Ballina Blog Faqe 164

Lugina zvicerane që s’mërzitet për krizën energjetike

Përderisa njerëzit nëpër Evropë po porositen ta kursejnë energjinë gjatë dimrit që po vjen, për të shmangur ndërprerjet e rrymës, Lugina e Bavonës në Zvicër nuk po mërzitet fare, pasi që nuk ka qenë kurrë e lidhur në rrjetin elektrik.

E ndodhur në rajonin italishtfolës Ticino, në jugun e Zvicrës, lugina e izoluar dhe e rrethuar me shkëmbinj, përgjatë lumit Bavona, është njëra ndër më të rrëpirëtat në Alpe.

Por, në luginën e dhëmbëzuar ndodhen 12 fshatra të vogla, të përbëra nga shtëpi prej guri, ku banojnë dhjetëra persona gjatë shumicës së vitit, përpos në dimër, kur qëndrojnë pak më shumë se 10 veta.

Njëmbëdhjetë prej fshatrave nuk janë të lidhura në rrjetin elektrik, pavarësisht se zona prodhon shumë energji, falë digave që ndodhen lart, afër majave të maleve.

Ato janë ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, për t’i mundësuar rrymë rajonit gjermanishtfolës të Zvicrës, në anën veriore të Alpeve, thotë Romano Dado, ish-anëtar i këshillit lokal në Cevio, vendbanimin në fund të luginës nga i cili varen fshatrat.

Për të çuar rrymën poshtë në luginë nevojiteshin transformatorë, por “njerëzit këtu nuk kishin para për to”, tregon ai. Vetëm fshati i fundit në majë të luginës i kishte mundësitë për një luks të tillë.

Me kalimin e dekadave, popullsia e luginës u tkurr nga rreth 500 në më pak se 50 tani, sipas Dados, ndërsa banorët u mësuan të jetonin pa qenë të lidhur në rrjetin elektrik, duke u shërbyer me oxhaqe dhe duke instaluar panele diellore mbi çati që nga vitet e 1980-ta.

Llamba me vajguri dhe qirinj

Banorët po ashtu përdorin bombola gazi, qirinj dhe llamba me vajguri. Për t’i larë rrobat, “ne shkojmë në lumë, si gjithmonë”, thotë Tiziano Dado, vëllai gurgdhendës i Romanos.

Lugina e ngushtë, rreth 10 kilometra e gjatë dhe e rrethuar nga male vigane, me lartësi prej mbi 2.500 metrash, përgjatë shekujve ka pësuar ortekë, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, që nganjëherë kanë shkaktuar edhe vdekje.

Emigrimi stinor drejt kullotave verore ka vazhduar në zonë deri në vitet e 1970-ta.

Familjet kanë shkuar në luginë me kafshët e tyre nga marsi deri në fund të dhjetorit, dhe janë kthyer për Krishtlindje, pohon Sonia Fornera, nga Orrizonti Alpini, një grup ekspertësh i historisë dhe kulturës alpine.

“Ishte jetë e vështirë, por ishte jetë e thjeshtë”, thotë Bice Tonini, 88-vjeçare, duke u ngrohur pranë oxhakut në shtëpinë e saj.

Pavarësisht moshës së saj, ajo vazhdon të jetojë atje nga pranvera deri në tetor, falë paneleve të saj diellore.

“Aq shumë energji çohet dëm” në shoqërinë moderne, pohon ajo.

Natën, nuk ka ndriçim të rrugëve që do t’ia pamundësonte asaj t’i admironte yjet – ndërsa asaj i pëlqen shfaqja e përnatshme më shumë sesa shikimi i televizorit, që rrallë gjendet në luginë.

Muze apo ëndërr?

“Ne jemi mësuar të jetojmë në një mënyrë shumë të thjeshtë, dhe nuk kemi frikë nga kursimet” në aspekt të energjisë, shprehet Ivo Dado, 81-vjeçar, i cili me krenari thotë të ketë instaluar panele diellore që më 1987.

Megjithatë, këtë qëndrim kursyes karshi energjisë nuk e ndajnë të gjithë.

“Panelet diellore janë zgjidhje e pjesshme”, pohon Martino Giovanettina, shkrimtar dhe pronar i njërit prej restoranteve të pakta në luginë.

Ai beson se mungesa e rrymës, dhe rregullat e rrepta për rinovimin e ndërtesave të vjetra, po kontribuojnë në shpopullimin e luginës, duke e kthyer atë në “muze” në qiell të hapur të së kaluarës, në vend se të orientohet nga turizmi, siç kanë bërë luginat fqinje.

Lugina e Bavonës nuk ka kurrfarë organizimi për turistët, përveç një teleferiku nga fshati i fundit deri te digat, ndërsa parkimi i kamp-shtëpizave është i ndaluar.

Doris Femminis, fituese e Çmimit Zviceran për Letërsi më 2020, është rritur në luginë dhe është marrë me blegtori në të njëzetat e saj. Tani, ajo shkruan në librat e saj për atë periudhë në Luginën e Bavonës.

Femminis, e cila tani jeton në malet e Jurës, në Zvicrën perëndimore, kthehet çdo dy muaj “në këtë vend të mrekullueshëm të fëmijërisë”.

“Në Zvicër, neve na pëlqen që të kemi ende një pjesë të natyrës së egër”, shprehet ajo, teksa pranon se vendet e tilla nuk janë të përshtatshme për jetën moderne.

“Është vend i së shkuarës”, pohon ajo. “Askush nuk dëshiron të jetojë më atje; është vetëm ëndërr”./buletiniekonomik

Modele të suksesshme dhe të dështuara të lidershipit sipas Kur’anit

Historia njerëzore është përplot shembuj dhe modele lidershipi të suksesshëm dhe të dështuar, dhe këtë jo vetëm në një fushë të caktuar. Evidentimi i tyre në histori ka ndodhur natyrshëm për shkak të efekteve që kanë pasur në shoqëri. Më saktë, njerëzimi ka përjetuar tmerrin në disa epoka kur protagonistë lidershipi kanë qenë dështakë e mjeranë, sikur që ka përjetuar ditë të lumtura kur liderë kanë qenë njerëz me vlera dhe virtyte.

Kur’ani fisnik paraqet dy modele lidershipi:

1. Modeli që thërret në të mirën dhe përfillë programin hyjnor, dhe,

2.Modeli që thërret në të keqen dhe shpërfillë programin hyjnor.

