Ballina Blog Faqe 513

Tregu global i hallallit rritet në 2.5 bilion dollarë

Këtë vit, për herë të parë tregu global hallall do të rritet në mbi 2.5 bilion dollarë amerikanë, thotë firma këshilluese A.T. Kearney.

Në vitin 2020, muslimanët përbëjnë 25 përqind të popullsisë së botës, sipas futurologëve në A.T. Kearney. Kjo çon në një konsum të rritur të produkteve hallall. Industritë e ushqimit, udhëtimit, modës, mediave, farmaceutikës dhe kozmetikës do të përfitojnë nga kjo.

Këtë vit, tregu global hallall për herë të parë i është rritur vlera në 2.5 bilion dollarë amerikanë, pasi kompanitë shumëkombëshe mbështeten gjithnjë e më shumë në produktet hallall. Kështu, gama e modës dhe kozmetikës hallall do të vazhdojë të rritet.

Rutina e gjumit e preferuar nga ProductiveMuslim

Nëse keni filluar të zgjoheni herët dhe të punoni në ato orë të hershme të ditës siç kemi rekomanduar në ProductiveMuslim.com, do të kuptoni se është goxha e vështirë që të jeni të qëndrueshëm çdo ditë me të njëjtën rutinë. Dhe nëse hulumtoni për shkaqet e kësaj jo-qëndrueshmërie do të kuptoni se arsyeja kryesore është se është e vështirë të rregulloni gjumin tuaj; një ditë flini mirë, dhe rrjedhimisht zgjoheni herët dhe mund të punoni shumë. Ditët tjera, nuk flini aq mirë e pastaj këto orët e mëngjesit bëhen goxha të vështira të realizohen.

Gjumi, si çdo aktivitet tjetër që ne e kryejmë si njerëz, mund të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë duke e planifikuar mirë paraprakisht dhe duke ndjekur një rutinë të njëjtë për çdo natë. Ndoshta ti mund të thuash: “O njeri, unë vetëm gjuhem në shtrat dhe fle.” Në rregull, kjo është njëra prej mënyrave, por ja ta tregoj unë edhe një tjetër. Provoje këtë dhe më trego pastaj nëse nuk të është shndërruar gjumi në një përvojë dobiprurëse, shpirtërore dhe plotë mirësi pas kësaj.

Rutina e fjetjes në vijim kërkon që të përgatitesh për të së paku 90 minuta PARA se të biesh të flesh. Dhe baza e saj është ndarja e këtyre 90 minutave në 3 pjesë:

– Një e treta për Zotin tënd
– Një e treta për vete
– Një e treta për vetë gjumin

Një e treta për Zotin tënd: Kjo fillon duke marrë gusëll, pastruar dhëmbët, veshur rroba të mira dhe parfumosur, dhe duke falur Tehexhud-in dhe Vitrin për Allahun (Subhanehu ue Te‟ala) (Vërejtje: Nëse preferoni të zgjoheni para kohës së Sabahut natën dhe ti falni këto namaze nate atëherë gjithsesi vazhdo me këtë. Megjithatë nëse nuk beson në veten tënde se mund të zgjohesh aq herët, është më mirë që ti falësh namazin e Tehexhud-it dhe Vitrit PARA se të flesh.) Kjo është pjesa më e preferuar e imja e rutinës së gjumit dhe më e preferuara e ditës! Është një përvojë aq qetësuese pas kalimit të një dite të gjatë e të lodhshme, të qëndrosh para Zotit tënd, të recitosh ajetet e Tij, ti lutesh Atij, dhe të kërkosh prej Tij çfarëdo që dëshiron nga kjo botë dhe nga tjetra. Bëje këtë për disa netë me radhë dhe nuk do të dëshirosh të ndalesh më së vepruari kështu! Në fakt, gjatë ditës tënde, do të mendosh rreth këtij momenti dhe ta presësh me gëzim!

Një e treta për veten tënde: Kjo është koha kur do ta përgatisësh veten për gjumë duke veshur pizhamet, duke rënë në shtrat dhe duke lexuar një libër të mirë për nja 30 minuta. Nëse do të ishe si unë, ide dhe mendime të ndryshme do të paraqiten në kokën tënde duke lexuar, dhe do të dëshirosh ti ruash për më vonë. Për to unë e mbaj një fletore të mirë dhe një laps/kimik afër që të shkruaj menjëherë çdo gjë (dhe përnjëmend çdo gjë) që vjen nëpër mendjen time! Do të befasoheni se sa ide madhështore burojnë nga këto 30 minuta. Si zgjidhje tjetër, në vend të leximit, mund të kalosh 30 minuta duke shënuar në fletore idetë, planet, dhe projektet që të vijnë nëpër kokë. Nuk keni nevojë të vini me ndonjë ide/zgjidhje “perfekte”, por thjeshtë sill nëpër kokë aq sa të mundesh mendime dhe pastaj “fli me to” (siç thotë një fjalë popullore). Në mëngjes, do të befasohesh se çfarë do të të sjell ndërdija jote për ty.

Një e treta për gjumin tënd: E kam cekur se kjo është një e treta për gjumin tënd, mirëpo në të vërtetë kjo është një e treta për Zotin tënd që ta bekojë gjumin tënd, dhe faktikisht kjo përmban edhe duatë dhe ajetet që duhet të lexohen para gjumit sipas sunetit të Pejgamberit Muhamed (Paqja qoftë mbi të). Këto përfshijnë recitimin e sures Mulk dhe sures Sexhdeh dhe lutjet tjera të rekomanduara para gjumit. Për mua, kjo pjesa e fundit e traditës është sikurse qershia në majën e tortës! Asgjë nuk të mbush me më shumë qetësi sesa të flesh pas pëshpëritjes së fjalëve të Allahut (Subhanehu ue te‟ala).

Ja pra ku e ke …, rutina e gjumit e preferuar nga ProductiveMuslim. Mund të mendosh se zgjatë shumë, mirëpo nuk kam pasur ditë që e kam bërë këtë e që nuk kam fjetur qetë dhe jam zgjuar i qetë. Shpresoj që do të të ndihmojë edhe ty dhe të kesh një gjumë-të-ëmbël produktiv!

marrë nga www.productivemuslim.com/përktheu Hekuran Helshani 

“Babi im (Ebii), a do të pushojmë ndonjëherë?”

Desha të ndajë me ju një tregim që e kam dëgjuar një herë dhe do ta mbaj mend gjithmonë dhe të gëzohem me kuptimet e tij.

Është tregimi i një prej imamëve më të mëdhenj të këtij ummeti, imam Ahmed ibn Hanbeli.
Djali i tij Abdullahu e pyeti babain e tij një ditë: “Babi im, a do të pushojmë ndonjëherë?” Babai i tij, një nga ringjallësit e mëdhenj të Sunetit dhe një shembull i gjallë për të gjithë
muslimanët, e shikoi në sy dhe i tha: “Sapo ta vendosim hapin e parë në Xhennet.”
Jaa Allah, çfarë përgjigje e bukur!

Ka ditë të cilat të vijnë dhe të gjejnë ty të lodhur, dhe dëshiron vetëm të pushosh apo të relaksohesh dhe “të mbyllesh” siç thonë.

Këto janë ato ditë në të cilat duhet t‟ia bësh vetes një pyetje kritike: “Ku po shkoj unë me jetën time?” Nëse është drejt Allahut dhe për Allahun, atëherë mblidhi forcat dhe vazhdo
punën, sepse Xhenneti është i çmueshëm dhe duhet të kërkohet vazhdimisht. Por nëse shikon në jetën tënde dhe e vëren se nuk është drejt Allahut por drejt dynjasë, atëherë kjo lodhje që ndjeve është një bekim për ty sepse të ka përkujtuar që ti duhet ta ndërrosh kahun tënd dhe të ripërtërish qëllimin e jetës tënde.

E dua këtë tregim në shkallë të ndryshme. Njëra prej tyre është se, të tregon se kur dikush përqendrohet në Xhennet atëherë prioritetet e tij ndryshojnë dhe mendimi i tij për dynjanë është ndryshe. Çfarë ne e perceptojmë si të vështirë, a i e percepton si të lehtë. Çfarë ne e perceptojmë si fatkeqësi, ai e percepton si shpërblim. Çfarë ne e perceptojmë si pengesë, ata e perceptojnë si mundësi për të bërë dua. Përveç kësaj, kur fokusi yt bëhet Xhenneti, kjo dynja dhe kërkesat e saj të vazhdueshme bëhen të vogla dhe kërkesa më e parëndësishme e jona.

Gjithashtu, më pëlqen mënyra se si i biri e filloi pyetjen e tij:
“Babi im (Ebii)” – një mënyrë e ëmbël e adresimit të babait të tij dhe pyeti: “Kur do të pushojmë ndonjëherë?” Nëse do ta vëreni, ai nuk tha: “kur do të pushoj unë babi?” Edhe pse ai dëshironte të pushonte, ai nuk ishte vetjak dhe gjithashtu përkujdesej për gjendjen e babait të tij. Kjo gjithashtu tregon se babai dhe i biri ishin duke punuar shumë së bashku. Përsëri, kur përqendrimi yt është në Xhennet kjo do të reflektoj në familjen tënde, fëmijët, ata që gjenden rreth teje dhe të gjithë do të marshojnë drejt qëllimit kryesor.

Problemi ynë sot nuk është se ne jemi të lodhur, por problemi ynë sot është se ne relaksohemi tepër. Ne bëjmë çdo gjë vetëm që të mund të relaksohemi. Prej nesh ka mjaft të tillë që kopjojnë, thyejnë premtime, nuk i mbajnë betimet, gënjejnë, marrin e japin mito, e kështu me radhë. Pse? Në mënyrë që të mund të ndihen të relaksuar. Nuk ngrihemi të falim namaz nate (tehexhud) apo namazin e Sabahut, nuk agjërojmë, apo nuk
shkojmë për Haxh dhe Umra… të gjitha vetëm që të mund të relaksohemi. Ne nuk dalim në xhami apo ta hapim librin e Allahut që ta kuptojmë atë, të gjitha në emër të “Kam nevojë të pushojë!”

