Ballina Blog Faqe 512

10 arsye pse duhet të mbështesni bizneset në pronësi të muslimanëve

Një gjë që fillimisht më tronditi rreth botës së biznesit është konkurrenca shkatërruese pavarësisht se është mjaft e madhe për të gjithë që të prosperojnë në të. Të gjithë duan të jenë në krye, të fitojnë më shumë para dhe të bëjnë gjithçka që të jetë e mundur që të kontrollojnë gjithcka. Ajo që është më ngushëlluese është që bizneset në pronësi të muslimanëve nuk duket se janë të tilla.

Ne nuk ishim të motivuar duke fituar më shumë para; ne ishim të motivuar duke u marrë me drejtësi, duke dhënë çmimin më të mirë, dhe duke shitur produkte me cilësi të lartë, thjesht sepse ne po ndiqnim shembullin e Profetit Muhamed (paqja dhe mëshirë e Allahut qoftë mbi të) që prodhoj praktikat më të mira të biznesit. Ajo që vazhdon të më befasojë, megjithatë, është aq sa komunitetet tona duan të ndërtojnë institucione, ne po e lëmë pas dore një gjë që mund të financojë më lehtë ato institucione: bizneset në pronësi të muslimanëve. Ne duket se kemi shumë të vështirë të blejmë nga bizneset tona.

Ne blejmë rroba nga Forever 21, por jo nga motra me tezgë të veshjeve në xhami. Ne blejmë shalle nga Ross, por jo nga biznesi musliman që i shet ato me të njëjtin çmim në një pjesë tjetër të qytetit. Ne shkojmë dhe hamë burgera në një restorant luksoz duke kaluar përskaj vendit të burgerave hallall gjatë rrugës për atje.

Ka kaq shumë arsye për të mbështetur bizneset në pronësi të muslimanëve, si anëtarë të një komuniteti musliman, këto janë disa.

  1. Ju prodhoni pasuri të komunitetit duke blerë nga njëri-tjetri dhe duke mbështetur anëtarët e komunitetit tuaj që duan të jenë sipërmarrës të suksesshëm.
  2. Shumica e muslimanëve bëjnë produkte të përshtatshme posaçërisht për muslimanët e tjerë, kështu që ne mund të blejmë sende që janë krijuar me neve në mendje (p.sh. kasapët hallall, veshje modeste, art me kaligrafi).
  3. Në vend që të blini nga kompani ku nuk e dini se ku po shkojnë paratë tuaja, ju mund të mbështetni bizneset e vogla muslimane, në të cilat jeni i sigurt se blerja juaj do të ndihmojë një familje të vendosë ushqim në tryezë.
  4. Duke blerë produkte nga bizneset e vogla, të cilat shesin në mënyrë hallall, etike, ne mund të ndryshojmë mënyrën e zhvillimit të biznesit dhe të promovojmë praktika të shëndetshme, etike, të bërjes së parave.
  5. Kur tregojmë se mbështesim tonën, inkurajojmë ngritjen e valës tjetër të sipërmarrësve të rinj muslimanë të cilët mund të ndryshojnë hapësirën e biznesit.
  6. Kur blini nga bizneset që ishin shpikësit origjinal të gjërave si hixhabi sportiv, ju po u tregoni atyre se idetë e tyre kanë rëndësi, dhe ata do të jenë të motivuar të vijnë me mënyra të shkëlqyera për të përmbushur nevojat e reja.
  7. Dëshironi për vëllain / motrën tuaj atë që dëshironi për veten tuaj. Nëse ju vetë jeni një pronar musliman i biznesit të vogël, atëherë ju i dini vështirësitë. Ndani njohuritë tuaja, pasurinë tuaj (investimin) ose kohën tuaj për të ngritur bizneset e tjera me ju. Ju nuk humbni asgjë duke mbështetur bizneset e tjera muslimane.
  8. Zanati dhe tregtia janë një aspekt historik i bashkësisë muslimane. Për momentin, ne si komunitet nuk e kemi as gjysmën e këtij lloji të ndikimit siç kemi bërë historikisht, por gjithashtu nuk kemi qenë kurrë më të lidhur me muslimanët e tjerë përmes teknologjisë. Ne duhet të vazhdojmë atë trashëgimi të tregtisë si brenda ashtu edhe jashtë komuniteteve tona duke mbështetur bizneset tona lokale në pronësi të muslimanëve.
  9. Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ishte një biznesmen, siç ishte edhe gruaja e tij Hatixhja (Allahu qoftë i kënaqur me të). Të dy praktikuan sjellje të ndershme në biznes, dhe çdo pronar i afarizmit musliman që ndjek sunetin(rrugën e profetit) do të jetë po aq i nderuar. Ti e di që nuk do të mashtrohesh nga një musliman për një produkt.
  10. Të gjithë në komunitet përfitojnë duke mbështetur një biznes në pronësi të muslimanëve. Konsumatori është i lumtur të pranoj një produkt të prodhuar mirë, me burim etik, me çmim të duhur dhe i shitur me nder. Pronari i biznesit është në gjendje të ushqejë familjen e tij ose të saj dhe të shfrytëzojë ato para në ndërtimin e institucioneve në komunitet siq janë xhamitë, shkollat ​​islamike, apo edhe të investojë në një biznes tjetër musliman. Për shkak të kësaj, komuniteti është në gjendje të lulëzojë, rritet dhe zgjerohet./muslimgirl/

Gënjeshtar pesë yjesh

Tema e mëposhtme është intervistë e zhvilluar nga Prof. Xhasim El-Mutava me Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir, studiues në fushën e psikologjisë, eskpert në artin e suksesit dhe i liçensuar nga instituti amerikan për gjurmët (shenjat) natyrale dhe personale.

Tema trajtohet në kuadër të serisë “Derisa lumturia të jetë tradita jonë”.

Temën e sotme e kemi titulluar “Gënjeshtar pesë yjesh”, temë e cila në pamje të parë duket si qesharake. Kjo, edhe pse gënjeshtra është gënjeshtër dhe nuk ka gënjeshtar pesë yjesh apo qoftë dhe me një yll.

Unë me vete kam një studim, i cili tregon mbi rëndësinë e kësaj teme. Sipas këtij studimi, 40 % e gënjeshtarëve dhe rrenacakëve preferojnë pagjumësinë deri në orët e vona të natës, 82 % prej tyre shoqërohen me miq dhe shokë të këqinj, 84 % prej tyre kopjojnë në provime, 85 % prej tyre shajnë dhe ofendojnë, 87 % prej tyre ngacmojnë femrat në telefon, 88 % ngacmojnë dhe u bien në qafë femrave në ambjente publike. Këto të dhëna, tregojnë lidhjet mes gënjeshtrës dhe devijimeve në sjellje.

I ftuari ynë në këtë emision, është doktori Musa Muhamed El-Xhuvejsir. Ne i urojmë mirëseardhjen dhe fillimisht e pyesim mbi mendimin e tij mbi temën e sotme”.

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Titulli i temës është tregues i rëndësisë së saj, edhe pse gënjeshtra është gënjeshtër, siç e thatë dhe ju”.

Cilësitë e natyrshme të një fëmijë të mbarë

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Duke qenë se jeni ekspert në artin dhe psikologjinë e suksesit dhe njëkohësisht studiues i psikologjisë humane, ne shohim që burri gënjen gruan dhe gruaja burrin. Nëse ne do të ktheheshim në fëmijërinë e burrit dhe të gruas dhe të pyesim: Përse vallë gënjen një fëmijë dhe cilat janë cilësitë e një fëmije të mirë dhe të mbarë”?

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Së pari, sjelljet e mbara dhe të natyrshme të një njeriu e kanë zanafillën që në fëmijërinë e tij. Një fëmijë normal, përsa i përket marrjes së informacionit, ndahet në dy lloje:

a)   Fëmijë që e merr informacionin me ndjesi. Një fëmijë i tillë preferon gjërat

materiale. Nëse luan me një lodër, ai luan sipas mënyrës, me të cilën është dizenjuar. Ai i parapëlqen gjërat ashtu siç janë dhe nuk e pranon fantazinë dhe imagjinatën. Nëse i jep një libër, ai e lexon avash.

 

b) Fëmijë që e merr informacionin me anë të intuitës të zhvilluar. Një fëmijë i tillë e ka tejet të zhvilluar imagjinatën dhe fantazinë. Nëse luan me një lodër, ai bisedon dhe dialogon me të. Pendën mund t’a konsiderojë – gjatë lojës – si avion apo raketë. Ai mund të krijojë një ndodhi nga a-ja deri tek z-ja, edhe pse kjo ndodhi nuk ka asgjë të vërtetë realisht. Ai lexon shumë shpejt, por nuk i mëson përmendësh.

Edhe pse të dy llojet e fëmijëve konsiderohen normalë, tek lloji i dytë hasim disa probleme, të cilat nuk i hasim tek fëmija i parë. Problemi konsiston në aftësitë e tij në krijimin e një historie dhe ndodhie nga a-ja tek z-ja.

Fëmija që fantazon dhe fëmija që  gënjen

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Si mund t’a dallojmë fantazinë dhe gënjeshtrën tek një fëmijë? Nëse vjen djali im i vogël dhe më rrëfen një ndodhi, si mund t’i dalloj shtesat që janë pjellë e fantazisë së tij nga gënjeshtrat”?

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Nuk gjendet ndonjë instrument, me të cilin mund t’a dallojmë këtë, pasi bëhet fjalë për një fëmijë dhe fëmija ndryshon nga një fazë dhe etapë në tjetrën. Në origjinë fëmija është i sinqertë dhe flet të drejtën, por ai ndikohet dhe ndryshon në varësi të ambjentit. Nëse ai rritet në një ambjent dhe klimë të mbarë dhe të moralshme, sinqeriteti dhe e mira do të vazhdojë dhe në etapat e tjera, në të kundërtën ai fillon të ambientohet me kushtet dhe rrethanat që e rrethojnë. Gjatë gjithë kohës fëmija akumulon dhe mbledh informacion dhe përvoja të reja. Kur im bir flet dhe bisedon me mua, unë nga ana ime duhet t’a njoh natyrën e tij, nëse është ndjesor apo me intuitë të zhvilluar. Nëse ai është nga lloji i parë (ndjesor) dhe fillon të krijojë histori dhe ndodhi të paqena, këtu unë e zbuloj se ai po gënjen. Nëse bën pjesë tek grupi i dytë, atëherë e kuptojmë që është nga fantazia e tij.

Megjithatë, dua të theksoj se diçka e tillë nuk duhet të merret si e mirëqenë. Unë si prind duhet të debatoj dhe diskutoj me fëmijën tim mbi ndodhinë që ai rrëfen, me qëllim që t’a zbuloj, nëse ai pasqyron një të vërtetë apo flet mbi fantazinë e tij.”

Përse bashkëshortët gënjejnë njëri-tjetrin?!

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Tashmë fëmijët për të cilët folëm janë rritur dhe martuar. Atëherë cili është shkaku, që e shtyn burrin të gënjejë gruan dhe anasjelltas”?

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Dua t’a theksoj dhe njëherë që natyra e pastër me të cilën e krijoi dhe pajisi Zoti fëmijën, është sinqeriteti. Gjithashtu, thamë se një fëmijë normal mund të jetë ose ndjesor ose me intuitë dhe fantazi të theksuar. Këto cilësi zhvillohen me rritjen e fëmijës. Më vonë vjen roli i ambjentit, prindërve, familjes, shokëve dhe shoqërisë. Të gjithë këto faktorë lënë gjurmët e tyre në psikologjinë e fëmijës. Ai rritet, zhvillohet dhe formohet nën trysninë e këtyre faktorëve duke formuar personalitetin e tij.

Për këtë, kur drejtojmë pyetjen “Përse e gënjen burri gruan dhe ansjelltas”  ne nuk flasim rreth natyrës së pastër të fëmijës dhe as për faktorët rrethues, por për themelin e sjelljes (shkakun përse sillet në atë mënyrë).

Përgjigja e kësaj pyetjeje konsiston në faktin, që sjelljet e njerëzve varen nga dy burime kryesore: Ose përfitimin e një interesi ose shmangien e një dëmi. Kur ushqehem, këtë e bëj me qëllim që të ngopem (ky është interes) dhe njëkohësisht që të largoj urinë (kjo është shmangie e një dëmi).

E njëjta gjë ndodh, kur burri gënjen gruan ose anasjelltas. Ai e bën ose për të përfituar ose për të mos u dëmtuar.

Nëse një njeri ndjek një rrugë të tillë, ai padyshim që ndodhet në telash dhe për të shpëtuar, ai nuk ka alternativë tjetër përveç gënjeshtrës. Madje ai e ka të vështirë që edhe të mendojë mbi një zgjedhje tjetër, pasi në këtë formë është edukuar nga shoqëria ku jeton”.

A është e mundur që një i moshuar të fantazojë?

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Sipas mendimit tuaj, a e ka të mundur një pesëdhjetë e pesë vjeçar që të fantazojë? Nëse një i moshuar po i rrëfen gruas së tij një ndodhi të ndodhur, a është e mundur që ai të shtojë pjesë nga fantazia e tij?

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Kjo është diçka që mund të ndodhë, pasi siç e cekëm dhe më lart, disa njerëz posedojnë dhunti dhe aftësi të shumta. Nëse dikush është shquar për fantazi dhe e ka ushqyer diçka të tillë, ajo do vazhdojë t’a ndjekë gjatë gjithë jetës.

Përse burri nuk tregohet i sinqertë me gruan?

Një teleshikues nga Arabia Saudite: Përse shumë njerëz e kanë të vështirë ballafaqimin me problemet dhe situatat?

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Mendoj se shkaqet janë të shumta, ku shkaku më i rëndësishëm është frika. Por a është e mundur që t’a konsiderojmë gënjeshtrën një nga format më të përhapura për t’iu shmangur realitetit me të gjithë elementët e tij socialë, kulturorë dhe familjarë, sidomos në familjen arabe?

Shpeshherë njeriu gënjen, me qëllim që t’u ngjasojë shokëve të tij. Disa të tjerë gënjejnë, me qëllim që të paraqiten dhe prezantohen sa më mirë. Shumë familje i gënjejnë familjet e tjera për të njëjtin shkak. Kjo bën që gënjeshtra të përhapet dhe mes dy bashkëshortëve. Për shembull, burri e gënjen gruan mbi marrëdhëniet intime që ka me një grua tjetër. Në këtë rast, ai mendon se po të tregohej i sinqertë dhe t’i hapej gruas, kjo do ia thyente asaj zemrën dhe mund të shkatërronte dhe jetën e tyre bashkëshortore. Natyrisht, një gënjeshtër e tillë nuk mund të krahasohet me gënjeshtrën, e cila ka pasoja të rënda tek njerëzit e tjerë”.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Kjo që përmendët ju është me të vërtetë me vlerë. Ndonjëherë, bashkëshorti nuk tregohet i çiltër me gruan e tij, ngaqë u frikësohet pasojave. Ai e shikon gënjeshtrën si mënyrën më të mirë për të shpëtuar. Përse vallë frikësohet bashkëshorti dhe nga se druhet”?

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Dy janë shkaqet, që bëjnë që bashkëshorti të mos tregohet i çiltër:

Së pari: Formimi i personit. Në çështjen e vendim marrjes ose fajësimit të të tjerëve, njerëzit ndahen në dy kategori:

Në kategorinë e parë hyjnë ata njerëz, që janë emocionalë dhe të ndjeshëm. Nëse një njeri i tillë dëshiron të marrë një vendim të caktuar, ai i vlerëson ndjenjat e personave që mund të preken. Ai i bën llogaritë mirë, para se të japë informacionin, me qëllim që ky informacion të mos fyejë dhe prekë ndjenjat e të tjerëve. Një person i tillë është normal dhe kur e jep informacionin, e jep në atë formë që të mos fyejë dhe vërë në siklet askënd. Diçka e tillë, edhe pse në pamje të parë duket si gënjeshtër, ajo nuk bazohet në gënjeshtër. Këtu hyn dhe shembulli, që solli doktori Abdullah Bahshun përsa i përket martesës së fshehtë me një grua të dytë.

Në kategorinë e dytë hyjnë ata njerëz, të cilët i mendojnë dhe i thonë gjërat ashtu siç janë dhe me çiltërsi, pa pyetur për personin që ndodhet para tij.

Të dy këto kategori njerëzish konsiderohen si normalë, por secili ka strategjinë dhe mënyrën e vet”.

Së dyti: Përvoja e tij. Një njeri i tillë është pa përvojën, arsimin dhe praktikën e duhur. Si mund të reagojë ndryshe një njeri i tillë në raste të tilla”?

Këshilla për të mos gënjyer

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Një njeri që është mësuar me gënjeshtra thotë, se që gruaja t’a besojë gënjeshtrën e parë, duhet t’a gënjesh për së dyti dhe kështu me radhë. Pyetja që lind është: ”Si mund t’a dallojmë gënjeshtrën që ndodh rrallë nga ajo që ndodh përherë? Disa njerëz thonë se vetëm një ose dy herë e kanë gënjyer gruan gjatë gjithë jetës. Ndërkohë që të tjerë pohojnë se e gënjejnë çdo ditë”.

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Pikësëpari, duhet të pranojmë se gënjeshtra nuk është një fjalë që thuhet, por ajo është ves dhe mënyrë e të sjellurit. Gënjeshtra nuk shtrihet vetëm në kufinjtë e gjuhës dhe të gojës, por ajo shtrihet dhe në sjellje dhe vepra.

Së dyti, ne nuk duhet t’a harrojmë intuitën dhe ndjenjat, me të cilat na ka pajisur Zoti i Madhëruar. Unë e ndjej atë që thotë të vërtetën, pasi natyra e pastër me të cilën e pajisi Zoti njeriun, është çiltërisia dhe thënia e të vërtetës siç është.