Përkitazi me të parin, sa për ilustrim, Kur’ani na rrëfen:

Ne i bëmë ata udhëheqës që udhëzonin sipas urdhrit Tonë dhe i frymëzuam që të bënin vepra të mira, të kryenin faljet dhe të jepnin zeqatin, dhe ata vetëm Ne na adhuruan.” [Enbija: 73]

Ne zgjodhëm prej tyre prijës, të cilët udhëzonin me urdhrat Tanë, për sa kohë që ishin të durueshëm dhe besonin bindshëm.” [Sexhde: 24]

Ndërsa sa i përket modelit  të dytë, atij të dështuar pra, Kur’ani na rrëfen dhe ne po përmendim këtu tre shembuj vetëm sa për ilustrim:

Na e kemi dërguar Musain me argumentet Tona dhe me dokumentet e qarta te Faraoni dhe paria e tij, por paria shkoi pas urdhrit të Faraonit, ndonëse urdhri i Faraonit nuk ishte i drejtë.” [Hud:96 -97]

Kjo, sepse ata pasuan atë që shkakton zemërimin e Allahut dhe urryen pëlqimin e Tij e kështu, Ai ua zhvlerësoi atyre veprat.” [Muhammed: 28]

Ja, ky ishte fisi Ad. Ai i mohonte shenjat e Zotit të tij, nuk i dëgjonte të dërguarit e Tij dhe shkonte pas urdhrit të çdo keqbërësi kokëfortë.” [Hud: 59]

Kështu duken me pak fjalë këto dy lloje lidershipi, detaje të të cilave janë shtjelluar në Kur’anin fisnik.

Ajo që konsideroj se ka rëndësi të përmendet këtu është se, studimet bashkëkohore, pavarësisht përmbajtjes së mirë që kanë, nuk është se kanë sjellë diçka të re më shumë për lidershipin e suksesshëm se që Kur’ani fisnik dhe Sunneti i Pejgamberit Muhammed a.s., kanë ofruar. Studimet në fjalë në fokus kanë rëndësinë e mesazhit që bartin liderët dhe i cili i shtyn të lëvizin drejt realizimit të tij, vetëbesimin dhe aftësinë për të çuar përpara gjërat, personalitetin karizmatik, guximin për të marrë vendime dhe për të sakrifikuar, sinqeritetin, pjekurinë dhe nivelin e lartë të vetëdijes, aftësinë e menaxhimit të suksesshëm, shkathtësitë e komunikimit, etj.

Që të mos keqkuptohemi, ne nuk është se nuk e çmojmë kontributin e dhënë në këtë lëmi. Assesi. Ajo që ne duam apriori ka të bëjë me prezantimin e fakteve dhe të vërtetave të mahnitshme kur’anore dhe profetike përkitazi me lidershipin, duke synuar, fillimisht dhe para së gjithash, përvetësimin e Kur’anit dhe Synetit si referenca për të projektuar jetën tonë fetare dhe shoqërore, si dhe për tu vetëmjaftuar me këto referenca, të cilat, për hir të së vërtetës dhe korrektësisë, nuk ka çështje që trajtohet në botën e lidershipit, e që nuk e kanë (Kur’ani dhe Syneti) trajtuar nga një ose aspekt tjetër.

Së këndejmi, ne besojmë se çdokush që nuk niset nga ky shteg, do t’i ekspozohet lëshimeve dhe gabimeve, sepse, askush më mirë se Allahu xh.sh., nuk e di çfarë i duhet dhe çfarë bënë dobi më shumë njerëzve. Allahu xh.sh., thotë:

“…Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi. Qoftë bekuar Allahu, Zoti i botëve!” [A’rafë: 54]

A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e (kohës së) injorancës (paganizmit paraislamik)?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?” [Maide: 50]

Nëse e marrim dhe e shfletojmë Librin e Allahut xh.sh., Kur’anin fisnik, do të gjejmë se ai përmban instruksione të rëndësishme të cilat meritojnë të shkruhen madje me ngjyrë ari. Ato janë si shenjat në rrugë të cilat aludojnë në rëndësinë qenësore për kthim tek referencat islame (Kur’ani dhe Syneti), për të shmangur kështu animin e liderit kah epshet ose dobësinë e tij nga mangësia njerëzore. Allahu xh.sh., thotë:

Ne të kemi zbritur ty (o Muhamed) Librin me të vërtetën, si përmbushës të shkrimeve të mëparshme dhe mbrojtës të tyre. Prandaj gjykoji ata sipas asaj që të ka zbritur Allahu dhe mos ndiq dëshirat e tyre, duke u shmangur kështu nga e Vërteta që të është shpallur. Ne për secilin nga ju kemi sjellë një ligj dhe një rrugë të qartë. Sikur të donte Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm, por Ai kërkon që t’ju provojë në atë që ju ka dhënë, andaj bëni gara për punë të mira! Të gjithë do të ktheheni te Allahu e Ai do t’ju lajmërojë për çështjet, rreth të cilave kishit kundërshti. 49. Prandaj gjykoji sipas asaj që të ka shpallur Allahu e mos ndiq dëshirat e tyre të kota! Ki kujdes që ata mos të të nxisin të largohesh nga një pjesë e asaj që të ka shpallur Allahu! Nëse ata të kthejnë kurrizin e nuk dëgjojnë gjykimin tënd, atëherë ta dish se Allahu do vetëm që t’i dënojë për disa gjynahe të tyre. Në të vërtetë, shumë njerëz janë të pabindur.” [Maide: 48-49]

Lideri i suksesshëm sipas Kur’anit është ai që thërret në të vërtetën dhe udhëzon njerëzit në të, duke ua sqaruar dhe shpjeguar atë, sepse kjo është dhe pjesë e detyrave dhe obligimeve të tij. Allahu xh.sh., thotë:

“Ne i bëmë ata udhëheqës që udhëzonin sipas urdhrit Tonë dhe i frymëzuam që të bënin vepra të mira, të kryenin faljet dhe të jepnin zeqatin, dhe ata vetëm Ne na adhuruan.” [Enbija: 73]

Pra, lideri model është ai që mer iniciativë dhe lëviz, jo nga dashuria për tu shfaqur dhe reklamuar, por nga përgjegjësia dhe detyrimet që rëndojnë mbi supet e tij. Kushdo që shfleton biografitë e Pejgamberëve a.s., dhe personaliteteve të dalluara, do të gjejë këtë kod udhëheqje të mishëruar me veprimet dhe sjelljet e tyre. Lideri, sipas perceptimit kur’anor dhe pejgamberik, i nënshtrohet kontrollit dhe mbikëqyrjes hyjnore dhe shoqërore. Allahu xh.sh., thotë:

 “Ndalini ata, se do të pyeten.” [Saffat: 24]

Këtë e gjejmë të shprehur qartë dhe tekstualisht edhe në hadithin e saktë të përcjellë nga sahabiu i nderuar, Abdullah b. Umeri r.a.: “Të gjithë ju jeni kujdestarë dhe të gjithë do të merreni në pyetje për atë që ju është lënë nën përgjegjësi: sundimtari është kujdestar dhe do të pyetet për popullin; kryefamiljari është kujdestar dhe do të pyetet për familjen; e zonja e shtëpisë është kujdestare në shtëpinë e burrit dhe do të pyetet për familjen; shërbëtori është kujdestar dhe do të pyetet për pasurinë e zotërisë së tij dhe për ata që i ka nën kujdestari.” Të gjitha këto i kam dëgjuar nga Pejgamberi a.s., dhe kujtoj se e kam dëgjuar edhe duke thënë: “I biri është përgjegjës për pasurinë e të atit dhe për atë që ka nën përgjegjësi. Kështu, ju të gjithë jeni kujdestarë dhe të gjithë do të jepni llogari për ata që ju janë lënë në përgjegjësi.

