Me disiplinë, jemi më të aftë të përmbushim detyrat në mënyrë efikase dhe të rregullt.
  • Ndihmon në arritjen e qëllimeve afatgjata: Disiplina është thelbësore për përmbushjen e qëllimeve që kërkojnë kohë dhe përpjekje të vazhdueshme.

Në fund të fundit, një kombinim i të dyjave është ideal. Motivimi mund të ndezë zjarrin e fillimit, ndërsa disiplina siguron që të mbajmë atë zjarr të ndezur deri në përmbushjen e qëllimit.

Një shembull për secilën:

Motivimi:

Imagjinoni se doni të filloni një projekt të ri për të mësuar një gjuhë të huaj. Shikoni një film në atë gjuhë dhe ndiheni të frymëzuar nga personazhet dhe kultura. Ky entuziazëm fillestar ju bën të blini libra dhe të regjistroheni në një kurs online. Ky është motivimi që ju ka shtyrë të filloni këtë aventurë të re të mësimit.

Disiplina:

Pas disa javësh, motivimi fillestar fillon të zbehet dhe ndiheni më pak të entuziazmuar për të mësuar gjuhën çdo ditë. Megjithatë, keni vendosur një orar të rregullt të mësimit çdo mbrëmje për 30 minuta. Pavarësisht nga mungesa e entuziazmit, ju ndiqni këtë orar në mënyrë të qëndrueshme dhe pa ndërprerje. Kjo displinë ju ndihmon të bëni përparim të vazhdueshëm dhe të arrini qëllimin tuaj afatgjatë të mësimit të gjuhës.

Në këtë mënyrë, motivimi ju ndihmon të filloni diçka të re, ndërsa disiplina ju mban të qëndrueshëm dhe të fokusuar në arritjen e qëllimeve tuaja, edhe kur motivimi zbehet.

Burimi: ekonomiaislame.com

 

 

Mbretërimit 165-vjeçar të naftës po i vjen fundi, a do të mund të jetojmë ndonjëherë pa të?

Nga Hannah Osborne, Livescience

Gjatë shekujve XVII-XX, njerëzit vranë miliona balena për vajin që bartnin në trupin e tyre. Ata e kryenin këtë proces si t’i hiqnin lëkurën një molle. Vaji viskoz zihej dhe më pas grumbullohej nëpër fuçi për t’u përdorur në çdo gjë, nga llambat deri tek lubrifikantët në industritë e kohës.

Ishte kjo procedurë e përgjakshme, ajo që solli dritë në shoqërinë njerëzore. “Është e tmerrshme”, shkruante Çarls Nordof mbi përvojën e tij në një anije gjuetie balenash në vitin 1895. “Megjithatë tymi i vajit të tyre është si temjan në vrimat e hundës së njerëzve. Sepse vaji i balenave sjell shumë fitime”, shtonte ai.

Për më shumë se 100 vjet, uria e pangopur për vaj, i çoi në prag të zhdukjes balenat në Atlantikun e Veriut. Sot gjuetia komerciale e balenave është e ndaluar me ligj. Vaji i tyre përdoret vetëm në një pjesë të vogël të produkteve, dhe popullatat e balenave janë shtuar  disi.

Një ndryshim i ngjashëm po vjen edhe për naftën, megjithëse se kur dhe si do të ndodhë, mbetet ende e paqartët. Super-parashikuesit më të mirë, të kombinuar me Inteligjencën Artificiale, janë të saktë vetëm në parashikimin e ngjarjeve gjeopolitike deri një vit përpara, thotë për Live Science Luke Kemp, bashkëpunëtor kërkimor në Qendrën për Studimin e Rrezikut Ekzistencial dhe në Universitetin e Kembrixhit.

“Në rastin më të mirë, ne mund të krijojmë një panoramë të përgjithshme”, thekson ai. Por tendencat e përgjithshme janë të qarta. Ne jemi distancuar tashmë nga përdorimi i energjisë së naftës në shtëpitë tona. Dhe ndërsa ndryshimi i klimës na shtyn ta përshpejtojmë këtë tranzicion, po zhvillojmë teknologji të reja, të cilat do të ndihmojnë botën të tejkalojë gjithnjë e më shpejt varësinë e saj nga nafta.

Në disa industri, si transporti dhe plastika, kockat e kalbura të kafshëve të ngordhura prej kohësh, do të jenë burimi kryesor i energjisë edhe për një kohë të gjatë. Por bota post-naftë është duke ardhur. “Industria e gjuetisë së balenave, është një analogji shumë e mirë. Në kulmin e saj, industria e gjuetisë së balenave ishte shumë e madhe. Por përgjatë dekadave, hyri në një rënie të pandalshme”, thotë Dejvid Mekdonald, profesor i gjeologjisë së naftës në Universitetin e Aberdenit në Britaninë e Madhe.

Njerëzit e kanë përdorur naftën për mijëra vite. Rreth 40.000 vjet më parë, njerëzit në atë që është sot Siria përdornin bitumin – një nënprodukt i naftës së papërpunuar – për të ngjitur dorezat në veglat e tyre. Përpara 35.000 vjetësh, dhe mesopotamianët përdorën të njëjtën substancë ngjitëse për të izoluar anijet e tyre.

