Ballina Blog Faqe 504

Edukimi financiar: Bankat që operojnë në Kosovë

Sistemi financiar është sektori më i rëndësishëm në ekonominë e një vendi. Bankat konsiderohen si institucionet kryesore financiare që veprojnë në sistemin financiar, kryesisht për shkak të gamës së gjerë të produkteve dhe shërbimeve që i ofrojnë.

Në Kosovë operojnë 10 banka komerciale.

Listën e plotë të bankave dhe kontakt adresat mund t’i gjeni këtu:

Bankat e Licencuara

Kjo është lista bankave të licencuara nga BQK për të ushtruar veprimtari bankare në Republikës e Kosovës. Përmbajtja e listës përditësohet nga BQK në baza të vazhdueshme.

Ju lutemi kontaktoni bankat përkatëse të listuara më poshtë për më shumë informacion në lidhje me shërbimet që ofrojnë.

1. NLB Banka
Rr. Ukshin Hoti nr. 124
10000 Prishtinë, Kosovë
Tel: +381 (0) 38 240 230 100
+381 (0) 38 234 111
Fax: 381 (0) 38 246 189
Web: http://www.nlb-kos.com
E-mail: [email protected]

2. Banka për Biznes
Rr. Ukshin Hoti, nr. 128, Prishtinë
Tel: +381(0)38 620 620
0800 50000
Web: http://www.bpbbank.com
E-mail: [email protected]

3. Turkiye Cumhuriyeti Ziraat bankasi
Dega në Kosovë
Rr. Pashko Vasa nr. 18,
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel: +381 (0) 38 222 000
Web: http://www.ziraatbank-kosova.com
E-mail: [email protected]
4. Banka Ekonomike
Sheshi Nënë Tereza p.n.
10000 Prishtinë, Kosovë
Tel: +381(0) 38 500 500
Fax: +381(0) 38 500 507
Web: http://www.bekonomike.com
E-mail: [email protected]
[email protected]
5. Raiffeisen Bank Kosovo

Rr. UÇK Nr. 191,
10000 Prishtinë, Kosovë
Tel: +381 (0) 38 222 222
Mob: +386 (0) 49 222 222
Fax.+381 (0) 38 20 30 11 25
Web: http://www.raiffeisen-kosovo.com
E-mail: [email protected]
6. ProCredit Bank
Rr. Xhorxh Bush, Nr.26
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel: +381 (0) 38 555 555
Mob: +386 (0) 49 555 555
Fax: +381 (0) 38 248 777
Web: http://www.procreditbank-kos.com
E-mail: [email protected]
[email protected]
7. TEB SH.A.
Rr. Agim Ramadani nr.15
10000 Prishtinë, Kosovë
Tel: +381 (0) 38 230 123
Qendra e thirrjeve:+381 (0) 38 230 000
Fax: 381 (0) 38 224 699
Web: http://www.teb-kos.com
E-mail: [email protected]
[email protected]

8. Banka Kombëtare Tregtare
Dega Kosovë
Rr.Ukshin Hoti, Nr.29, Qyteza Pejton,
10000 Prishtinë, Kosovë
Tel: +381 (0) 38 666 666
+381(0)38 223 636 100
Fax: +381 (0) 38 222 906
Web: http://bkt-ks.com
E-mail: [email protected]
9. Turkiye Is Bankasi
Dega në Kosovë
Rr. UÇK Nr. 159,
10000 Prishtinë, Kosovë
Tel: +381 (0) 38 245 245
Web: http://www.isbankkosova.com/
E-mail: [email protected]
10. Komercijalna Banka ad Beograd
Dega Mitrovicë
Rr. Kralja Petra Prvog nr. 33
40000 Mitrovicë, Kosovë
Tel: +381 (0) 28 423 822
Fax: +381 (0) 28 425 295
Web: http://www.kombank.com
E-mail: [email protected]
[email protected]

Për 33 mijë të punësuar është kërkuar subvencionimi i pagës për 170 euro

Si pasojë e pandemisë COVID-19, shumë biznese në vend kanë ndërprerë veprimtarinë e tyre të punës, ku vetëm brenda një jave për të përfituar nga “Pakoja Emergjente”, në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), janë parashtruar 8 mijë e 256 kërkesa.