Ndjenja e përgjegjësisë së liderit karshi shoqërisë mbikëqyret nga dy forca të cilat kanë pushtet shpirtëror dhe fizik mbi liderin:

  1. Pushteti i Kur’anit i cili e orienton liderin drejt vendimeve të mëdha dhe të rëndësishme pa mos u ndikuar aspak nga cytjet e epshit dhe interesave personale, dhe
  2. Pushteti i urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja, i cili është instrument në dorën e shoqërisë që aktivizohet me rastin e lajthitjes së liderit nga e vërteta. Fakti se është pushtet shoqëror nuk nënkupton ekzekutimin e tij në formë të brishtë dhe të shthurur. Ekziston Këshilli i Lartë Fetar Shtetëror zyrtar i cili e ushtron këtë pushtet dhe i cili ka të drejtën madje edhe të përdorimit të forcës në mënyrë që liderin ta kthejë nën pushtetin e Kur’anit dhe urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja. Në hadithin e sahabiut të nderuar, Temim Dariut, qëndron se Pejgamberi a.s., ka thënë: “Feja është nasihat, feja është nasihat, feja është nasihat!! Për kë, o i Dërguari i Allahut? – e pyetën. Tha: Për Allahun, Librin e Tij, të Dërguarin e Tij, prijësit dhe masat e myslimanëve.”

Kur’ani fisnik na ka ofruar shembullin e një lideri të suksesshëm dhe dinamik, të fortë dhe të aftë për tu përballur me problemet dhe sfidat e çdo fushe dhe sfere. Është ky mbreti Talut, modeli i nevojshëm për lidership deri në Ditën e Kiametit. Ishte përzgjedhur nga Allahu xh.sh., që të udhëheq me izraelitët, pikërisht për shkak të cilësive dhe tipareve që dispononte, e të cilat janë ato që aq fort po i diskutojmë e dëshirojmë për liderët e kohës sonë. Allahu xh.sh., na rrëfen për të e thotë:

“Profeti i tyre u tha: “Allahu ka dërguar Talutin si mbretin tuaj.” Ata thanë: “Si mund të bëhet ai mbreti ynë, kur ne kemi më tepër merita se ai për të sunduar?! Përveç kësaj, ai nuk ka ndonjë pasuri të madhe.” Ai u përgjigj: “Allahu e ka zgjedhur atë për mbretin tuaj dhe e ka pajisur me dijeni të gjerë dhe me fuqi trupore. Allahu ia jep pushtetin e Vet kujt të dojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.” [Bekare: 247]

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

LIDERSHIPI I SUKSESSHËM (sipas vizionit kur’anor dhe studimeve bashkëkohore)

Burimi : drhafezi.net

Edhe nëse mund të kurseni vetëm 20 euro në muaj, bëjeni.

E vërteta është se situata juaj aktuale financiare është një pasqyrim i drejtpërdrejtë i zakoneve tuaja financiare të viteve të kaluara. Me fjalë të tjera, zakonet tuaja ose mund t’ju bëjnë të pasur ose mund t’iu varfërojnë plotësisht.Në këtë artikull, do të ndajmë shtatë zakone nga të cilat duhet t’i hiqni sa më shpejt.

Mjaft e kërkuat lumturinë tek gjërat.
Kultura e konsumatorit ka një objektiv: t’ju bëjë të ndiheni sikur keni nevojë për veshje të stilistëve, marka të shtrenjta, teknologjinë më të fundit dhe makina luksoze për të qënë më në fund të lumtur. Kjo është një gënjeshtër e hapur e krijuar nga reklamat. Dhe është krijuar qëllimisht e tillë, që t’iu marrë paratë. Të gjitha studimet tregojnë se lumturia nuk gjendet tek blerja e gjëra.

Mos kini frikë nga investimi.
A nuk është investimi i rrezikshëm? A nuk humbasin njerëzit të gjitha kursimet e tyre të jetës në bursë? Po, të gjitha këto gjëra janë të vërteta. Por ato janë të vërteta vetëm për ata që hyjnë në bursë pa mësuar se si funksionon bursa. Siç thoshte Warren Buffett, “Rreziku vjen nga mosdija se çfarë po bëni”. Investimi është diçka që mund të mësohet. Është një aftësi që mund ta zhvilloni.

Ndaloni së besuari se nuk mund të kurseni
Edhe nëse mund të kurseni vetëm 20 euro në muaj, bëjeni. Ka të bëjë me ndërtimin e zakonit të kursimit në mënyrë që të bëhet pjesë e identitetit tuaj.Nëse nuk e ndërtoni zakonin e kursimit kur keni pak para, nuk do ta bëni as kur keni shumë para.Është për shkak të zakoneve financiare që keni krijuar para se të bëheni të pasur. Pra, rregulloni zakonet tuaja financiare dhe vetëdisiplinën edhe kur keni pak për të kursyer/investuar. Thjesht filloni, edhe nëse nuk është shumë.

Mjaft e pranuat mediokritetin.
Është koha të kërkoni më të mirën nga vetja, për veten tuaj . Mos i pranoni më justifikimet tuaja. Mos e pranoni më mediokritetin.Ju mund të ndryshoni rrënjësisht të ardhmen tuaj kur, sot, vendosni të mësoni aftësi të reja me të ardhura të larta, të disiplinoheni financiarisht dhe të bëni investime të mençura.

Merrni përgjegjësinë për jetën tuaj. Shumë faktorë të jashtëm ndikojnë në jetën tuaj si ekonomia, shefi juaj, partneri juaj, klientët tuaj. Por, në fund të fundit, ju jeni në krye. Ju vendosni të mësoni një aftësi të re sot ose të humbni orë të tëra duke lëvizur nëpër mediat sociale.

Mos u bëni pjesë e lojës së krahasimit.
Shumica e njerëzve janë të mbërthyer në një lojë krahasimi. Në vend që të përqendrohen në ndërtimin e pasurisë së tyre, ata kujdesen më shumë për t’u treguar njerëzve të tjerë se sa mirë po ecin financiarisht. Siç thotë Morgan Housel në The Psychology of Money, “Shpenzimi i parave për t’u treguar njerëzve se sa para keni, është mënyra më e shpejtë për të pasur më pak para”.