Babilonasit e përdorën për të ndërtuar kopshtet e varura, ndërsa egjiptianët për të balsamuar mumjet e tyre. Në Kinë, njerëzit digjnin naftë të papërpunuar dhe gaz për ngrohje dhe dritë që në vitin 500 Para Erës Sonë. Ndërkohë në shekullin IV të Erës Sonë, ata bënin shpime në tokë për këtë  burim natyror dhe e transportonin atë nëpërmjet tubave prej bambuje.

Por nafta nisi të nxirrej në volume të mëdha vetëm pas vitit 1859, kur Edvin Drejk zbuloi një burime nafte në Pensilvani, SHBA. Ndodhi kjo me të njëjtën teknikë shpimi të përdorur në Kinë më shumë se 1500 vjet më parë, edhe pse më të modernizuar, Drejk gjeti një rezervuar natyror nafte 21 metra nën sipërfaqen e tokës. Kështu lindi industria e naftës në SHBA.

Nafta e papërpunuar, e cila përbëhet nga lidhje të thjeshta kimike karboni dhe hidrogjeni, formohet nga mbetjet e kafshëve dhe bimëve që u fundosën në fund të kënetave, liqeneve dhe oqeaneve. Gjatë miliona viteve, ato u mbuluan nga shtresat e rërës dhe shkëmbinjve, dhe nxehtësia dhe presioni i fortë i shndërruan këto mbetje në naftë dhe gaz natyror.

Më pas ato u mbyllën në rezervuarë – disa afër sipërfaqes, të tjerët qindra ose mijëra metra më poshtë – me xhepat e gazit që zakonisht gjenden në majën e një rezervuari të madh nafte. Gjatë 165 viteve të fundit, nafta e papërpunuar ka transformuar thuajse çdo aspekt të shoqërisë njerëzore.

Nëse nafta do të zhdukej befas nesër, tregtia globale do të hynte në kolaps, për shkak të ndërprerjes së punës nga industria e anijeve dhe e aviacionit. Siguria ushqimore do të ishte e pasigurt pa naftën që do të furnizonte bujqësinë në shkallë të gjerë ose paketimet për ta mbajtur ushqimin e freskët.

Kujdesi mjekësor do të degradonte, për shkak të mungesës së pajisjeve sterile të nevojshme në spitale. Nga ana tjetër, projektet e energjisë së rinovueshme do të ngriheshin pa elementët përbërës të nevojshëm për të prodhuar panele diellore ose turbina me erë. Natyrisht, tranzicioni ynë larg naftës do të jetë shumë më i butë se kaq.

Në përgjithësi, ne ia kemi dalë të heqim dorë nga përdorimi i naftës për prodhimin e energjisë elektrike. Në tetor të vitit të kaluar, një raport nga Autoriteti Ndërkombëtar i Energjisë, zbuloi se kërkesa për naftë do të arrijë kulmin këtë dekadë. Ndërkohë, rritja e përdorimit të automjeteve elektrike (EV), do të sjellë rënien tjetër të madhe të përdorimit të naftës.

Sipas një raporti të vitit 2018 nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), automjetet zënë gati 50 për qind të përdorimit global të naftës bruto. Por kjo përqindje do të bjerë në dekadat e ardhshme. Vlerësohet se shitjet e EV do të zënë 2/3 e tregut global deri në vitin 2030.

Nëse ne jemi agresivë në uljen e emetimeve të karburanteve fosile me treçerekun deri në vitin 2050, industria e EV mund të jetë përgjegjëse për më shumë se gjysmën e reduktimit në kërkesën totale për naftë”, theksohet në raportin e BP Energy Outlook të vitit të kaluar

Edhe aviacioni mbështetet kryesisht tek  nafta. Avionët punojnë për disa dekada dhe kushtojnë dhjetëra miliona deri në qindra miliona dollarë për t’u ndërtuar. Por teknologjia po ecën me shpejtësi edhe në këtë sektor. Avionët e rinj janë shumë më efektivë në përdorimin e karburantit sesa avionët 40 vjet më parë.

Dhe kjo industri është e angazhuar të ketë zero emetime ndotëse në atmosferë deri në vitin 2050.  Lëndët djegëse të qëndrueshme të aviacionit (SAF), do të jenë çelësi për heqjen dorë nga nafta. Këto biokarburante prodhohen nga lëndët e para të përdorura për proceset industriale, duke përfshirë mbetjet, biomasën, vajin e gatimit dhe mbetjet e yndyrës shtazore. Kompania Boeing planifikon që t’i bëjë të gjithë avionët e tij komercialë të aftë për të fluturuar me SAF deri në vitin 2030. Ndërkohë transporti detar ka një problem më të madh. Anijet qarkullojnë falë naftës. Ashtu si avionët, edhe ato janë jashtëzakonisht të shtrenjta për t’u ndërtuar. Rreth 90 për qind e tregtisë botërore kryhet nga industria ndërkombëtare e transportit detar, me mbi 105.000 anije tregtare që lundrojnë aktualisht nëpër oqeane, dhe që zënë rreth 5 për qind të konsumit të naftës.