Së treti, duhet të dimë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Nëse gënjeshtra zbulohet, padyshim që marrëdhëniet bashkëshortore do të lëkunden, pasi këto marrëdhënie janë ndërtuar në bazë të besimit reciprok.

Së katërti, i them atij që thotë: ”Gënjej nga pak”! Cilën gënjeshtër ke si qëllim me këtë fjalë? Atë me të cilën kërkon të mos prekësh ndjenjat e të tjerëve dhe të mos is vësh në siklet, apo gënjeshtrën e cila fsheh të vërtetën?

Së pesti: Ndonjëherë e themi të vërtetën, por jo të plotë siç është. Për shembull, nëse unë dhe gruaja ime hyjmë në një restorant dhe nuk na pëlqen asgjë, them: ”Ikim se nuk më pëlqen”! Në këtë rast, unë nuk thashë se çfarë nuk më pëlqeu, dekori, ushqimi, shërbimi etj… Megjithatë, kjo nuk konsiderohet si gënjeshtër”.

Feja dhe gënjeshtra mes bashkëshortëve

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Disa njerëz, e justifikojnë gënjeshtrën me një hadith të Profetit a.s, i cili e ka lejuar gënjeshtrën në tre raste: Në pajtimin mes njerëzve, në çështje lufte dhe mes bashkëshortëve. Këta njerëz, e marrin këtë hadith si pretekst për të gënjyer dhe gënjejnë sa herë t’ju jepet rasti. Veç kësaj, cili është mendimi juaj rreth dikujt që i thotë gruas: ”Ti je gruaja më e bukur në botë”!

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Ky është një keqkuptim dhe shtrembërim i hadithi të Profetit a.s. Marrëdhëniet bashkëshortore janë të ndërtuara në bazë të çiltërsisë dhe sinqeritetit. Thëniet e Profetit a.s nuk duhet t’i komentojmë sipas qejfit dhe interesave tona. Thëniet profetike duhet të komentohen ashtu siç ka urdhëruar Zoti dhe i dërguari i Tij dhe nga dijetarë kompetentë. Këta të fundit i caktojnë kriteret e një gënjeshtre, kur mund të ndodhë dhe cilët janë limitet e saj.

Përsa i përket pjesës së fundit të pyetjes, duhet të theksoj se bukuria është diçka relative. Diçka që ty të duket e bukur, nuk i duket dikujt tjetër e tillë. Unë mund t’i them gruas: ”Ti je e bukur.” Por nuk mund t’i them që je më e bukur se filanja, ose që je gruaja më e bukur në botë.

Veç kësaj, gënjeshtër zakonisht konsiderohet ajo që ka efekte negative, në të kundërt ndryshon puna. Në Sheriatin islam, shumë gjëra konsiderohen të dëmshme dhe duhet t’i mënjanojmë, p.sh prerja e gishtave të dorës. Por nëse gishtat preken nga gangrena, mua më duhet t’i pres dhe askush nuk mund të më thotë se është e dëmshme.

Prandaj, edhe gënjeshtra ndonjëherë mund të japë rezultate pozitive. E ngjashme me këtë, është dhe ndodhia kur një burrë vajti tek Umer ibnul Hattabi dhe kërkoi që t’a divorcojë nga e shoqja. Kur Umeri e pyeti mbi shkakun, ai i tha: ”Sepse ajo nuk më do”.

Umeri e thirri veças të shoqen e këti burri dhe e pyeti: ”A e do burrin tënd”?

Ajo i tha: ”Jo. Nuk e dua.”

Umeri i tha: ”Përse nuk i the që e do”?

Ajo e pyeti: ”A të gënjej”?!

Umeri i tha: ”Po. Jo të gjithë familjet ndërtohen në bazë të dashurisë reciproke”.

Trajtimi i gënjeshtrës tek njëri nga bashkëshortët

Një teleshikuese nga Siria: ”Ndodh që kur gruaja e konsideron të shoqin model dhe shembull për sinqeritet dhe çiltërsi, befasohet dhe mbetet e zhgënjyer nga gënjeshtrat që zbulon më vonë. Si mund të vazhdojë t’i besojë ajo një burri të tillë? A nuk shkakton diçka e tillë rrënimin e marrëdhënieve bashkëshortore? A nuk përbën diçka e tillë një goditje të rëndë për gruan? Kurse pyetjen e fundit e kam për fëmijën: Si e fiton gënjeshtrën një fëmijë”?

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Dua t’a përsëris dhe theksoj sërish, se gënjeshtra është një ves që fitohet dhe se marrëdhëniet bashkëshortore duhet të jenë të ndërtuara në bazë të besimit reciprok dhe çiltërsisë. Sidomos në marrëdhëniet bashkëshortore, nuk kemi përse të hamendësojmë dhe supozojmë mbi palën tjetër. Kur të bindemi që pala tjetër gënjen, atëherë duhet të kemi parasysh tre pika të rëndësishme:

1 – Qetësinë dhe gjakftohtësinë. Këtë dua ta përsëris, qetësinë, qetësinë.

2 – Urtësinë, urtësinë, urtësinë.

3 – Para se të nxitojmë dhe të marrim çfarëdo lloj vendimi, duhet të përpiqemi t’a kuptojmë shkakun, përse ndodhi diçka e tillë. Marrëdhëniet bashkëshortore, janë shumë herë më të rëndësishme, se çfarëdo lloj vendimi të nxituar që mund të marrim në kësi rastesh.

Unë mund t’i them gruas, që po shkoj tek shoku im filani. Ajo merr në numrin e shtëpisë dhe nuk më gjen tek ai. A është e llogjikshme që me t’u takuar me gruan të më thotë: ”Ti më gënjeve! Ti nuk ishe tek filani dhe kjo nuk është hera e parë që më gënjen”!!!

Gjëja më e mirë që mund të bëjë gruaja në të tilla raste, është të informohet mbi shkakun e vërtetë që burri i saj nuk ka vajtur tek miku i tij. Shumë mirë atij mund t’i jetë prishur makina, ose të jetë bllokuar në trafik si pasojë e një aksidenti. Ne jemi dëshmitarë, që shumë probleme dhe konflikte ndodhin për shkak të rrëmbimit dhe nxitimit”.

Si e fiton fëmija gënjeshtrën?

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Pyetja e dytë e teleshikueses kishte të bëjë me gënjeshtrën tek fëmijët. A është gënjeshtra në karakter apo është diçka e fituar? Nëse është e fituar, si merret dhe fitohet”?

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Ne edhe më lart e cekëm që fëmija lind me natyrë të pastër dhe të sinqertë. Atëherë nga e fiton ai gënjeshtrën”?

a)      Mund të jetë nga përvoja, ku sa herë gënjen, e arrin atë që dëshiron.

b)      Babai dhe nëna. Duke i parë të gënjejnë gjithmonë, edhe i imiton.

c)      Ambjenti që e rrethon, familja, shokët, lagja…

d)      Gënjeu për herë të parë dhe askush nga prindërit nuk e qortoi.

Gënjeshtra tek perëndimorët

Një teleshikues nga Algjeria: ”Ne shohim që në perëndim kanë një ditë të caktuar ku gënjejnë, një prillin. A ndodh kjo, për shkak se ata nuk gënjejnë gjatë gjithë vitit”?!

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Nuk ekziston gënjeshtër arabe, europiane, e bardhë apo e zezë. Gënjeshtra është gënjeshtër, kudo qoftë dhe nga kushdo qoftë. Të mendosh dhe të besosh se në perëndim nuk gënjejnë është në pretendim i kotë. Për t’a vërtetuar këtë, mjafton të vizitosh spitalet dhe klinikat e psikoterapisë. Gënjeshtra është një ves dhe nuk ka të bëjë me të qënit arabë apo jo arabë”.

 

Martesa me një grua tjetër!

Një teleshikuese nga Kuvajti: ”Unë dyshoj në sinqeritetin e ndjenjave të bashkëshortit tim. Ai më akuzon se jam shumë e ndjeshme, delikate dhe skeptike. Dyshimet e mia u shtuan më shumë, kur ai shprehu dëshirën për t’u martuar me një tjetër. Kjo ndodh, edhe pse gjithmonë më merr me të mirë dhe më thotë fjalë të bukura. Unë jam në një situatë që nuk di si t’a shpjegoj! Mos ndoshta më gënjen? Mos diçka e tillë është njëfarë shmangieje? Apo është thjesht për të më prekur emocionalisht”?

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Duhet t’a dimë që kur një burrë kërkon të martohet me një të dytë, ai jep disa sinjale dhe mesazhe. Kjo tregon, që lidhjet mes teje dhe burrit tënd kanë pësuar një defekt. Një njeri normal ndjen, që personi më i rëndësishëm në jetën e tij është gruaja. Në një rast të tillë, ai nuk i hap sytë dhe as nuk mendon për dikë tjetër veç saj. Nëse i shërbem me diçka, ai gëzohet dhe nëse gruaja e tij e vlerëson, i tregon që ndihet e lumtur dhe e gëzuar dhe e falenderon. Në të kundërt, marrëdhëniet fillojnë të ftohen, derisa burri fillon të mendojë për një grua të dytë. Me këtë, ai sikur i thotë:”Nuk e gjeta tek ti atë që shpresoja të gjej”.

Ku është çiltërsia e burrit?

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Në një rast të tillë, përse burri nuk tregohet i çiltër me të shoqen? Përse e ngacmon emocionalisht kur i thotë se dua të martohem me një tjetër? Përse nuk i thotë sinqersisht dhe çiltërsisht, se i ka humbur lidhjet e dikurshme”?

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Ajo që thua ti është është e saktë dhe e drejtë. Por sa prej nesh e njohin një mënyrë të tillë të çiltër? Sa prej nesh e zbatojnë atë? Unë kam frikë se të rinjtë tanë janë ndikuar nga disa mendësi të vjetra, të cilat kanë shkaktuar komplekse në natyrën dhe karakterin e tyre”.

Dy këshilla të arta drejtuar gruas:

 

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Dua t’i kthehem çështjes së ftohjes mes burrit dhe gruas, ku kjo e fundit duhet të veprojë dy gjëra:

a) Nëse burri të jep diçka ose të bën një shërbim, thuaji: ”Të falenderoj për këtë dhe ndihem e lumtur që je bashkëshorti im”.

b) Nëse ai gabon ndonjëherë, thuaji: ”Nuk prish punë. Ky nuk është gabimi dhe faji yt. Zoti t’i shtoftë të mirat”!

Nëse ti o bashkëshorte do i praktikosh këto dy këshilla të thjeshta, jam i bindur se 50 % e problemeve do të zgjidhen”.

Dy këshilla të arta drejtuar burrave:

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Po për burrat, a ke ndonjë këshillë të artë”?

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Burrave dua t’ju them fjalëkalimin e lidhjeve të suksesshme me gratë e tyre:

1- Bashkëshortja jote të dëshiron gjithmonë me vete. Nëse të thotë diçka, nuk është e rëndësishme t’a kuptosh, por është e rëndësishme që të ndash me të ndjenjat dhe emocionet, t’a përkëdhelësh, t’a përqafosh, t’i pranosh ndjenjat e saj dhe t’ia shkarkosh atë ngarkesë emocionesh.

2- Veç kësaj, ti duhet t’a bësh t’a ndjejë, që ajo është gruaja më e mirë për ty në këtë botë, pasi ti dhe jo fëmijët dhe shtëpia, je vetë jeta e saj. Shkurt ti je shëmbëlltyra e saj”.

Pse gënjen bashkëshorti?

Një teleshikuese nga Algjeria: ”Për disa kohë kam qenë gruaja më e lumtur në botë. Kjo vazhdoi, derisa zbulova se burri im kishte lidhje me një vajzë. Nga kjo ngjarje e humba plotësisht besimin tek burri dhe nuk e besoj për asgjë, sidomos pasi m`u betua rrejshëm një herë. Çfarë duhet të bëj?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Ju keni të drejtë në këtë rast dhe fajtori është burri juaj. Ai shkaktoi një të çarë të thellë në marrëdhëniet tuaja bashkëshortore. Gjithmonë gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, sido që të përpiqesh t’a fshehësh.

Në raste të tilla unë zakonisht u kërkoj bashkëshorteve, të jenë të qeta, të mos nervozohen dhe të përpiqen për një diskutim dhe dialog konstruktiv. Kjo është mënyra efektive në të tilla raste. Kurrë mos prano, që këtë çështje t’a ruash në zemër, por ulu me burrin dhe diskutoni me qetësi dhe me qëllim të mirë. Me këtë ti duhet të kesh si synim pastrimin e zemrave dhe jo të bëhesh kritike dhe acarimin e situatës. Unë dua të të pyes ty si bashkëshorte:”Përse të gënjeu bashkëshorti që në fillim?”

Nëse do të mund t’i përgjigjesh kësaj pyetje, ne do të mund të arrinim në një zgjidhje të shpejtë të problemit. Në të kundërt ky problem do të përsëritet edhe herë të tjera”.

Sinqeriteti dhe çiltërsia konsiderohen si vetëshkatërrim.

Një teleshikuese nga Kuvajti: ”Shumë nga problemet familjare e kanë zanafillën tek gënjeshtra. Gruaja mund të gënjejë për t’u vetëmbrojtur, po kështu burri mund të gënjejë për t’u vetëmbrojtur. Problemi qëndron, se gënjeshtra ka filluar të konsiderohet si anija e shpëtimit në marrëdhëniet bashkëshortore nga rrënimi dhe shpërbërja. Kurse çiltërsia dhe sinqeriteti konsiderohet si rruga më e shkurtër, që të çon drejt prishjes së familjes dhe marrëdhënieve bashkëshortore”.

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”E përsërisim përsëri, që marrëdhëniet bashkëshortore duhet të ndërtohen mbi bazë besimi dhe sinqeriteti. Nëse humbet besimi reciprok mes dy bashkëshortëve, atëherë jetesa e tyre do të kthehet në një ferr të vërtetë.

Pika e dytë: Shpesh herë burri përdor gënjeshtrën, pasi atë ka si alternativë të vetme. Vetë përvoja e fituar nga shoqëria dhe miqtë e tij, e shtyn drejt diçkaje të tillë. Të gjithë ne duhet t’a kuptojmë, se një sjellje e tillë është gabim dhe e dëmshme. Edhe nëse do të përfitonim ndonjë privilegj nga gënjeshtra, kjo do të jetë diçka e përkohshme dhe e rrallë. Nëse dikush pretendon se ndihet i lumtur edhe pse gënjen, unë i them që kjo nuk është e vërtetë. Studimet e shumta i kanë vërtetuar dëmet që gënjeshtra shkakton në marrëdhëniet bashkëshortore. Për t’a vërtetuar këtë, mjafton të shohim rastet e divorcit”.

Si të sillem me gruan gënjeshtare?

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Kameramani ynë doli në rrugë dhe pyeti shumë burra, nëse gratë e tyre i gënjenin dhe si i trajtonin në raste të tilla. Përgjigjet ishin të shumta dhe të ndryshme. Disa prej tyre pohonin, që do të ndiqnin një politikë të studiuar mirë. Disa të tjerë shpreheshin për një divorc të shpejtë. Të tjerë mendonin se duke u hapur dhe biseduar me të çiltërsisht, ajo do e pranonte gabimin dhe do të pendohej. Disa të tjerë shihnin ndëshkimin dhe keqtrajtimin si zgjidhje etj… Cili është mendimi juaj rreth këtyre përgjigjeve doktor i nderuar?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Përgjigjet pozitive i shoh të pakta në këtë anketim, gjë e cila më bën të mendoj, se gënjeshtra është veçse një sjellje dhe ves.

Veç kësaj, përse duhet të themi “Gruaja gënjeshtare!” ndërkohë që edhe burri mund të gënjejë, po aq sa gruaja?!

A ka të bëjë grupi i gjakut me gënjeshtrën?

Një teleshikues nga Libia: ”Roli që luajnë prindërit si model i mirë në shmangien e gënjeshtrës është shumë i madh. Nga përvoja ime kam gjetur, se personat që kanë grupet e gjakut A + dhe O + gënjejnë më shumë se personat me grupet e tjerë.

 

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Nuk di nëse ekzistojnë studime rreth lidhjeve të gënjeshtrës me grupin e gjakut dhe devijimet morale.

Përsa i përket rolit që luajnë prindërit, jam shumë dakort me teleshikuesin, pasi fëmijët ndikohen shumë nga personat, me të cilët jetojnë. Ekspertët e edukimit kanë një teori, që thotë se janë fëmijët ata që edukojnë prindërit. Këtë e kanë nxjerrë nga vetë përvoja, pasi nëse prindi dëshiron t’i mësojë diçka fëmijës, përpiqet me të gjithë format dhe mënyrat që t’ia përçojë siç duhet. Përveç kësaj, ai do t’a bëjë pjesë të jetës së tij mesazhin, që kërkon të përcjellë tek fëmija, derisa ai t’a përthithë dhe fitojë. Në këtë rast është fëmija ai, që ndikon në mënyrën e të sjellurit të prindërit”.

Njeriu nuk është i përsosur.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Një teleshikues nga Palestina ka dërguar një faks, ku thotë se kurrë nuk e dallon gënjeshtrën nga e vërteta. Cili është mendimi juaj?”

 

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Besoj se ky është një defekt në mënyrën e të menduarit të teleshikuesit. Teoria ose zero ose njëqind përqind është një teori e gabuar. Ose i sinqertë njëqind për qind ose gënjeshtar njëqind për qind është në kundërshtim me thënien e Profetit a.s, i cili thotë: ”Çdo njeri është gabimtar dhe gabimtarët më të mirë janë ata që pendohen”.