Kur kujdeseni shumë për atë që njerëzit e tjerë mendojnë për ju, filloni të merrni vendime të pamenduara financiare. Kjo është arsyeja pse pasuria e vërtetë hesht. Pasuria e vërtetë është shumë e padukshme . Pasuria është numri në llogaritë tuaja bankare dhe të investimeve. Këto asete financiare janë të padukshme për njerëzit e tjerë. Ata nuk bëjnë asnjë zhurmë dhe nuk shkëlqejnë si një diamant. Në përgjithësi, ndaloni së luajturi lojën e krahasimit. Ndaloni të përpiqeni të dukeni të pasur për njerëzit e tjerë. Përqendrohuni të bëheni të pasur për veten dhe familjen tuaj. /medium/businessmag

Imami, Prijës i Komunitetit

Një pasqyrë e përgjithshme

Pozita e imamit është ndër pozitat më të rëndësishme të shoqërisë islame, ky fakt është një indikator më shumë që të kemi kujdes se kë e zgjedhim si imam të xhamisë së lagjes tonë. Ashtu si pozita e kokës për trupin e njeriut ka rëndësi jetike, njëjtë edhe pozita e imamit është e panegociueshme në Islam. Nga mësimet e të Dërguarit të Allahut është që kur dy veta marrin një rrugëtim të gjatë, njëri prej tyre të caktohet si prijës (imam, udhëheqës). I njëjti parim vlen edhe kur janë më shumë veta. Përfundimi i një shoqërie, grupi apo institucioni pa prijës do të jetë humbja dhe vetshkatrrimi. Studiuesit e politikës kanë arritur në përfundim se shoqëria pa lidership është e prirur të jetojë në kaos e rrëmujë. Koncepti i imamit mund të përceptohet në dy aspekte kryesore, në kuptimin e ngushtë dhe të gjerë në varësi të rrethanave, përdorimit dhe kontekstit.

Imami në kuptimin e ngushtë: ‘Imami i përkohshëm’
Kudo që janë muslimanët, duhet të kordinohen mes vete, të drejtohen dhe udhëhiqen nga prijësi të cilin e kanë zgjedhur e jo nga teket dhe dëshirat e tyre. Për shembull kur jeni në udhëtim, po merrni pjesë në një koferencë a seminar, një imam nga mesi i pjesëmarrësve duhet të caktohet në mënyrë që të marrë në dorë situatën. Mandati i tij përfundo me të marrë fund udhëtimi ose konferenca.

Imami në kuptimin e gjerë: ‘Imami përhershëm’
Ky emërtim i referohet imamit, mandati dhe qëndrimi i autoritetit të të cilit është në baza të përhershme ose në një periudhë më të gjatë. Autoriteti i tij për të udhëhequr, koordinuar apo kontrolluar njerëzit ose komunitetin nuk pushon deri në vdekjen e tij, skadimin e emërimit ose shkarkimin e tij nga pozita e imamit për shkak të sjelljeve të tij të cilat bien ndesh me parimet e fesë tonë. Imami i xhamisë dhe prijësit e muslimanëve hyjnë nën përkufizimin e imamit të përhershëm. Imami i përhershëm është bartës i besimit për komunitetin, si i tillë ai duhet ti përmbahet një marrëveshjeje shoqërore. Marrëveshje në të cilën pjesëtarët e komunitetit çështjet e tyre ia lënë në dorë prijësit ose imamit, duke e ruajtur parimin e Librit të Allahut dhe traditës së të Dërguarit të Tij.

Funksionet e imamit sot:
Tradicionalisht, imami në komunitetin ku është caktuar të udhëheqë kryen shumë funksione. Në pika të shkurtëra do të mundohemi ti përmendim përgjegjësit kryesore të tij.
– Kujdestar dhe udhëheqës
Ai u prinë njerëzve në namaz dhe në adhurimet tjera. Njerëzit janë të mirëinformuar se imami në veten e tij i bashkon dy konceptet, atë shpirtëror dhe social e politik.
– Gjykatës
Njohuria e tij e thellë e Sheriatit i lejon atij të këshillojë, gjykojë dhe të zgjidhë mosmarrveshjet që ndodhin në komunitetin ose xhaminë e tij.
– Prijës shpirtëror e ceremonial
Imami është përgjegjës për të gjitha ceremonitë që ndodhin në komunitetin e tij. Ai është prijës i ceremonisë së varrimit, i udhëheqë organizimet e akikës (ceremoni që organizohet me rastin e lindjes së fëmijëve), është prijës në namaz, e tek ai bëhet edhe zyrtarizimi i martesave. Kjo traditë e ka shoqëruar umetin tonë që nga koha e Muhamedit alejhiselam dhe shokëve të tij e deri sot.

– Përgjegjës i sigurisë
Imami ngarkohet me detyrën e ofrimit të sigurisë maksimale për komunitetin e tij; jeta, prona, integriteti dhe pasuria sigurohen nën kontrollin dhe udhëheqjen e tij. Imami duhet të krijojë kontakte me institucionet e sigurisë dhe ato të vendimmarrjes, zyrën e kryetarit të qytetit në të cilin gjendet komuniteti musliman, departamentin e policisë, udhëheqësit e besimeve tjera dhe të gjithë individët tjerë që kanë ndikim në atë qytet.

– Zyrtar financiar
Imami duhet të ruajë pasurinë kolektive e cila mbledhet kryesisht nga Zekati, vakëfet e ndryshme, abonimet, taksat dhe të ardhurat nga toka apo objektet që janë në pronësi të komunitetit. Këtë detyrë imami mund t’ia delegojë ndonjë pjestari të komunitetit i cili është i kualifikuar duke u siguruar që të marrë raporte nga ai herë pas here.

– Këshilltar
Imami duhet të shihet si një person, këshillat dhe urtësia e të cilit kërkohet herë pas here për shkak të vlerave të tij shpirtërore dhe erudicionit të tij intelektual. Ai duhet të konsultohet për udhëzime në rast të problemeve martesore, çështje politike, morale, fetaer e bashkëkohore.

– Zëri i komunitetit musliman
Imami duhet të ftohet në forume dhe konferenca kur flitet për çështje që kanë të bëjnë me Islamin dhe muslimanët. Ai duhet të kontaktohet për të dhënë opinione të shëndosha për çështjet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe çfarëdo që thotë imami përfaqëson zërin e tërë komunitetit. Opinionet të cilat i shpreh imami publikisht duhet të jenë të ndërtuara mbi bazën e shëndoshë të Kuranit dhe traditës profetike dhe të jenë të mirë diskutuara edhe brenda mendjeve të ndritura të komunitetit. Herë pas here imami duhet të lëshojë deklarata për çështjet që janë në interes të komunitetit të cilin e përfaqëson.