Sipas Dhomës Ndërkombëtare të Transportit, pa anijet që transportojnë mallra në të gjithë planetin “gjysma e botës do të vdiste uria dhe gjysma tjetër do të ngrinte”.

Fredrik Bauer, pedagog në Universitetin Lund në Suedi, kryen kërkime mbi gjetjen e rrugëve të reja të furnizimit të anijeve. Por ai nuk është i bindur se industria e anijeve do të jetë në gjendje të distancohet së shpejti nga nafta. Hidrogjeni shihet si një lëndë djegëse e mundshme alternative. Anijet mund të pajisen me qeliza karburanti hidrogjeni, por kjo strategji ka problemet e saj. Për shembull, që të mbetet  lëngshëm, karburanti duhet të ruhet në temperatura jashtëzakonisht të ulëta. Dendësia e saj e energjisë është e ulët, duke e rritur sasinë e ruajtjes së kërkuar në çdo anije. Po ashtu, hidrogjeni është tejet shpërthyes. Anijet me hidrogjen janë ende në fazat e tyre të hershme. Tragetet e para dhe anijet e vogla që përdorin këtë teknologji janë duke u testuar, ndërsa anijet e mëdha të ngarkesave oqeanike me karburant hidrogjeni janë ende në fazën e projektimit .

Xhej Ept, profesor në Shkollën e Biznesit të Universitetit Carnegie, thotë për Live Science se transporti ka të ngjarë të jetë një përdorues i pangopur i naftës edhe për disa dekada. “Transporti në distanca të gjata, do të mundësohet nga përdorimi në shkallë të gjerë i gjerë të naftës të paktën edhe për 100 vite të tjera”, shprehet ai.

Flluska identitare dhe pasojat psikologjike të rrjeteve sociale tek të miturit

Fenomeni, që njihet si ‘flluska identitare’, tregon për lidhjen e përdoruesve të rrjeteve sociale me botën virtuale dhe për ndryshimet e tyre iluzive, për pasimin e vlerave dhe parimeve të jashtme të përcaktuara dhe të kufizuara ndaj mënyrës se si ata mendojnë dhe sillen me të tjerët me qëllim arritjen e pëlqimeve, reagimeve dhe opinionit të mirë.

E gjitha kjo shkakton trysni të madhe psikologjike ndaj individëve sidomos të miturve për shkak të rritjes së nivelit të stresit që shkaktojnë rrjetet sociale, si: ekspozimi ndaj bullizmit elektronik, ndaj krahasimeve toksike, pagjumësisë dhe reagimeve jo ‘face to face’.

Këto përbëjnë pasoja negative për shëndetin mendor të të miturit, pasi ata gjenden në një moshë që kanë nevojë të madhe për prindërit, edukatorët dhe këdo që posedon aftësi për ndërtimin e personalitetit vigjilent, mendimit dhe psikologjisë së duhur. Në lidhje me këtë psikologu i specializuar në teknologjinë e informacionit (IT), Igor Pantic, thotë:

“Përdorimi i gjatë i rrjeteve sociale, siç është Facebook, etj., mund të të ekspozojnë dhe të të lidhin me simptoma depresioni.”

📚 “Hajdutët e shëndetit mendor” fq. 77.

Oferta ekonomike që Rama u bëri shqiptarëve të Greqisë

A mund të ktheheni përseri në punën e vjetër?

Arsyet për dorëheqjen nga një punë janë të ndryshme. Mund të keni ndonjë ofertë më të mirë pune, mund ta filloni biznesin tuaj, apo mund t’ju duhet të pauzoni fare, sidoqoftë gjërat mund të mos ecin ashtu siç e keni menduar. Mbase keni kaluar mirë në punën e kaluar dhe e shihni që e njëjta kompani ka hapur konkurs pune, mund ta filloni ta pyesni veten a duhet të aplikoj përsëri për atë pozitë në atë kompani?

Sipas një studimi, 40% e punonjësve do ta merrni parasysh të ktheheshin në  kompaninë ku dikur kanë punuar, megjithatë 80% thanë që ish punëdhënësit nuk e kishin ndonjë strategji në vendin e punës që do t’i nxiste ata të ktheheshin, ndërsa 64% thanë që as në kohën kur lajmëruan që do të jepnin dorëheqje nuk pati ndonjë strategji për t’i mbajtur ende marrëdhëniet.

A MUNDENI?

Arsyet e dorëheqjes nga puna e kaluar, mund të jenë të gjitha personale, pra ju jeni larguar nga puna në mënyrë profesionale pa i prishur raportet me punëdhënësin. Megjithatë i keni ende dyshimet tuaja. Për ta marrë vendimin e duhur është mira ta krijoni një listë pyetjesh:

  • A ekzistojnë ende ato probleme me personelin?
  • Si është raporti juaj më punëdhënësin?
  • A mendoni që do të mësoni aftësi të reja në atë kompani?