Hadithi i mësipërm tregon, se njeriu nuk është i përsosur, por gjithmonë mund të bjerë pre e shkarjeve dhe gjynaheve. Vetë Zoti në Kuran na urdhëron dhe mëson, që boshllëqet dhe mangësitë tona t’i plotësojmë me adhurim dhe besim të fortë, me qëllim që të arrijmë grada dhe nivele sa më të larta.

Unë dua t’a pyes teleshikuesin: ”Mirë që nuk e dallon dot gënjeshtrën, po ty a të ka ndodhur ndonjëherë të gënjesh?

Unë dua që njerëzit të nxiten dhe të stimulohen drejt pozitives dhe të mirës, larg të keqes, fryrjes dhe ekzagjerimit të saj”.

Çiltërsia, morali më i mirë.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Shkoi një njeri tek i dërguari i Zotit dhe i tha:”Kam katër veti, vjedhjen, gënjeshtrën, imoralitetin dhe pirjen e alkoolit. Tashmë dua të pranoj Islamin, por mund të braktis vetëm njërën nga këto veti!”

Profeti a.s i tha: ”Largohu nga gënjeshtra dhe me të tjerat bëj ç’të duash!”

Kështu ai pranoi Islamin. Kur vajti të pijë alkool, tha me vete: ”Nëse do të pi alkool, do të më pyesë i dërguari i Zotit. Nuk mund t’a gënjej dhe t’i them që nuk kam pirë, sepse i dhashë besën Zotit që do të tregohem i sinqertë. Nëse do i tregoj të vërtetën, Profeti a.s do të zbatojë ligjin”. Kështu e la përgjithmonë pirjen e alkoolit.

Një ditë tjetër vajti të vjedhë, por mendoi me vete: ”Nëse do të më pyesë i dërguari i Zotit dhe do e mohoj, kam shkelur besën. Nëse do i tregoj të vërtetën, ai do të zbatojë ligjin”. Kështu hoqi dorë dhe nga vjedhja dhe nga të gjithë vetitë e tjera negative”.

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Kjo tregon, se çiltërsia dhe sinqeriteti është morali më i mirë dhe se gënjeshtra është diçka e importuar në natyrën e pastër njerëzore”.

Dyshimet nuk mund t’a mposhtin sigurinë.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Çfarë roli luajnë dyshimet në jetën bashkëshortore? A mund të çojnë ato deri në divorc? A nuk janë shkaqe të forta për të kërkuar divorcin, si një numër telefoni i një gruaje në celular, disa flokë të gjatë në xhaketë apo faqe dhe buzë të skuqura me të kuq buzësh?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Dyshimet nuk mund të largohen ndryshe, veçse me bindje, siguri dhe besim. Ky është një rregull i konsiderueshëm si në praktikë ashtu dhe në sheriatin islam. Nëse hasim diçka të dyshimtë, ne duhet të pyesim dhe të interesohemi mbi të vërtetën. Problemi ynë më i madh është në hamendjet e nxituara dhe të rrëmbyera. Nëse gruaja gjen një qime floku të gjatë në xhaketën e burrit, menjëherë e akuzon atë për tradhëti bashkëshortore. A nuk është e mundur që ai të ketë shpëtuar një grua në rrugë?

Me këto ne nuk duam të justifikojmë gjithçka, por duam të themi, që të mos nxitojmë dhe të hamendësojmë menjëherë për keq. Dyshimet dhe hetimet e shpeshta nga ana e gruas, e shtyjnë shpesh herë burrin që të gënjejë dhe të mos jetë i sinqertë. Në raste të tilla problemi qëndron tek vetë gruaja, e cila mendon se ka të meta. Përndryshe, përse i shoqi duhet të shkonte me një grua tjetër?!

 

 

Si t’a trajtojmë gënjeshtrën tek fëmijët?

Një teleshikuese nga Bahrejni: ”Djali ynë na gënjen shumë, sidomos rreth rezultateve të tij në shkollë. Edhe pse e kemi ndëshkuar disa herë, ai përsëri vazhdon në të tijën”.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Para se t’i përgjigjeni pyetjes së teleshikueses, dua t’ju them, që kameramani ynë doli në rrugë dhe u drejtoi disa nënave këtë pyetje:”Si e trajton fëmijën tënd që gënjen?”

Disa prej tyre përgjigjeshin:”E marr me të mirë dhe përpiqem që të kuptoj shkakun e gënjeshtrës, duke ditur që shpeshherë fëmijët gënjejnë nga frika”.

Disa të tjera thonin: ”E rrah që t’a kuptojë se gënjeshtra është një gabim i madh”.

Cili është mendimi juaj rreth këtyre përgjigjeve dhe çfarë përgjigje do i japësh teleshikueses nga Bahrejni?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Dua t’ju përsëris ato pika, që i kam përmendur më lart: Para se të marrësh çdo vendim o motër, të këshilloj të qetësohesh, të sillesh me urtësi dhe të përpiqesh të kuptosh shkakun. Së dyti, të këshilloj se zgjidhja më e mirë është dialogu i qetë. Të rrahurat, të bërtiturat dhe kërcënimet nuk do të zgjidhin asgjë.

Vec kësaj unë dua të bëj dy pyetje:

E para: Përse zemërohemi kur fëmijët gënjejnë?

Dikush mund të thotë: ”Sepse gënjeshtra është gjynah”.

Dikush tjetër mund të thotë: ”Sepse ndihem ngushtë para të tjerëve”.

Ndërsa dikush tjetër mund të thotë: ”Si të më gënjejë, kur unë jam prindi i tij dhe jam i madh?!”

Kështu, duke njohur shkakun, se përse na zemëron dhe nevrikos gënjeshtra e fëmijës, ne ndikojmë në zgjidhjen e këtij problemi më shpejt.

E dyta: “A duam që t’a stimulojmë drejt çiltërsisë, apo thjesht ta rrahim për gënjeshtrën?”

Natyrisht përgjigja e duhur duhet të jetë e para. Nëse unë e pyes djalin tim mbi diçka dhe ai tregohet i çiltër dhe i sinqertë, unë patjetër që duhet t’a shpërblej për këtë. Por edhe nëse më gënjen, nuk duhet të përdor ndëshkimin dhe dackat. Kjo nuk do të thotë, t’i neglizhojmë gënjeshtrat e tij, por të përpiqemi me fjalë të buta dhe dialog të qetë. Ne duhet t’i tregojmë përse gënjeshtra është një rrugë e gabuar dhe cilat janë pasojat e saj në të ardhmen”.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Tani dua t’ju bëj një pyetje pak a shumë të sikletshme. A të kanë gënjyer ndonjëherë fëmijët e tu? Si ke reaguar?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Unë kam katër fëmijë (Muhamedin, Abdul Azizin, Umerin dhe Merjemen). Abdul Azizi gjithmonë zihet madje dhe kacafytet me motrën e tij Merjemen, gjë e cila është normale në familje. Kur unë e pyes Abdul Azizin, ai më thotë: ”Ajo më bëri këtë e atë…” Kur pyes Merjemen, ajo thotë:”Ai më bërë këtë e atë…”

Unë i dëgjoj të dy dhe bëj krahasime. Më pas i them djalit tim Abdul Azizit: ”Thuaj të vërtetën dhe mos gënje! Unë të dua shumë, por sjellja jote nuk më pëlqen!”

“Unë të dua shumë, por sjellja jote nuk më pëlqen” është diçka shumë e rëndësishme në marrëdhëniet e tua me fëmijët dhe në reagimin ndaj sjelljeve të pahijshme, pasi njeriu është diçka, kurse sjelljet e tij janë diçka tjetër. Për këtë, Profeti a.s ka thënë në një hadith: ” Kur një njeri kryen tradhëti bashkëshortore, nuk e bën këtë duke qenë besimtar”.

Kjo do të thotë, që kur e braktis këtë vepër, ai është besimtar.

Duke komunikuar në këtë formë me djalin tim, unë i krijoj atij hapësirën e nevojshme dhe i kërkoj të jetë i sinqertë herët e tjera. Kur ai të kalojë nga faza e insistimit në gabim, në atë të justifikimit të gabimit, unë i flas mbi dëmet e një gabimi të caktuar dhe si mund t’a korrigjojmë atë.

Në këtë mënyrë veprojmë, derisa të arrijmë në sinqeritetin e duhur. Një mënyrë e tillë, ka qenë shumë e dobishme si për mua ashtu dhe për fëmijët e mi”.

Si mund të vendosim një ekuilibër mes fantazisë dhe çiltërsisë?

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Sipas një studimi të bërë, u pa se 68 % e gënjeshtrave, kishin si shkak frikën nga ndëshkimi, 20 % për shkak se fëmija pëlqente hilet dhe dredhitë, 12 % ngaqë fëmijët kishin një fantazi të theksuar dhe 7 % për shkak të përvojës së dobët dhe aftësive të kufizuara të fëmijës.

Pyetja ime është: ”Si mund t’a ekuilibroj stimulimin e sinqeritetit tek fëmijët dhe njëkohësisht të zhvilloj tek ta fantazinë dhe imagjinatën?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Së pari duhet të dimë, që fantazia ndryshon nga gënjeshtra. Fantazia është diçka që e motivojmë, madje ofrojmë ambjentin dhe mjetet e duhura, që t’a zhvillojmë atë tek fëmija. Nëse fëmija ka prirje letrare dhe shkruan bukur, unë përpiqem që t’i ofroj kushtet më të mundshme, që ai të mund t’a shkarkojë këtë ngarkesë emocionesh. Në të njëjtën kohë, unë e nxis dhe stimuloj, që në bisedat tona ai të tregohet i sinqertë dhe i çiltër. Nëse ndodh të gabojë, unë ia bëj të qartë gabimin dhe e orientoj drejt rrugës së duhur. Nëse sillet mirë, duhet t’a shpërblej dhe t’i jem mirënjohës.

Përsa i përket studimit që përmendët më lart, unë e lus Zotin që t’i shpërblejë me të mira ata, që janë marrë me këtë studim. Ne sot kemi shumë nevojë të marrim informacion, të kuptojmë psikologjinë, sjelljet dhe veset e fëmijës. Ne kemi modelin më të mirë në trajtimin dhe komunikimin me fëmijët, profetin Muhamed a.s. Komunikimi i tij me Enes ibnu Malik, shërbërorin e tij, është diçka që nuk ka nevojë për koment dhe analizë”.

Një fjalë e fundit drejtuar burrave.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Në fund të këtij emisioni, me çfarë do i këshilloje burrat?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Doja t’ju them që sinqeriteti dhe çiltërsia janë shpëtim”.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Po për bashkëshortet?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Nga përvoja ime njëmbëdhjetë vjeçare me njerëzit dhe problemet e tyre, kam parë se në jetën e një burri nuk mund të ketë grua tjetër përveç bashkëshortes së tij. Asnjë grua tjetër nuk mund të jetë rivalja jote, veçse nëse nuk ndërgjegjësohesh për nevojat fiziologjike të burrit tënd”.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Po fëmijëve cfarë do u thoje?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: ”Miqtë e mi të vegjël! Të dashurit e mi! Dua që gjithmonë të thoni të vërtetën. Gënjeshtra është diçka e gabuar. Ne u duam shumë, sidomos nëse thoni të vërtetën dhe zemërohemi shumë, nëse thoni të kundërtën”.

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Ne të falenderojmë nga zemra doktor Musa për informacionin dhe këshillat gjatë këtij emisioni. Në fund, derisa lumturia të bëhet tradita jonë, u përshëndesim:

Paqja e Zotit qoftë mbi ju!”

Praktikum mbi leximin e shpejtë. Leximi i një flete në vetëm 3 sekonda?

Dikush troket dhe Selma i drejtohet derës që ta hapë. Kur ja, postieri qëndron në derë dhe kërkon Selma Ashrauin. Selma i thotë atij, se gjendet pikërisht para personit të kërkuar. Postieri i kërkon asaj të firmosë për marrjen e letrës. Selma e hap dhe e lexon tërë letrën në vetëm 3 sekonda… Ky është një shembull në dukje imagjinar…

Në vegjëlinë time më ka çoroditur shumë historia e leximit dhe nxënies së një flete të tërë në vetëm 3 sekonda. Mendja ime e mendonte një gjë të tillë thjesht si diçka të pakonceptueshme.

A është i mundur leximi dhe nxënia e një flete të tërë në vetëm 3 sekonda?!

Le të udhëtojmë së bashku në këtë shqyrtim të detajuar mbi leximin e shpejtë dhe të mësojmë mbi metodën, që e bëri Selmën që vërtetë ta lexojë letrën e saj në vetëm 3 sekonda.

Lexues i nderuar! E lus Allahun të më jap sukses në këtë trajtim, i cili synon paraqitjen e një materiali thelbësor mbi leximin e shpejtë, duke shpresuar të gjejmë edhe mirëkuptimin dhe përkushtimin tuaj.

Fillojmë me,

Bismilahi Rahmani Rahim-Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit:

Më qëllim që fillimisht të arrijmë të mësojmë shpejtësinë e leximit tënd të zakonshëm, duhet të përpiqesh që tekstin në vijim ta lexosh ashtu siç lexon normalisht, as më shpejt dhe as më avash. Vendose orën në kronometër, me qëllim që të matësh minutazhin që të merr leximi i tekstit në fjalë. Preferohet që tekstin të mos e lexosh nga kompjuteri, por nëse mundesh, printoje dhe pastaj lexoje.

Tani ulu qetësisht dhe pasi të kesh kërkuar ndihmën e Allahut, lexo pa ndërprerje tekstin e dhënë deri në fund, duke mos harruar që sapo të mbarosh, ta ndalosh kronometrin dhe të shënosh minutat.

Sa për përftim, të gjitha të dhënat e gjendura në tekst janë të sakta, mund të mbështetesh në to dhe të përfitosh prej tyre.

[Fillimi i tekstit]

Qumështi i nënës

Hulumtimet dhe studimet kanë treguar, se qumështi natyral, me të cilin mëkohet foshnja nga gjiri i nënës, është më i miri në përmbajtje nga të gjitha alternativat e tregut dhe farmacive. Fëmijët që janë ushqyer me mëkim natyral, gëzojnë një shëndet dhe imunitet të admirueshëm kundrejt sëmundjeve. Ata qëndrojnë shumë më lart në këtë aspekt, sesa foshnjat që janë trajtuar me mëkim jo natyral (artificial).

Studimi i bërë nga Universiteti Amerikan i Harfordit, thekson se qumështi i nënës përmban 900 kilokalori. Prej këtyre 230 kilokalori kanë ardhur dhuratë nga trupi i nënës dhe 760 kilokalori kanë ardhur si vlerë ushqimore.

Qumështi i nënës gëzon atribute të shkëlqyera, të cilat nuk gjenden në të gjithë burimet e tjera ushqimore të foshnjës, prandaj Allahu i Lartësuar e ka përshtatur këtë porcion mëkimi, me të cilin ushqehet fëmija, në një forme tepër të mahnitshme me gjithë mbarëvajtjen e gjymtyrëve dhe organeve të trupit të fëmijës, formimi i të cilave është i pakompletuar në këtë periudhë të moshës së fëmijës.

Kështu, qumështi i nënës, në tre javët e para përmban një përqindje të madhe të IgA (Imunoglobulinë A-një klasë e antikorpeve (trupave) që sekretohet në lëngjet e trupit si pështyma dhe që mbron sipërfaqet mukoze të organizmit nga infeksionet), që është një lëndë e cila i jep imunitet trupit të njeriut dhe vjen ekskluzivisht vetëm nga nëna e jo nga diku tjetër.

Përqindja e vitaminave në qumështin e nënës është shumë e pakët në raport me qumështin e lopës, që përdoret për përftimin alternativ të qumështit të foshnjave, prej ku disa e mendojnë qumështin alternativ të lopës si më të mirë, por në realitet përqindja e vogël e vitaminave është më e mirë për foshnjën, pasi veshka dhe mëlçia e foshnjës ende nuk janë zhvilluar dhe çdo shtesë proteinore mund të shpjerë në akumulimin e proteinave të tepërta në veshkë dhe të shkaktojë komplikacione në veshka.

Po kështu, përqindja e lartë e yndyrave në qumështin e nënës, shpie në balancimin e prodhimit të kolesterolit (yndyrës së gjakut) në trupin e fëmijës dhe bën një si praktikum (ushtrim) të sistemit të prodhimit të kolesterolit në trup, si dhe e ndihmon kolesterolin në ndërtimin e qelizave nervore dhe fshikëzën e tëmthit, gjë e cila ndihmon në procesin e tretjes së yndyrave.

Qumështi i nënës përmban një përqindje të lartë hekuri, që absorbohet lehtësisht, në një masë prej 50 %, përqindje kjo që qëndron shumë lart në krahasim me qumështin e lopës, që absorbohet në masën prej vetëm 10 %. Qumështi i nënës përmban gjithashtu vitaminën C dhe lëndë të tjera, që ndihmojnë për luftimin e baktereve dhe pengojnë sëmurjen e foshnjës.

Për shkaqet e përmendura dhe shumë të tjera, që për arsye të natyrës përmbledhëse të artikullit nuk mund t’i përmendim, dalim në përfundimin se qumështi i nënës është ushqimi ideal për foshnjën, sipas citimit të Ibrahim Khatibit.