Kriteret për emërimin e imamëve
Islami krenohet me faktin se ka burime të vërteta nga të cilat udhëzohet dhe drejtohet. Libri i Allahut dhe tradita e të Dërguarit të Tij i kanë përcaktuar qartë kriteret për emërimin e imamit. Allahu thotë:
“A nuk e ke dëgjuar ti (o Muhamed) se çfarë i tha paria e bijve të Israilit, pas Musait, një profeti të tyre? I tha: “Na dërgo një mbret, që të luftojmë në rrugën e Allahut!” – Profeti u tha: “Po sikur të mos luftoni kur të shpallet lufta?” Ata thanë: “E përse të mos luftojmë në rrugën e Allahut, ne që jemi dëbuar nga atdheu ynë dhe jemi ndarë nga fëmijët tanë?!” Mirëpo, kur u urdhëruan të luftojnë, ata nuk luftuan, me përjashtim të një pakice. Allahu i njeh mirë keqbërësit. Profeti i tyre u tha: “Allahu ka dërguar Talutin si mbretin tuaj.” Ata thanë: “Si mund të bëhet ai mbreti ynë, kur ne kemi më tepër merita se ai për të sunduar?! Përveç kësaj, ai nuk ka ndonjë pasuri të madhe.” Ai u përgjigj: “Allahu e ka zgjedhur atë për mbretin tuaj dhe e ka pajisur me dijeni të gjerë dhe me fuqi trupore. Allahu ia jep pushtetin e Vet kujt të dojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.” (Kuran, 2:246)

Allahu iu drejtua Ibrahimit alejhi selam me fjalët:
“Allahu i tha: “Unë do të të bëj ty imam (prijës) të njerëzve!” – “Po pasardhësit e mi?” – pyeti ai. Allahu tha: “Premtimi Im nuk i përfshin të padrejtët.” (Kuran, 2:124)
Për më tepër, Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të e transmetojë këtë këshillë të Muhamedit alejhi selam në të cilën tha: “Ai që e lexon Librin e Allahut më së shumti duhet të jetë imam – prijës i njerëzve. Nëse të gjithë janë të barabartë në këtë kriter, atëherë duhet të zgjidhet ai që e njeh më së miri traditën time, pastaj ai që ka emigruar më heret (emigrimi nga Meka në Medine), pastaj më i vjetri në Islam (ai që është konvertuar më herët), dhe askush nuk duhet t’ia zë vendin e imamit të caktuar.” (Transmeton Muslimi)

Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të transmeton nga i Dërguari i Allahut të ketë thënë: “Një gruaje nuk i lejohet asnjëherë t’u prijë burrave në namaz, as një beduin (arab i shkretëtirës) të udhëheqë një muhaxhir (muslimani nga koha e Muhamedit alejhi selam i cili kishte emigruar nga Meka në Medine), as një burrë i pandershëm të udhëheqë një besimtar të devotshëm.” (Transmeton Ibn Maxheh)
Në bazë të dekreteve hyjnore të cituara më lartë, në vijim do t’i paraqesim kriteret për emërimin e imamëve.

– Besimi
Kandidati i cili synon të jetë imam i një komuniteti duhet të jetë musliman i cili i beson bazat e besimit islam pa asnjë dyshim. Jobesmitari nuk mund të udhëheq komunitetin musliman.

– Dituria
Imami i ardhshëm duhet të jetë i ditur. Duhet të ketë dituri në shkencat kryesore islame, shkencat e Kuranit, Hadith, Fikh, Tefsir, Qytetërim Islam, Moral e Politikë.

– Tiparet e një lideri
Postin e imamit më mirë e kompleton dikush që ka tipare të natyrshme dhe të fituara të udhëheqjes si: urtësinë, elokuencën, karizmën dhe aftësinë për të gjykuar dhe marrë vendim të pavarura dhe të pandikuara nga faktorë të jashtëm. Ai gjithashtu duhet të jetë i pajisur me diplomaci, përulësi vendosmëri dhe durim.

– Mosha dhe pjekuria
Postin e imamit duhet ta plotësojë një i rritur, ngase i mituri mund të mos jetë në gjendje të menaxhojë punët e komunitetit musliman. Kur dy persona kanë kualifikimet  e njëjta për pozitën e imamit, atëherë nga pikëpamja islame preferohet që të zgjidhet ai që është më i moshuar për shkak të përvojës dhe pjekurisë që ka. Kjo për shkak se sjellja njerëzore është komplekse dhe e çrregullt; ajo kërkon përvojë dhe pjekuri për të menaxhuar dhe udhëhequr me njerëzit. Shejh Uthman Dan Fodio (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Është më e lehtë ti ruajsh dhe drejtosh 100 dele me një shkop, sesa një njeri me 10 shkopinj.” Ky citat tregon se sa komplekse është natyra njerëzore. Prandaj kushdo që vihet në pozitën e udhëheqësit të një komuniteti të caktuar, në rastin tonë imami si prijës i komunitetit musliman duhet të jetë i pjekur dhe me përvojë.

– Duhet të jetë mashkull
Posti i imamit është post ekskluziv i meshkujve. Sipas Sheriatit gruas nuk i lejohet të jetë prijëse e komunitetit musliman pavarësisht nivelit të dijes, devotshmërisë dhe mendjemprehtësisë së saj udhëheqëse. Megjithatë ky fakt nuk e ndalon atë të jetë në shërbim të komunitetit e në veçanti në aktivitetet që kanë të bëjnë me gratë e komunitetit musliman duke i bashkërenduar aktivitetet me imamin e xhamisë.

– Sfondi
Një imam duhet të vije nga një mjedi i qytetëruar pasi kjo do të ndikonte pozitivisht në sjelljen e tij, të folurit, të menduarit dhe botëkuptimin e tij. Kjo shpjegon arsyen pse Muhamedi alejhi selam preferoi dikë nga qyteti para një beduini nga shkretëtira.

 Dinamizmi
Imami i ardhshëm duhet të jetë në harmoni me ndryshimet në botë kundrejt Islamit. Ai duhet të jetë aktual në ngjarjet globale. Ai gjithashtu duhet të jetë në gjendje që të trajtojë çështje bashkëkohore mbi Islamin.

Zyrtarët e xhamisë dhe funksionet e tyre
Status quo-ja në mjediset fetare të nigerisë është e tillë që xhamitë, pavarësishtë madhësisë kanë emëruar ose zgjedhur zyrtarë të ngarkuar me detyra dhe përgjegjësi të caktuara për tu kujdesur për punët e përditshme të xhamisë. Nëse marrim shembull një xhami të caktuar, atëherë ajo e ka kryetarin, imamin, zëvëndësin e imamit, muezinin, sekretarin e përgjithshëm, ndihmës sekretarin, zyrtarin financiar, arkëtarin, zyrtarin për mirëmbajtjen e aseteve të xhamisë dhe zyrtarin për marrëdhënie me publikun. Grafiku i mëposhtëm hedh më shumë dritë mbi përbërjen e këshillit ekzekutiv të shumicës së xhamive në Nigeri.

Kryetari: Ai është kreu i përgjithshëm i xhamisë. Ai kontrollon jetën fetare dhe administrative të xhamisë.

Imami: Ai është udhëheqësi shpirtëror i xhamisë. Funksionet e tij janë të shumta dhe të llojllojshme.

Zëvëndësi i imamit: Në zingjirin drejtues vije menjëherë pas imamit. Detyra e tij është ta zëvëndësojë imamin atëherë kur ai për ndonjë arsye mungon në prirjen e njerëzve në namazet me xhemat. Në rast të vdekjes së imamit ose largimit të tij për çfardo arsye zëvëndësi i tij i merr të gjitha përgjegjësit e imamit deri në një vendim të arshshëm nga këshilli i xhamisë.