PËRPARA SE TË KTHEHENI

E nëse në të gjitha këto pyetje keni marrë përgjigje pozitive, atëherë është koha t’i merrni edhe disa hapa shtesë përpara se paraqiteni “në vendin e vjetër”.

Përgatituni

Hulumtoni sikur nuk e keni takuar asnjëherë më parë as kompaninë e as punëdhënësin! Sigurisht që gjërat kanë ndryshuar gjatë mungesës tuaj, mund të jetë bërë më keq, por mund të jetë organizuar më mirë, ku i dihet. Pra, përpara se të paraqiteni atje është më mirë t’i njihni të gjitha dimensionet e situatës aktuale.

Analizoni rrjedhën

Do të jeni shumë me fat nëse dikush i asaj kompanie është kthyer dhe një herë në atë kompani. Edhe për ju kjo do të jetë më e lehtë. Bini në kontakt me atë person dhe flisni se si ka qenë përvoja, a ka qenë e vështirë për të, apo e lehtë, por edhe a është penduar më vonë! Edhe më e lehtë është nëse ende keni raporte shumë të mira me ndonjë nga stafi menaxherial i kompanisë. Flisni me ta dhe merrni edhe mendimet e tyre!

Peshoni përparësitë dhe mangësitë

Pro: E dini se çfarë duhet të bëni: Shumë kompani në ditët e sotme duke u shqetësuar për shpenzimet dhe fitimin e shpejtë, duan të marrin dikë i cili është në gjendje ta mësojë procesin e punës më shpejt. E kush mund të kyçet më shpejt në punë, sesa dikush i cili më parë ka punuar aty?

Kundër: Mund të mos i keni përfitimet që i keni pasur: Megjithëse punëdhënësi i dikurshëm mund t’ju “lejojë” të ktheheni, përfitimet që i keni pasur dikur mund të mos i përfshijë më në kontratë. Ky do të ishte vendim i tmerrshëm!

Pro: Mund ta tejkaloni fazën e fillestarit: Në vend që të strukeni, ose të filloni të njiheni që nga fillimi me kolegët, tashmë ju e njihni kulturën e kompanisë, shto këtu që shumë nga kolegët janë të kënaqur që po ju shohin.

Kundër: Jo të gjithë kolegët do të kënaqen: Edhe pse besimi do t’ju vlerësohet, mos harroni që do të ketë edhe kolegë të tjerë të cilët nuk do të ndihen mirë nga ardhja juaj dhe do t’u duhet kohë që ta fitoni besimin e tyre, apo mbase nuk do ta fitoni fare.

Pra, kjo është edhe arsyeja pse nuk duhet të largoheni nga një punë në mënyrë të vrazhdë. Jetës nuk i dihet kurrë. /Akademi Pune

A lejohet ortakëria me personin që i ka lekët me kredi?

Pyetje: A lejohet te jem ortak me dikë që i ka leket me kredi, pra ka një kapital që e ka marrë kredi në bankë dhe unë bëhem ortak me të duke i ofruar punën time dhe aftësinë në një fushë të caktuar dhe biem dakord për përqindjen e fitimit?

Përgjigje:
Ajo që kuptohet është se kjo kredi është marrë me kamatë, pasi kështu veprojnë zakonisht bankat konvencionale. Duhet ditur se kamata është e ndaluar në Islam. Allahu i Madhëruar thotë:
“وأحل الله البيع وحرم الربا”
“E Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën…” (El-Bekare 275)
Por fakti që kapitali në këtë rast është marrë me kredi në bankë me kamatë nuk ndikon në lejueshmërinë e kësaj kontratë ortakërie, sepse gjykimi këtu ka dy anë:
E para: marrja e kredisë me kamatë në bankë dhe këtu përgjegjësia bie mbi personin që ka kryer këtë veprim.
E dyta: lidhja e kësaj kontrate ortakërie e cila është e lejueshme kur përcaktohet qartë përqindja e fitimit të dy palëve.
Juristët myslimanë kanë përmendur se ortakëria me zullumqarin, rryshfetxhiun, atë që nuk ruhet nga kamata, atë që pasurinë e ka të përzier hallall dhe haram etj., edhe pse është e lejuar, ajo është e papëlqyer.
Shejh Zekerija El-Ensari në librin El-Gurer El-Behijeh fi sherh El-Behxheh El-Uerdijeh (3/176) ka thënë: “Ortakëria me jobesimtarin, me atë që nuk ruhet nga kamata dhe të ngjashëm me ta, është e papëlqyer (mekruh)”.
El-Behutij ka thënë: “Është e papëlqyer tregtia me atë person që e ka pasurinë të përzier hallall dhe haram… dhe ky mospëlqim shtohet apo pakësohet në bazë të sasisë së haramit”. Keshaf el-kina an metn el ikna 8/476

Prandaj, ju duhet ta këshilloni këtë person që të pendohet nga marrja e kredisë me kamatë, t’i kërkojë falje Allahut për këtë veprim, dhe të vendosë që mos ta bëjë më diçka të tillë.
Ndërsa ju vetë, nëse nuk e keni të nevojshme, më mirë ta shmangni një ortakëri të tillë dhe të përpiqeni të gjeni ortak tjetër ku kapitali të jetë fituar me rrugë legjitime hallall.