Por të pranishme janë edhe rastet, kur nëna nuk mund ta ushqejë foshnjën e saj me qumështin e gjirit të saj, si për shembull kur nëna merr ilaçe, të cilat përmes qumështit të nënës mund të kapërcejnë tek fëmija dhe ta dëmtojnë atë. Në këto raste nëna mëkuese duhet të konsultohet me mjekun, lidhur me të gjitha ilaçet që konsumon. Prej lëndëve të tjera që e dëmtojnë fëmijën, përmendim edhe kutërbimet e solucioneve të ndryshme, që përdoren për eliminimin e insekteve të dëmshme, prandaj edhe ato duhet të evitohen nga ambientet e jetesës së gruas shtatzënë.

Prej problemeve që kanë të bëjnë me fëmijën, janë edhe disa raste gjenetike (të trashëguara), si rasti i sëmundjes PKU (Fenikketonuria-çrregullim gjenetik i një enzime të mëlçisë që ndërpret funksionet normale të organizmit), rast në të cilin foshnja humbet një enzimë të caktuar, që i nevojitet për tretjen e proteinave dhe si pasojë e mungesës së ksaj enzime, proteina akumulohet në trupin e foshnjës, gjë e cila mund të shpjerë në çrregullimin mendor të tij. Kjo sëmundje është e trashëguar dhe në rastin e konstatimit të saj, Allahu na ruajttë prej saj, menjëherë duhet të ndalohet mëkimi i foshnjës me qumështin e nënës dhe të ushqehet me lëndë ushqimore alternative të pranishme në farmaci, të cilat përmbajnë përqindje fare të vogël proteinash.

Një tjetër sëmundje që mund t’i prekë foshnjat është Galaktozhemi (çrregullim i trashëguar ku foshnja nuk është në gjendje të metabolizojë galaktozën-sheqerin e qumështit), që vjen po kështu si pasojë e humbjes së enzimës përgjegjëse për tretjen e galaktozës, e cila është një lëndë e pranishme tek qumështi i nënës. Në këtë rast sërish në alternim të qumështit të nënës duhen sjellë komponentë ushqimor tërësisht të zhveshur nga kjo lëndë, përndryshe komplikacioni mund të shkaktojë frenimin e zhvillimit të fëmijës dhe çrregullimin mendor të tij.

Ushqimi i gruas shtatzënë.

Sa i përket aspektit të funksionalitetit të gruas, shtatzënia është një proces jo i natyrshëm dhe si e tillë ajo i nënshtrohet një sërë çështjesh, që duhet të kihen parasysh. Kësisoj, shëndeti i gruas shtatzënë është shumë i lidhur me shëndetin e foshnjës në bark dhe çdo gjë që e dëmton nënën, mund ta dëmtojë edhe foshnjën e saj.

Zakonet e këqija të nënës, sikurse pirja e duhanit apo alkoolit, lëvizja e pakët, etj, ndikojnë negativisht tek foshnja në bark. Sa i përket pirjes së duhanit, ajo ndikon në inteligjencën dhe peshën e foshnjës. E njëjta gjë vlen edhe për alkoolin. Ndërsa lëvizja e pakët mund të shkaktojë akumulimin e lëngjeve tek gruaja shtatzënë dhe për pasojë kemi rritje të tensionit të gjakut.

Duke u bazuar mbi sa thamë m lart, themi se shtatzëna të largohet menjëherë prej çdo zakoni të keq, po qe se dëshirojmë një fëmijë sa më të mirë dhe të shëndetshëm.

Ushqimi është një tjetër faktor ndikues tek shtatzëna, prandaj pesha e saj gjatë shtatzënisë duhet të jetë jo më shumë se 14 kilogram dhe jo më pak se 11 kilogram. Nuk duhet të teprohet me shtimin në peshë, i cili kryesisht ndodh si pasojë e faktit së guraja shtatzënë e lëshon frerin dhe fillon që gjatë shtatzënisë të hajë sipas qejfit, gjë që përbën pikërisht sekretin e mbipeshës së madhe të disa nënave gjatë shtatzënisë, të cilat sipas këndvështrimit të doktor Ismail Ebu Bekrit, shndërrohen në një fuçi.

Sa i përket elementëve të tjerë thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të foshnjës, sikurse hekuri, zinku dhe vitaminat, ato duhet të gjenden të depozituara tek nëna shtatzënë në sasi të mjaftueshme, sepse mangësitë  e këtyre mund të shkaktojnë pasoja negative edhe tek nëna edhe tek foshnja që ajo mban në barkun e saj, pasi fëmija është si një ndërtesë, e cila konstruktohet përmes lëndëve bazë të pranishme tek nëna e tij.

Allahu i shpërbleftë nënat tona, të cilat kanë kontribuar për ne që në zanafillën e jetës sonë!”

[Mbarimi i tekstit]

 

Këtu ndaloje kronometrin e orës tënde!

Koha që arrite është ________ minuta.

Shpejtësia jote në lexim është = numrin e fjalëve të tekstit / (pjesëtuar) me kohën e arritur ____________ = ____________ fjalë / minutë.

Vërejtje: Nuk ke nevojë t’i numërosh fjalët e tekstit, pasi unë po ta jap shifrën e tyre, ato janë thuajse 1100 fjalë.

Nxënia:

Qarkoje përgjigjen e saktë, por duke mos e shkelur kushtin e domosdoshëm që të “mos shikosh kurrsesi në tekst”!

Pyetja 1 – Qumështi i nënës përmban:

a. 230 kilokalori.

b. 760 kilokalori.

c. 900 kilokalori.

d. 400 kilokalori.

Pyetja 2 – Në tre javët e para, qumështi i nënës përmban një përqindje të madhe të lëndës:

a. Imunoglobulinë C

b. Imunoglobulinë D

c. Imunoglobulinë F

d. Imunoglobulinë A

Pyetja 3 – Pesha e disa grave pas shtatzënisë shtohet si pasojë e zakoneve të tyre të këqija dhe gratë bëhen si fuçi, sipas këndvështrimit të doktor:

a. Ismail Ebu Bekrit

b. Ibrahim Khatibit

c. Muhamed Ismailit

d. Hadi Mustafa

Pyetja 4 – Qumështi i nënës përmban sasi të mëdha yndyrash.

a. Po.

b. Jo.

Pyetja 5 – Përqindja e absorbimit të hekurit të gjendur tek qumështi i lopës është:

a. 50 %.

b. 10 %.

c. 40 %.

d. 30 %.

Pyetja 6 – Pesha e shtatzënës, kundrejt peshës normale të saj, duhet të:

a. Mos jetë mbi 12 kilogram dhe nën 11 kilogram.

b. Mos jetë mbi 13 kilogram dhe nën 11 kilogram.

c. Mos jetë mbi 14 kilogram dhe nën 11 kilogram.

d. Asnjërën.

Pyetja 7 – Lëvizja e pakët shkakton:

a. Shtim në peshë.

b. Shtimin e tensionit të gjakut.

c. Shtimin e peshës së fëmijës në bark.

d. Rënien e shtatzënës nga pesha.

Pyetja 8 – Sëmundja PKU (Fenikketonuria) shkakton:

a. Mangësi në zhvillimin e fëmijës dhe çrregullim mendor të tij.

b. Vetëm çrregullim mendor të fëmijës.

c. Vetëm mangësi në zhvillimin e fëmijës.

d. Asnjërën.

Pyetja 9 – Në rastin e prekjes nga sëmundja e galaktozhemit:

a. Duhet të përdorim një përbërës, që nuk përmban fare galaktozë.

b. Duhet të përdorim një përbërës, që përmban përqindje të vogël galaktoze.

c. Duhet të përdorim qumështin natyral të nënës.

d. Duhet të largohemi tërësisht nga të gjitha llojet e qumështit.

Pyetja 10 – Akumulimi i proteinave në trupin e fëmijës çon në:

a. Shtimin e zhvillimit muskulor të fëmijës.

b. Probleme shëndetësore në veshkën e fëmijës.

c. Probleme shëndetësore në mëlçinë e fëmijës.

d. Probleme shëndetësore në mëlçinë dhe veshkën e fëmijës.

– Pasi të kesh llogaritur pikët e nxënies tënde, referoju tekstit dhe nxirr prej tij përgjigjet e sakta, nga ku duhet të llogarisësh nxënien tënde faktike. Mesatarja e nxënies tënde në përqindje, përftohet duke i shumëzuar përgjigjet e tua të sakta me njëqind dhe pjesëtuar me dhjetë.

Kësisoj nxënia jote është: _________________ .

Pra pikë së pari të duhet që pa humbur kohë të përcaktosh gjendjen tënde, e paskëtaj mund të nisemi së bashku në rrugët të cilat do të ndihmojnë që ta rrisësh shpejtësinë e leximit tënd.

Regjistroje shpejtësinë tënde fillestare të leximit dhe mos e harro atë, me qëllim që të vëresh përparimin tënd dhe ta referosh atë tek koeficientët e mëposhtëm:

Lexuesi:                                              Fjalë/Minutë:                         Nxënia:

I dobët                                                10-100                                     30-50 %

Mesatar                                               200-240                                   50-70 %

Intelektual                                           400                                          70-80 %

Më i miri në 100 persona                     800-1000                                 + 80 %

Më i miri në 1000 persona                   + 1000                                     + 80 %

Kurse tani, pasi u njohe me gjendjen tënde, dua të të pyes një pyetje të rëndësishme: Cili është përkufizimi yt për leximin e saktë?

Unë jam i sigurt, se përgjigjet ndryshojnë nga një person tek tjetri… Gjithsesi përkufizimi i saktë për leximin është se: “Leximi është njohuria dhe nxënia e mirë, kompletimi i jashtëm dhe i brendshëm, si dhe kujtesa e afirmuar për të thirrur dhe lidhur informacionet ”.

Unë e di se ky përkufizim është disi i komplikuar, ndaj dhe ne do ta marrim çdo komponent të tij dhe do ta shqyrtojmë më vete:

Njohja: Presupozon njohjen e gjuhës së shkruar dhe kuptimin e kualifikuar të domethënieve të saj. Fakti se tek kuptimi i kualifikuar i njohjes së domethënieve dhe nocioneve të gjuhës mund të arrihet vetëm përmes një njohjeje sa më të mirë të saj, del në pah në rastin kur unë të jap një libër në anglisht, duke supozuar se ti nuk i di as edhe shkronjat e alfabetit të anglishtes. Sigurisht edhe mundësia e një leximi sa më produktiv vjen në përpjesëtim të drejtë me njohjen tënde të gjuhës, vjen.

Nxënia e mirë: Pra kuptimi nga ana e lexuesit, i idesë apo synimit të shkruesit, ku arrihet përmes rrugës së mendjes.

Kompletimi i brendshëm: Presupozon lidhjen midis segmenteve të lexuara.

Kompletimi i jashtëm: Analizimi dhe kritika e idesë së tekstit, vlerësimi i saj dhe përqafimi ose refuzimi i saj.

Kujtesa-aftësia për të rigrumbulluar informacionin: Pa koment.

Thirrja e informacionit: Kujtimi i informacioneve kur është e nevojshme.

Lidhja: Si t`i fusësh dhe lidhësh informacionet në mendjen tënde.

Segmentet e lartpërmendura që i përkasin përkufizimit të leximit, nuk janë radhitur sipas rëndësisë, por çdokush nga ne është i lirë t’i radhisë ato si të dojë.

Referohu në këto që përmendëm më lart, për të diktuar pikat e tua të forta dhe të dobëta dhe për t’i përmirësuar ato.

Tani, pasi mësuam se cili është leximi korrekt dhe pasi mësove nivelin tënd të leximit, kalojmë tek metodat ndihmuese për rritjen efikase të shpejtësisë së leximit.

Së pari dhe para së gjithash, na duhet të mësojmë mënyrën e përgatitjes së vendit të leximit dhe se cilat janë rrethanat e ambientit ndihmues për të lexuar. Disa e kanë për zakon të lexojnë në vende të zhurmshme, të sikletshme, zbavitëse apo në praninë e fëmijëve ose personave të tjerë dhe pastaj vjen e thotë se nuk arrijnë të lexojnë më tepër se tre faqe. Disa të tjerë e kanë për zakon të lexojnë në vende, ku rrëmuja sundon në të katër anët, rrobat janë të hedhura andej-këtej, ushqimi i sapo-ngrënë gjendet mbi tryezë, shishja e koka- kolës është ngritur në mes të dhomës, ambient ky që me zë të lartë deklaron “Rroftë rrëmuja!”.

Vendin ku lexon, duhet ta bësh një vend të përshtatshëm, me qëllim që të të qetësohen nervat, të relaksohesh dhe ta shijosh leximin.

Kushtet që duhet të plotësojë vendi i leximit:

1. Ndriçimi: duhet të jetë i mirë dhe preferohet që vendi i leximit të jetë tek dritarja, kurse nëse përdor ndriçimin e tryezës, atëherë përpiqu që ai të ndriçojë mbi shpatullat e tua dhe të lëshojë dritë mbi dorën me të cilën shkruan, me qëllim që ta shmangësh hijen. Kur të lexosh, mos ia drejto dritën syve, por drejtoja atë lëndës që lexon.

2. Relaksimi trupor dhe qëndrimi korrekt: disa studiojnë pas darke, shtrirë dhe me dritë të dobët, teksa libri që studiojnë është i mbushur me informacione të rëndësishme, që duhen studiuar në detaj. Në fund dihet rezultati, gërhitja që shtron rrugën e hyrjes në një gjumë të thellë.

Bëj kujdes që që shpina jote të jetë e drejtuar mirë. Më e mira është që të ulesh në karrige dhe këmbët e tua ta prekin tokën, me qëllim që të jesh në një pozicion të qëndrueshëm dhe të mos lodhesh me kalimin e kohës.

3. Sigurimi i lëndës që duhet lexuar dhe i mjeteve të duhura: dikush prej nxënësve apo lexuesve është ulur, duke qenë i vendosur të lexojë pa ndërprerë për tre orë të tërë, ta mbarojë tërë librin, por vetëm pesë minuta pasi ulet, kujtohet se ka harruar të marrë syzet. Rrugës për t’i sjellë syzet, hyn në kuzhinë dhe nis të hajë një mollë. E kullufit shpejt e shpejt atë dhe pastaj i kthehet sërish studimit e pa kaluar pesë minuta kujtohet se nuk ka sjellë lapsin e plumbit për të shkruar vërejtjet, por teksa shkon ta marrë atë, kujtohet se nuk disponon asnjë të tillë, ndaj shkon t’ia huazojë lapsin e plumbit motrës së vet. Situata tensionohet, sepse ai ia ka marrë asaj edhe më parë një të tillë, por nuk ia ka kthyer… Ky është skenari i përditshëm, që na humbet një kohë të tërë.

Kësisoj, bëj kujdes të grumbullosh të gjitha gjëraat që të duhen para leximit, me qëllim që të garantosh një qëndrim të pandërprerë, pa u ngritur dhe të arrish të realizosh atë që dëshiron.

4. Lartësia e karriges me tavolinën: Tavolina lypset të jetë e ngritur nga karrigia aq sa të të përshtatet ty. Nëse distanca midis karriges dhe tryezës është e papërshtatshme për ty, studimi do të jetë shumë i lodhshëm dhe sfilitës, ndërkohë që ne s’ia dëshirojmë vetes një gjë të tillë.

Për njerëzit normalë, preferohet që lartësia e tryezës të jetë 73-81 cm dhe karrigia të jetë 20 cm. Çështja bën përjashtim për ata që janë me këmbë shumë të gjata ose shumë të shkurtra.

– Pasi të kemi mbaruar me ambientin e jashtëm, kalojmë tek ambienti i brendshëm, i cili është quajtur kështu, pasi të gjithë personat e familjes mund të përfshihen në të:

1. Konfuzioni “koha e përshtatshme”: Nëse do banoje me ne në shtëpi, do e kuptoje këtë fjalë pa ta shpjeguar fare. Zëri i televizorit është ngritur në kulm, babai im bërtet sa herë që ekipi i tij i zemrës i avitet golit… Im vëlla grindet me vëllezërit e tjerë… Nëna ime si gjithmonë kërkon prej meje të shkoj të blej disa sende që duhen blerë… Djali i komshiut që e mendon veten artist, këndon në kanatet e dritares së tij… Kjo është jeta, ndaj përpiqu që t’i krijosh vetes një kohë të përshtatshme për të lexuar. Një e kohë e tillë që unë ta rekomandoj, është koha kur të gjithë flenë, ndërsa çështjen tënde të gjumit mund ta rregullosh, duke fjetur kur ata janë zgjuar. Përndryshe shko porosit tek kovaçi një derë hekuri anti-zhurmë… E rëndësishme është të gjesh një zgjidhje për veten… Një zgjidhje e tillë është të shkosh të lexosh në ambientin e bibliotekës së xhamisë dhe të kthehesh vetëm pas namazit të jacisë-darkës… Në të gjitha këto zgjedhje ti ke dorë të lirë…

2. Shpërqendruesit e mendjes: shmangi më maksimum shkëputësit, sidomos telefonin dhe nëse pret një telefonatë, lëre telefonin në dridhje… Për disa persona, konsiderohen si shpërqendrues edhe aromat e ushqimit, tringëllima e lugëve dhe enëve metalike, etj. Nëse je një prej njerëzve të tillë, shmangi këto gjëra dhe qëndro në ambientin më të largët prej këtyre shpërqendruesve.

3. Problemet shëndetësore: kërkohet kurimi nga çdo sëmundje, sepse sëmundja e dobëson efikasitetin tënd dhe ta sfilit trupin. Gjenden një sërë sëmundjesh, të cilat e nxjerrin jashtë loje të lexuarin dhe studimin, ndaj ato duhen kuruar plotësisht, në mënyrë që të arrish një lexim dhe studim produktiv. Prej këtyre sëmundjeve është për shembull diarreja, që padyshim e hallakat personin dhe është faktor i destabilizimit të brendshëm dhe të jashtëm të njeriut.