Për shkak të kësaj krize, deri tash janë shkëputur rreth 400 kontrata të punës, ndërsa 1 mijë e 816 punëtorë kanë lidhur kontrata pune për herë të parë me bizneset pas 1 marsit për të përfituar nga kjo pako.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj në një intervistë për KosovaPress, thotë se brenda një jave kompanitë kanë kërkuar mbështetje nga 170 euro për 33 mijë e 366 të punësuar.

Murtezaj shtoi se këto kërkesa mund të zgjidhen edhe më shpejt se 15 ditë nga afati kohor i aplikimit.

“Nga dita e parë, prej të shtunës së kaluar (sot një javë), kur është vënë në funksion kjo platformë, deri më sot kemi 8 mijë e 256 kërkesa, ku në kuadër të tyre kemi 6 mijë e 313 kërkesa që kanë të bëjnë me kompensim të pagave për të punësuarit dhe janë 1 mijë e 943 kërkesa për kompensim të qirasë. Në kuadër të kërkesave për kompensim të punëtorëve bëhet fjalë për 33 mijë e 366 të punësuar të kategorisë A, 389 të punësuar të kategorisë B, dhe 1 mijë e 816 të punësuar të kategorisë C. Kategoria A, nënkupton që punëtorët janë të punësuar në bizneset që kanë kontrata pune dhe për shkak të pandemisë biznesi nuk ka arritur që t’i kompensoj pagat e tyre, dhe bazuar në pakon emergjente kompensohet shuma prej 170 euro. Kategoria B, përbëjnë të punësuarit të cilët për shkak të vështirësive financiare kanë shkëputur kontratat me punëdhën ësin, dhe ky numër është 389. Si dhe kategoria C, është për të punësuarit të cilët kanë lidhur kontratë pune pas periudhës së 1 marsit”, thotë Murtezaj.

Drejtori i ATK-së po thotë se në masat e Qeverisë për mbështetje të bizneseve, nuk janë përfshirë edhe ato individuale ose vet të punësuar.

Murtezaj thekson se kjo çështja është diskutuar edhe me ministrin e Financave dhe Transfereve për të gjetur një zgjidhje për ata, që është një numër i konsiderueshëm mbi 15 mijë.

“Është me rëndësi të potencoj çështjen se në pakon emergjente të nënshkruar më 3 prill në të cilën janë paraparë disa masa nuk ka qenë e përfshirë edhe kategoria e vet-punësuarve, gjë që është një numër i konsiderueshëm i të vet-punësuarve. Gjatë kësaj jave që po lëmë pas kemi diskutuar me Ministrinë e Financave, dhe me kabinetin e tij, me qëllim që të gjendet zgjidhja është për këtë kategori, sepse kjo kategoria nuk janë të përfshirë as në kuadër si vetë të punësuar që të përfitojnë dhe as si biznes. Qëllimi i Qeverisë është që të përkrahen të gjithë të prekurit nga koronavirusi, është domosdoshme që të parashihen masat edhe për ta ndihmuar këtë kategori që është një numër i konsiderueshëm mbi 15 mijë biznese, që janë të vetë-punësuar”, deklaron ai.

Murezaj ka deklaruar po ashtu se si pasojë e pandemisë, COVID-19, kanë rënë në masë të madhe edhe të hyrat në ATK. /Telegrafi/

Si do të mund ta qetësojë Kosova tronditjen e pritshme ekonomike?

Parashikimet e mekanizmave financiarë ndërkombëtarë për efektet që do t’i ketë pandemia e koronavirusit në ekonomi janë më të zymtat që kanë qenë ndonjëherë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një raport të publikuar së voni, thotë se situata më shqetësuese pritet të jetë në tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim.