Të dashur vëllezër dhe motra, atje ku jemi nisur ka pushim të mjaftueshëm, por kjo nuk është koha për të. Të punojmë të gjithë për Xhennet dhe të jemi produktiv në rrugën e Allahut, dhe të punojmë aq shumë saqë një ditë të vijnë fëmijët tanë dhe të na pyesin: “Babi” ose “Mami”: “Kur do të pushojmë ndonjëherë?” dhe ti të mund të buzëqeshësh dhe ti shikosh në sy e tu thuash: “Kur të hyjmë në Xhennet inshAllah”.

 

Babi im, kur do të pushojmë ndonjëherë?”
Babai i tij, një nga ringjallësit e mëdhenj të Sunetit dhe një shembull i gjallë për të
gjithë muslimanët, e shikoi në sy dhe i tha: “Sapo ta vendosim hapin e parë në
Xhennet.”

Productivemuslim.com – Përktheu: Hekuran Helshani

Teknika për të zhvilluar shprehinë e leximit

Ne si muslimanë, nuk mund të nënvlerësojmë rëndësinë e të lexuarit e veçanërisht kur kemi parasysh se fjala e parë zbritur të dërguarit tonë Muhamed (Paqja qoftë mbi të) ishte “Lexo!” Megjithatë, kurdo që shfaqet tema e të lexuarit, edhe pse e njohim rëndësinë e saj, ne gjithmonë e arsyetojmë veten se jemi shumë të zënë, ose konsiderojmë se leximi është humbje kohe në krahasim me detyrat e tjera që duhet ti kryejmë gjatë ditës.

Unë rishtas jam përkujtuar rreth rëndësisë së të lexuarit nga një libër i vetë-zhvillimit i cili inkurajon lexuesit e tij të lexojnë gjerësisht në tema të ndryshme në mënyrë që të zgjerohet horizonti i tyre. Ju mund të shihni qartë dallimin në mes të atij që lexon dhe atij që nuk lexon, më e pakta që mund të vëreni është fjalori që ata përdorin, e mos të harrojmë idetë dhe mendimet kreative që dashamirët e librit mund të kenë.

Si Muslimanë Produktiv, ne duhet të ushtrojmë dy lloje të leximit:

1) Lexim Islam (Kuran, Hadith, Libra Islam)

2) Lexim të përgjithshëm.

Nëse do të pyesja ndonjë musliman sot se cila kategori është më e rëndësishme, do të thonë se leximi Islam është më i rëndësishëm sesa leximi i përgjithshëm. Unë pajtohem me këtë,dhe do të ishte e vështirë për këdo që të argumentonte ndryshe. Mirëpo unë gjithashtu do të argumentoja se leximi i përgjithshëm është i rëndësishëm varësisht nga qëllimi që ke. Nëse do të lexoja një libër rreth aftësive të marketingut, dhe qëllimi im do të ishte që të përmirësoja biznesin tim, të gjeneroj më shumë fitime, dhe të jem në gjendje ta rris vlerën e zekatit dhe ta mbaj familjen time më mirë, a nuk do të konsiderohej kjo e dobishme? Plus, a nuk do të shpërblehesha për këtë lexim? Nëse do të lexoja revistën më të fundit industriale në mënyrë që të qëndrojë mendjemprehtë me atë që po ndodhë dhe të provojë të qëndrojë “në majë”, dhe qëllimi im është të përmirësohet ummeti duke qëndruar lider në këtë industri në vend të përcjellësit, a nuk është kjo diçka e mrekullueshme?

Dikush mund të argumentojë se pas leximit të Kuranit, leximit të haditheve profetike, dhe librave tjerë Islam nuk ka nevojë që të lexohet diçka tjetër. Dhe unë pajtohem me këtë; kjo është Dituria e Shenjtë të cilën njeriu duhet ta mësojë dhe të vazhdojë hulumtimin e saj, dhe nëse sinqerisht ta kuptojmë Kuranin ne do të gjejmë urtësi në të, të cilat mjaftojnë kundër të gjithë librave tjerë në Tokë! Megjithatë, është e rëndësishme të vërejmë se ekzistojnë shkallë të leximit të përgjithshëm sipas temave të ndryshme të cilat të interesojnë, duke i graduar prej të lexuarit të materialeve që kanë të bëjnë me diplomën tënde Universitare ose leximit të revistave rreth industrisë tënde, e deri tek biografitë e burrave ose grave të cilët kanë arritur misione të suksesshme pavarësisht rrethanave në të cilat janë gjendur, ose librave të cilat ndihmojnë në kultivimin e zhvillimit personal ose të shprehive dhe tipareve të ndryshme që nevojiten të zhvillohen. Ne duhet të lexojmë, lexojmë, lexojmë dhe të lexojmë në mënyrë konstante në mënyrë që të zbatomë njohuri të dobishme në jetën tonë.

Këshilla ime është që të jeni selektiv gjatë në çfarë lexoni. Përderisa prioritet mbi çdo lloj tjetër duhet të jetë leximi Islam, mos harro që të lexosh edhe më gjerë dhe të jesh mendje-hapur edhe rreth temave tjera. Pa dyshim se do ta vëresh zhvillimin e vetvetes!

Tani, shtrohet një pyetje vetvetiu: si duhet të lexojmë? Ose më veçanërisht, si të zhvillojmë një shprehi të leximit në mënyrë që vazhdimisht të lexojmë, edhe lexim Islam edhe lexim të përgjithshëm?

Në vijim keni disa këshilla që do t‟ju ndihmojnë gjatë rrugës:

1) Nëse ende nuk e keni zhvilluar një shprehi ditore të leximit të Kuranit dhe të dijes Islame, fillo duke e ndërtuar këtë shprehi pikë së pari. Të këshilloj që ti përcaktosh vetes një kohë 10 minutëshe pas namazit të Sabahut gjatë javës së parë, dhe kjo të jetë 5 minuta Kuran dhe 5 minuta dituri Islame ose hadith. Bëje këtë çdo ditë! Çelësi është ta bësh këtë pas namazit të Sabahut, për shkak se me të vërtetë kjo ta rregullon ditën tënde.

Pas një jave, shto 10 minuta në kohën tënde. Kështu që tash do të lexosh 10 minuta Kuran dhe 10 minuta të dijes Islame plus hadith.

Në javën e tretë, vepro këtë për gjysmë ore duke lexuar 20 minuta Kuran dhe 10 minuta dije Islame dhe hadith… dhe përmbaju kësaj! 30 minuta, jo më shumë! Mund të thuash, mund të bëjë më shumë unë. Unë do të them, vazhdo, mirëpo për qëllimin tonë është më e rëndësishme të ndërtojmë një shprehi të qëndrueshme tani sesa të tentosh të bësh më shumë sesa mund të gëlltisësh e pastaj ta harrosh të tërën në fund. Qëndrueshmëria do të zhvillohet duke sjellë mësime më të dobishme nga librat që ti lexon.

2) Ngjashëm, duhet të zhvillojmë një shprehi leximi për dituri të përgjithshme gjithashtu. Përsëri, fillo me 10 minuta në ditë në ndonjë prej librave të dobishme që dëshiron të lexosh. Është shumë e preferueshme që këto të lexohen para se të flesh sepse kjo të relakson dhe të simulon mendjen njëkohësisht. Bëje këtë për një javë dhe përmbaju kësaj! Pa marrë parasysh sa je i lodhur, lexo 10 minuta. Në javën vijuese, zgjate leximin në “kohën e shtratit” në 20 minuta, e më vonë në 30 minuta, dhe kjo është e tëra. Përmbaju këtij programi dhe bëhu i qëndrueshëm.

Pasi të punosh në ushtrimin e mësipërm për një muaj, mund të bësh edhe një hap përpara. Për dituritë Islame, provo të zhvillosh një shprehi që të lexosh vazhdimisht diçka Islame pas çdo namazi. Ose në mes të dy kohëve të namazit, për shembull në mes të akshamit dhe jacisë. Kjo është koha kur mund të fillosh të thellohesh më shumë në lexim dhe ndoshta edhe të mbash në mend apo të shfrytëzosh kohën të “studiosh” Islamin. Ngjashëm, rreth leximit të përgjithshëm, pas një muaji të ushtrimeve të mësipërme shto edhe ca kohë të leximit në punë, gjatë kohës së drekës. Ajo që mund të lexosh mund të jetë diçka lidhur me punë tënde (siç janë: Informacione, revista industriale, punët e konkurrentëve, etj…) dhe lëre leximin në “kohën e shtratit” për librat e vetë-aftësimit, biografitë, ose libra motivuese.

Shpresoj se kjo na përgatitë të gjithëve që të ndjekim vazhdimisht leximin në jetën tonë në mënyrë që të bëhet një pjesë e pandashme e zhvillimit tonë. Kur u lansua për herë të parë ProductiveMuslim.com, kemi pasur një faqe të librave ku unë vendosja libra të rekomanduar për lexim në periudha javore. Mu desh që ti largoja ato për shkak të shkaqeve të ndryshme, por shpresojmë se do të vazhdojmë me komente rreth librave rregullisht, kështu që mund ta shfletoni website-in më shpesh dhe me shpresë ProductiveMuslim.com do të ju japë udhëzime për libra të dobishëm që mund ti lexoni inshAllah.

Nëse keni ide, këshilla, libra që dëshironi ti ndani me ne, ose diçka tjetër për të shtuar, na kontaktoni!