Pas kësaj kemi arritur tek gatishmëria për të lexuar dhe nxënë, pasi i dhamë fund bastionit të shpërqendruesve dhe penguesve të leximit.

Sapo kemi mbërritur në preludin e “fokusimit të syrit”.

 

Dy sytë e tu të mrekullueshëm:

Vërejtje: Syri përmban 130 receptorë drite, me një kapacitet prej pesë fotonesh (njësi drite) në sekondë.

Nuk duam të flasim ekskluzivisht mbi syrin dhe komponentët e tij, por shkenca ka vërtetuar, se syri është i aftë që ta kapë një imazh në një kohë rekord prej një të pesëqindtën e sekondës. Problemi më i rëndë lidhur me leximin e dobët qëndron në përdorimin e keq të syrit. Mëso se në Japoni gjendet një akademi, e cila që në fillore u mëson fëmijëve kapjen e imazheve në një mënyrë tepër të shpejtë, në më pak se një sekondë. Mbi këtë do të të tregoj pak pas.

Problemi me ne qëndron se ne gjatë leximit, e ngulim gjatë syrin tonë, në përpjekje për të kuptuar mirë atë që lexojmë, gjë që përbën pikërisht shkakun e ngathtësisë sonë në të lexuar. Kësisoj, nëse ti qëndron një sekondë të tërë në një fjalë, atëherë i bie që një faqe e plotë normale e përbërë nga 18 rreshta, të të marrë rreth 1 minutë e 20 sekonda, pra nëse faqet e librit janë 300, atëherë ti ke për të humbur 1 min e 20 sek x 300 = 400 minuta = 6.5 orë për të lexuar një libër!!!! Shpresoj të jetë qartësuar kjo pikë…

Por cila është zgjidhja?

Hulumtimet kanë treguar, se në 80 % të rasteve, në të cilat lexuesit nuk i lejohet t’i kthehet leximit të çastit, thënë ndryshe nuk i lejohet të luhatet, duke u kthyer tek fjala e mëparshme për ta lexuar sërish atë, syri në këtë rast e kap realisht informacionin dhe e nxë atë, pasi të jenë lexuar disa shprehje vijuese të tekstit.

Kjo është krejt siç vepronte imam Shafi’iu [Allahu e mëshiroftë], i cili ishte aq i fuqishëm në leximin dhe nxënien e tij, saqë i vendoste dy duart e veta mbi faqen përbri dhe e mbulonte atë, me qëllim që të mos i shkonte syri tek ajo dhe t’i shpërqendrohej nxënia.

Përfitimi që nxjerrim është, se syri përbën në vetvete një skanues të mrekullueshëm, i cili i kap shprehjet dhe përmbajtjet tekstuale me përpikëri, për t’ia kaluar më pas për analizë mendjes, teksa dihet se, që mendja ta memorizojë dhe nxërë informacionin, ai duhet që të futet në të i sistemuar.

Por si mund të bëhet e mundur një gjë e tillë?

Po të përmend një metodë, e cila ka për të të ndihmuar që t’i shtosh kapacitetet e tua përthithëse. Kjo metodë është metoda e shkrimit të numrave në një formë kolone të përbërë nga dy numra, sipas formës në vijim:
25

29

43

Preferohet që këto numra t’i shkruajë dikush tjetër për ty, por ato mund t’i shkruash edhe vetë. Në të djathtë të numrave lër vend bosh, nëse shkruan me të djathtën, ose në të majtë të numrave, nëse shkruan me të majtën. Përpiqu ta përthithësh numrin në kohën më të shkurtër të mundshme. Sakaq, vendos një karton mbi numër dhe shkruaje atë në vendin bosh. Pastaj kalo shpejt tek numri që vjen më pas e kështu me radhë. Besomë se ke për t’u kënaqur.

Pas le të themi 14 numrash, shtoji shifrat e numrit në tre, si në shembullin në vijim:

254

567

793

 

Vijo kështu, derisa të arrish të ushtrohesh me numra shtatë shifror ose edhe më shumë, duke gabuar sa më pak të mundesh dhe në një kohë sa më të shkurtër të mundshme.

Ushtrimi në fjalë do të të dhurojë një kënaqësi të veçantë dhe do të bëjë që t’i mësosh të gjithë numrat e telefonit tënd dhe të gjitha targat e makinave të lagjes. Unë vetë, para se të mësoja leximin e shpejtë, e mendoja të tillë gjë të pamundur, kurse tanimë pasi jam afirmuar në të, arrij t’i përthith shumë mirë shifrat në fjalë.

Pas këtij ushtrimi mësove, se nga sekretet e leximit të shpejtë është, që syri yt të lëvizë si një makinë shkrimi, në një formë të përcaktuar dhe të sistemuar, drejt përpara dhe pa u kthyer fare pas, duke mos pasur frikë prej nxënies së dobët. Kësisoj përmirësimi yt progresiv, me lejen e Allahut të Lartësuar, është i sigurt dhe mendja jote gradualisht do të mësohet me leximin e shpejtë.

Lexuesi i mirë arrin të lexojë katër fjalë në një hedhje të vetme vështrimi dhe të ecë vetëm para; ndërsa lexuesi i avashtë në një hedhje vështrimi arrin të kap një fjalë të vetme dhe shpesh gjatë leximit luhatet dhe kthehet pas, nga frika se nxënia e tij është e pakët, gjë kjo që ia çon atij dëm kohën gjatë leximit.

Besoj se ideja tanimë lavdi Zotit është kthjelluar.

Të këshilloj të ushtrohesh në kuptomin sa më të mirë të fjalëve dy herë në jave, duke lexuar një subjekt të vlefshëm, duke e regjistruar përmirësimin dhe nxënien tënde në lexim. Vlerësimin e nxënies mund ta bësh duke i shkruar pyetjet para leximit, ose duke e vënë dikë që të të testojë në subjektin e lexuar. Të këshilloj të përmirësohesh në vazhdimësi, përndryshe të lutem të mos i lexosh këto fjalë, që po shkruaj, sepse ato nuk qenkan për ty…

Këtu kemi arritur në mesin e rrugës së leximit të shpejtë…

– Dijeni se baza e çdo gjëje është ushtrimi. Kështu, nëse ti i lexon të gjitha literaturat që flasin mbi leximin e shpejtë, por nuk i ushtron gjërat që mëson, është e sigurt se nuk ke për të përfituar denjësisht.

Normal që ti je i lirë të hulumtosh edhe literatura të tjera veç këtij subjekti që po të paraqes, por më beso, nuk ke për të gjetur asgjë më tepër sesa disa detaje shtesë.

Unë ta tregova rrugën dhe ty të mbetet ta kompletosh atë.

Në vijim do të flasim mbi përdorimin e orientuesve pamorë dhe mënyrën e përdorimit të tyre, si dhe do fokusohemi tek problemet, që shkaktojnë një përqendrim dhe nxënie të vogël.

Orientuesi pamor:

Besoj se ende i kujton fillimet e leximit tënd, sesi ti përdorje gishtin tënd në lexim, me qëllim që të përqendroheshe më tepër. A të ka penguar babai apo nëna jote nga diçka e tillë, a të kanë thënë se ky është një zakon i keq që e ngadalëson leximin?

Më lejo të të pyes, nëse ti ende sot përdor të njëjtën metodë për të gjetur një numër të caktuar në numëratorin telefonik ose kur kërkon për kuptimin e një fjale në fjalor? A e përdor ende këtë metodë për të regjistruar një numër të pranishëm të listuar? A e përdor ende këtë zakon kur lexon?

Shumica e njerëzve do të përgjigjen me “po” në të gjitha pyetjet e dhëna, përveç asaj të fundit. Të pakët do të jenë ata persona, që do të përgjigjen me “po”për pyetjen e  fundit, por përse? Sepse ne që në fillim ne jemi mësuar me qëndrimin shpeshherë kritik të prindërve dhe mësuesve tanë karshi kësaj cilësie. Mbaj mend që kur kam qenë në fillore, kemi pasur një mësues trupmadh, që e quanim “shuplaka e vdekjes”, pasi dora e tij shumë e madhe ishte e frikshme, kur qëllonte dikë prej nesh. Ai ishte realisht i frikshëm dhe ta nxinte faqen, nëse nuk lexoje me gishtin në tekst, gjë që ndikonte shumë në përqendrimin tonë dhe arritjen e rezultateve pozitive në lëndën e tij, por cili ishte shkaku për këtë? Po të jap një shembull që ta mësosh këtë shkak: Nëse unë të kërkoj që të bësh një rreth imagjinar me syrin tënd dhe unë do qëndroj para teje, kam për ta parë syrin tënd të anohet, por të mbetet paralel dhe pingul, ndërsa nëse unë sjell një lapës, qëndroj para teje duke lëvizur lapsin në formë rrethi, pasi të të kem kërkuar që ta shoqërosh lëvizjen rrethore të lapsit me syrin tënd, atëherë kam për të parë se syri yt realisht ka për të bërë një rreth. Është pikërisht komforti i syrit me orientuesin pamor, ai që e bën orientimin pamor të përshtatshëm për lexim. Shpresoj ta kem kthjelluar idenë.

Kësisoj, orientuesi pamor ka dobi të mëdha: ai e ul mundimin, e shton përqendrimin e mendjes, jep shpejtësi të qëndrueshme në leximin e shpejtë dhe shton edhe vlerën e nxënies.

Por cilët janë kushtet për një orientues pamor të sukseshëm në lexim?

Orientuesi pamor duhet të jetë i gjatë dhe i ngritur, fakt ku qëndron dhe problemi i gishtave të cilët janë të trashë, të shkurtër dhe mbulojnë shumicën e faqes, ndaj dhe nuk preferohet të përdoren. Si orientues pamor mund të përdorësh një lapës plumbi, një rezervë stilolapsi ose një purtekë të hollë dhe të gjatë.

Por si ta përdorim orientuesin apo udhëzuesin pamor?

Vendose atë nën rreshtin që lexon, lëvize lehtësisht në drejtim të leximit dhe mos u përpiq të sajosh bartjen e tij midis pauzave; përpiqu ta lëvizësh orientuesin përpara sipas aftësisë tënde dhe tento ta shtosh shpejtësinë avash-avash, me qëllim që të mësohesh.

Lexuesi i shpejtë e vendos orientuesin në mes të rreshtit, ashtu që dy sytë e tij e lexojnë tërë rreshtin, pasi syri mund të shikojë lehtësisht 5-6 fjalë njëherazi, njëlloj si skaneri.

– Pas këtyre udhëzimeve, provo ta lexosh subjektin e mëparshëm  dhe përpiqu të praktikosh metodën e orientuesit pamor. Kur të shohësh se je përmirësuar, përpiqu që orientuesin pamor ta vendosësh udhëzues për dy rreshta njëkohësisht dhe mos harro të regjistrosh kohën tënde.

Që leximi yt të jetë efikas, përpiqu gjithashtu që:

1. Distanca midis dy syve të tu dhe materialit që dëshiron të lexosh, të jetë një distancë e përshtatshme, e cila t’i qetëson sytë dhe kap një sasi të madhe fjalësh në një fokusim të vetëm.

2. Përdor sistemin e ritmit të lavjerrësit: duke u përpjekur që avash-avash ta shtosh shpejtësinë e leximit sot 150 fjalë në minutë, nesër 160 fjalë në minutë dhe kështu me radhë, periudhë pas periudhe, derisa ta arrish objektivin tënd dhe e mos harro se praktika dhe ushtrimi janë baza e çdo gjëje.

Ekzaminimi i hollësishëm dhe shfletimi i shpejtë:

Ekzaminimi i hollësishëm konsiston në gjetjen e një të dhëne, rreth së cilës hulumton mendja jote “një fjale në fjalor, numër telefoni, një të dhëne të caktuar në një libër, etj”. Njerëzit e përdorin shumë ekzaminimin e hollësishëm, sidomos studentët që mësojnë në gjuhën jo amtare, hulumtuesit dhe të interesuarit në subjekte të caktuara studimore.

Zhvillimin e kësaj teknike mund ta performosh përmes ushtrimit në vijim:

Përpiqu të kërkosh për një fjalë në një fjalor të caktuar, të cilën e njeh por nuk ia di kuptimin e saj të detajuar. Bëje këtë, duke e regjistruar kohën që të duhet për këtë gjë. Ushtroje këtë teknikë për 10 minuta rresht dhe besomë se do të argëtohesh shumë me të, sidomos nëse e kryen në formë sfide midis teje dhe një shokut tënd; duke përfituar në të njëjtën kohë njohurinë e kuptimit të detajuar të kësaj fjale.

Shfletimi i shpejtë është procesi, përmes të cilit sytë e tu mbulojnë kategori të caktuara të parapërzgjedhura nga lënda që lexohet, me qëllimin që të kesh një informacion të përgjithshëm mbi këtë material.

Këtë metodë e zbatojnë njerëzit e zakonshëm qoftë në leximin e gazetës, qoftë në ditët e sotme, kur shfletojnë të dhënat e internetit apo kur zgjedhin një libër për të lexuar.

Konsiderohet humbje kohe, që teksa ti po hulumton për një subjekt fetar rreth le të themi “tejemumit”, për të arritur tek subjekti në fjalë, ta lexosh tërë librin. Për këtë mjafton përvijimi i pasqyrës së lëndës, leximi i titujve dhe kapitujve, prej ku arrihet tek kuptimi i informacionit në kohën më të shkurtër të mundshme. Kjo rrugë të ndihmon gjithashtu në përzgjedhjen e librave të tu të preferuar, hulumtimeve në internet dhe të tjera gjëra të kësaj natyre.

Probleme tek lexuesit:

1. Leximi me zë të ulët: shumica e njerëzve e përdorin këtë metodë, për të kuptuar shprehjet e tekstit të lexuar dhe për të shtuar përqendrimin, por kjo metodë e ngadalëson ndjeshëm leximin. Ky lexim nuk konsiderohet zakon i keq, por gjithsesi ai duhet reduktuar sa më shumë. Reduktimi i leximit me zë të ulët arrihet përmes implementimit të leximit të shpejtë të pjesëve që na interesojnë prej tekstit, deri në shpejtësinë prej 1000 fjalësh në minutë.

2. Përdorimi i gishtave në lexim: në kornizën e të cilit përmendëm metodën e orientuesit pamor.

3. Kthimi pas dhe rileximi: personi ndjen se nuk e ka kuptuar shprehjen e kaluar dhe i kthehet sërish leximit të saj, proces ky që s’është i domosdoshëm, por që vjen për shkak se personi nuk ka besim në kapacitetet e tij mendore personale.

Zgjidhja e problemit në këtë rast qëndron në:

Së pari: Përpjekjen e paepur për të mos lexuar atë gjë, që mendon se e harrove.

Së dyti: Shtimin e shpejtësisë së leximit dhe përkujdesjen për të vijuar leximin me sy, duke qenë optimist, se kjo gjë do ta rrisë me siguri nxënien tënde.

4. Shpërqendrimi dhe aktivizimi sfilitës: disa njerëz nuk mund të qëndrojnë në prehje por ata janë gjithmonë në lëvizje, krejt si djali i fqinjit tim i cili lëviz pareshtur. Kjo gjë, ndryshe nga ç’e mendojnë disa njerëz, s’është sëmundje. Nëse ti ose fëmija yt, jeni të prekur nga lëvizjet e tepruara, lypset që energjinë tënde ta shkarkosh në gjëra të dobishme, prej të cilave padyshim është leximi.

Shkaqet e leximit të dobët:

1. Vështirësia e artikulimeve: që në fillim kemi përmendur, se një nga shtyllat e leximit është të kesh dituri mbi artikulimet e tij, prandaj nëse has në një fjalë, që nuk ia di kuptimin, vendos poshtë saj vizë dhe fillimisht vijo leximin e shpejtë, me qëllim që të mësohesh; por kur të mbarosh, hulumto mbi kuptimin e saj. Pastaj lexoje tekstin sërish dhe ka për ta vënë re diferencën.

2. Vështirësia e perceptimit të mendimeve të përcjella në tekst: kjo është problematika më e madhe që ngjet me studiuesit. Kjo ndodh, pasi nëse unë si lexues nuk e kuptoj atë që lexoj, kam për t’u ndier i molepsur dhe i paaftë, mendimi im mbi tekstin që po lexoj ka për t’u ftohur dhe për pasojë kam për ta humbur përqendrimin. Zgjidhja në këtë lexim me natyrë studimore, është që unë aty për aty të hulumtoj mbi idetë apo mendësitë në fjalë dhe të mos e vonoj kuptimin e tyre, pasi kjo gjë ndikon tek morali i leximit dhe mund të më bëjë të ndihem i paaftë; prandaj vepro kështu që të shpëtosh nga ky problem.

3. Shpejtësia e papërshtatshme e leximit: provo të lexosh një tekst të caktuar germë për germë, shumë avash dhe lajmëromë mbi situatën tënde kuptimore. Nëse libri që ke për të lexuar është voluminoz dhe leximi yt është i avashtë, për shkak të mosafirmimit tënd në teknikën e leximit dhe shfletimit të shpejtë, më thuaj si do ndiheshe në këtë rast?

4. Gjendja jo e përshtatshme psikike: kam folur mjaftueshëm për të dhe po thjesht po të kujtoj përsëri, se përqendrimi i lartë ka nevojë për një mendje të kthjellët.