Allahu e di më mirë.

Komisioni i pyetje përgjigjeve pranë LHSH-së.
://lidhjaehoxhallareve.com/

20 këshilla në prag të provimeve

Shejh Muhamed Salih El Munexhid

Falenderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira qoftë për Profetin (alejhi salatu ue selam), familjen dhe shokët e tij.
Studenti musliman gjithmonë i mbështetet dhe i kërkon ndihmë Allahut me qëllim që t’i përballojë sprovat e kësaj bote. Ai bën shkaqet që ka mundësi duke u nisur nga thënia e Profetit (salallahu alejhi ue selem): “Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur (tek Allahu) se besimtari i dobët, por tek secili ka mirësi. Kushtoji rëndësi asaj që të bën dobi dhe kërkoji ndihmë Allahut dhe mos u demoralizo.” (Muslimi)
Prej këtyre shkaqeve përmendim:

1. Drejtimi i plotë tek Allahu me dua në çfarëdo lloj forme të lejuar si p.sh: (O Allahu im, ma hap gjoksin tim dhe ma lehtëso mua çështjen time).
2. Të flejë herët, me qëllim që të paraqitet në provim në orarin e caktuar.
3. Të bëjë gati të gjitha mjetet e nevojshme dhe të lejuara si: stilolapsat, mjetet shkollore (kompas, raportor), makinë llogaritëse, orë etj, sepse parapërgatitja e mirë të ndihmon në përgjigje.
4. Thënia e duasë kur del nga shtëpia: “Bismilah teuekeltu alallah ue la haule ue la kuete il-la bil-lah. Allahume ini eudhu bike en udile eu udal, eu ezile eu uzel, eu adhlime eu udhlem, eu exhhel eu juxhhel alej”. (Në emër të Allahut! Jam mbështetur tek Allahu! S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe s’ka fuqi për asgjë veçse me ndihmën e Allahut. O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde që mos të humb (devijoj) dhe askush të mos më shpjer në humbje, të mos gaboj dhe që askush të mos më shpjer në gabim, të mos i bëj ndokujt padrejtësi dhe askush mos të më bëj padrejtësi mua dhe të mos sillem keq ndaj ndokujt dhe askush të mos sillet keq me mua). Dhe mos harro kurrë që prindërit tuaj të jenë të kënaqur prej teje, sepse duaja e tyre është e pranuar tek Allahu.
5. Të thuash “Bismilah” para se të dalësh nga shtëpia, sepse ajo lejohet në çdo punë të lejuar dhe ka bereqet, gjithashtu të ndihmon Allahu dhe është një nga shkaqet e suksesit.
6. Ki frikë Allahun dhe mos i streso apo tmerro shokët para se të futen në provim, sepse stresi ndikon negativisht tek ata, por duhet t’i bësh optimistë me fjalë të mira e të lejuara. Profeti (alejhi salatu ue selam) ishte optimist me emrin Suhejl (d.m.th i thjeshë, i lehtë) dhe tha: “Çështja juaj u lehtësua.” Atij i pëlqente që kur dilte në udhëtim të dëgjonte emrat: Rashid (i udhëzuar), Nuxhejh (i sukseshëm). Pra, ji optimist për vete dhe vellezërit e tu, duke shpresuar se do të mbaroni provimet me sukses.
7. Përmendja e Allahut largon stresin dhe shqetësimin dhe nëse e shikon që s’po zgjidh dot një pyetje, lutju Allahut që ta lehtësojë.
Shejhul Islam Ibn Tejmije sa herë që i vështirësohej një çështje thoshte: “O Mësuesi i Ibrahimit më mëso mua, o Ti që i ke mundësuar Sulejmanit të kuptojë, më bëj që të kuptoj”.
8. Zgjidh një vend të përshtatshëm ku të ulesh për dhënien e provimit dhe mundohu që ta mbash shpinën drejt dhe të ulesh mirë mbi karrige.
9. Puna e parë që duhet të bësh është shfletimi me vëmendje i pyetjeve të provimit. Nga analizat që janë bërë tregohet se 10% e kohës së provimit duhet t’i kushtohet leximit të pyetjeve duke u përqëndruar me vëmendje, nënvizimi i fjalëve me rëndësi pastaj, caktimi i kohës për secilën pyetje.
10. Programimi i kohës. Zgjidh pyetjet e lehta në fillim, pastaj ato të vështirat. Gjatë leximit të pyetjeve mos harro të shkruash mendimet që të kujtohen në çast me qëllim që t’i përdorësh kur t’i zgjidhësh ato.
11. Çdo pyetjeje përgjigju sipas rëndësisë që ka.
12. Fillo me zgjidhjen e pyetjeve që di, pastaj me ato që janë pak më të vështira, pastaj me ato që të marrin më shumë kohë, apo që s’të kujtohen mirë ose që kanë më pak pikë.