Marrë nga www.productivemuslim.com Përktheu Hekuran Helshani

18 Burime të Bereqetit

Nëse do të kërkonim një definicion Islam për produktivitetin, me siguri do të mund të mblidhej në fjalën “bereqet” ose bekim. Të jesh në gjendje të arrish më shumë me sa më pak resurse, të bësh shumë në pak kohë, dhe të gjenerosh shumë me përpjekje të vogla është padyshim një bekim nga Allahu (Subhanehu we te‟ala).

Sidoqoftë, kjo është shndërruar disi në një thesar të humbur në këto ditë; çdokush e kërkon atë, mirëpo duket se askush nuk mund ta gjejë! Vazhdimisht i dëgjon njerëzit duke u ankuar se nuk ka bereqet në kohën e tyre, nuk kanë bereqet në gjumin e tyre, nuk kanë bereqet në paratë e tyre, dhe gjërat e tjera. Në këtë artikull, do ta zgjedhim këtë mister inshAllah: do ta mësojmë se çka është bereqeti dhe ku mund ta gjesh atë!

Çka është bereqeti?

Një nga thirrësit e njohur e shpjegon këtë si në vijim: “Bereqet është bashkëngjitja e mirësisë hyjnore tek një gjë, kështu që nëse ndodh në diçka të vogël e rritë atë. E nëse ndodh në diçka shumë sjell përfitim. Dhe nga frytet më të mëdha të bereqetit në të gjitha gjërat është përdorimi i atij bereqeti në nënshtrueshmërinë ndaj Allahut (Subhanehu we te‟ala).

Burimet e bereqetit

Unë jam një besimtar i denjë se bereqeti nuk është një thesar i humbur, në të vërtetë, ai është mu para syve tuaj! Ky thesar është në dispozicion dhe i gatshëm për tu bartur tek ai i cili punon për të. Më poshtë, kam listuar disa nga burimet e bereqetit. Nuk është një listë rraskapitëse, kështu që, unë mendoj se ju mund të kontribuoni në të me komentet e juaja inshAllah në mënyrë që të gjithë ne të ndajmë dhe zgjerojmë kuptimin tonë të këtij thesari të madh në ProductiveMuslim.com

1. Qëllimet e mira

Nëse dëshiron që diçka të ketë bereqet në të, formo qëllim të mirë për të. Më veçanërisht, sigurohu që ajo vepër të jetë vetëm për hir të Allahut (Subhanehu we te‟ala). Duke shikuar prapë në definicionin e bereqetit, ju mund t‟ia qëlloni edhe vetë se, nëse ne nuk e kemi për qëllim për atë që e kemi ose që e bëjmë të jetë për hir të Allahut, “mirësia hyjnore” nuk do të gjendet në veprat tona.

2. Devotshmëria dhe besimi në Allahun

Allahu thotë në Kuran: “E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka …” (Surja El-A‟rafë, ajeti 96). Dhe Ai gjithashtu thotë në Kuran: “e kush u përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare.” (Surja Et-Talak, Ajetet 2-3).

3. Të vendoset besimi tek Allahu

Allahu thotë në Kuran: “Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij. Allahu realizon dëshirën e vet, dhe Allahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).” (Surja Et-Talak, ajeti 3) I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nëse do të mbështeteshit në Allahun me mbështetje të sinqertë, Ai do t‟ju furnizonte ashtu siç i furnizon zogjtë: Ata fluturojnë në mëngjes pa asgjë dhe kthehen në mbrëmje me bark të mbushur.” (Ahmedi, En-Nesai, Ibn Maxheh, El-Hakim, dhe Et-Tirmidhiu)

4. Leximi i Kuranit

Kjo është fontana e bereqetit! Por SubhanAllah, ne rrallë pijmë prej saj! Allahu thotë në Kuran: “Edhe ky (Kur’an) është libër që e zbritëm; është i bekuar, vërtetues i të mëparshmes…” (Surja El-En‟am, Ajeti 92). Kështu që, lexoni Kuran, dhe shikoni se çfarë bekimesh dhe bereqeti prej Allahut do të futet në jetën tuaj. Sa më larg që të jemi nga ky Libër i Udhëzimit, aq më pak bereqet do të kemi në jetët tona.

5. Të thënurit Bismilah

Kur thua “Bismilah” para çdo pune që e bëni, ju po e kërkoni ndihmën përmes Emrit të Allahut në atë punë; jo vetëm që do të bekohet ai aktivitet por as shejtani nuk ka mundësi të jetë pjesë e tij! Pra, gjithmonë thuani “Bismilah” para çfarë pune që bëni! SubhanAllah, është lehtë për ne të harrojmë të themi “Bismilah”. Nganjëherë për shkak që jemi mësuar ta themi atë gjithmonë ne nuk mund ta mbajmë në mend nëse e kemi thënë apo jo! Mundohu të bëhesh i vetëdijshëm kur thua “Bismilah” dhe kuptoje se çfarë po thua para se ta bësh atë.

6. Të ngrënit me njerëzit

Çdonjëri që ka pasur përvojën e pritjes së mysafirëve në shtëpinë e tij/saj do ta kuptojë këtë. Pa marrë parasysh se sa i paktë të duket ty ushqimi që ua shërben mysafirëve të tu, gjithmonë duket më shumë se i mjaftueshëm! (Vërej: Kjo nuk është arsye që të jesh dorështrënguar kur i fton mysafirët në shtëpi; në fakt, duhet ta ndjekim sunetin e pejgamberit Ibrahim (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) i cili kur u vizitua nga engjëjt përgatit një shujtë të madhe për ta). Këtu po i referohem bekimit që ndodh kur hamë së bashku, konfirmuar në hadithin e pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) i cili tha: “Hani së bashku, sepse bekimi është në xhem‟atë (bashkësi njerëzish)…” dhe në një hadith tjetër: “Kushdo që posedon mjaft ushqim për dy persona, le ta marrë edhe të tretin, dhe kushdo që ka mjaft ushqim për katër persona, le ta marrë të pestin ose të gjashtin (ose tha ngjashëm me këtë).” (Bukhari, Volumi 4, Libri 56, Numër 781)

7. Ndershmëria në tregti

Kjo është për të gjithë njerëzit e biznesit (duke përfshirë edhe përdoruesit e “eBay”). Ne nuk duhet të supozojmë se duke gënjyer dhe mashtruar njerëzit tregtia jonë do të jetë profitabile. Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Blerësi dhe shitësi e kanë mundësinë e anulimit ose konfirmimit të shitblerjes përderisa ende nuk janë ndarë, dhe nëse kanë folur të vërtetën dhe kanë bërë të qartë të metat e produktit, atëherë ata do të bekohen në këtë shitblerje, ndërsa nëse kanë treguar gënjeshtra dhe kanë fshehur fakte, shitblerja e tyre do të privohet nga bekimi i Allahut”. (Bukhari, Volumi 3, Libri 34, Numër 293) Po, është e vështirë të jesh i ndershëm kur je duke provuar të shesësh diçka, por vlera është e madhe.

8. Duaja

Lute Allahun për bereqet! Nëse interesohesh rreth disa prej duave të profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) do ta vëresh se Profeti bënte dua për bereqet. Ne gjithmonë themi: “Allahu të bekoftë!” Mirëpo, qëllojani se çfarë? Kjo është një prej burimeve të bereqetit! Gjithashtu, kur je i ftuar në shtëpinë e dikujt, i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) na ka mësuar ta bëjmë duanë vijuese për pritësin: “O Allah, bekoje për ata atë me të cilën i ke furnizuar, fali ata dhe Ji i Mëshirshëm me ta.”

9. Të hyrat hallall/paratë

Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “O njerëz, Allahu është i mirë dhe nuk e pranon veçse të mirën” (Dijetarët kanë thënë se kjo ka të bëjë me të ardhurat hallall dhe rëndësinë e saj). Një dijetar, për atë që han haram ka thënë se, gjymtyrët e tij do ta tradhtojnë Allahun pa marrë parasysh a e dëshiron ai këtë apo jo; dhe se, ai i cili han pasurinë hallall, gjithashtu edhe gjymtyrët e tij do të bëjnë punë të mira dhe do tu jepet leje që të kërkojnë të mirën. Ky koncept, i të qenët i gjymtyrëve të bekuara dhe të lejuara që të bëjnë punë të mira është me të vërtetë një bekim dhe bereqet të cilin duhet ta synojmë të gjithë ne. Më përkujton kjo një tregim për një njeri të vjetër, i cili kërceu në një distancë të madhe të cilën të rinjtë nuk mund ta kapërcenin. Kur një i ri e pyeti plakun se si e bëri këtë, ai u përgjigj: “Këto janë gjymtyrët tona: i kemi ruajtur nga bërja e gjynaheve kur kemi qenë të rinj, kështu që Allahu i ruajti ato për ne kur ne u plakëm”.

10. Pasimi i sunetit të Pejgamberit Muhamed në çdo gjë

E kam thënë njëherë dhe do ta them prapë, Njeriu më Produktiv në historinë e njerëzimit është Profeti ynë i dashur Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!). Kështu që, thjeshtë vetëm me pasimin e stilit të jetës së tij dhe traditat e Sunetit për të cilat dëgjojmë aq shpesh, do të përfitojmë një burim të madh të bereqetit! Disa nga këto sunete përfshijnë: ngrënia Suhuur, ngrënia me dorën e djathtë nga ana e jote e pjatës, dalja për faljen e namazit të Bajramit, lëpirja e gishtërinjve pas përfundimit të ushqimit, fjetja në krahun e djathtë, përdorimi i miswakut, dhe shumë të tjera. Interesohu për këto sunete dhe përcjelli ato, sepse imitimi i traditës së njeriut më të bekuar në tokë është padyshim një burim i bereqetit!