5. Organizimi i keq: Mosparaqitja e sendeve të duhura, gjë të cilën gjithashtu e përmendëm më parë.

6. Humbja e interesit për lëndën që lexohet: çdo person duhet të lexojë materialin që i pëlqen dhe e tërheq.

7. Dekurajimi: Para studimeve të mia në lëmin e mjekësisë, sa herë që lexoja për një sëmundje të caktuar, imagjinoja sesi i sëmuri kishte ardhur dhe më ankohej për të njëjtën sëmundje. E imagjinoja veten, sikur po e ekzaminoja atë në përputhje me përmbajtjen e lëndës studimore që po lexoja. Vazhdova të veproj kshtu, derisa hyra në spital dhe u ballafaqova me rigorozitetin e specialitetit… Kjo është vetëm një prej mënyrave të shumta të inkurajimit, që e bëjnë interesant leximin. E rëndësishme është, që gjatë kohës që lexon të mos e humbasësh kurajën e leximit.

8. Relaksimi: jepi vetes çlodhje pas çdo ore leximi, me qëllim që intelekti yt të mprihet, përqendrimi yt të shtohet dhe sytë e mendja jote të çlodhen.

– Kësisoj, mbërritëm në fundin e udhëtimit dhe po ta lë ty në dorë ta çash më tej rrugën kah leximi i shpejtë. Ec në të duke shfrytëzuar begatinë e Allahut të Lartësuar, insisto dhe m`i trego arritjet e tua.

Mos harro rolin e fuqishëm të duasë drejtuar Allahut të Lartësuar. Mos më harro edhe mua në duatë e tua.

Deri në një takim të ardhshëm po të lë në garancinë e Allahut të Lartësuar.

Es Selam Alejkum ue Rahmetullahi ue Bereketuhu!

 

Përzgjodhi: Altin Torba

Inteligjenca emocionale, element suksesi

Çdokush mund të zemërohet – kjo është e lehtë.

Por të hidhëroheni në personin e duhur, në masë të duhur, në kohë të duhur, për arsye të duhur, në mënyrë të duhur – kjo nuk është e lehtë.

 

Kur themi njeri i suksesshëm, menjëherë na vjen në mendje një njeri i zgjuar dhe me inteligjencë të lartë. Është e vërtetë, një njeri i tillë mund të jetë i suksesshëm por jo vetëm. Suksesi i një individi nuk shënjohet vetëm nga koifiçenti i inteligjencës së tij, një element shumë i rëndësishëm që të bën vërtet njeri të suksesshëm është inteligjenca emocionale për të cilën shumë pak kemi dëgjuar të flitet, pavarësisht se çdo njeri prej nesh mund ta zotërojë. Çfarë është inteligjenca emocionale? Si mund ta rrisim atë? Për çfarë na shërben ajo?

Inteligjenca emocionale është aftësia për të identifikuar, përdorur, kuptuar dhe menaxhuar emocionet pozitivisht në mënyrë që të shmangim stresin, të komunikojmë në mënyrë efektive, të kemi empati për të tjerët, të përballemi me sfidat dhe të shmangim konfliktet. Inteligjenca emocionale ndikon në aspekte të ndryshme të jetës së përditshme siç është sjellja dhe ndërveprimi me të tjerët. Studiuesit e kanë përmbledhur inteligjencën emocionale në katër cilësi kryesore1:

–          Vetëndërgjegjësim që ka të bëjë me njohjen e emocioneve dhe mënyrën se si ato ndikojnë në mendimet dhe në sjelljet tona. Ne shpesh e ndjejmë se si një emocion negativ apo pozitiv ndikon tek mendimet tona për një gjë të caktuar apo edhe në sjelljen tonë. Kur jemi të mërzitur e gjithë bota na duket e zymtë dhe pesimizmi zë vendin kryesor në mendimet tona, fillojmë të sillemi ashpër dhe pakuptim ndaj të tjerëve por edhe ndaj vetes. Po ashtu edhe kur ndihemi të lumtur, menjëherë këndvështrimi jonë për botën ndryshon, sjellja jonë bëhet shumë e ëmbël me të tjerët edhe pa një arsye të caktuar. Të jesh i vetëdijshëm gjithashtu do të thotë të dish pikat e tua të forta dhe të dobëta si dhe të kesh besim tek vetja jote.

–          Vetëmenaxhim ka të bëjë me aftësinë për të kontrolluar ndjenjat dhe sjelljet impulsive, për të menaxhuar emocionet në mënyrë të shëndetshme apo për tu përshtatur me ndryshimet e mjedisit. Përveçse të jesh i ndërgjegjshëm që ti tashmë po përjeton një emocion negative apo pozitiv, është e rëndësishme të kesh aftësinë për ta kontrolluar këtë emocion dhe për të reaguar në mënyrë të shëndetshme.

–          Ndërgjegjësimi social është aftësia për të kuptuar emocionet, shqetësimet dhe nevojat e njerëzve të tjerë. Kur je pjesë e një grupi të caktuar social duhet të kuptosh që grupi karakterizohet nga energji dhe dinamizëm. Që të funksionojmë mirë në një shoqëri duhet që përveç ndërgjegjësimit për emocionet personale të kemi aftësinë të kuptojmë që ashtu si ne edhe të tjerët përjetojnë emocione të caktuara, andaj kur dikush kryen një sjellje të padëshiruar karshi nesh, duhet të jemi të aftë të kuptojmë që ai mund të jetë i mërzitur për një arsye të vetën dhe reagimi ynë në këtë rast duhet të jetë mirëkuptues dhe jo sulmues. Kështu mund të ndihmojmë veten dhe të tjerët të krijojmë një marrëdhënie pozitive dhe të shëndetshme.

–          Menaxhimi i marrëdhënieve, nënkupton aftësinë për të krijuar dhe ruajtur një marrëdhënie të mirë me të tjerët. Një marrëdhënie e mirë ndërtohet nëpërmjet një komunikimi të mirë, të qartë dhe korrekt, nëpërmjet ndikimit pozitiv që mund të kesh tek të tjerët si dhe nëpërmjet menaxhimit të konflikteve. Në këtë botë jemi krijuar që të bashkëjetojmë me të tjerët, sado të përpiqemi të qëndrojmë brenda guaskës sonë nuk mund të bëjmë pa të tjerët, andaj është e rëndësishme të përpiqesh që kjo bashkëjetesë të jetë në mënyrën më të mirë të mundshme.

 

Këshilla e Sokratit “Njihe veten tënde” është element kryesor i inteligjencës emocionale, njohja e ndjenjave kur ato shfaqen. Në pamje të parë mund të na duket sikur kemi ndjenja të qarta, por kur mendojmë më thellë, kuptojmë se kemi qenë të pavetëdijshëm për një ndjenjë të caktuar dhe vetëm më vonë jemi ndërgjegjësuar rreth asaj ndjenje. Gjej me vend të përmend një tregim të vjetër japonez që flet për një samuraj luftarak i cili shkoi tek një njeri i urtë për ta pyetur rreth ferrit dhe parajsës. I urti i drejtohet samurajit me fjalët: “Ti nuk je asgjë tjetër veçse një budalla i rëndomtë, unë nuk kam kohë të humbas me njerëz të tillë!”. Pasi iu cenua krenaria, samuraji i tërbuar nxjerrë shpatën duke ulëritur dhe i drejtohet të urtit: “Mund të të vras për paturpësinë tënde”. “Ky është ferri”, i përgjigjet me qetësi i urti. I befasuar nga përgjigja samuraji menjëherë e ul shpatën dhe e falënderon të urtin për mësimin e dhënë. “E kjo është parajsa”, i thotë i urti.

Reagimi i menjëhershëm i samurajit me agresivitet tregon reagimet tona të menjëhershme kur provojmë një emocion dhe reagimi i mëvonshëm i tij tregon ndërgjegjësimin tonë dhe njohjen e emocioneve që na përshkojnë.

 

Empatia si pjesë e inteligjencës emocionale

Shpeshherë shkaktar i prishjes së marrëdhënieve tona me të tjerët është mungesa e empatisë ose ndryshe alexitimia. Empatia është aftësia jonë për të njohur dhe kuptuar emocionet dhe ndjenjat e të tjerëve. Ajo është një formë e vetëvetëdijës; sa më mirë t’i njohim emocionet tona, aq më lehtë do t’i kuptojmë ndjenjat e të tjerëve.

Paaftësia për të deshifruar emocionet e njerëzve të tjerë është tregues i një inteligjence të ulët emocionale. Njerëzit rrallë i shprehin emocionet e tyre verbalisht, më lehtë e kanë t’i shprehin ato në mënyrë joverbale, nëpërmjet gjesteve, mimikës, veprimeve etj. Aftësia për të lexuar pikërisht gjërat e pathëna është dhe çelësi i të kuptuarit të emocioneve të të tjerëve dhe si rrjedhojë çelës i marrëdhënieve të suksesshme.

Empatia është ndjenjë ekzistente tek çdo njëri prej nesh, mjafton të përpiqemi t’i lejojmë hapësirë të veprojë. Qysh në foshnjëri të hershme kur një foshnjë dëgjon një foshnjë tjetër duke qarë menjëherë fillon të reagojë edhe ajo me të qarë, kjo mund të quhet një tregues i hershëm i empatisë edhe pse në mënyrë të pavetëdijshme. Duke u rritur njeriu me të rritet dhe egoja e tij, ndikuar dhe nga faktorët mjedisor apo kultura, njerëzit kanë filluar të bëhen individualist, për ta bota është në rregull për aq kohë sa ata janë mirë. Por në të vërtetë bota nuk funksionon kështu. Gjithçka që duhet të bëjmë për të mos e lënë individualizmin të na zotërojë është të llogarisim edhe tjetrin si pjesë e shqetësimeve tona, si pjesë e lumturisë sonë sepse nesër edhe ne mund të jemi në pozitën e tij.

E kundërta e kësaj, mungesa e empatisë, dashje pa dashje të çon drejt veprimeve të pahijshme, të çon drejt krimit, drejt dhunës. Një njeri i bën keq dikujt pasi është i paaftë të ndjejë dhimbjen e tij, lëndimin e tij. Një kriminel ka një inteligjencë të ulët emocionale, ai nuk përmbush asnjë nga pjesët përbërëse që përmendëm më sipër të inteligjencës emocionale. Ai nuk është i aftë të njohë dhe të kuptojë ndjenjat e tij dhe as të të tjerëve, nuk është iu aftë të kontrollojë emocionet, nuk është i aftë të menaxhojë marrëdhëniet me të tjerët.

 

Pse është e rëndësishme inteligjenca emocionale?

Siç përmendëm dhe më sipër njerëzit me inteligjencë të lartë nuk janë më të suksesshmit apo më të plotësuarit në jetë. Dimë shumë raste të njerëzve të shkëlqyer intektualisht por që nuk janë të aftë në aspektin shoqëror, janë të pasuksesshëm në punë dhe që nuk kanë marrëdhënie personale të shëndetshme. Inteligjenca intelektuale mund të na ndihmojmë të fitojmë një shkollë të mirë por është inteligjenca emocionale ajo që na ndihmon të menaxhojmë stresin dhe emocionet kur përballemi me një provim të rëndësishëm. Pra, mund të themi se inteligjenca emocionale është edhe më e rëndësishme se inteligjenca akademike.

Një inteligjencë emocionale e lartë na ndihmon të kemi performancë më të mirë në punë, të jemi më të motivuar dhe të mund të motivojmë edhe të tjerët. Ditët e sotme kompanitë e mëdha e shohin inteligjencën emocionale po aq të rëndësishme sa dhe aftësitë profesionale, madje shumë prej tyre kërkojnë dhe bërjen e testit të inteligjencës emocionale (EQ) përpara se të të punësojnë. 

Inteligjenca emocionale ndikon në shëndetin fizik dhe atë mendor. Nëse nuk jemi të aftë të menaxhojmë nivelin e stresit mund të kemi probleme serioze me shëndetin tonë fizik. Stresi rrit presionin e gjakut, dobëson sistemin imunitar, rrit riskun e një infarkti, mund të nxisë infertilitet dhe përshpejton proçesin e plakjes. Stresi i pakontrolluar po ashtu mund të ndikojë dhe në shëndetin mendor duke na bërë vulnerabil ndaj ankthit dhe depresionit. Paaftësia jonë për të kuptuar dhe menaxhuar emocionet na bën të kemi gjendje të çrregullt të humorit. Prandaj, të mësosh si të reduktosh stresin është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të inteligjencës emocionale.

Inteligjenca e lartë emocionale na ndihmon të kemi marrëdhënie të shëndetshme më të tjerët. Nëse ne do jemi të aftë të kuptojmë emocionet tona dhe të dimë si ti menaxhojmë ato, rrjedhimisht do jemi të aftë të shprehim se si ndihemi dhe të kuptojmë se si ndihen të tjerët gjithashtu. Kështu mund të komunikojmë në mënyrë efektive dhe të krijojmë marrëdhënie të forta si në punë dhe në aspektin personal.

1.      Goleman, D. (1998). Working with emotional intelligence. New York: Bantam Books

Suada Hajredinaj

Negocimi, 10 këshillat që duhet të zbatoni!

Aftësia për të negociuar me sukses në klimën e trazuar të ditëve të sotme të biznesit përbën dallimin midis suksesit dhe dështimit. Për këtë arsye, edhe ndoshta më shumë se kurrë, aftësia juaj për të zgjedhur detyrën tuaj më të rëndësishme në çdo çast, dhe pastaj për të rifilluar me këtë detyrë e për ta kryer sa më shpejt, edhe mirë, do të ketë më shumë ndikim në suksesin tuaj se ndonjë aftësi tjetër që mund të zhvilloni.

Por, cilat janë 10 këshillat për negocim të suksesshëm?

1. Mos kini frikë të kërkoni për atë që ju dëshironi!

Negociatorët e suksesshëm janë të sigurt dhe sfidues. Ata e dinë se çdo gjë është e negociueshme. Madje e quajnë këtë “vetëdije të negociatave”. Vetëdija e Negocimit është ajo që bën dallimin midis negociatorëve dhe shitësve të tjerë. Ju duhet të arrini një marrëveshje pa ankth dhe pa zemërim. Shembull, në vend që të thoni: “Ju nuk duhet t’a bëni këtë…” thoni “Ju nuk do të ndiheni rehat kur të bëni atë…”.

Kujdes, ka një ndryshim midis të qënit të sigurt dhe të qënit agresivë. Ju jeni i/e sigurt, kur ju kujdeseni për interesat tuaja personale duke ruajtur respektin dhe interesat e të tjerëve. Nuk duhet të largoni fokusin nga personat e tretë me të cilët do të arrini një marrëveshje. Të qëndroni të sigurt, është pjesë e ndërgjegjies së negociatave.

Nëse ju u jepni prioritet interesave personale, pa patur në vëmendje interesat e klientëve tuaj, ju do të ktheheni në agresiv. Nëse ju përcillni ndjenjë dëshpërimi, frikë për mosrealizim të shitjes, stres, do humbisni konceptin bazë të negocimit dhe si rrjedhojë do të humbisni klientët tuaj.

2. Tërhiquni dhe dëgjoni!

Kur një person tjetër flet ne zakonisht e dëgjojmë në një nga 4 nivelet – pohon Stephen R. Covey. Ne mund të:
 Injorojmë personin tjetër, duke mos e dëgjuar fare
• Shtiremi sikur jemi duke dëgjuar
• Praktikojmë dëgjimin përzgjedhës duke dëgjuar vetëm pjesë të vecanta të bisedës.Praktikojmë dëgjimin e kujdesshëm, duke treguar vëmendje dhe duke përqëndruar energjinë në fjalët që thuhen.
• Praktikojmë atë që është më i rëndësishëni, nivelin e pestë, formën më të lartë të dëgjimit, dëgjimin empatik.

Kërkoni fillimisht të kuptoni. Shumica e njerëzve nuk dëgjojnë me qëllimin për të kuptuar, ata dëgjojnë me synimin për të replikuar. Ata fillojnë të flasin e flasin pa pushim, duke humbur në shumë raste edhe kontrollin e bisedës dhe e gjithë kjo vetëm për të realizuar shitjen dhe jo për të ruajtur një marrëdhënie të shëndetshme besimi me klientët. Negociatorët, jo rrallë herë cilësohen si detektivë. Ata bëjnë pyetje dhe më pas tërhiqen për të pritur një përgjigje. Gjithashtu, ata ju tregojnë gjithcka që ju duhet të dini. Ju mund të dëgjoni në mënyrë efektive, vetëm duke lënë personin tjetër të flas.

Ndiqni rregullin 70/30 – dëgjoni 70% të kohës dhe flisni vetëm 30%. Fokusohuni në realizmin e pyetjeve të hapura, që të mund të merrni sa më tepër informacion. Evitoni sa më tepër bërjen e pyetjeve që kanë përgjigje të tilla si, “po” ose “jo”.

3. Realizoni “detyrat e shtëpisë”!

Diagnostikoni përpara se të përshkruani recetën. Mblidhni sa më tepër informacion lidhur me çështjen para se të realizoni negociatat tuaja.
• Cilat janë nevojat e klientëve?
• Çfarë presioni ndiejnë ata?
• Çfarë opsionesh kanë?
• Si mund të kenë rezultat?
Bëni detyrat tuaja jetike të shtëpisë për të arritur negociata të suksesshme. Ju nuk mund të merrni vendime pa kuptuar gjendjen e palës tjetër. Sa më shumë informacion të keni në lidhje me njerëzit me të cilët po negocioni, aq më të sigurtë do të ndiheni dhe aq më pozitiv do të jetë rezultati për të dyja palët.
Besoni në diagnozën tuaj. Pa besuar në diagnozë, nuk duhet të keni besim tek receta.