Muezini: Është i ngarkuar me detyrën e thirrjes së ezanit pesë herë në ditë. Në rast kur xhamia është e stërmbushur dhe zëri i imamit nuk mbrrinë tek të gjithë, është detyrë e muezinit që të gjejë zgjidhje për këtë çështje.

Sekretari i përgjithshëm: Detyrë e tij është që të merret me çështjet ligjore që kanë të bëjnë me xhaminë. Ai ruan dokumentet zyrtare, procesverbalet e mbledhjeve, kopjet e vendimeve dhe dokumetet e tjera të rëndësishme për xhaminë.

Ndihmës sekretari i përgjithshëm: Zëvëndëson sekretarin e përgjithshëm dhe kryen të gjitha detyrat e përcaktuara me rregulloret e brendshme të xhamisë. Ai bënë marrëveshje për takime të ndryshme, dërgon qarkore dhe njoftime.

Zyrtari financiar: Ai mban librat e llogarive të xhamisë. Është përgjegjës për arkën, pagesat, të ardhurat dhe shpenzimet dhe në fund të çdo viti kalendarik është i obliguar që para këshillit të paraqes pasqyrën e shpenzimeve vjetore dhe gjendjen buxhetore të xhamisë. Ky post zakonisht rezervohet për dikë që ka prirje në kontabilitet.

Arkëtari: Është përgjegjës për ruajtjen e fondit të xhamisë, qoftë kesh apo në llogarinë bankare. Ai organizon mbeldhjen e fonde dhe donacioneve tjera. Në rast nevoje është detyrë e tij që t’u dhurojë fonde zyrtarëve të tjerë të xhamisë.

Zyrtari për marrëdhënie me publikun: Ai është përgjegjës për reklamimin dhe ruajtjen e imazhit të xhamisë. Është detyrë e tij që informatat e nevojshme ti përcjellë te xhemati i xhamisë ose edhe te i gjithë publiku në përgjithësi. Është në përgjegjësin e tij përgatitja e ceremonive dhe programeve të ndryshme që organizohen nga xhamia. Zakonisht në këtë pozitë vendoset dikush që është i arsimuar në lëmin e marrëdhënieve me publikun, është social dhe e flet rrjedhshëm gjuhën e popullit.

Zyrtari për mirëmbajtjen e aseteve: Ai mbron, mirëmban, riparon dhe rinovon pajisjet dhe asetet e xhamisë. Ai i vë në dispozicion të xhematit këto pajisje kurdo që e kërkon nevoja. Është punë të cilën edhe vet muezini e kryen.

Zyrtari i mirëqenies: Ai është i ngarkuar me përgjegjësinë e përkujdesjes shpirtërore dhe mjekësore të xhematit. Ai koordinon programe vizitash në spitale, qendra të rehabilitimit dhe paraburgimit, shtëpi të pleqve etj.

Konfliktet dhe përçarjet
Konfliktet, përçarjet dhe intrigat janë pjesë e shoqërisë njerëzore, prandaj as xhamitë nuk mund të kenë imunitet nda këtyre dukurive. Konfliktet e vazhdueshme në xhami kryesisht shkaktohen nga mungesa e udhëheqjes së aftë. Akoma më keq, shumica e krizave në xhami përshkallëzohen dhe mbeten të pazgjidhura. Shumica e këtyre konflikteve lindin nga mosmarrveshje të vogla e të parëndësishme; lidhja vëllazërore shkëputet dhe fillojnë të lindin dyshime. Nëse personi i përfshirë në  këto konflikte ka pozitë udhëheqëse në xhami, atëherë konflikti në fjalë mund të eskalojë tutje dhe të jetë shkak për ndarjen dhe formimin e grupeve brenda komunitetit dhe ta kthejë xhaminë në një fushë beteje. Është normale që të ndodhin mosmarrëveshje brenda xhamisë, por lidershipi duhet të jetë i pajisur me pjekuri dhe aftësi për të menaxhuar krizën në mënyrë që ajo të mos përshkallëzohet.
Nga ajo që kemi vërejtur në shumë xhami, në vijim janë shkaqet e një situate të tillë jo të mirë për komunitetin.

– Ideologjia
Mendimet dhe pikëpamjet rreth disa parimeve në Islam dhe prirjet ekstreme ndaj shkollave të mendimit dihet se shpesh kanë shkaktuar mosmarrëveshje brenda radhëve të muslimanëve nëpër xhami. Një grup nuk do të shihte asgjë të mirë në pikëpamjet e grupit tjetër. Bilal Philips në librin e tij të titulluar “Evolucioni i Fikhut” thotë se pasimi i tepruar i një opinioni apo dijetarëve të caktuar ishte përgjegjëse për shfaqjen e shkollave të mendimit në Islam. Në fillim mosmarrveshjet ishin të lehta, më vonë degjeneruan në një nivel tjetër, kur anëtari i një shkolle të caktuar refuzoi të shoqërohet me pasues të shkollave rivale, të takohet me ta nëpër xhami, shkolla e tregje, madje madje ndarja ishte aq e thellë saqë as martesat mes shkollave të ndryshme të mendimit nuk ndodhnin.

– Injoranca e përgjithshme e umetit musliman
Xhamitë tona zakonisht udhëheqen nga zyrtarë, njohuria e të cilëve për Islamin, qytetërimin dhe historinë e tij janë të cekëta sipas disa pjestarëve të komunitetit tonë. Ky zhvillim dhe skenar i shëmtuar krijoi dyshime dhe mungesë besimi në kompetencat dhe aftësitë e këtyre zyrtarëve. Është fakt racional që njerëzit e ditur nuk i nënshtrohen udhëheqjes injorante. Faktori kryesor që ka ndikuar në pozitën e lartë të Islamit është lartësimi që i është bërë dijes dhe dijetarëve. Kjo mandje mbështetet edhe në Fjalën e Allahut, në të cilën thotë:
“Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët” (Kuran, 35:28)
Ajo që përmendëm më lartë është vërtetuar grafikisht nga Shejh Abdulkadr Audah në librin e tij “Islami ndërmjet ndjekësve injorantë dhe dijetarëve të paaftë” duke thënë se: “Njohuritë që muslimanët zotërojnë për jurisprudencën e tyre ndryshojnë sipas rrethanave dhe edukimit të tyre. Ata mund të ndahen në tre grupe:
– Të paarsimuarit
– Ata që janë arsimuar në perëndim (Europë)
– Ata që kanë marrë edukatë të mirëfilltë islame.”
Grupi i të paarsimuarve që e përmendëm më lartë në vete përmban analfabetë dhe njerëz me arsimim bazik, saqë kanë vështirësi në të kuptur të pavarur, idetë e parashtruara ndaj tyre, si dhe pamundësi në shprehjen e mendimeve të tyre në ide të caktuara. Individët që bëjnë pjesë në këtë grup nuk dijnë asgjë për jurisprudencën islame, përveç informatave sipërfaqësore për format e adhurimit, në pasimin e të parëve të tyre dhe liderëve shpirtërorë. Rrallë gjenë nga mesi i tyre të atillë që veprimet fetare apo adhurimet i bëjnë si rezultat i studimeve personale. Fatkeqësisht, shumica e umetit musliman mund të klasifikohet nën këtë kategori.
Nevoja për ta kuptuar Islamin në përputhje me sfidat dhe zhvillimet bashkëkohore është shumë e madhe, siçështë shprehur Hasan el-Benna: “Islami është një sistem gjithëpërfshirës që prek çdo sferë të jetës. Ai është shtet dhe atdhe. Është moral dhe pushtet (mëshirë dhe drejtësi). Është kulturë dhe ligj (dituri dhe drejtësi). Është material dhe pasuri (fitim dhe begati). Është përpjekje dhe thirrje (ushtri dhe kauzë). Dhe së fundi, është është besim dhe adhurim i vërtetë.” (Mesazhi i mësimit)
Shumica e muslimanëve nuk e shohin Islamin si kaq gjithëpërfshirës, ata nuk mund ta ngarkojnë realisht imamin apo udhëheqësin e xhamisë me këtë rol. Ky kërcënim i injorancës dhe paditurisë, në fakt, imponon efektin e tij të mbetur në klasën e dijetarëve. (Islami ndërmjet ndjekësve injorantë dhe dijetarëve të paaftë, faqe 88-90)