Raporti i FMN-së vë në pah se, përkundër përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për t’i lehtësuar këto pengesa, këto shtete do të duhet t’i përqendrojnë shpenzimet drejt sektorit të shëndetësisë dhe, në të njëjtën kohë, t’i mbrojnë shërbimet kryesore publike: transportin, energjinë, komunikimet dhe mbrojtjen sociale.

“Teksa shtetet do të mundohen të ballafaqohen me pandeminë dhe izolimi të mbarojë, stimujt fiskalë, të koordinuar në varësi të kufizimeve financiare të vendeve, do të bëhen një mjet më efektiv për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike”.

“Kur kriza me virusin të jetë tejkaluar dhe njerëzit të nisin të kthehen në punë, një stimul fiskal i gjerë bëhet edhe më efektiv. Varësisht nga qasja në tregje dhe disponueshmëria e hapësirave fiskale, një stimul i tillë fiskal me bazë të gjerë mund ta lehtësojë rimëkëmbjen”, thuhet ndër të tjera në raportin e FMN-së.

Edhe Kosova pritet të pësojë tronditje ekonomike pas përfundimit të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Deri më tani nuk ka ndonjë të dhënë të saktë se sa është prekur ekonomia e Kosovës nga masat që ka marrë qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, por nga parashikimet e bëra të institucioneve dhe ekspertëve, bëhet fjalë për dëme të mëdha.

Humbjet e mëdha ekonomike do të kërkojnë strategji adekute të rimëkëmbjes, thonë ekspertë të fushës.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, duke iu referuar një hulumtimi të bërë nga kjo shoqatë, thotë për Radion Evropa e Lirë se problemet e shkaktuara nga masat e marra nga qeveria, kanë prekur pothuajse të gjitha bizneset – edhe ato që nuk janë mbyllur.

Shumica e bizneseve, shton ai, kanë pasur humbje financiare, humbje të kapaciteteve prodhuese, si dhe mungesë të likuiditetit.

“Ne jemi në një fazë me shumë të panjohura, nuk mund të japim vlerësime të sakta, por ajo që na duhet, është një strategji dalëse, një plan i hapjes së ekonomisë, në veçanti duke filluar nga fillimi i majit, kur pak a shumë pritet një rivlerësim i këtyre masave. Dhe pastaj, konform atij plani për rihapje të ekonomisë, të merren edhe masat tjera që e nxisin ekonominë dhe e mbajnë ekonominë në një dinamikë që garanton ruajte të punësimit, ruajtje të konsumit dhe ruajtje të funksionalitetit të bizneseve”, thotë Rukiqi.

Hapi i dytë që duhet bërë, shton Rukiqi, është që sapo të krijohet një situatë normale, me një kontroll mbi pandeminë, të shikohet çdo sektor për dëmet reale dhe pastaj të hartohet një plan i transformimit të ekonomisë.

Borxhi publik – mundësi për shpëtimin e ekonomisë

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë thotë se duhet një program profesional, që ekonomia të rimëkëmbet më shpejt pas pandemisë.

Mundësia më reale për këtë, sipas Shatrit, është hyrja në borxh publik; në të kundërtën, shton ai, do të ketë probleme të mëdha.

“Dyzet për qind e borxhit publik në 7 miliardë është afër 3 miliardë. Ne, deri tani, i kemi 1.2 miliard euro borxh publik, që do të thotë se kemi mundësi edhe për 2 miliardë, pa i dëmtuar proceset zhvillimore dhe pa e rrezikuar stabilitetin makro- fiskal dhe të ekonomisë”, thotë Shatri.

BQK: Kosova ka borxhin më të ulët publik në rajon

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, Kosova mban pozitën e vendit me shkallën më të ulët të borxhit publik, krahasuar me vendet e rajonit.

Borxhi publik, sipas këtyre të dhënave, në vitin 2019 ka arritur në 1.2 miliard euro.

Nga kjo vlerë, më shumë se 721 milionë euro llogaritet borxh i brendshëm, kurse 409 milionë euro është borxh ndërkombëtar.

Në Ligjin për borxhet publike në Kosovë thuhet se në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm nuk duhet të tejkalojë 40 për qind të bruto produktit vendor.