11. Falja e namazit të istihares

Falja e namazit të istihares në të gjitha çështjet dhe pastaj mbështetja tek Allahu sa i përket pasojave, sikurse edhe pranimi i përcaktimit të Tij është burim i madh i bereqetit. Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) na ka mësuar këtë dua të bukur e cila na ndihmon të marrim vendime dhe të mos pendohemi për zgjedhjet që i bëjmë në këtë hadith:
Transmetohet nga Xhabir Ibn Abdullah të ketë thënë: “I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) na mësonte që të lutemi për udhëzim (namaz istihare) në të gjitha çështjet tona ashtu siç na mësonte kapitujt nga Kurani. Ai (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thoshte: Nëse dikush prej jush dëshiron të merr një vendim të rëndësishëm, le të falë dy rekate vullnetare namaz dhe pastaj le të lutet: “O Zoti im, me diturinë tënde kërkoj mbarësi. Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate; kërkoj prej të mirave Tua të shumta, sepse Ti ke mundësi kurse unë s‟kam mundësi; Ti di çdo gjë kurse unë nuk di; Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot! Nëse kjo punë e imja (… e emërton nevojën e tij…) është e dobishme për fenë time dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, ma mundëso mua që të realizohet kjo, ma lehtëso mua këtë dhe më beko në të. E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time për kohën e tashme dhe të ardhmen, largoje këtë nga unë dhe më largo mua nga kjo, e më përcakto mirësinë (mbarësinë) kudo që të jetë dhe më bëj të jem i kënaqur me të. E kush kërkon ndihmë nga Allahu (bën istihare) dhe konsultohet me njerëz (besimtarë) dhe bëhet i vendosur në pikësynimin e tij, nuk do të pendohet. Allahu thotë: “… dhe këshillohu me ta për të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun…” [Kuran, 3:159]

12. Falënderimi i shumtë i Allahut

Allahu thotë në Kuran: “Nëse jeni falënderues Do të shtoj më shumë (mirësi) për ju”. Një dijetar njëherë më tregoi se nëse shikon në këtë ajet, fjala arabe e cila është përdorur për të konfirmuar se Allahu Dëshiron të mira për personin i cili e falënderon Atë është faktikisht në formë të betimit – “Le-Ezidennekum”. Pra Allahu i premton atij që është falënderues ndaj Tij shtim në mirësi dhe bekime, dhe Allahu nuk e then asnjëherë premtimin.

13. Lëmosha

Në një hadith Kudsi, Allahu thotë: “O biri i Ademit, shpenzo (jep lëmoshë) dhe Unë do të shpenzoj në ty!” Kurdo që ke mbetur pa para, ose të duket se të është zhveshur bereqeti nga jeta jote dhe ke nevojë që të të kthehet urgjentisht, mënyra më e shpejtë e kthimit të bereqetit në jetën tënde mund të jetë duke dhënë lëmoshë. Për shembull, të themi se të ka ikur bereqeti për shkak të një mëkati që ke bërë; sadakaja (lëmosha) pastron gjynahet tua, shton vepra të mira dhe është burim i bereqetit. Unë nuk arrij dot ta përshkruaj plotësimin e menjëhershëm të mirësisë pas dhënies së sadakasë, dhe bereqetit që vjen pas saj. Provo këtë TANI!

14. Mbajtja e lidhjeve farefisnore

Transmeton Ebu Hurejra: I dërguari (s.a.w.s.) ka thënë: “Allahu krijoi krijimin e Tij, dhe kur Ai e përfundoi atë, lidhja farefisnore u ngrit dhe Allahu I tha: “Ç‟është puna me ty?” Ajo u përgjigj në këtë: “Kërkoj mbrojtje nga Ti që dikush të më shkëpusë mua”. Allahu u përgjigj në këtë: “A do të ishe e kënaqur që të derdhja begatitë e Mia mbi atë që të mban ty lidhur, dhe të ndaloj begatitë e Mia prej atij që rrezikon (shkëputë) lidhjet?” Në këtë ajo u përgjigj: “Po, O Zoti im!” Dhe Allahu tha: “Do të jetë kështu për ty.” Ebu Hurejra (rreth këtij hadithi) shtoi: “Nëse doni lexojeni: “Nëse ju (o hipokritë) i ktheni shpinën besimit, atëherë a do të bënit ngatërresa në Tokë dhe do t‟i shkatërronit lidhjet farefisnore? (Bukhari, Volumi 6, Libri 60, Numër 354)”

15. Zgjimi nga gjumi herët

Pejgamberi (Salallahu „Alejhi ue Selem) ka thënë: “Allahu i ka bërë të bekuara për umetin tim orët e hershme.” (Ahmedi) Ky hadith ishte ai që më shtyu mua ta krijoj ProductiveMuslim.com! Këto lloj perlash të produktivitetit janë burimet e bereqetit për të cilat duhet të luftojmë që ta shndërrojmë jetën tonë në produktive. Zgjimi herët në mëngjes është një hap mjaft i rëndësishëm për të qenë i bereqetshëm dhe për tu ndjerë mirë gjatë gjithë ditës. Mundohu të ngrihesh për Tehexhud (namaz nate) dhe pastaj përpiqu të punosh diç gjatë orëve para namazit të Sabahut. Nëse nuk ke mundësi, atëherë së paku ngrihu për namaz të Sabahut dhe qëndro i zgjuar derisa të lindë dielli para se të shkosh të flesh prapë. Këto orë janë të mbushura me bereqet. Nëse keni mundësi të shkoni në punë në këtë kohë atëherë bëjeni këtë, do të kryeni më shumë punë sesa gjatë tërë ditës në vijim!

16. Martesa

Allahu thotë në Kuran: “Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm!” (Kuran 24:32)

Sa i përket martesës, ia rekomandoj kursin edukativ secilit që është duke menduar seriozisht rreth martesës: (për ata që dijnë anglisht): www.Practimate.com.

17. Namazi

Allahu thotë në Kuran: “Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet.” (Kuran 20:132) Për ta ilustruar çështjen e namazit më shumë, vetëm paramendojeni jetën tuaj pa këtë akt madhështor të adhurimit! Prej nga do të vinte bereqeti? Për ata të cilët ende luhaten rreth namazit të tyre: Ju lutem kthehuni në binarë; kjo është vija e hollë jetësore për destinacionin tuaj përfundimtar dhe ushqimi ditor për shpirtin tuaj.

18. Kërkimi falje nga Allahu

I Dërguari (Salallahu „Alejhi ue Selem) ka thënë: “Nëse dikush vazhdimisht kërkon falje nga Allahu, Allahu do të gjej rrugëdalje për të në çfarëdo fatkeqësie, dhe do ta liroj nga çdo shqetësim, dhe do ta furnizoj atë nga nuk e pret fare.”

Shpresoj që këto gjëra përfshijnë shumicën e burimeve të Bereqetit, por siç e kam cekur edhe më herët, nuk është kjo ndonjë listë e përcaktuar. Ju lutem të shtoni burimet e juaja dhe na jepni rekomandime të reja që ti ndajmë së bashku!

marrë nga productivemuslim.com./përktheu Hekuran Helshani

Si është rutina jote e mëngjesit?

Unë e urrej rutinën. Përveç kur bie fjala për rutinën e mëngjesit J Kjo është diçka në të cilën përpiqem dhe i përmbahem.

Ja ca gjëra rreth fillimit të ditës suaj përmes një numri të veprave të para-planifikuara të cilat me të vërtetë ta rregullojnë ditën tënde. Më poshtë do të përshkruaj rutinën ideale për mëngjesin e Muslimanit Produktiv. (Vërejtje: Po supozoj se ezani i Sabahut është në ora 5:00 paradite dhe se puna fillon në ora 08:00 paradite, atëherë lirisht përdorni rutinat e mëposhtme që t’iu përshtaten orareve tuaja inshAllah)

04:00 – 05:00 paradite: 5 Veprime Esenciale

  1. Zgjohu!

Ndoshta hapi i parë dhe më i rëndësishëm për të pasur një rutinë të mrekullueshme mëngjesi është zgjimi i hershëm nga gjumi! Dhe mu në atë momentin e paaftësisë për të vendosur – se a do të zgjohesh shpejt apo do të kënaqesh në shtratin tënd për “5 minuta” të tjerë – qëndron sekreti i një dite të mrekullueshme apo të një dite të çmendur. Ja një ide e cila gjithmonë funksionon tek unë për tu zgjuar: Ju e dini se si shejtani të pëshpërit në vesh duke të thënë: “fli vetëm edhe 5 minuta”… Unë thjeshtë i pëshpëris vetes sime të kundërtën “qohu vetëm për 5 minuta” 😉 Po pra, mund të imagjinosh çfarë ndodh pas kësaj. Po sa të ngrihesh dhe fillon të thuash dhikret (lutjet) dhe të marrësh abdest, mund të imagjinosh se çfarë ndodhë me gjumin – (Arratiset! Ikë nga ndërtesa!).

  1. Bëji duatë e zgjimit dhe recitoj 10 ajetet e sures Ali-Imran:
    Elhamdulilah, ne kemi një mori “lutjesh për zgjim” të cilat i Dërguari Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) na ka mësuar. Edhe këto lutje mund ti gjeni në libërthin e lartpërmendur “Mburoja e Muslimanit”. Lutja ime e preferuar është recitimi i 10 ajeteve të fundit të sures Ali-Imran (Surja 3 e Kuranit). Ju gati që e ndjeni zemrën tuaj duke ardhur në jetë dhe duke u “njomur” kur gjëja e parë që e bëni kur të zgjoheni është përkujtimi i Allahut dhe recitimi i fjalëve të Tij të Lavdishme nga Kurani.
  2. Merr abdest

Ne të gjithë pajtohemi se ka diçka në abdest që me të vërtetë ndikon në fokusimin e energjisë tënde pozitive dhe të pastron si për nga jashtë ashtu edhe për nga brenda. E kam pasur një shok i cili këtë ndjenjë e quante “Rifreskim” si emërtim për “Përtëritjen” që e ndjen pas abdesit. Mos harro të fillosh abdesin tënd me Bismilah (nënkuptohet, para se të hysh në banjo) dhe ta bësh duanë pas përfundimit të abdesit! Do të të hapen të tetë dyert e Xhenetit, (a s’është mënyrë e mirë kjo për të filluar ditën) dhe do të ndihesh i rifreskuar dhe i gatshëm për ditën që e ke përpara.