– Keqmenaxhimi financiar / Mungesa e transparencës
Një burim tjetër i konfliktit në shumicën e xhamive të Nigerisë është edhe menaxhimi jo i mirë i financave. Akoma më keq, zyra e financave e cila merret me mbledhjen e fondeve për xhami është vendosur në ballë të xhamisë, çka ndikon në humbjen e vëmendjes së xhematlinjëve dhe është një shpërqëndrim i pashmangshëm. Gjëja më shqetësuese nga të gjitha është mosinvestimi i këtyre fondeve në sipërmarrje fitimprurëse që do të ishin të dobishme për umetin. Edhe më keq, mund të ketë anëtarë të komunitetit të cilët kanë nevojë emergjente për përkrahje me ndihmë financiar. Pa asnjë ndihmë nga xhamia që e frekuentojnë ata bëhen të dëshpëruar për të kërkuar zgjidhje nga çdo burim i mundshëm, qoftë edhe në kisha apo organizata të besimeve të tjera. Si do ta justifikoninmenaxherët e xhamive një rast hipotetik të tillë dhe cili do të ishte arsyetimi i tyre para Krijuesit Suprem në Ditën e Llogarisë? Çështja në fakt kërkon zgjidhje urgjente.

– Ambicia dhe aspiratat
Aq është politizuar çështja e udhëheqjes së xhamisë në disa institucione fetare, saqë interesat personale janë vendosur para interesave të xhamisë dhe komunitetit si tërësi. Ata  që për një arsye ose tjetrën nuk kanë arritur të kenë poste në xhami, kundërshtarët e tyre i konsiderojnë si armiq, duke krijuar konkurrencë dhe përqarje në atë që konsiderohet ‘Shtëpi e Zotit’, e cila është e dedikuar vetëm për adhurimin e Tij.

– Struktura e dëmtuar e xhamisë
Duke parë diskutimin tonë të mëparshëm rreth zyrtarëve të xhamisë dhe funksioneve të tyre dhe konflikteve dhe përçarjeve që ndodhin në xhamitë tona dakordohemi me faktin se struktura organizative e xhamisë tonë ka nevojë për ndryshime rrënjesore dhe korrigjim të të metave. Një organizim tipik administrativ i xhamive tona duket kështu:

Imami – udhëheqësi shpirtëror

Kryetari – udhëheqësi administrativ
Ky binom në autoritetin udhëheqës shkakton ndjenja të këqija, ndarje, stagnim dhe efekte të tjera negative të cilat pengojnë përparimin e Islamit dhe faktorizimin e muslimanëve në shoqëri. Duke i vëzhguar funksionet dhe përbërjen e zingjirit udhëheqës të xhamisë shohim se fuqia e imamit është e kufizuar vetëm në çështje shpirtërore. Fjala e tij nuk merret parasysh në çështje administrative, fushë kjo e rezervuar për kryetarin dhe funksionarët tjerë. Imami nuk merr vendime dhe nuk kryeson mbledhje. Ai nuk ka pushtet ekzekutiv për të sanksionuar apo dhënë miratime për projekte të caktuara dhe programe të ndryshme. Në fakt, predikimet, fjalimet dhe opinionet e imamit zakonisht janë të dirigjuara nga të tjerët, dhe kjo e bënë punën e tij thjesht ceremoniale dhe pa efekt.
Megjithatë, kryetari ushtron pushtet të madh në çështjet administrative të xhamisë. Mendimet e tij merren për bazë kur kërkohet miratimi për ndonjë çështje të caktuar. Kryetari madje e drejton edhe imamin se çka të flet  në minber ditën e xhuma dhe në raste të tjera kur i drejtohet masës. Kryetari ëdhtë de facto lideri, mendimet e të cilit kanë rëndësi në çdo çështje. Kjo e metë duhet të korrigjohet nëse umeti musliman dëshiron më të mirën nga dijetarët e urtë muslimanë. Në të njëjtën kohë edhe dijetarët duhet të bëjnë më shumë në fushat e zhvillimit personal, ti studiojnë më shumë çështjet bashkëkohore, të arrijnë grada më të larta akademike, arritje këto të cilat do ti vendosnin ata në pozita të favorshme midis elitave dhe të ishin më të respektuar.

Marrë nga libri: “Xhamia: Bazat dhe Menaxhimi”, shkruar nga Dr. Taxhudin Jusuf dhe Dr. Llokman AbduRrahim

Përktheu: Nisma për zhvillimin e predikuesve – thirrësve | Thirrja.org

Fondi Monetar Ndërkombëtar ulë parashikimin për rritjen ekonomike të Kosovës në 2.7%

Ashtu si Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe Banka Botërore (BB) edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parasheh se që ekonomia e vendit tonë për vitin 2022 nuk do të jetë më e lartë se 3 për qind.

FMN në raportin “Perspektiva Ekonomike Botërore: Luftimi i krizës së kostos së jetesës” thekson se për vitin 2021 rritja ekonomike ishte 9.5 për qind, shkruan Telegrafi.

FMN shton se për vitin e ardhshëm rritja ekonomike nuk do të jetë më shumë se 3.5 për qind.

Në përgjithësi, institucioni kryesor financiar e ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike botërore, ku thotë se do të ngadalësohet nga 6 për qind që ishte në vitin 2021 në 3.2 për qind më 2022 dhe 2.7 për qind më 2023. Pra, që është rritja më e dobët që nga viti 2001, me përjashtim të krizës financiare botërore 2008-2009 dhe asaj të pandemisë COVID-19.