Borxhi i përgjithshëm përkufizohet si “tërësia e borxhit shtetëror dhe borxhit komunal, që merren në emër të institucioneve qendrore qeveritare, e që Republika e Kosovës është e obliguar ta paguajë”.

Për të hapur mundësinë e borxhit publik, ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri, thotë se fillimisht duhen të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar gjendjen e ekonomisë.

“Por, para kësaj, duhet një përgatitje serioze profesionale për të gjitha veprimet që duhet të bëhen, çfarë kahu do t’iu jepet, në cilat pjesë duhet investuar, në çfarë kushtesh dhe çka dëshirojmë të synojmë me ristrukturim të ekonomisë. Duhet t’i jepet përparësi prodhimit, përmirësimit të balancës tregtare me jashtë, që të ndikojë në rritje të punësimit dhe ulje të varfërisë”, thotë Shatri.

Sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë, për të marrë hua ndërkombëtare, është i domosdoshëm miratimi nga Kuvendi i Kosovës.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se përveç pakos emergjente, e cila është miratuar tanimë dhe ka vlerën e rreth 180 milionë eurove, do të ketë edhe një pako tjetër, e cila do të jetë vetëm për rimëkëmbje ekonomike, pas pandemisë.

“Qeveria në detyrë është duke e planifikuar pakon e dytë, atë të rimëkëmbjes ekonomike, e cila do të jetë shumë më e madhe se pakoja emergjente dhe do të ketë kohështrirje shumë më të gjatë”, ka thënë Kurti.

Ekonomia e Kosovës në vazhdimësi është përballur më nivel të ulët të zhvillimit.

Viti 2019 është përmbyllur me një rritje ekonomike prej 4.2 për qind, e cila vlerësohet se ka qenë e pamjaftueshme për të adresuar problemin e papunësisë, me të cilin përballen të rinjtë.

Papunësia në Kosovë është rreth 30 për qind dhe prek kryesisht të rinjtë.

Deficiti vjetor tregtar në Kosovë ka arritur në më shumë se 3 miliardë euro./REL/

Edukimi financiar: Kartelat Bankare

Kartelat Bankare – Kartelat bankare janë instrument pagese, të cilat janë krijuar për të eliminuar nevojën e përdorimit të parasë së gatshme. Ato mundësojnë pagesat për mallrat apo shërbimet e blera, si dhe tërheqjen e parasë së gatshme sipas nevojës, në
terminale të caktuara. Sot bankat komerciale ofrojnë produkte dhe kartela të ndryshme.Ato tanimë janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë tonë.

Prandaj është e nevojshme që të informoheni mirë lidhur me llojet, përparësitë, koston dhe të gjitha detajet e tjera rreth përdorimit të kartelave bankare.

Kartela bankare – është instrumenti i pagesës elektronike i lëshuar nga një bankë e licencuar për të kryer transaksione bankare me funksione të caktuara
paraprakisht.

Pra, kartela bankare, paraqet një kartelë me shirit magnetik dhe/ose chip-in (ku në mënyrë elektronike ruhen të dhënat ). Ajo duhet të përmbajë të dhënat e përcaktuara me ligj (logon, emrin e bankës, emrin e bartësit, numrin e kartelës etj.). Kartela bankare është e
lidhurme llogarinë tuaj bankare.

Përdorimi i kartelave bankare në Kosovë është në rritje të vazhdueshme.
Cilat janë arsyet e përdorimit të tyre?
– Kursimi në kohë;
– Lehtësi në përdorim;
– Siguri;
– Nuk ka nevojë të mbani para të gatshme;
– Qasje në fondet tuaja në çdo kohë dhe kudo;
– Mundëson blerje përmesinternetit;
– Qasje në fonde shtesë të lejuara nga banka.

Me qëllim të shfrytëzimit të këtyre përparësive dhe përdorimit të sigurt të kartelave, sikurse edhe për çdo produkt tjetër, përmes bankës tuaj mund dhe duhet të informoheni me kushtet e lëshimit, rregullat dhe masat e sigurisë gjatë përdorimit të kartelave bankare

Llojet e kartelave – Kartelat bankare ndahen në kartela debiti dhe krediti.