4. Jini gjithmonë të gatshëm për të ecur më tej!

Të kërkosh të kuptosh kërkon vëmendje, të kërkosh të jesh i kuptuar kërkon kurajo. Kërkoni fillimisht të kuptoni, pastaj të jeni të kuptuar. Përcillni besim të sinqertë dhe të vërtetë tek klientët tuaj. Asnjëherë mos shkoni të negocioni pa opsione. Fitoni një rezultat pozitiv gjatë bisedës me klientët tuaj dhe do të kuptoni se ata do t’a kenë të vështirë të thonë ‘jo’. Tregohuni intuitiv dhe jini të vendosur në ofertën tuaj. Vendosmëria juaj do të shtyjë klientin të pranojë apo të bëjë lëshime në favorin tuaj. Gjithmonë jini të gatshëm për të ecur më tutje. Ndiqni zërin e ndërgjegjies. Edukoni mendjen tuaj dhe ruani gjithmonë një përgjigjie rezervë. Rekomandoni, “Unë jam këtu për t’ju këshilluar, duke e menduar si mundësinë më të mirë. Por, nëse për ju nuk është shumë e përshtatshme besojmë se efektive do të jetë edhe…”

Sikurse thotë edhe GOETHE – Asnjëhërë gjërat që kanë më shumë rëndësi, mos i lini në mëshirë të gjëravë që kanë më pak rëndësi.

Suksesi privat paraprin suksesin publik. Nuk mund te mbyllni një negociatë me sukses nëse nuk keni paguar çmimin e suksesit me veten.

5. Mos merrni vendime të nxituara!

Të jesh i duruar thonë se është e vështirë. Përkundrazi unë do të thoja se është shumë e lehtë.
Nëse ju do të nxitoni, do të ketë më shumë gjasa të gaboni dhe të humbisni, para, marrëdhënie, klientë. Kushdo që është fleksibël, ka një avantazh në kohë. Durimi juaj sot, mund të jetë një “armë” e fortë për realizmin e marrëveshjes në takimin tjetër .

6. Qëllimi i lartë sjell rezultat më të mire!

Negociatorët e suksesshëm janë optimistë. Në qoftë se ju prisni më shumë, do të merrni më shumë. Identifikoni se çfarë ju doni para se të hyni në negociata. Negocimi, kur realizohet siç duhet, krijon situata të forta, të favorshme për të dyja palët. Ju do të jeni duke çuar dëm karrierën tuaj, biznesin tuaj, nëse hyni në negociata pa patur ndonjë plan paraprak. Shitësit duhet të japin më tepër për klientët e tyre dhe blerësit duhet të ofrojnë më tepër për konsumatorët.

Kurrë mos bëni një premtim që nuk mund ta mbani. Integriteti i lartë gjeneron besim dhe është themeli i arritjes së çdo marrëveshje.

7. Përqëndroni presionin tek pala tjetër, jo tek vetja!

Përgjithësisht ne kemi një tendencë për të mbajtur presionin në anën tonë, kjo edhe për faktin se kemi nevojë për të bërë një marrëveshje. Nëse ju bini në këtë kurth, ju jeni duke punuar kundër vetes dhe pala tjetër do të jetë më e fuqishme. Mos u përqëndroni në kufizimet tuaj! Krijoni nje ndjenjë të brendshme fuqie!
Fuqia juaj e negociatave rrjedh pjesërisht edhe nga presionet indirekte mbi personin tjetër. Edhe në qoftë se ata duken shpërfillës, në mënyrë të pashmangshme kanë brengat dhe shqetësimet e tyre. Eshtë puna juaj si agjent të hetoni dhe të zbuloni këtë!

8. Tregojini personit tjetër se si do të përmbushen nevojat e tyre!

Negociatorët e suksesshëm gjithmonë shikojnë situatën nga perspektiva e palës tjetër. Gjithkush shikon botën ndryshe, kështu që ju duhet të përpiqeni të kuptoni. Në vend që te fokusoheni vetëm për të fituar negociatën, ju duhet patjetër të kuptoni negociatorin tjetër dhe t’i tregoni atij mënyrat për t’u ndjerë të kënaqur.

Filozofia ime e negocimit, përfshin bindjen e plotë se njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën. Nëse ju ndihmoni të tjerët të ndihen të kënaqur, ata do të jenë më të prirur për t’ju ndihmuar ju, në përmbushjen e nevojave tuaja. Kjo nuk do të thotë aspak se ju duhet të lëshoni të gjithë gurët e “lojës”. Ju duhet të kënaqni interesat themelore të tyre, por jo të plotësoni çdo kërkesë të mundshme. Kërkesa e tyre është ajo që ata thonë se duan, interesi themelor është ajo që ata kanë vërtetë nevojë të marrin.

9. Ata nuk japin asgjë, pa marrë diçka në kthim.

Kurdo që ju jepni diçka synoni për të marrë diçka tjetër në kthim. Gjithmonë fokusohuni në: “Unë do të bëjë këtë në qoftë se ju bëni atë…” përndryshe do të rrezikoni të humbisni. Mos i lini asgjë shansit. Ju e kuptoni se nëse është për të qënë, është në dorën tuaj. Negociatorët e suksesshëm i drejtojnë vazhdimisht pyetje vetes. Përse ekziston kjo situatë? Si ndodhi ajo? Çfarë e shkaktoi atë? Ku dhe kur ndodhi? Kush është i përfshirë në të? Cilat janë mënyrat e ndryshme me të cilat mund të zgjidhim problemin? Cfarë presin palët nga kjo negociatë? Çfarë do të arrij unë pasi të mbyllet marrëveshja? “Marrëdhëniet personale janë burime prej të cilave burojnë të gjitha avantazhet, sukseset dhe arritjet e jetës së vërtetë” – thotë Ben Stein. Ruani një marrëdhënie duke patur fokus besimin dhe rezultatin pozitiv për të dyja palët.

10. Mos i merrni sjelljet e personit tjetër personale!

Shumë shpesh negociatat dështojnë për shkak se një ose të dyja palët i marrin situatat personale dhe nuk arijnë të lidhin një marrëveshje. Negociatorët e suksesshëm përqëndrohen në zgjidhjen e problemit: “Si mund të përfundojnë marrëveshjen që respekton të dyja palët”? Mos u fiksoni me personalitetin e personit tjetër, apo çështje të tjera që nuk lidhen drejtpërdrejtë me ju, pasi rrezikoni të sabotoni marrëveshjen. Nëse një klient është i pasjellshëm apo i vështirë, për të realizuar një bisedë me të përpiquni të kuptoni këtë sjellje dhe mos e merrni për asnjë moment si personale.

Ju mund të shkoni shumë larg me këto ide themelore, të jeni të hapur, të dëgjoni dhe të respektoni njëri – tjetrin.
Eshtë më fisnike për një shpirt njerëzor të lësh njerëzit të gjykojnë vetveten sesa t’i gjykosh – Stephen R. Covey

Injoranca dhe frika janë pengesa të mëdha për ndërmarrësit muslimanë

Kur Rashid Dar u transferua në New York City për të përfunduar shkollën pasuniversitare, sipërmarrësi musliman e gjeti të vështirë për të gjetur hapësira të qeta për të kryer namazet ditore, pesë lutjet e tij të përditshme të detyrueshme nga feja e tij Islami.

“E gjeja veten duke u falur në dhomat e zhveshjes në H&M, në hapësira të shkallëve ose në një anën të autostradës” thotë Dar.

Këto përvoja e shtynë atë të fillojë Musallah, një aplikacion mobil që u lansua më 2016 në iOS që grumbullon vendet e faljes në të gjithë botën. Aplikacioni i Dar, ka mundësinë të përdoret nga më shumë se një miliardë muslimanë në të gjithë botën. Ai e vendosi aplikacionin në Kickstarter, ku tërhoqi më shumë se 14,000 dollarë mbështetje.

E tillë është përvoja që përshkruan shumë themelues të bizneseve fillestare (startups). Investitorët, normalisht të etur për të mbështetur aplikacionet me potencial për të arritur një miliard përdorues, janë më skeptikët kur bëhet fjalë për bizneset fillestare me themelues muslimanë, ose nje biznes fillestar që ka si synim një audiencë muslimane. Kjo i detyron themeluesit si Dar të përdorin platformat si Kickstarter për t’i çuar në këmbë idetë e tyre.

Këto sfida janë një tendosje unike e çështjeve të diversitetit më të gjerë me të cilat përballen Silicon Valley dhe tregjet e bizneseve fillestare  në SH.B.A. Të dhënat tregojnë se tregu i bizneseve fillestare është kryesisht burra të bardhë që financojnë burra të tjerë të bardhë.

Problemet e jashtme janë të shumta. Për muslimanët dhe bizneset fillestare të tyre, financimi mund të jetë vështirë të realizohet. Dhe natyrisht, shumë përballen me diskriminim, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore, ku kandidatët presidencial republikan si Donald Trump bëri thirrje për një ndalim të plotë të muslimanëve që hyjnë në SH.B.A.

Sfidat janë të shumta, por themeluesit gjithashtu përshkruajn një përfitim të veçantë të besimit të tyre.

“Ne jemi duke e bërë këtë të gjithë për hir të Allahut,” thotë Dar. “Kjo është ajo që me të vërtetë po na shtynë neve.”

Gjetja e fondeve

Skena e bizneseve fillestare të Sh.B.A-së është shënuar vitet e fundit nga një fluks parash nga kapitalistët e sipërmarrjeve që kërkojnë gjënë tjetër të madhe për të investuar.

Përkundër parave që rrjedhin nga qarkullimi i lirë, disa sipërmarrës muslimanë mendojnë se janë përjashtuar, veçanërisht ata që bizneset fillestare të të cilëve përqendrohen në tregun musliman.

“Kur flasim me investitorët dhe në hapësirat e sipërmarrësve, ndjehet sikur ka shumë hezitim kur bëhet fjalë për bizneset fillestare të lidhura me Islamin” thotë Amin Aaser, themelues i Noor Kids, një linjë librash për fëmijë të krijuara për të fuqizuar fëmijët myslimanë.

Por Dar thotë se nuk është këtu për para, gjë e cila mund të tingëllojnë jashtëzakonisht ndryshe nga çasja e themeluesve të bizneseve fillestare në Silicon Valley.

“Unë jam i interesuar para së gjithash për llojin e shpërblimit shpirtëror dhe fitimit shpirtëror,” thotë ai. “Nëse fitimi vjen, kjo është nga Zoti. Nëse nuk vjen, atëherë ky është vullneti i Zotit. ”

Prodhuesit e tregut

Ndër pyetjet e para që merr një sipërmarrës për kompaninë e tyre është në formën e: Sa i madh është tregu?

Për sipërmarrësit muslimanë, kjo mund të jetë një pyetje e vështirë.

“Kur thua që po bën një produkt për myslimanët, shumë njerëz thonë se është një produkt i segmentuar,” thotë Navid Akhtar, CEO i Alchemiya, një video shërbim si Netflix me përmbajtje të përqendruar në jetën myslimane. “Por nuk është kështu.”

Në fakt, muslimanët janë një nga bazat e konsumatorit më të mëdha – dhe më të larmishme – në botë.

Myslimanët numërohen rreth 1.6 miliardë në nivel global që nga viti 2010, dhe ky numër pritet të rritet me shpejtësi në 2.8 miliardë deri në vitin 2050, sipas Pew. Në Sh.B.A, muslimanët u renditën si grupi i dytë më i larmishëm fetar pas Adventistëve të Ditës së Shtatë.

Si mund të lidhem me këtë treg?

Komuniteti musliman është i larmishëm, kështu që bizneset fillestare në treg nuk mund të afrohen tek konsumatorët me mentalitetin “një madhësi që i përshtatet të gjithëve”.

“Reklamimi është një sfidë e madhe. Myslimanët vijnë nga kaq shumë sfera të ndryshme të jetës. Si mund të lidhem me këtë treg? ” Aaser thotë. “Unë nuk do të reklamoj në ABC ose Hulu.”

Shumë nga këto kompani mbështeten në rrjetet e tyre për të promovuar produkte, reklama në xhami dhe komunitete në internet. Por mbështetja në fe për të nxjerrë fjalën për një produkt shpesh nuk është e mjaftueshme, thotë Dar.

Amanullah argumenton se përqëndrimi vetëm tek konsumatori musliman nuk është i shkallëzueshëm. Inkubatori i tij mund të jetë për bizneset fillestare që kanë një ndikim pozitiv tek Muslimanët, por gjithashtu pranon se vetëm kompanitë mund të apelojnë në një bazë më të gjerë.

“Ne këtu kemi një moto:” Nga muslimanët, për të gjithë “, thotë ai. “Ju mund të futni vlerat tuaja, por duhet të bëni një produkt që ka vlerë për njerëzit që nuk janë myslimanë.”

Disa kompani të nisura nga muslimanët kanë gjetur sukses të gjerë. Shembulli i më i mirë është gjigandi i kosit Chobani, i themeluar në vitin 2005 nga Hamdi Ulukaya, i cili tani krenohet me një vlerësim prej mbi 3 miliardë dollarë.

Kompanitë e vogla gjithashtu ja kanë dalur të funksionojnë. Noor Pharmaceuticals, i cili prodhon vitamina të bazuara në hallall, bëri marrëveshje me emrin e madh të shitjes me pakicë – Whole Foods dhe Walgreens. Biznesi Noor Kids i Aaser, dëshiron të zgjerojë shtrirjen e tij te komunitetet e tjera pakicë.

Por disa sipërmarrës kanë frikë se, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, racizmi mund t’i bëjë konsumatorët jo-muslimanë të gatshëm të blejnë ose mbrojnë një produkt. Amanullah, megjithatë, thotë se nuk është kështu.

Solli në shqip: ekonomia-islame.com

Negocimi si element kyç në sektorin e paluajtshmërive – Si të arrijmë negociata më efektive

Hyrje
Për shumë negociues në sektorin e paluajtshmërive, vendimmarrja se cila strategjinegociuese duhet të implementohet është një sfidë e cila përcaktohet nga vet kontesti i cilizhvillohet. Negociuesit gjithmonë përballen me raste nga më të ndryshmet dhe përzgjedhja e strategjisë për të negociuar mund të jetë komplekse, e cila të shpie në përdorimin e më shumë se një strategjie. Por, e gjithë kjo procedurë varet edhe nga shkathtësia e negociatorit që të ketë njohuri në atë se në çfarë do të ndërmjetësoj dhe se artikulimi i fjalive është shumë me rëndësi. Gjithashtu, negociatori (ndërmjetësuesi), nuk duhet të jetë i njëanshëm dhe duhet gjithmonë të synoj me të mirën për të gjitha palët pjesëmarrëse në kontest. Çështjet morale dhe ato profesionale veçojnë një negociues të mirë i cili nuk synon të dëmtoj palët,por synon arritjen e një marrëveshje afatgjate që respektohet nga palët. (R. A. Pistone, 2007)Për këtë arsye, negociuesit që marrin përsipër të bashkojnë palët në një marrëveshje,përgatiten shumë dhe gjithmonë synojnë të shfrytëzojnë strategjitë e duhura për të përmbyllur një kontest. Rasti nga rasti mund të ndryshoj shumë, andaj edhe negociuesi (nëse ekziston), duhet të jetë i aftë të manovroj përgjatë takimit dhe të përdor strategjinë e duhur që afron palët drejt një marrëveshje.Disa nga strategjitë që ndjekin negociuesit, janë ato që sjellin situatë “win-win” për të gjitha palët që janë pjesë e kontestit. Synimi është i qartë: të mos dëmtohet asnjëra palë dhe të gjitha të fitojnë më të mirën e mundshme nga e gjithë procedura. E për të arritur këtë, negociuesi kryesor duhet të ketë parasysh strategjitë që sjellin këtë situatë “win-win”. (R. A.Pistone, 2007)