 

 

  1. Tehexhudi (Namazi i natës) dhe Vitri
    Tehexhudi ose Kijami është përshkruar si “nderi i besimtarit”, sepse kush do të kalonte nëpër gjëra që ti i bën (zgjim, abdest, etj…) vetëm për tu ngritur dhe falur namaz? Bukuria e Tehexhudit është e vështirë të përshkruhet; që nga ndjenja e qetësisë në zemrën tënde dhe kuptimi më i lehtë i Kuranit gjatë kësaj kohe, të ndjerit më afër Allahut në kohën kur je i izoluar nga të tjerët dhe dëshira që asnjëherë të mos ngrihesh nga sexhdeja, e deri te momentet e të menduarit në vetmi që shumë rrallë mund ti realizosh në botën tonë të zënë … të gjitha këto e edhe më shumë dalin nga namazi i natës! Dhe në fund, falja e namazit të Vitrit pas Tehexhudit dhe bërja e duave të sinqerta Allahut, janë përkrahës të mëdhenj të ditës tënde të ardhshme!
  2. Momentet e Istigfarit (kërkim faljes)

Mos harro që ti përdorësh 5-10 minutat e fundit para hyrjes së Sabahut që ta lusësh Allahun për falje dhe të bësh shumë istigfar në mënyrë që të jesh në mesin e atyre që Allahu i ka përmendur në Kuran: “Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet.” (Kuran, Surja 51, ajeti 18.)

5:00 – 05:05: Ezani i Sabahut

Thuaje edhe ti atë që e thotë myezini (Personi i cili thërret ezanin për namaz) dhe mos e harro duanë pas ezanit. Lutjet të cilat kanë të bëjnë me ezanin gjithashtu mund të gjinden në “Mburojën e Muslimanit”.

5:05 – 05:30: Në mes të ezanit dhe ikametit

  1. Fali 2 rekate sunet të Sabahut

Mos i lësho këto! Pejgamberi Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Dy rekate para namazit të Sabahut janë më të mira se krejt kjo botë dhe çfarë ka në të. (Rijadu-Salihiin (Hadith #1102). Ndalu dhe mendo për këtë hadith për një moment; 5 minuta të kohës tënde për ti falur 2 rekate të shkurta janë më të mira se e gjithë kjo botë e gjerë me të gjitha tokat e saj, njerëzit, thesaret, natyrën e më shumë! SubhanAllah!
Gjithashtu, nëse kjo është rëndësia dhe vlera e sunnetit të Sabahut, e çka atëherë për vetë namazin obligativ të Sabahut?

  1. Duaja

A e keni ditur se koha në mes të ezanit dhe ikametit është koha më e mirë për dua? Shfrytëzoje atë në maksimum! Transmeton Enes Ibn Malik: “Lutja në mes të ezanit dhe ikametit nuk kthehet.” (Suneni i Ebu Dawudit, Libri #2, Hadithi #0521)

  1. Shtriju në krahun e djathtë

Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë I Kënaqur me të): “I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) i falte dy rekate të lehta para namazit (obligativ) të Sabahut pasi që fillonte të gdhijë agimi dhe pasi që myezini e thërriste ezanin. Pastaj shtrihej edhe ca derisa myezini fillonte të thërriste ikametin.” (Sahih Bukhari/Libri #11, Hadithi#599)

  1. Seanca të ideve

Unë nganjëherë e përdori këtë kohë ose që ta planifikojë ditën time, ose të prodhoj ide për artikuj për ProductiveMuslim.com apo vetëm për lexim dhe shkrim. Do të befasohesh se sa aktiv është truri gjatë kësaj kohe! Je i zgjuar, në gjendje alarmante dhe të gjallë. J

  1. Memorizim i Kuranit

Derisa jemi duke folur për të qenët aktiv i mendjes tënde, memorizimi i Kuranit në këtë kohë të ditës është  jashtëzakonisht i mirë gjithashtu. Kam provuar të mbaj mend Kuran pas Ikindisë/Akshamit mirëpo isha i lodhur dhe sapo kthehesha nga puna, për dallim nga koha e pas Sabahut kur truri është sikurse shpuza dhe është koha më e mirë për të memorizuar ajete nga Kurani J.

05:30 – 06:00: Namazi i Sabahut dhe dhikri

Nëse je vëlla, dhe ke mundësi të dalësh në xhami, pa marrë parasysh sa larg, mësyja. Bukuria e faljes së Sabahut në xhami është vështirë të shpjegohet. Unë preferoj që të ecet për në xhami në vend të vozitjes (biçikleta gjithashtu është e mirë J) për shkak se ke mundësi edhe të thithësh ajër të freskët të mëngjesit; Allahu thotë në Kuran: “Pasha agimin kur ai shkrepë (thithë errësirën)!” (Surja 81, Ajeti 18). Pas namazit të Sabahut ulu, relaksohu, dhe kënaqu me dhikrin e pas namazit dhe duatë e mëngjesit.

06:00 – 06:30: Recito, Lexo ose Ushtro

  1. Memorizim Kurani/Lexim: Lexo dhe/ose Memorizo Kuran siç e përmendëm më parë, ose nëse ke një libër të mirë Tefsiri (Komentimi të Kuranit) atëherë leximi i së paku një faqe të Kuranit është një bonus i madh!
  2. Lexim: Shpenzo këtë kohë duke lexuar materiale Islame. Po e theksoj që leximet të jenë Islame, sepse siç e ceka më herët, mendja jote është mu sikurse shpuza në këtë kohë dhe është shumë aktive. Ti ke dëshirë që çdo lexim që e bën të futet në kokën tënde dhe shpirtin tënd inshAllah. Libra që sugjerohen të lexohen: libra hadithesh, tregime pejgamberësh, Sirë, etj…
  3. Ushtrime: Një opsion tjetër janë ushtrimet e shpejta 30 minutëshe. Kjo mund të jetë, vrapim rreth lagjes, çiklizëm, përdorimi i shiritit për vrapim, disa ushtrime aerobike/ kardiovaskulare dhe çfarëdo tjetër që zhvillon qëndrueshmërinë.

06:30 – 06:45: Planifiko ditën tënde

Kjo është koha kur e planifikoj tërë pjesën e mbetur të ditës, natyrisht duke përdorur “detyrë-shënuesin”. Nganjëherë kontrolloj dhe dërgoj e-mailat rreth kësaj kohe gjithashtu për të më ndihmuar në planifikimin e ditës ose për përcaktimin e detyrave për vete dhe për anëtarët e ekipit me të cilin punoj.

6:45 – 07:00: Përgatitu për punë

Bëj dush, vishu, dhe mblidh dokumentet që të nevojiten, (gjithashtu organizimi i këtyre gjërave para se të flesh e bën këtë proces 15 minutësh goxha më të lehtë!) Vendosi gjërat aty ku mund ti gjesh që të mos humbësh kohë për kërkimin e tyre.

07:00 – 07:10: Namazi i Duhasë

Asgjë nuk ndikon në rregullimin e ditës tënde sikurse adaptimi me namazin e Duhasë, siç e përmendëm tek “7 shprehitë produktive shpirtërore”. Nu’ejm ibn Hamer (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se ka dëgjuar të dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) të ketë thënë: “Allahu i Lartësuar thotë: O bijtë e Ademit, mos dështoni në faljen e katër rekateve në fillimin e ditës suaj, dhe Unë do të ju mjaftoj juve në mbarim të saj” (Ebu Dawud (1289) dhe Tirmidhi (475)).

07:15 – 07:30: Kafjalli

Shpërbleje veten për një Mëngjes Produktiv me një kafjall të madh e të shëndetshëm! Mundohu të shmangësh kafeinën dhe merr një gotë të mbushur me fibra për një qëndrim të mirë.

07:30 – 08:00: Udhëtimi për në punë

Mos i harro këshillat e mia për stilin e udhëtimit të Muslimanit Produktiv! J

Paramendo sikur të gjitha mëngjeset tua të ishin sikurse i lartpërmenduri … sa do të përfitoje shpirtërisht? Sa do të përfitoje në dituri? Si do të ishte disponimin për ditën në vijim?

Përktheu Hekuran Helshani

7 Shprehi produktive shpirtërore për t’i zhvilluar

Ju duhet të synoni t’i shndërroni 7 aktivitetet Produktive shpirtërore në shprehi tuajat, në mënyrë që me shpresë do të vazhdoni të përfitoni prej tyre gjatë gjithë jetës suaj. Unë i konsideroj këto aktivitete si të pandara nga njëra tjetra sa i përket çdo Muslimani Produktiv. Ti zhvilloni ato si shprehi është esenca e nisjes për në udhëtimin drejt dashurisë së Allahut (Subhanehu ue te‟ala) dhe drejt ngritjes së vazhdueshme të imanit tuaj, inshAllah:

1) Fali Namazet sunnet para dhe/ose pas Namazeve obligative:

E di që është më e lehtë që vetëm ti falësh namazet e obligueshme dhe të vraposh jashtë xhamisë! Megjithatë, kur ti kuptojmë shpërblimet që i humbim me mosfaljen e këtyre namazeve sunnet, nuk do ti lëmë më ato.

Gjatë viteve kam mësuar se ekziston vetëm NJË mënyrë e detyrimit të vetvetes për faljen e këtyre namazeve sunnet në vazhdimësi: Kyçu në shprehinë e faljes së tyre! Së shpejti ato do të bëhen pjesë dhe parcelë e namazit tënd dhe namazi yt do të ndihet i pakompletuar pa kryerjen e këtyre veprave.