Kartelat e debitit – mundësojnë pagesën dhe tërheqjen e parasë së gatshme deri në shumën e mjeteve të cilat i keni në llogarinë tuaj,si dhe shumën e lejuar nga banka si mbitërheqje (kur ju lejohet të hyni në “minus” tek banka).

Kartelat e kreditit -mundësojnë pagesën për mallra dhe shërbime edhe kur nuk keni mjete në llogari. Kjo duke shfrytëzuar fondet me të cilat ju krediton banka juaj, deri në një vlerë të caktuar me marrëveshje paraprake. Me këtë marrëveshje caktohet edhe interesi
të cilin ju e paguani gjatë kohëssë kreditimit.

Lloj tjetër, janë kartelat me parapagim apo rimbushje – këto kartela nuk janë të lidhura me llogari bankare por mund të rimbushen me shuma të caktuara të të hollave sipas nevojës dhe përdoren njëllojsi kartelat tjera .

Kartelat mund të ndahen edhe në kartela për persona fizik dhe biznese.

Llojet më të përhapura të kartelave bankare edhe në Kosovë janë ato ndërkombëtare si VISA dhe Master Card.

Çka duhet ditur para se të merrni një kartelë bankare?

Koston për lëshimin e kartelës, limitet në shumë për pagesa, limitet në shumë për tërheqje të parasë së gatshme, interesat e aplikueshme, ndëshkimet për vonesa, data për pagesë të borxhit etj.

Përdorimi – Pagesa me kartela bankare bëhet përmes pikave të shitjes (Point of Sale – POS) te tregtarët. Për të paguar, i dorëzoni kartelën arkëtarit, i cili pas verifikimit e proceson pagesën në POS duke kërkuar nga ju të shtypni numrin tuaj identifikues të kartelës
(PIN), pastaj procesohet pagesa dhe shtypet fatura në dy kopje, përju dhe përtregtarin.

Në mënyrë të ngjashme bëhet edhe tërheqja e parave të gatshme apo pagesa në sportelin automatik (Automated Teller Machine – ATM). Vendoset kartela në vendin e përcaktuar, përcillen udhëzimet të cilat paraqiten në ekranin e aparatit dhe duke shënuar numrin identifikues të kartelës vazhdoni me tërheqjen apo pagesën. Në rast se në llogari ka fonde, ATM do të ekzekutoj tërheqjen /pagesën dhe do të merrni paratë tuaja dhe faturën /dëshminë. Në Kosovë në një numër të ATM – ve mund të bëhet pagesa e faturave të rrymës me Kos Giro dhe të bëhet mbushja e kredisë së telefonave mobil. Edhe pse në numër shumë të vogël, në disaATM mund të bëhet edhe depozitim i parave në
llogarinë tuaj.

Siguria – Kartela bankare është instrument pagese dhe si e tillë duhet të ruhet dhe të përdoret me kujdes.

Gjatë shfrytëzimit të saj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm.
Ajo mund të përdoret vetëm nga bartësi i saj – pra kartela duhet të ketë emrin tuaj.
Duhet të keni kujdes me ruajtjen e numrit tuaj identifikues të kartelës (Personal Identification Number – PIN) (KUJDES : mos i mbani bashkë, kartelën dhe PIN-in, mos i tregoni PIN-in dikujt tjetër etj.)

Informacionet mbi kartelën tuaj nuk duhet të jepen përmes telefonit, e-mailit, apo në formë tjetër të pasigurt.

Në rast të humbjes së kartelës lajmëroni menjëherë bankën tuaj, e cila do të bllokojë kartelën menjëherë për të parandaluar keqpërdorimin e saj nga persona të paautorizuar. Përndryshe, ju mbani përgjegjësi për çdo humbje, si pasojë e keqpërdorimit të kartelës deri në momentin e lajmërimit/paraqitjestë humbjes/vjedhjes së kartelës.