Strategjia #1: Ofroj blerësve më shumë se një ofertë njëherësh
Kur ofron vetëm një ofertë në tryezë, nuk mund të mësosh shumë për palët dhe është risku që oferta të refuzohet. Por nëse ke më shumë se një ofertë, atëherë biseda bëhet më atraktive dhe ka gjasa që të mësosh edhe për shijet që ka pala. Nëse pala blerëse refuzon të gjitha ofertat, atëherë mund të pyesësh se cila ofertë të pëlqeu më shumë nga të gjitha. Këtu negociuesi mund të mësoj për palën se çfarë preferon dhe si mund të ndërlidhësh ofertën me preferencat e palës.Si negociator, duhet të mësosh preferencat e palëve blerëse dhe të bësh një ofertë që u përshtatet më së miri. Kjo tregon që je më fleksibil dhe dëshiron të mësosh më shumë për palët. Pra, ky shembull tregon se gjithmonë duhet të sjellësh në tryezë së paku tri (3) oferta që të krijosh interaksion më të mirë me palët blerëse. (K. Shonk, 2018)
Strategjia #2: Provo një marrëveshje “kontigjente“
Në negociata, palët ndonjëherë nuk mund të sigurohen lidhur me një marrëveshje, për shkak të dyshimeve që lindin lidhur me të ardhmen. Në sektorin e paluajtshmërive, problemet lindin në rast se projekti për ndërtimin e banesave që do të shiten, nuk arrijnë të përfundojnë në kohë për shkaqe të ndryshme. Për këtë arsye, negociuesi mund të shtoj një klauzolë në kontratë që në raste të vonesave apo të ndonjë ndodhie tjetër, të siguroj palët që do të lirohennga çdo ngarkesë apo edhe nga vetë kontrata. Kjo në një mënyrë, ndikon që pala blerëse tëndryshoj mendje dhe të pranoj ofertën. Vetëm se në këtë rast, negociuesi shpreson që marrëveshja e tij të përfundoj me sukses dhe të jetë si e tillë afatgjate. (K. Shonk, 2018)
Strategjia #3: Negocio dëmet që mund të ndodhin
Për shkak se nuk mund të përcaktojmë të ardhmen, një nga metodat më efikase për të arritur një situatë “win-win” është përcaktimi i dëmit likuid nëse kontrata nuk përmbushet ose ka shkelje të saj. Shembull: njëra nga palët ka shkelur kontratën dhe pala tjetër (e dëmtuar) ka mundësinë të padis palën dëmtuese dhe në vend se të kërkoj dëmshpërblim në “të mira”, kompensohet me të holla. Kjo metodë praktikohet që palët t’i qëndrojnë besnik marrëveshjes dhe secila palë të dal fituese në fund. (K. Shonk, 2018)
Strategjia #4: Kërko një marrëveshje „pas-marrëveshje”
Imagjinojmë që kemi arritur një marrëveshje. Por, në një moment, analizojmë dhe shohim se kemi pasur mundësi që të fitojmë një vlerë më të mirë për gjithë ofertën e bërë. Në këtë rast,pala blerëse kërkon nga negociatori që të bëhet një rishqyrtim i marrëveshjes, për shkak të vlerës së fituar. Për një negociator, kjo do të thoshte shumë sepse me rastin e rritjes së vlerës,negociatori fiton më shumë për punën e tij të bërë. Arritja e një marrëveshje të re do të ishte një situatë “win-win” për negociatorin, por edhe për palët që duan të jenë palë fituese në përgjithësi. Negociatori në këtë rast, fiton besimin e palëve që mund të arrij të bëjë marrëveshje edhe më të mira dhe afatgjatë, pa dëmtuar ndonjërën nga palët. (K. Shonk,2018)
Rishikim i literaturës
Negociatat duhet të përcaktojnë procesin ku palët në një kontest të mundshëm, përpiqen ta zgjidhin atë duke arritur një marrëveshje. Negociatat në përgjithësi mendohet të jenë një kompromis i cili synon që të gjitha palët pjesëmarrëse në kontest të dalin fituese. Si rezultat, aftësia për të negociuar dhe aftësitë ndër-personale të nevojshme për të menaxhuar negociatat janë duke u bërë një nga elementet më të rëndësishme për menaxherët bashkëkohor. Kuptimi i qasjeve të shumta për negocimin dhe zgjidhjen e konflikteve është jetike për një menaxher të suksesshëm. (Thorn, 2009)
Procesi i negocimit në përgjithësi ndahet në dy qasje shumë të ndryshme. Qasja e parë i referohet negociatave shpërndarëse, ku secili negociator synon të fitoj më së shumti për vete nga kontesti. Kjo situatë ndryshe quhet edhe “win-lose”. Së dyti, kemi negocimin integrues ose bashkëpunues, në rastin e së cilës, negociatori synon më të mirën për të gjitha palët e kontestit dhe mundohet që asnjëra palë të dëmtohet. Kjo situatë ndryshe njihet si “win-win”dhe është ndër metodat më të sofistikuara për të cilën gjithmonë palët duhet të jenë të përgatitura dhe me mirëbesim të pajtohen për ecurinë e negocimit. (Thorn, 2009)
Edin Murati

Kufjet e reja wireless të Samsung kanë një avantazh të madh krahasuar me gjeneratën e kaluar

Me një çmim prej 149 dollarësh, 20 dollarë më shumë sesa Galaxy Buds, gjenerata e re justifikon rritjen e çmimit me përmirësimet e sjella.

Kufjet Galaxy Buds të Samsung kanë dhënë padyshim kontribut në suksesin e revolucionit të kufjeve Bluetooth.

Nuk kanë shkëlqimin e AirPods, por shumë pranë në formë dhe funksion. Pasardhësi i tyre sapo u prezantua dy ditë më parë krahas Galaxy S20 dhe Galaxy Z Flip.

Siç sugjeron edhe emri, Galaxy Buds+ nuk janë një zëvendësim i plotë gjeneratës së kaluar por një përmirësim. Ato ngjajnë shumë me origjinalin por dallimi më i madh i tyre është një detaj shumë i rëndësishëm.

Gjenerata e kaluar kishte 13 orë jetëgjatësi baterie ndërsa Galaxy Buds+ kanë 22 orë jetëgjatësi baterie prej të cilave 11 orë të kufjeve dhe 11 orë bateria e kasës.

Edhe në fluturimin tuaj më të gjatë këto kufje do të mjaftojnë. Cilësia e zërit gjithashtu është përmirësuar duke u zhvendosur nga një driver dinamik drejt një sistem të dyfishtë shoqëruar nga tre mikrofonë për të anuluar zhurmat përreth.

Megjithatë nuk ka një opsion të anulimin e zhurmave dhe Galaxy Buds+ nuk janë dizajnuar për të konkurruar me AirPods Pro e as kufjet e fundit të Sony. Për këtë arsye kushtojnë edhe shumë më pak.

Me një çmim prej 149 dollarësh, 20 dollarë më shumë sesa Galaxy Buds, gjenerata e re justifikon rritjen e çmimit me përmirësimet e sjella.

Mbetet për tu parë nëse Samsung do të ofrojë diçka më konkurruese me AirPods Pro në Verë kur Galaxy Note të debutojë edhe pse gjithçka mbetet një spekulim. /PCWorld Albanian/

6 gjëra që mund të bëni për të mbështetur bizneset muslimane

“Nuk mendoj se do të gjesh muslimanë në industrinë e mishit kosher sepse hebrenjtë e kanë të bllokuar këtë industri nga lart poshtë. Muslimanët janë konsumatorë të mishit Kosher dhe duke blerë mish Kosher ata po mbështesin industrinë e mishit Kosher në kurriz të industrisë së mishit Zabiha ” thekson një vëlla musliman, i cili dëshiroi të mbetet anonim.

Industria e mishit Hallall është me të vërtetë shumë më tepër sesa thjesht një mënyrë që ju të merrni paketën tuaj javore ose mujore të mishit Hallall. Është, në të vërtetë, motori i ekonomisë muslimane në Amerikë.

Shkencëtari social musliman me qendër në Nju Jork Ilyas Bayunus kreu një studim në të cilin zbuloi se Chicago ka një popullsi muslimane prej rreth 300,000 banorësh. Shteti i Illinois ka një popullsi prej 400,000 banorësh.

Kjo tregon fuqinë e jashtëzakonshme blerëse të muslimanëve në këtë qytet dhe këtë shtet.

Vetëm në Chicago, ka minimumi 60 dyqane me pakicë të mishit Hallall që janë në pronësi dhe operohen nga muslimanët.

Aktualisht, biznesi i mishit Hallall bën afro 5 milion dollarë në vit. Por fitimi i mundshëm mund të jetë prej 60 deri në 80 milion dollarë. Tregu nuk është zhvilluar për një numër arsyesh, disa prej tyre mund t’i atribuohen konsumatorëve muslimanë, të tjerë bizneseve muslimane.

Më poshtë janë disa gjëra që mund të bëni për të mbështetur bizneset muslimane si konsumator:

 

  1. Jetoni HALLALL, Blini HALLALL

Kjo është këshilla më e rëndësishme që ndoshta do të merrni ndonjëherë. Të jetosh Hallall do të thotë të përpiqesh të sigurohemi që çdo aspekt i jetës sonë përshtatet në përputhje me udhëzimet islame.

Ushqimi është vetëm një çështje. Por rëndësia e saj nuk mund të nënvlerësohet.

“… Atëherë ai përmendi [rastin e] një njeriu, i cili, pasi udhëtoi larg, i zhveshur e i pluhurosur dhe që shtrin duart e tij drejt qiellit [duke thënë]: O Zot! O Zot! – ndërsa ushqimi i tij është i paligjshëm, pija e tij është e paligjshme, veshja e tij është e paligjshme dhe ushqehet në mënyrë të paligjshme, kështu që si mund të marr përgjigje! ”  pjesë e një hadithi në Sahih Muslim.

Ushqimi, pirja, veshja dhe të jetuarit  Hallall nuk është vetëm detyrim ynë si muslimanë. Mos veprimi i tillë është ajo që e ndalon Duan tonë të pranohet tek Allahu.

Mjerisht, shumica e muslimanëve më shumë preferojne të blejnë mish nga supermarketi lokal sesa të shkojnë në një dyqan ushqimesh Hallall, i cili nuk është domosdoshmërisht shumë larg. Shumica e qyteteve të mëdha në Sh.B.A dhe Kanada kanë dyqane ushqimore Hallall.

Ata gjithashtu më parë do të paguanin më pak, se disa dollarë shtesë për të marrë mishin në dyqan ushqimesh Hallall.

  1. SIGUROHUNI QË PO BLENI MISH TË VERTETË ZABIHA

Merrni përsipër dhe sigurohuni që çdo gjë që jeni duke blerë është me të vërtetë hallall dhe në rastin e mishit, është Zabiha. Kjo është një përgjegjësi që askush nuk duhet ti kthejë shpinën.

Disa muslimanë mund të argumentojnë se këto janë detaje të panevojshme: nëse një musliman ju thotë se ushqimi është hallall, nuk duhet të bëni pyetje. Por Mohammad Mazhar Hussaini, eksperti kryesor hallall musliman në Amerikë, ofron një kundërshtim interesant për këtë:

“Kjo është e vërtetë vetëm nëse jeni të ftuar si mysafirë,” thotë ai. “Në një nivel individual, po është e vërtetë. Por kur bëhet fjalë për nivelin e komunitetit, ne duhet të bëjmë pyetje dhe duhet të hetojmë sepse nuk mund të nëpërkëmbemi dhe nuk duhet të mashtrohemi “.

Theksi duhet të jetë në përgjegjësinë së pari ndaj Allahut dhe komunitetit musliman së dyti.

  1. INKURAJONI TË NGRËNIT HALLALL

Mbështetja e dyqaneve ushqimore dhe bizneseve muslimane Hallall thjesht duhet të përfundojë me kontrollin tonë personal dhe kënaqësinë me një institucion të caktuar. Përkundrazi, muslimanët duhet të inkurajojnë njëri-tjetrin të hanë hallall dhe të blejnë hallall edhe nga bizneset muslimane.

Në fund të fundit, Hallall është më shumë sesa ushqim. Është mënyrë jetese. Është ajo që jemi si muslimanë.

  1. INKURAJONI VETMJAFTUESHMËRINË MUSLIMANE

Filloni ose inkurajoni përpjekje të tjera për zhvillimin e ekonomisë muslimane, dhe posaçërisht, për prodhimin e ushqimit të tyre.

Ekziston një nevojë që jo vetëm muslimanët të përfshihen në therjen e mishit në mënyrën islame. Ekziston një nevojë në rritje për të rritur kafshët në mënyrë islame gjithashtu: pa hormone, dhe ilaçe të rrezikshme që shpesh u jepen kafshëve në fermat në të gjithë Amerikën.

Kërkoni mënyra që muslimanët të zhvillojnë alternativa me të vërtetë hallall.

  1. MOS PRITNI SUKSESET NË NJË PERIUDHË TË SHKURTËR KOHORE

Muslimanët shpesh tregojnë për suksesin e komunitetit hebre në Amerikën e Veriut në krijimin e një sistemi të zbatueshëm për produktet ushqimore Kosher dhe etiketimet. Sidoqoftë, ajo që ata harrojnë është se komuniteti hebre ka punuar për këtë qëllim në Amerikë për një kohë shumë më të gjatë se sa ka komuniteti musliman.

Në mënyrë të ngjashme, nuk duhet të presim Br. X, ushqyes ynë lokal miqësor Hallall të krahasohet me kompani të mëdha që kanë shtrirje në shumë shtete, të cilët sot shesin produkte në të gjithë botën. Duhet të kujtojmë se këto kompani, në shumë raste, filluan si dyqane të vogla, dhe më vonë, pas shumë, shumë vitesh përvojë, tentimesh, gabimesh, sukses dhe dështim, janë në krye të tregut përkatës të ushqimit sot.

  1. MENDONI STANDARDET HALLALL

Kërkoni nga dyqanet muslimane jo vetëm që mishi dhe ushqimi që ata ofrojnë është Hallall, por edhe që ata NUK shesin produkte Haram, pavarësisht nëse janë video të turpshme (të llojit amerikan apo indo-pakistanez) alkool, derri, etj. Ju si një konsumator mund të bëni ndryshim. Por së pari përdorni një metodë të mençur dhe me mirësjellje.

Nëse kjo nuk funksionon, konsideroni një bojkot të gjithanshëm të dyqanit derisa të ndryshojë politikën e tij dhe të heq një produkt të tillë.

Derisa të kërkojmë më mirë nga dyqanet tona, nuk ka gjasa që situata të ndryshojë. /soundvision/

*Zabihametodë islame e therrjes së kafshës, i nxjerrur nga Kurani dhe Suneti.

10 karakteristikat e një sipërmarrësi të suksesshëm Musliman

Nuk ka asgjë më spektakolare sesa të qenit shefi i vetës tuaj. Jeta hapet për të gjithë ata që zgjedhin rrugën e sipërmarrjes. Të jesh një sipërmarrës kërkon aftësi dhe pasi të jenë krijuar këto aftësi, standardet duhet të mirëmbahen. A jeni një nga ata pak që përpiqeni të jeni një sipërmarrës i suksesshëm?

Këtu janë 10 karakteristikat që duhet të keni në listën tuaj.

# 1. Angazhim për besimin

Kjo pikë e parë godet drejtpërdrejt në Islam dhe flet për nivelin e përkushtimit ndaj Allahut. Besimi është me të vërtetë i fortë pasi të ndërtohet. Sipërmarrësit e suksesshëm përqendrohen më shumë në adhurimin e tyre ndaj Allahut për t’i ndihmuar ata të ecin përpara dhe të marrin vendime të rëndësishme.

# 2. Karakter pa të meta

Kjo flet për standarde të larta që një person duhet të posedojë. Flet për mënyrën e jetesës që një individ jeton dhe gjithashtu vlera të tilla si ndershmëria, përgjegjësia, mbajtja e premtimeve etj.

# 3. Motivimi

Çdo aktivitet në jetë kërkon motivim pasi shërben si një udhëzues për të shkuar para. Shumica e njerëzve varen vetëm nga motivimi i jashtëm i cili deri diku është i mirë. Sidoqoftë, ndryshimi me sipërmarrësit e suksesshëm është se ata motivojnë veten e tyre dhe gjithmonë sigurohen që të kryejnë punën edhe në një ditë kur nuk ndihen të disponushem për të bërë punë.

# 4. Të menduarit inovativ dhe kreativ

Një sipërmarrës gjithmonë duhet të ‘mendojë jashtë kutisë’. Të jesh i gatshëm për të krijuar dhe gjithashtu të shikosh një situatë negative dhe të jesh në gjendje të hartosh një plan pozitiv për të ndihmuar në lehtësimin e procesit kërkon mendim kritik dhe kreativ.

# 5. Vetëbesim

Besimi është thelbësor. Me besim, ju do të jeni në gjendje të përballeni me çdo situatë të dhënë (qoftë ajo pozitive apo negative) dhe të jeni në gjendje të merreni me të për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm.

Kur personat negativ duket se po e marrin më të mirën që keni, ju rrit nivelin e vetëbesimit tuaj për t’i dëshmuar se ata janë gabim.

# 6. Bëhu më i miri

Çfarëdo që të bësh në jetë duhet të përpiqesh gjithmonë të jesh më i miri. Tregoni se keni një njohuri dhe ekspertizë të gjerë për të adresuar çdo situatë që hasni.

Këshillë – Lexoni në lidhje me tendencat aktuale në fushën tuaj pasi kjo do t’ju mbajë në krye të lojës tuaj.

# 7. Bëni atë që doni

Kjo është një pikë shumë e rëndësishme pasi lidhet me numrin 3. Dashuria është thelbësore për çdo gjë që bëni në jetë. Pasi të ndërtohet dashuria, ajo mund të ndihmojë në një mënyrë të shkëlqyeshme. Është motivuesi më i mirë në kohën kur ju nevojitet dhe gjithmonë do t’i përshtatet propozimit të tij.

# 8. Bëhu zgjidhës problemi

Me jetën e një sipërmarrësi, problemet do të shfaqen më shpesh. Për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm, jini të gatshëm për të zgjidhur problemet në mënyra të ndryshme dhe kreative.

# 9. Bëhu këmbëngulës

Asnjëherë mos hiqni dorë Nëse keni një prirje të fortë drejt një projekti të veçantë ngjiteni në të si ngjitësi. Asnjëherë mos u dorëzoni ose mos provoni të vendosni për asgjë më pak.

# 10. I Orientuar në të Ardhmen

Një sipërmarrës i suksesshëm duhet të jetojë në të tashmen, por ta ketë në mendje të ardhmen. Puna drejt një të ardhme pozitive për të qenë në gjendje për të krijuar qëndrueshmëri duke qenë i suksesshëm.

Përfundim

Vini re se suksesi ndonjëherë nuk ka të bëjë me paratë. Për disa, Suksesi ka të bëjë me njohjen dhe aftësinë për të shprehur se janë numër 1 në shërbimet ose produktin që ju ofroni.

Ji i drejtë.

Një sipërmarrës mund të jetë në pikën e duhur dhe akoma të jetë i pasuksesshëm. Sidoqoftë, duhet të punohet për të kaluar nga pikat e bërjes së fitimit sepse efikasiteti i produkteve / shërbimeve mund të krijojë probleme në të ardhmen më të afërt.

E gjitha e kompletuar!

Qëndro në rrugën tuaj për tu bërë një sipërmarrës i suksesshëm! /musliminc/

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
overcast clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
1.5kmh
100 %
Sat
17 °
Sun
23 °
Mon
22 °
Tue
24 °
Wed
22 °