13. Pyetjet zgjidhi me qetësi (ngadalë), sepse Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Qetësia është prej Allahut, kurse nxitimi është prej shejtanit.”
14. Mendoje mirë përgjigjen e saktë në pyetjet që kanë disa alternativa dhe vepro me to si më poshtë:
Nëse je i sigurtë për përgjigjen e saktë, mos u bëj me vesvese, por nëse nuk je i sigurtë, fillo me heqjen e alternativave të gabuara pastaj përzgjidh përgjigjen që mendon se është e saktë. Kurrë mos e ndrysho përzgjedhjen e përgjigjes së saktë derisa të sigurohesh plotësisht se është e gabuar, sidomos kur humbet shumë pikë në përgjigjen e gabuar. Analizat e bëra tregojnë se në shumicën e rasteve përgjigja e saktë është ajo që i kujtohet studentit që në fillim.
15. Në provimet me shkrim, para se të fillosh me përgjigje, përqëndrohu dhe shkruaj disa fjalë të cilat të kujtohen nga përgjigja, pastaj vendos numrat për çdo fjalë sipas rradhës së pyetjeve.
16. Gjërat kryesore shkruaji në fillim të rreshtit, pasi profesori këtë kërkon, sepse nëse e shkruan në mes të rrjeshtave ndoshta nuk e shikon, sidomos nëse profesori që korrigjon provimin është me nxitim.
17. Kushtoji 10% të kohës për rishikimin e përgjigjeve me qetësi sidomos kur janë ushtrime matematikore. Mundohu që t’i rezistosh dëshirës për dorëzimin e fletës sa më shpejt dhe mos u merakos kur shikon se disa nga studentët dalin shpejt nga salla e provimit.
18. Nëse e shikon pas provimit se ke gabuar në disa përgjigje, merr mësim për herë të tjera se duhet t’i kushtosh më shumë rëndësi përgatijes dhe të mos nxitohesh në dhënien e përgjigjeve. Ji i kënaqur me caktimin e Allahut dhe mos bjer pre e stresit dhe mërzitjes dhe kujto hadithin e Profetit (alejhi salatu ue selam) kur thotë: “Dhe nëse të godet diçka kurrë mos thuaj sikur të veproja kështu do ndodhte kështu, por thuaj: Ky është caktimi i Allahut dhe Ai bën çfarë të dojë sepse “sikur” është prej shejtanit.”
19. Dije se kopjimi në provim është i ndaluar (haram) sepse Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: ”Kush mashtron (dhe kopjimi është mashtrim) nuk është prej nesh.” Kopjimi është padrejtësi dhe rrugë e ndaluar për të arritur tek ajo që s’është e drejta jote; pikët, notat dhe dëshmia. Po kështu të biesh dakord me një nga shokët e tu për kopjim është bashkpunim në mëkat. Pra, largoju haramit që të të japë Allahu nga mirësia e Tij dhe refuzo çdo lloj mënyre të ndaluar që të ofrohet nga të tjerët. Kush lë diçka për hir të Allahut, i zëvendësohet me diçka më të mirë se ajo që ka lënë. Duhet që t’i këshillosh ata që bëjnë gjëra jo të lejuara dhe të lajmërosh për kopjimet që ndodhin gjatë provimit, para dhe pas tij, dhe kjo nuk është nga thashethemet e ndaluara, por është ndalim nga e keqja i cili është obligim. Këshilloje atë person i cili shpërndan ose shet pyetjet që vijnë në provim apo ata që përgatisin letrat e kopjeve dhe thuaju që të kenë frikë Allahun dhe lajmëroji se kjo gjë nuk lejohet dhe fitimet që nxjerrin janë haram. Po kështu kohën që kalojnë në përgatitjen e këtyre gjërave të ndaluara sikur ta kishin kaluar në përsëritje, zgjidhjen e provimeve të mëparëshme, ndihmën e njëri-tjetrit para provimit do të ishte më e mirë dhe më e dobishme për ta.
20. Kujto ahiretin dhe çfarë ke përgatitur për të, pyetjet e sprovës së varrit dhe rrugët e shpëtimit Ditën e ringjalljes: Kush largohet nga zjarri dhe hyn në Xhenet me të vërtetë ai ka fituar.
I lutemi Allahut që të na japë sukses në këtë botë dhe të na bëjë prej të fituarve dhe shpëtuarve në ahiret. Me të vërtetë Ai është Dëgjuesi që e pranon lutjen.

 

Përktheu: Hoxhë Irfan Tota
/lidhjaehoxhallareve.com/

SHKAQET E RIZKUT

Po të kishte qenë risku i njeriut në duart e njerëzve, sa padrejtësi dhe sa urrejtje dhe sa çorodi do u bënte! Pasha Allahun, nëse atyre ju lihej kjo çështje në dorë do t’i bënin padrejtësi njëri-tjetrit dhe do ta urrenin njëri-tjetrin, madje do ta harronin dhe do ta neglizhonin njëri-tjetrin!