Edukimi financiar – BQK, solli për ju Ekonomia-Islame.com

Kush e financon OBSH-në?

Organizata Botërore e Shëndetësisë është financuar nga vendet anëtare (194, plus dy anëtare të asociuar) dhe donacione të jashtme.

“Pagesat e anëtarësimit” (të njohura si “kontributet e vlerësuara”) llogariten në lidhje me pasurinë dhe popullsinë.

Pra, për vitin 2020/21, tarifa e anëtarësimit të Afganistanit është 33.500 dollarë – 0.007% e totalit të tarifës së anëtarësimit. Ajo e Shteteve të Bashkuara është 116 milionë dollarë – 22% e totalit të tarifës së anëtarësimit.

Sidoqoftë, “kontributet e vlerësuara” përbëjnë më pak se një të katërtën e  financimit të OBSH-së. Donacionet vullnetare, nga vende dhe grupe të tjera, përbëjnë pjesën tjetër.

Kjo tabelë nga OBSH tregon të ardhurat e saj për 2018/19. Duke siguruar 400 milionë dollarë, SHBA-ja ishte deri më tani kontribuesi më i madh, i pasuar nga fondacioni Bill dhe Melinda Gates, Britania e Madhe dhe Gjermania.

400 milionë dollarët e Shteteve të Bashkuara përfaqësojnë pak më pak se 15% të totalit të “programit” të OBSH-së për vitin  2018/19.

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se do t’i ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) sepse sipas tij ka “dështuar në detyrën e saj themelore” në përgjigjen e saj ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Ai akuzoi agjencinë e Kombeve të Bashkuara për keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së virusit pasi u shfaq në Kinë, dhe tha se ai duhet të mbahet përgjegjës, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

DREJTORI I KORPORATËS AMAZON BËN MILIARDA NË KOHËN E KORONAVIRUSIT

Pasuria e njeriut më të pasur në botë, drejtori i përgjithshëm i korporatës Amazon, Jeff Bezos, është rritur me 6.3 miliardë dollarë në vetëm një ditë, për shkak të niveleve rekord të çmimit të aksioneve të Amazon, raportoi revista Forbes në faqen e saj të internetit.

Sipas Forbes, të martën në Wall Street, çmimi i aksioneve të shitësit më të madh në botë u rrit me 5.3 për qind të mëtejshëm, transmeton Telegrafi.

Kështu, pasuria e Bezos, u rrit me rreth 6.3 miliardë dollarë brenda një dite dhe tani qëndron në 138 miliardë dollarë, vlerëson Forbes.

Amazon, gjiganti i shitjeve online po sheh rritje të fortë të kërkesës mes rasteve të përhapura të coronavirusit që kanë bërë që dyqanet klasike të mbyllen.

Kompania njoftoi të martën se synon të punësojë rreth 80,000 punëtorë të tjerë për të ndihmuar në përmbushjen e kërkesës së shkaktuar nga mbyllja e dyqaneve fizike si pjesë e një pandemie coronavirus.

Amazon punësoi 100,000 punëtorë amerikanë në mars, dhe tani njofton se planifikon të punësojë edhe 75,000 të tjerë.

Kështu nxirret vërtetimi për lëvizjen e punëtorëve

Në bazë të vendimit të fundit të ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët kanë të drejtë të lëvizin vetën nga 1 orë e gjysmë në ditë.

Por, si do të lëvizin punëtorët e bizneseve që iu lejohet puna?

Në bazë të vendimit thuhet që ata do të duhet të kenë një konfirmim nga ATK EDI dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomikë apo institucioneve përkatëse.

Si merret ky vërtetim?

Këtë vërtetim mund ta merrni në faqen e internetit të Administratës Tatimore të Kosovës. http://www.atk-ks.org/

Pastaj, nga kjo, sikur është e ilustruar në fotografi duhet të hyhet në opsionin “Shërbimet Elektronike”, dhe më poshtë tek “EDI – Deklarimi Elektronik”.