2) Përkujtimi i Allahut pas namazit:

Sërish, është e lehtë të ngutemi drejt daljes nga xhamia për shkak të jetesës sonë të ngarkuar; por, le të bëhemi të sinqertë, sa kohë na merr thënia e duave pas namazit? (Përgjigja: 5-7 minuta!). Nëse nuk jeni të sigurt se në çfarë po aludoj, ju mund ti gjeni vetë duatë tek libërthi “Mburoja e Muslimanit”.

Ditëve të sotme ju mund të gjeni laptopë xhepi ose aplikacione telefoni që i përmbajnë këto dua. Kyçu në shprehinë e recitimit të tyre çdo ditë pas çdo namazi për ta pasuruar të përjetuarit e namazit.

3) Përkujtimi i Allahut mëngjes/mbrëmje

Hapi i dytë përfshihet gjithashtu në këtë shprehi. Ekziston një përmbledhje e bukur e duave/përkujtimit të Allahut nga sunneti i të dërguarit Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) të cilat i thoshte para lindjes së diellit dhe para perëndimit të diellit.

Ato janë me të vërtetë larguese të stresit dhe përforcuese të energjisë, të cilat nuk dështojnë asnjëherë ti shndërrojnë ditët dhe netët e mia në të bekuara.
Edhe këto dua mund ti gjeni në “Mburojën e Muslimanit.”

4) Namazi i natës:

Elhamdulilah, gjatë Ramazanit ne kemi Taravitë e mrekullueshme për ti falur. Megjithatë, jashtë Ramazanit ka shumë raste të volitshme që ende të mbahet shpërblimi i namazit të natës. Nëse je i ri në namazin e natës (Tehexhud) apo nuk e falë atë vazhdimisht gjatë vitit, sigurohu të provosh që ti falësh namazet për çdo natë me xhematë në xhami(posaçërisht vëllezërit), dhe vendosja vetvetes ligjin e “s‟kaarsyetim”-it.

Zhvilloje shprehinë e të falurit të Tehexhudit dhe të vazhdimit të faljes së këtij namazi për 30 ditë rresht; kjo do të vendosë në një rrugë më të mirë për të vazhduar me namaz nate përgjatë tërë vitit inshAllah.

5) Namazi i Duhasë:

Ky është top sekreti i Muslimanit Produktiv për të pasur një ditë produktive: 2 rekate të cilat njihen si namazi i Duhasë, të cilat mund ti falni në çdo kohë pas lindjes së diellit e deri para se dielli të arrijë zenitin e tij (rreth 30 minuta para drekës).

Shpërblimi për këtë namaz është i njëjtë me dhënien e lëmoshës për çdo kockë të trupit tënd, ndërsa energjia dhe lëvizshmëria që do ta ndjesh gjatë ditës është e mrekullueshme.

6) Lutjet para se të flesh:

Ju vetëm se keni pasur një ditë të gjatë dhe je shumë i lodhur. Ti arrin në shtratin tënd dhe dëshiron të hidhesh në jastëk… por … prit! Para se ta bësh këtë, a mund t‟ia ndash vetes tënde vetëm edhe 10 minuta më shumë për ti lexuar lutjet para se të flesh? Kjo është e tëra.

Provoi këto dhe gjeje veten tënde duke përjetuar gjumin më të këndshëm që ke bërë ndonjëherë dhe zgjimin e lehtë për namazin e Sabahut, inshAllah.

7) Recitimi i Kuranit nga një orë për çdo ditë:

Vërejtje: Unë po them lexo Kuran një orë për çdo ditë dhe jo një xhuz ose një sure. Sasia e Kuranit që ti e lexon nuk është aq e rëndësishme sa është kualiteti i kuptimit tënd.

Nëse ti kalon një orë duke recituar një ajet mirëpo plotësisht e kupton atë, është më e rëndësishme dhe më fitimprurëse sesa leximi i një sasie të madhe të Kuranit meshpejtësi marramendëse përderisa nuk e kupton asnjë fjalë.

Pra ja ku jemi, 7 shprehi shpirtërore produktive që mund ti zhvillosh përgjatë vitit duke filluar që nga SOT

Perkthimi i muslimanit prooduktiv

Analizo kohën tënde: Çelësi i Produktivitetit

“Pasha El-„Asr (kohën). Me të vërtetë, njeriu është në humbje! Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira; e këshillojnë njëri tjetrin me të vërtetën, dhe e këshillojnë njëri tjetrin për durim”. (Surja El-‘Asr)

Një shok i imi i vjetër më tha njëherë: “Një mit po sillet vërdallë këtyre ditëve. Miti thotë: Nëse arrin ta menaxhosh kohën, do të kesh mundësi të bësh çdo gjë!” Katër vite pas dëgjimit të kësaj këshille, nuk besoj më se kjo është vetëm mit.

Ne të gjithë dëgjojmë për menaxhimin e kohës dhe rëndësinë e saj, ndërsa njerëzit shpesh na qortojnë për mënyrën se si ne e kalojmë kohën tonë, por rrallë ka ndodhur të hasim në ndonjë metodologji koncize se si ta menaxhojmë kohën! Në mënyrë që ta kuptojmë se si ta menaxhojmë kohën, ne duhet ta kuptojmë se me çka ka të bëjë menaxhimi i kohës.

Duke kundërshtuar kuptimin e zakonshëm, themi se menaxhimi i kohës s‟ka të bëjë me menaxhimin e kohës tënde, sepse teknikisht ti nuk mund të menaxhosh diçka mbi të cilën nuk ke ndonjë kontroll! (A mund ta ndalësh ose ta nisësh kohën?!) Thënë më thjeshtë, menaxhimi i kohës ka të bëjë me menaxhimin e vetes tënde në atë mënyrë e cila të mundëson shfrytëzimin e sferës kohore në të cilën ne gjendemi. Pra, si mund ta bëjmë këtë në të vërtetë!

Pitër Druker, autori i librit të famshëm “Ekzekutuesi Efektiv”, rekomandon tre hapa për të menaxhuar kohën tënde, dhe ai faktikisht e ka quajtur këtë kaptinë: “Njihe Kohën Tënde”:

1) Analizo kohën tënde

2) Ndërpre kërkesat joproduktive

3) Syno të përfundosh detyrat në pjesë të mëdha kohore.

Kështu që, le të kyçemi në më shumë detaje se si të pasojmë tre hapat e mësipërm (duke shtuar në to gërshetën e zakonshme të Muslimanit Produktiv: )

1) Analizo kohën tënde: Regjistroje mënyrën se si e shpenzon ti kohën tënde brenda një jave. Do të jem i sinqertë këtu, lypset shpinë e fortë për të gjetur rezultatin e kohës që ne e humbim! Mirëpo, të qenët i sinqertë me veten është hapi i parë drejt ndreqjes. Ekzistojnë dy mënyra për ta llogaritur kohën tënde: 1) Mbaj një ditar në të cilin regjistron se çka bën në secilën orë. 2) Pyete shokun/ shokun e dhomës/ bashkëshorten(in) tënd që ta analizojë kohën tënde (sepse ne kur e llogarisim vetë kohën tonë bëhemi të mirë me veten, dhe në fund dalim „hileqar‟)

2) Ndërpriti kërkesat joproduktive: Me shpresë se, pasi të regjistrojmë kohën tonë, një ndërgjegjësim i fuqishëm do të shfaqet tek ne, dhe ajo është se, ka shumë gjëra të cilat ne mund ti shkurtojmë. Për shembull: A duhet gjithsesi që ta shpenzojmë atë orë të mëngjesit në kafene, apo më mirë është të përgatisim një kafe në shtëpi dhe ti lexojmë e-mailat njëkohësisht? A duhet me të vërtetë që ti shpenzojmë çdo ditë nga 2 orë vetëm duke kaluar nëpër kanale televizive ose faqe interneti apo mund të shkurtojmë këtë kohë? Vërejtje: Ju lutem!

Mos e shkurtoni kohën për Allahun! Për shembull, në mënyrë që të “kursejmë” kohë, disa njerëz nuk dalin të falen në xhami. Kjo nuk është një kërkesë e panevojshme të cilat duhet ta ndërpresim, por kjo është një kërkesë esenciale të cilën duhet ta mbajmë, kështu që mos i prek pra gjërat që lidhen me fenë! Ne veç jemi fajtor që nuk i kushtojmë kohë sa duhet atyre dhe nuk kemi arsye që ti dëmtojmë ato.

3) Syno të afatizosh detyrat tua brenda periudhave më të gjata: A nuk është e mërzitshme kur jeni duke punuar rëndë në diçka, dhe sapo të kyçesh mirë në të (nganjëherë kjo quhet “të qenët i thelluar” në diçka) papritmas të ndërpret një thirrje telefonike ose një e-mail, apo alarm mesazhi telefonik?! Pra kjo këshillë e tretë në të vërtetë thotë se duhet të provosh të bllokosh kohën në periudha të gjata (disa njerëz sugjerojnë se 90 minuta janë maksimumi i kohës në të cilën mund të koncentrohesh në një gjë, mirëpo kjo nënkupton 90 minuta kohë të pandërprerë).

Kjo teknikë do t‟ju ndihmojë që të arrini shumë më shumë duke bërë më pak, vetëm pse jeni fokusuar në një detyrë brenda një kohe të caktuar. Kryerja e një pune për të cilën nevojitet një orë, në qoftë se do ta ndërpresësh çdo 10-15 minuta, në fund do të ti konsumojë 4 orë. (Për të të ndihmuar në bllokimin e kohës tënde, të lutem referohu në “detyrë-shënuesin” (“taskinator”) në website-in tonë www.productivemuslim.com)

Shpresoj që kjo do të ju japë një kuptim më të mirë se si ta ktheni mitin e menaxhimit të kohës në realitet.

Përktheu Hekuran Helshani

Islami edukon liderë apo vasalë?