Allahut i takon falënderimi dhe lavdërimi! Ai nuk i bën padrejtësi askujt, dhe nuk e dëmton, dhe nuk e harron, dhe nuk e neglizhon, po e begaton, dhe e mëshiron, dhe atij mirë i bën: “po edhe në vetet tuaja – a nuk e shihni vallë? Në qiell është furnizimi juaj dhe gjithçka që ju është premtuar Betohem për Zotin e qiellit dhe të Tokës, se kjo (që ju premtohet) është e vërtetë, ashtu siç është të folurit tuaj”. (Edh-Dharijat: 21-23)

Brenga për riskun i ka ngrënë disa zemra dhe i ka lodhur disa mendje. Disa njerëz kur dëgjojnë për ndryshimet ekonomike, dhe për ndryshimet e çmimeve, dhe për problemet jetësore, bien në depresion dhe stresohen, thuaj ti se ata nuk e dinë se Allahu garantoi furnizimin për të gjitha krijesat e Tij, besimtarë dhe jobesimtarë, të fortin dhe të dobëtin, të moshuarin apo të voglin: “S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në Librin e qartë”. (Hud: 6) dhe ”Sa krijesa ka që nuk e mbajnë dot veten me ushqim! Allahu u jep atyre dhe juve! Ai dëgjon dhe di gjithçka”. (El-Ankebut: 60)

S’ka njeri që del nga kjo dynja pa e plotësuar riskun e tij. Allahu ia shënoi të birit të Ademit riskun dhe ia përcaktoi atë para se të del në dynja. Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: ”Më ka treguar i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kurse ai është ai i cili e fliste të vërtetën dhe të cilit i besohet: “Vërtet çdonjëri nga ju formohet në përbrendësen e nënës së tij dyzet ditë si pikë, pastaj bëhet e varur ngjashëm me këtë periudhë, pastaj, bëhet copë mishi ngjashëm me këtë periudhë, pastaj i dërgohet meleku dhe e frymëzon në të shpirtin, dhe këtij meleku i urdhërohen dy gjëra: ta shkruaj nafakën (riskun) (e fëmijës), exhelin (sa do të jetojë), veprat dhe (në pikëpamje të jetës tjetër) a është i fatshëm apo i pafatshëm.”

Në vazhdim do t’i paraqesim disa nga shkaqet që e sjellin riskun të bazuara në Kur’an dhe Sunet.

E para nga ato dhe më rëndësishmja është devotshmëria (takvaja). Ai që ia ka frikën Allahut dhe kapet për ligjet e Tij, i jep furnizim prej nga nuk i shkon mendja dhe prej nga nuk e pret dhe nuk e shpreson. Ky është premtim i prerë nga Allahu: ”Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret”. (Et-Talak: 2-3)

Nga shkaqet e riskut është edhe istigfari (kërkim falja) dhe vazhdimësia në të. Allahu për Nuhin, alejhi selam thotë: ”e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!” (Nuh: 10-12)

Dhe për Hudin, alejhi selam, thotë: “O populli im! Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai të penduar, se Ai do t’ju sjellë shi të begatshëm dhe do t’ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj. Mos u shmangni prej Atij duke qenë keqbërës!” (Hud: 52)

Me një hadith përcillet: “Kush e shpeshton istigfarin Allahu do t’ia hap për çdo gjë nga një rrugë dhe për çdo vështirësi i ofron lehtësim dhe do ta furnizojë nga nuk e mendon”.

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, thotë se kjo është argument se istigfari e sjell riskun dhe është shkak për zbritjen e shiut.

Nga shkaqet e riskut është edhe mbështetja e drejtë në Allahun. Pra të lidhet zemra me Zotin e saj dhe t’ia mbështet çështjet Atij. Ai që i mbështetet Allahut, Ai i mjafton, dhe i largohet ajo që e preokupon dhe e mundon, dhe e furnizon prej ku nuk e pret. Përcillet me një hadith se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Sikur ju të mbështeteni ne Allahun me mbështetje të vërtetë, Allahu do t’ju furnizojë ashtu siç furnizon zogun, del në mëngjes i uritur dhe ngryset i ngopur”.

Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ky hadith është bazë për tevekulin (mbështetjen në Allahun) dhe është një nga shkaqet kryesore që e sjellin riskun”.

Disa nga të parët tanë thoshin: Tevekuli ta sjell riskun pa lodhje dhe mundim!

Ajo që duhet të dihet është se tevekuli (mbështetja në Allahun) nuk e kundërshton marrjen e shkaqeve dhe përpjekjen në kërkim të riskut. Allahu për sa i përket marrjes së shkaqeve të riskut tha: ”Ai jua ka bërë Tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë, që ju ka dhënë Ai”. (El-Mulk: 15) dhe tha: ”Ai e di se disa prej jush do të jenë të sëmurë, disa do të udhëtojnë nëpër botë, duke kërkuar mirësitë e Tij (për jetesë)”. (El-Muzemil: 20)

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, tha: Allahu në këtë ajet e barazoi atë që lufton në rrugë të Allahut me atë që del dhe e kërkon riskun në hallall, dhe atë e shpenzon për veten dhe familjen dhe për bamirësi. Dhe kjo është argument se të kërkuarit e riskut apo përfitimi është në gradë të luftës në rrugë të Allahut, sepse në ajet i ceki të dyja bashkë.

Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: Mos ta lëre asnjëri nga ju kërkimin e riskut dhe të thotë: O Zot, më furnizo! Ju e dini se qielli nuk pikon ari dhe argjend!

Nga shkaqet e riskut është edhe respektimi i lidhjes farefisnore.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: ”Kush dëshiron t’i shtohet risku (furnizimi) dhe t’i zgjatet jeta le të mbajë lidhjet farefisnore”.

Respektimi i lidhjes farefisnore lë gjurmë të çuditshme dhe fryte të dëshmuara; duke filluar nga lehtësimi i rizkut dhe zgjatjes së jetës dhe mbjelljes së dashurisë.

Prej urtësisë dhe meritës së Allahut është se e bëri shpenzimin nga shkaqet e shtimit të riskut. Ai që jep, Allahu ia zëvendëson dhe e bekon në atë që e posedon: ”Ai ua zëvendëson atë që e ndani ju; Ai është Dhuruesi më i mirë”. (Sebe’: 39) E zëvendëson me bereqet dhe me shtim të pasurisë në dynja, kurse në ahiret me shpërblime të mëdha: ”Djalli ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme. Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm”. (El-Bekare: 268)

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Dy janë nga Allahu dhe dy janë nga shejtani! Shejtani ju premton fukarallëk dhe thotë: mos shpenzo dhe mbaje për vete se ti ke nevojë për të dhe ju urdhëron në të ligë, kurse Allahu ju premton falje nga gjynahet dhe mëkatet dhe ju premton shtim në risk”.

Në një hadith kudsij: ”O biri i Ademit, shpenzo (në bamirësi) e Unë do të shpenzoj për ty”.

Dhe me një hadith të vërtetë: ”Nuk ka ditë që nuk zbresin dy melekë prej Allahut dhe thonë: O Allah, jepi atij që jep dhe atij që nuk jep shkatërroja pasurinë”.

Prandaj shpenzoni dhe përgëzohuni me zëvendësim të gjerë nga mirësitë e Allahut. Madje Allahu tha: ”Pasaniku le të shpenzojë sipas pasurisë që ka, ndërsa i varfri le të shpenzojë sipas asaj që i ka dhënë Allahu; Allahu nuk e ngarkon askënd mbi sa i ka dhënë. Pas vështirësisë, Ai sjell lehtësimin”. (Et-Talak: 7)

Nga shkaqet e rizkut dhe të shtimit të tij është edhe bamirësia ndaj të varfërve dhe të mjerëve dhe nevojtarëve. Me një hadith përcillet: ”Vallë ndihma dhe rizku a nuk ju vjen nga shkaku i të ngratëve që keni në mesin tuaj”.

Kjo i përfshin shtresat e nevojtarëve nga të varfrit, të mjerët, të sëmurëve, të huajve dhe atyre që nuk kanë familje.

Nga shkaqet më madhështore të riskut dhe të shtimit të tij, madje ky shkak është gjithëpërfshirës i gjitha shkaqeve të mëhershme, është qëndrueshmëria në fenë e Allahut, dhe të vepruarit me vepra të mira dhe largimi nga ato të ligat. Risku nuk shtohet vetëm se me shtimin e adhurimeve dhe nuk pakësohet apo humbet vetëm se si shkak i gjynaheve dhe mëkateve. Robi privohet nga risku dhe furnizimi për shkak gjynaheve që i bën.

Gjynahet, mëkatet dhe të ligat janë dyert më të mëdha që i mbyllin burimet e riskut, qoftë ajo për individin apo për shoqërinë! Gjynahet dhe mëkatet i vështirësojnë shkaqet e arritjes së riskut dhe e shkatërrojnë bereqetin: ”Sikur të qëndronin (banorët e Mekës) në rrugën e vërtetë, Ne do t’u jepnim ujë të bollshëm, për t’i vënë ata me këtë në sprovë. Por këdo që largohet nga këshillat e Zotit të tij, Ai do ta hedhë në një dënim të ashpër”. (El-Xhin: 16-17)

Ai që do risku t’i shtohet dhe jetesa t’i përmirësohet dhe bereqeti ta kaplojë, le të kapet për fenë e Allahut, dhe le t’i respektojë ligjet e Tij, le t’i largohet ndalesave të Tij dhe ta mbrojë veten nga vendet që është i zemëruar Allahu me to!

O ju muslimanë, frikojuni Allahut dhe meditoni këtë hadith të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ku thotë: ”Vërtetë Shpirti i Shenjtë (Xhibrili) e ka vulosur në zemrën dhe shpirtin tim se asnjë njeri nuk mund të vdes pa e plotësuar exhelin (afatin e jetës së tij), dhe pa e harxhuar apo shpenzuar rizkun e caktuar të Tij. Frikësojuni Allahut dhe kërkoni prej Tij, mos e lejoni veten për të mos kërkuar rizk prej Allahut e pastaj të kundërshtoni dhe të mos i përfillni urdhrat e Allahut. Vërtet prej Allahut përfitohet duke respektuar urdhrat e Tij”.

Dr. Salih Humejd

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Fri
33 °
Sat
34 °
Sun
37 °
Mon
39 °
Tue
35 °