Pas kësaj, duhet të shkruhet nr. i regjistrimit të firmës dhe kodi për çasje, që kryesisht nëpër kompani i mban ekonomisti që mban kontabilitetin.

Më pastaj, pasi të kyçesh është mundësia për të marrë vërtetimin për lëvizje të punëtorit, ku duhet të shkruhet nr. i letërnjoftimit, pozita dhe targat e automjetit e pastaj të gjenerohet dokumenti.

FMN: Gjithë globi zhytet në recesion

Ekonomia botërore do të goditet rëndë nga pandemia e COVID-19, ku për herë të parë i gjithë globi do të jetë në një recesion prej -3%.

Ky është vlerësimi që i ka bërë situatës deri në këto momente Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin “Prespektiva e Ekonomisë Globale”.

Shqipëria do të ketë një rënie ekonomike me 5 %, më e ulta që prej vitit 1997, ku rënia ishte 10.9%.

FMN thotë se rënie të ekonomisë me 10% do të pësojë edhe Greqia dhe me -9.1% Italia, dy vendet fqinje me të cilat vendi ynë ka marrëdhënie të ngushta ekonomike.

Në rajon, ekonomia e Kosovës do të tkurret me 5 përqind, e Maqedonisë së Veriut me 4, e Malit të Zi me 9 dhe  Serbisë me 3 %.

E gjithë ekonomia e eurozonës do të bjerë me -7.5%, ndërsa ajo e SHBA me -5.9%.

Shtetet e vetme në vendet me ekonomi të zhvilluar që nuk do të kenë recesion janë Kina dhe India, të cilat do të rriten më pak se një vit më parë, por me norma pozitive 1.2 dhe 1.9%.

Raporti vlerëson se ekonomitë do të rinisin rimëkëmbjen vitin e ardhshëm.

FMN: Ekonomia botërore më 2020 do të vuajë vitin më të keq nga Depresioni i Madh

Ekonomia botërore do të vuajë vitin e saj më të keq që nga Depresioni i Madh i viteve 1930, ka bërë të ditur Fondi Monetar Ndërkombëtar në parashikimin e tij të fundit.

FMN tha sot se pret që ekonomia globale të tkurret me tre për qind këtë vit. Kjo është shumë më e keqe se rënia prej 0,1 për qind në recesionin e vitit 2009 pas kolapsit financiar.

Ekonomia globale pritet që të kthehet me një rritje prej 5.8 për qind në 2021, por që pamja është e pasigurt.

Vlerësimi i zymtë paraqet një nënvlerësim befasues nga FMN. Në janar, para se shpërthimi i COVID-19 të shfaqej si një kërcënim i rëndë global, organizata ndërkombëtare e huadhënies parashikon rritje modeste prej 3.3 për qind këtë vit.

Sidoqoftë, masat e gjera për të përmirësuar pandeminë – bllokimet, kufizimet e udhëtimit, mbylljet e biznesit dhe distancimi shoqëror – papritmas kanë sjellë aktiviteti n ekonomik në një ndalesë gati.

“Për shkak se ndikimi ekonomik është akut në sektorë të veçantë, politikëbërësit do të duhet të zbatojnë masa të konsiderueshme fiskale, monetare dhe financiare të tregut për të mbështetur familjet dhe bizneset e prekura brenda vendit,” thotë FMN.

FMN thotë se Evropa – epiqendra e pandemisë – është goditur veçanërisht keq. Tkurrjet ekonomike prej 7.5 për qind priten në 19 vendet e eurozonës dhe 6.5 për qind në Britaninë e Madhe.

Tregtia botërore parashikohet të zhytet me 11 për qind këtë vit para se të rritet me 8.4 për qind në vitin 2021.

FMN shoqëron parashikimet e tij me një paralajmërim se ka shumë faktorë të panjohur: përfshirë rrugën që do të marrë virusi, efektivitetin e politikave të marra për të përmirësuar shpërthimin dhe për të kufizuar dëmin ekonomik, dhe pasigurinë për situatën disa muaj nga tani.