Në ditët e sotme flitet shpesh rreth rolit të Islamit në kalitjen personaliteteve. Sidomos në kohën e prapambetjes, tema të tilla na ofrohen për konsum nga persona dashakeqë të cilët synojnë ti japin goditjen përfundimtare kësaj feje madhështore. A edukon dhe kalit islami liderë, apo prodhon vetëm vasalë dhe kokulur?

Ajo që duket qartë për çdo studiues, është se Islami është një metodologji që bazohet mbi kredo dhe vlera. Ai e orienton njeriun drejt realitetit të jetës së kësaj bote, drejt besimit dhe sjelljeve të drejta. Sakaq, karakteri i fortë, siç e kam thënë dhe herë të tjera, mund të haset tek besimtari dhe jobesimtari. Thotë profeti Muhamed a.s:”Njerëzit janë si një tufë me njëqind deve, ku mezi gjen një deve të përshtatshme për udhëtim.” (Buhari)

Devenë e përshtatshme për udhëtim, Profeti a.s e ka quajtur “rahile”, e cila është e fuqishme, e shpejtë dhe haset rrallë mes species së deveve. I tillë është dhe njeriu që gëzon cilësi dhe tipare lideri mes njerëzve. Atë nuk e has kollaj mes tyre, në fakt janë tepër të rrallë.

Duke studiuar jetëshkrimin e profetit Muhamed a.s, gjejmë se numri i shokëve të tij të cilët u përmendet emri në histori janë diku tek dy mijë e pesëqind syresh. Kjo, edhe pse vetëm gjatë haxhit të lamtumirës, numri i myslimanëve që e shoqëruan Profetin a.s ishte mbi njëqind mijë.

Mes atyre që braktisën islamin pas vdekjes së Profetit a.s, kishte të tillë që kishin qenë liderë para islamit, gjatë islamit dhe pasi e braktisën atë, siç ishte rasti i Amr ibnu Madij Kereb dhe Tulejha El-esedij. Ashtu siç gjejmë sahabe tepër të devotshëm, si Ebu Dherri Zoti qoftë i kënaqur me të, të cilët as u njohën dhe as e ushtruan ndonjëherë lidershipin. Kjo, edhe pse Ebu Dherri kishte aftësi të rralla propagandistike dhe edukative me njerëzit. Por kjo nuk e bënte të aftë të ushtrojë rolin e liderit, gjë e cila na ndërgjegjëson mbi diferencën mes një ftuesi të suksesshëm dhe një lideri të tillë. Po, kemi shumë njerëz të cilët janë mjeshtër në propagandë dhe ftesë, por nuk janë të tillë në lidership dhe anasjelltas. E megjithatë, të dy janë të nevojshëm për umetin.

I dërguari i Allahut a.s prodhoi dhe edukoi liderë dhe ushtarë, secili sipas aftësive me të cilat e kishte pajisur Zoti.

Myslimanët që jetuan në kohën e Profetit a.s mund ti ndajmë në tre kategori:

1 – Ata që gëzonin tipare lidershipi që para Islamit, tipare të cilat i konsoliduan më shumë pas islamit. Pasi përqafuan islamin, ata i kalitën, ushtruan dhe orientuan drejt kontributit social këto tipare lideri. I tillë ishte Umer ibnul Hattabi, Halid ibnul Velidi, Amr ibnu Ebi Vekkas, Ikrime ibnu Ebi Xhehl dhe të tjerë.

2 – Ata të cilët nuk kishin tipare lidershipi. Profeti Muhamed a.s i orientoi energjitë e tyre drejt kontributit propagantistik, edukimit, përhapjes së dijeve etj… secili sipas aftësive përkatëse. Kështu, ata dhanë kontribut të madh, siç kemi rastin e Ebu Dherrit, Abdullah ibnu Mesudit etj…

3 – Ata që u lindën në islam dhe jetuan mes myslimanëve. Këta, Profeti a.s i edukoi në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe i orientoi duke kultivuar tek ta tiparet e lidershipit. Kështu, ata u shndërruan në liderë të mëdhenj, siç kemi rastin e Hasanit dhe Husejnit, Abdullah ibnu Zubejrit etj… Sakaq, Abdullah ibnu Abasi u promovua si ftues dhe dijetar.

Profeti Muhamed a.s i rrënjosi cilësitë e lidershipit tek ata individë të cilët kishin prirje të tilla. Ndërkohë, ata të cilët Zoti nuk i kishte pajisur me cilësi të tilla, u orientuan drejt një aktiviteti tjetër që përkonte me natyrën e tyre dhe ku mund të jepnin kontribut të vyer.

Interesi që Profeti a.s tregoi me disa fëmijë, ishte faktor i rëndësishëm për zhvillimin e talenteve dhe tipareve të lidershpit tek ta. Kështu, ata u bënë liderë të shquar dhe fituan simpatinë njerëzve.

Dr. Tarik Suvejdan

Lidhjet ndërmjet njerëzve dhe përgjegjësia individuale brenda shoqërisë sipas udhëzimeve profetike

Rëndësia që u kushtoi profeti Muhamed lidhjeve ndërmjet njerëzve

Kur jeta e profetit Muhamed (a.s) dhe këshilla që ai u dha njerëzve analizohen me kujdes, mund të vihet re se ai gjithmonë ka vepruar si shembull dhe se ai bënte sugjerime që ndihmonin për të qetësuar emocionet dhe dëshirat e një individi, si edhe për të drejtuar lidhjet ndërmjet njerëzve pa i kthyer ato në konflikte dhe pa i hapur rrugë padrejtësisë.

Kur diskutohet për çështjen e fesë, shumë njerëz fillimisht marrin parasysh disa forma të adhurimit. Kjo qasje është e saktë, por nuk është e plotë. Në fakt, koncepti i ndershmërisë duhet të jetë prej gjërave të para që të vijnë në mendje kur flasim për fenë. Ndershmëria është një çështje thelbësore në Islam.

Prioritet e fesë

Një mysliman, i cili ka besim të fortë dhe të pastër në ekzistencën dhe njëshmërinë e Allahut, pa dyshim dhe pa ngurrim, dhe i cili konfirmon se profeti Muhamed është robi dhe i dërguari ti tij, duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësitë e tij në dy pika kryesore dhe duhet të bëjë të pamundurën t’i arrijë ato pa neglizhuar.

Pika e parë është të kryejë format e adhurimit të urdhëruara nga Allahu sipas aftësive të tij.

Pika e dytë është të jetë i ndjeshëm për respektimin e njerëzve dhe të mjedisit, dhe ky është gjithashtu një urdhër nga Allahu dhe është një rrugë nëpërmjet të cilës ne mund të arrijmë kënaqësinë e Tij.

Ndjeshmëria e treguar nga njerëzit për të dyja këto çështje konsiderohet si një parametër i sinqeritetit të besimit të tyre. Në shpjegimet për Islamin, u jepet prioritet dhe rëndësi formave bazë të adhurimit si falja, agjërimi dhe zekati. Megjithatë kur shqyrtohet jeta e profetit Muhamed (a.s) dhe burimet e haditheve (thëniet e profetit), mund të kuptohet se profeti Muhamed (a.s) u kushtoi shumë rëndësi lidhjeve njerëzore dhe se ai ishte shumë i ndjeshëm për këto çështje. Hadithi i mposhtëm është një provë e kësaj:

Një ditë profeti Muhamed ishte ulur me shokët e tij dhe tha: “A e dini se kush është një Muflis (i humbur)?” Njëri prej shokëve të tij tha: “Ai që nuk ka as dirhem dhe as pasuri”. Profeti tha: “Muflis është ai që vjen në Ditën e Gjykimit me namaz, agjërim dhe zekat, por ai ndihet i humbur atë ditë duke qenë se atij i ka shteruar të mirat e tij duke abuzuar me të tjerët, duke shpifur për të tjerët, duke konsumuar pa të drejtë pasurinë e të tjerëve, duke derdhur gjakun e të tjerëve dhe duke i rrahur të tjerët; virtytet e tij do t’u jepen atyre që kanë vuajtur në dorën e tij. Dhe nëse të mirat e tij nuk e balancojnë llogarinë e tij, atëherë mëkatet e personit tjetër do të futen në llogarinë e Muflis dhe ai do të hidhet në zjarr”.

Lidhja ndërmjet Allahut dhe njerëzimit

Njerëzit të cilët e përmbushin detyrën e adhurimit siç urdhërohet nga Allahu, pa dyshim konsiderohen se i kanë përmbushur disa prej detyrave të tyre. Megjithatë, ata nuk e kanë fituar akoma pozicionin e njerëzve të përsosur, të cilët u binden urdhrave të Allahut. Përgjigja për pyetjen: “Çfarë mangësish kanë dhe si mund ta marrin veten? “ duhet të kërkohet në hadithin e mëposhtëm:

Asnjëri prej jush nuk ka besuar me të vërtetë, derisa ju të doni për vëllain/motrën tuaj atë që doni për veten tuaj”.

Nuk mund të shkosh në parajsë pa besuar. Ju nuk mund të konsideroheni besimtarë derisa ta doni njëri-tjetrin”.

Një mysliman është ai person, të cilit i besohet për veprat dhe fjalët e tij”.

Planifikimi i lidhjeve humane

Ne mund ta kuptojmë ndjeshmërinë e profetit Muhamed (a.s) kundrejt lidhjeve njerëzore, nëse ne i analizojmë ngjarjet që ndodhën në vitet e hershme të Islamit dhe deklaratat që u bënë nga çdo mysliman për ato ngjarje. Kur Xhafer Ibn Abi Talib, vëllai i madh i Aliut, u thirr para Najashit, ai përshkroi jetën e mëparshme të popullit të tij dhe të mirat e Islamit me fjalët e mëposhtme: “Ne ishim në një gjendje injorance dhe imoraliteti, adhuronim idhujt, hanim mishin e kafshëve të vdekura, dhe kryenim të gjitha llojet e gjërave të këqija dhe të veprave të turpshme. Ne prishëm lidhjet familjare, i trajtonim keq miqtë dhe të fortit mes nesh shfrytëzonin të dobëtit. Ne qëndruam në këtë gjendje derisa Allahu na dërgoi një profet. Ai na bëri thirrje të adhuronim Allahun dhe të hiqnim dorë nga gurët dhe idhujt që ne dhe paraardhësit tanë i adhuronim përveç Allahut. Ai na urdhëroi të themi të vërtetën, të mbajmë premtimet, të jemi të sjellshëm me familjarët, të ndihmojmë fqinjin, të heqim dorë nga veprimet e ndaluara, të largohemi nga gjakderdhja, të shmangim gjërat e turpshme dhe dëshmimin e rremë, të mos përvetësojmë pasurinë e jetimit dhe të mos shpifim për gratë e ndershme”.

Megjithëse Ebu Sufjani nuk ishte besimtar në atë kohë, ai foli për gjëra të ngjashme. Kur Herakliu pyeti për profetin Muhamed (a.s): “Çfarë ju urdhëroi ai të bëni?”, Ebu Sufjani u përgjigj: “Ai na urdhëroi të falim namazin, të japim zekatin, të themi të vërtetën, të jemi të devotshëm dhe të ndershëm dhe të forcojmë lidhjet farefisnore”. Kjo ishte qasja e profetit Muhamed (a.s), e profetit të Islamit, kundrejt qenieve njerëzore dhe lidhjes që duhet të formohet mes njerëzve.

Të jemi të vetëdijshëm për vetveten, të ruajmë personalitetin dhe karakterin tonë.

Në lidhjet njerëzore, është e rëndësishme që hapi i parë të merret pozitivisht. Ky është një qëndrim që pritet nga një person me virtyte.

Në ditët e para të profecisë së tij, profeti Muhamed (a.s) ishte i shqetësuar për përgjegjësinë e kësaj detyre dhe për ato që do të ndodhnin në të ardhmen. Fjalët që i tha bashkëshortja e tij Hatixhja për ta qetësuar janë kuptimplota dhe tregojnë personalitetin e profetit: “Gëzohu! Ai në duart e të cilit është jeta ime, është Dëshmitari im se ti do të jesh i dërguari i popullit të Tij. A nuk ke qenë i dashur me familjen, i dashur me fqinjët, bamirës me të varfrit, mikpritës për të huajt, ke mbajtur fjalën dhe i ke ndihmuar njerëzit në gjendje të vështira?

Profeti i ka këshilluar vazhdimisht ata që e besojnë atë të jenë të ndjeshëm në sjelljen e tyre morale dhe duke thënë: “Më i miri i besimtarëve brenda aspektit të besimit është ai që ka moralin më të lartë”, ai thekson se një person, i cili ka besim të fortë te Allahu duhet të ketë sjellje morale të përsosur kundrejt të tjerëve. Një prej pikave që shtjelloi profeti Muhamed (a.s) ishte se një mysliman duhet të jetë i sinqertë dhe të ketë qëllim të mirë. Ky sinqeritet përfshin përzemërsinë brenda besimit dhe adhurimit dhe kundrejt të tjerëve. Këtë donte të thoshte Jarir in Abdullah, kur tha: “Unë u pajtova me profetin e shenjtë për çështjet e faljes së namazit, dhënies së zekatin dhe veprimit me sinqeritet kundrejt çdo myslimani”.

Me paralajmërimin e mëposhtëm profeti Muhamed (a.s) tregon, se njerëzit nuk duhet të lejojnë që të abuzohet me vullnetin e tyre të mirë: “Një besimtar nuk duhet të lëndohet në të njëjtin vend dy herë”. Me këtë shprehje profeti deklaron se besimtarët e matur duhet të jenë të kujdesshëm kur bëjnë vërejtje për njerëzit e tjerë. Ata mund të gabohen njëherë për shkak të vullnetit të mirë, që është diçka që duhet ta kenë, megjithatë ata kanë mundësitë të shqyrtojmë personalitetin e të tjerëve dhe si rrjedhim nuk duhet të mashtrohen më shumë se një herë nga i njëjti person ose persona, duke qenë se mashtrimi i dytë nuk konsiderohet si gabim i bërë nga vullneti i mirë, por si një faj që bëhet duke qenë i vetëdijshëm.

Detyrat dhe përgjegjësitë kundrejt njerëzve:

Profeti Muhamed (a.s) tregon, se njerëzit kanë aftësi jo vetëm t’i mbajnë dëshirat dhe nevojat e tyre tokësore brenda kufijve legjitimë, duke forcuar ekuilibrin ndërmjet kësaj bote dhe botës tjetër, ndërsa distancohen nga situatat ekstreme duke kryer veprime adhurimi dhe duke ndjekur rregullat e jetës sociale, por janë gjithashtu të aftë të jenë të shëndetshëm shpirtërisht pa kundërshtuar besimet e tyre.

“Tre shokë shkuan në shtëpinë e profetit dhe kërkuan të dhëna në lidhje me format e adhurimit që ai i kryente gjatë natës. Kur ata e morën informacionin që donin ata thanë: “Ku jemi ne e ku është Profeti (a.s). Allahu atij ia ka falur të gjitha mëkatet e mëparshme dhe ato të ardhshmet”. Njëri prej tyre tha: “Sa më përket mua, unë gjithnjë tërë natën do të falem”. I dyti tha: “Unë vazhdimisht do të agjëroj”. I treti tha: “Unë do të izolohem prej grave dhe kurrë nuk do të martohem”. Kur vjen i Dërguari i Allahut, u thotë atyre: “A jeni ju që keni thënë këtë dhe këtë? Sa më përket mua, pasha Allahun, unë jam më i ndrojtur dhe më i devotshëm ndaj Allahut sesa ju, por unë agjëroj dhe ha, falem dhe fle, dhe bëj jetë bashkëshortore! Kush largohet nga Sunneti im, ai nuk më përket mua”.

Në një hadith thuhet se: “Nëse katër njerëz dëshmojnë pozitivisht për një mysliman, atëherë Allahu do ta fusë atë në parajsë”. Hadithi i mposhtëm shpjegon veprat e kryera për të tjerët kanë vlerë më të madhe sesa veprat e tjera.

“Shtatë persona (lloje njerëzish) All-llahu do t’i vendosë nën hijen (mbrojtjen) e Tij atë ditë kur nuk do të ketë tjetër përveç hijes së Tij. Ata janë: – Imami (udhëheqësi) i drejtë; – një i ri i cili është rritur në ibadet dhe res­pekt të Allahut të Madhëruar; – një njeri, zemra e të cilit është e lidhur për xhamitë; – dy njerëz të cilët në emër të Allahut duhen, janë sho­qëruar dhe të tillë kanë mbetur gjer në ndarje (vdekje); – një njeri të cilin e ka ftuar një grua auto­ritative dhe e bukur, kurse ai e re­fuzon duke i thënë se i frikësohet Allahut; njeriu i cili ndan sadaka fshehurazi, ashtu që dora e majtë nuk e di çka jep e djathta; dhe njeriu që në vetmi e përmend Allahun dhe i mbushen sytë me lot”.

Fusha e përgjegjësisë individuale brenda shoqërisë:

Profeti Muhamed (a.s) ka thënë se: “Nëse një person ka sjellje të mirë dhe të tjerët e ndjekin sjelljen e tij, atëherë ai person do të shpërblehet për atë sjellje; një pjesë e veprave të mira të njerëzve pas tij do t’u jepen gjithashtu atyre. Megjithatë, asgjë nuk hiqet nga të mirat e të tjerëve. Ai që nën vepra të këqija do të ndëshkohet për sjelljen e tij dhe për një pjesë të mëkateve të atyre që e morën atë për shembull dhe e vazhduan një sjellje të tillë, megjithatë mëkatet e këtyre ndjekësve nuk do të pakësohen”. Ky hadith tregon përgjegjësinë e kryerjes së veprimeve të gabuara si edhe përgjegjësinë që rezulton nga të qenit një shembull negativ për njerëzit e tjerë.

Dialog:

Shprehja e mëposhtme e profetit Muhamed (a.s) mund të na ndihmojë të kuptojmë se me sa kujdes ai veproi për këtë çështje. Kur një person e pyeti atë se cila ishte vepra më e mirë, ai u përgjigj: “Të ushqesh njerëzit dhe t’i përshëndesësh të gjithë, ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh”.

Ky hadith jep shpjegimin më thelbësor të haditheve të mëposhtme: “Nuk do të hyni në Xhenet derisa të besoni, dhe nuk do të besoni derisa të duheni ndërmjet njëri-tjetrit. A doni t’ju udhëzoj për diçka që nëse i përmbaheni do të duheni mes jush? Atëherë jepini selam njëri-tjetrit”.

“Myslimani ndaj myslimanit i ka gjashtë detyra. – kur ta takosh, jepi selam; kur të thërret (në punë apo gazmend) përgjigju; kur prej teje kërkon këshillë, këshilloje; kur të teshtijë dhe falënderon Allahun me “el-hamdu li-l-lah” përgjigju me “jerhamu­kell-llah”; kur të sëmuret, vizitoje dhe kur të vdesë, përcille deri në varr”.

Në një hadith tjetër, profeti Muhamed (a.s) përdor një shprehje më tërësore: “Mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia keni zili njëri-tjetrit, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit (gjatë zemërimit), as mos i shkëputni marrëdhëniet tuaja dhe bëhuni robër të Allahut, vëllezër të mirëfilltë. Për myslimanin nuk është e lejuar ta braktisë vëllain e tij (pas hidhërimit) e të mos flasë me të më tepër se tri ditë”.

SALIH KARACABEY, PHD

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
moderate rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
100 %
Sat
17 °
Sun
23 °
Mon
22 °
Tue
24 °
Wed
25 °