A duhet të aplikoni për punë në këtë kohë pandemie?

A duhet të aplikoni për punë në kohë pandemie?
Çfarë do të thotë pandemia koronavirus për ata që kërkojnë punë?

Ndërkohë që kompanitë po kalojnë drejt punës në distancë (online) për të luftuar pandeminë koronavirus dhe një numër në rritje punëtorësh po pushohen ose po marrin leje, ju mund të pyesni veten nëse duhet të vazhdoni të dërgoni CV apo thjesht të supozoni se askush nuk do t’ju punësojë për të ardhmen e afërt.

Është e vërtetë që ekonomistët po parashikojnë një reçesion, por ekspertët e karrierës thonë se është më mirë që ju të vazhdoni të aplikoni dhe të mbani kontaktet, me kusht që të ndryshoni qasjen tuaj ndaj punës dhe të jeni më të përgatitur për këto kohë të paqarta.

Bizneset mund të mos punësojnë sot, sepse ata po përpiqen të kuptojnë se si mund të funksionojë biznesi i tyre online, por ata do të punësojnë në një moment të afërt. Ndaj, njerëzit që do të vazhdojnë të ndërtojnë marrëdhënie dhe të ndajnë idetë e tyre gjatë kësaj kohe do të jenë në një pozitë më të mirë kur kompanitë dhe bizneset të fillojnë të punësojnë.

Shumica e departamenteve dhe menaxherëve të burimeve njerëzore po përshpejtojnë proceset e përshtatjes, logjistikën dhe rutinat e përditshme për një fuqi punëtore që do të punojë në distancë (online nga shtëpia), kështu që do të jetë pak e vështirë të gjenden njerëzit e duhur që në javët e para të tranzicionit, duke marrë parasysh edhe shqetësimet e shumta të njerëzve – ata mund të kenë prindër të moshuar, të afërm në vende të tjera, fëmijë të vegjël për t’u kujdesur, madje edhe çështjet e veta shëndetësore.

Kështu që, duhet të jeni të përgatitur dhe të ndërgjegjësuar që mundësitë e punëve do të jenë në pauzë ose nuk do të shfaqen edhe nëse ato kanë qenë të hapura për një kohë. Kjo nuk do të thotë se ato nuk do të hapen përsëri brenda disa muajsh. Bizneset do të duhet të vendosin në pritje për disa javë pozicionet e lira të punës sepse atyre u nevojitet siguri për nivelin e të ardhurave dhe konsumatorëve dhe atëherë kur të jenë gati do të nisin sërish aktivitetin.

E megjithatë, ju përsëri duhet të jeni duke kërkuar në mënyrë aktive për një vend pune. Ne do t’ju japim disa këshilla që do t’ju ndihmojnë se si ta zhvilloni procesin e kërkimit të punës gjatë pandemisë dhe ngadalësimit shoqërues ekonomik.

Këshilla e parë e ekspertëve të karrierës: – Konsideroni sa urgjent është kërkimi juaj i punës!

Nëse keni mundësi të lini kërkimin tuaj të punës në pritje, ju mund ta bëni, sepse mund të jetë shumë sfiduese të hyni në “radarin” e rekrutuesve në këto kohë.
Nëse jeni i punësuar aktualisht, mendoni se si ta bëni punën tuaj sa më të pëlqyeshme dhe vlefshme.
Nëse nuk jeni i punësuar, mos e mendoni për punën tuaj të ardhshme si punën perfekte që mund të keni. Mund të jetë afatshkurtër.
Ndërsa shumë industri janë dhe do të vazhdojnë të goditen fort nga pandemia e COVID-19, të tjera po punësojnë akoma. Nëse jeni i papunë dhe jeni nevojtar konsideroni të kërkoni tek ato industri ose kudo tjetër mund të gjeni një mundësi që ka kuptim për ju .

Disa mundësi punësimi ju mund t’i gjeni duke klikuar në: duapune.com

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
light rain
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
35 %
1kmh
0 %
Mon
23 °
Tue
24 °
Wed
25 °
Thu
25 °
Fri
25 °