“Inflacioni në botë parashikohet të rritet nga 4.7 për qind më 2021 në 8.8 për qind në 2022, e që do të bjerë në 6.5 për qind më 2023 dhe në 4.1 për qind më 2024”, thekson FMN në raport.

Po ashtu, BB-ja në raportin e saj të fundit thotë se rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Kosovës për vitin 2022 pritet të ngadalësohet në 3.1 për qind.

Sipas BB-së, në kontekstin aktual, mbështetja për të zbutur ndikimin e çmimeve në rritje të energjisë dhe ushqimeve duhet të fokusohet te më të cenueshmit.

“Në periudhën afatmesme, zbatimi i përshpejtuar i reformave strukturore në energji, arsim, mbrojtje sociale dhe kujdes shëndetësor është thelbësor për të rritur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të Kosovës”, thekson raporti i Bankës Botërore, përcjell Telegrafi.

Edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Financa ka thënë se ka ngadalësim të rritjes ekonomike në vitin 2022.

Mehmeti pati thënë se parashikimet gjatë këtij viti janë diku rreth 3 për qind dhe kjo po ndodh për shkak të dobësimit të fuqisë blerëse, zvogëlimit të kërkesës së brendshme dhe rritjes së deficitit të eksportit neto.

“Rritja e lartë e aktivitetit ekonomik e realizuar në vitin 2021 pritet të ngadalësohet në vitin 2022 dhe parashikimet tona janë që të jetë diku rreth 3 për qind. Ngadalësimi i rritjes ekonomike pritet të jetë kryesisht pasojë e rritjes më të ulët të kërkesës së brendshme dhe rritjes së deficitit të eksportit neto. Përderisa rreziqet nga pandemia janë zvogëluar, rritja e rimëkëmbjes ekonomike pritet të ngadalësohet nga pasojat e tashme të dy krizave, e para është pengesat ende evidente nga zinxhiri i furnizimit nga pandemia dhe presioni shoqëruese të inflacionit të kombinuara me efektet e kombinuara të luftës në Ukrainë që e përforcojë edhe më tej rritjen e çmimeve, dobësimin e fuqisë blerëse dhe rënien e besueshmërisë”, ka theksuar Mehmeti.

Ai ka përfunduar se inflacioni në Kosovë është i importuar dhe çdo masë e tyre vetëm do të pengonte rritjen ekonomike.

Për zbutjen e inflacionit, nuk ndihmon ngritja e pagave

Rritja e pagave nuk ndikon pozitivisht në zbutjen e inflacionit. Inflacioni i sotëm nuk është rezultat i zhvillimeve ekonomike dhe fiskale vendore, por është rrjedhojë e zhvillimeve ndërkombëtare. Prandaj, niveli i tanishëm i rritjes së inflacionit është i natyrës së përkohshme dhe si rrjedhojë e krizave globale.

Inflacioni ngrit pagat, kurse ngritja e pagave e ngrit inflacionin. Ky është cikël ekonomik i rëndomtë që e përcjellë ekonominë. Si rrjedhjojë e këtij cikli, në intevale të ndryshme kohore, ka nivelizim balancues të pagave në raport me inflacionin.

Rritja e madhe e inflacionit në raste të jashtëzakonshme, sikur që është rasti, tani nuk do të arrinte të barazëpeshohej asnjëherë me rritjen e pagave në të njëjtin nivel ose nivel të përafërt. Rritja e ndjeshme e pagave do të ngriste edhe më tepër inflacionin, për shkak se ngritja e pagave në sektorin privat do të shtrenjtonte edhe më tej koston e prodhimit dhe rrjedhimisht produktet. Nga ana tjetër rritja e kostos së prodhimit do të ndikonte negativisht në konkurrueshmërinë e produkteve kosovare në relacion me produktet e huaja.

Gjithashtu, tregu nuk do te kishte më presion të uljes së çmimeve, pasi që inflacioni të bie në nivele të rëndomta. Si rrjedhojë, kostoja e jetesës në esencë, nuk do të bëhej më e volitshme, por më e shtrejtë në afatgjatë.

Kosova, ndryshe nga shumë shtete të tjera, këtë vit a ka luksin e tepricës buxhetore. A është kjo tepricë buxhetore pozitive apo negative është temë tjetër. Fakt është që pritet tepricë e konsiderueshme buxhetore.

Si masë për zbutjen e pasojave të inflacionit, Qeveria mund të vendosë që për disa muaj (3-6) të mos vjelë fare ose të ulë tatimin në të ardhura personale të qytetarëve të punësuar. Nga kjo masë, secili i punësuar do të pranonte deri në 10% shtesë në pagë. Në sektorin publik, njësitë buxhetore shtetërore nuk do të ndalnin tatimin në të ardhura personale për punonjësit e tyre.

Ndërsa, në sektorin privat, pundhënësit do t’ua paguanin punonjësve të tyre vlerën e tatimit në të ardhura personale si shtesë në pagë.

Nga kjo masë do të mund të përfitonin edhe pensionistët në nivele të njëjta, varësisht nga lartësia e pensionit. Kjo masë do të ishte më pak e dhimbshme për ekonominë, sesa secila masë tjetër. Kjo masë do të kishte përkohsisht efektin e njëjtë me rritje të pagave. Qytetarët do të kishin mjete shtesë për ta përballuar inflacionin tranzitor. Njëkohësisht, falë tepricës buxhetore, kjo masë do të ishte lehtë e realizueshme.

Shkruan: Virtyt Ibrahimaga

AKP shpall shitjen e radhës SHAL 60

AKP shpall ditën e shitjes për Shitjen e Aseteve me Likuidim SHAL 60, e cila do të mbahet me 2 nëntor 2022. Kjo shitje përfshinë një numër prej 36 asetesh atraktive në tri rajonet e Kosovës, Prizren, Pejë dhe Mitrovicë.

Në rajonin e Mitrovicës shfaqet numri më i madh i pronave atraktive për shitje, përkatësisht lokale të sipërfaqeve të ndryshme të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive biznesore. Në SHAL 60 AKP në rajonin e Mitrovicës ofron për shitje 12 lokale dhe një depo. Lokalet kanë sipërfaqe të ndryshme duke filluar prej rreth 20 m2 deri në 150 m2. Numri më i madh i tyre janë asete të NSH Lux dhe gjenden në Mitrovicën veriore.

AKP, në këtë shitje ofron numrin më të madh të tokave në rajonin e Prizrenit. Këtu ofrohen për shitje 16 parcela toke në sipërfaqe të mëdha të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive të ndryshme, duke filluar prej rreth 1 hektar e deri në 6 hektar. Në rajonin e Prizrenit, konkretisht në zonën kadastrale Llokovicë ofrohet edhe një lokal me sipërfaqe prej 104 m2.

Ndërkaq në këtë shitje ofrohen edhe parcela toke në rajonin e Pejës. Këtu ofrohen 6 parcela toke me sipërfaqe prej 15 ari deri në 5 hektar në të cilat mund të zhvillohen industri bujqësore.

Të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Shpallja publike për këto asete është bërë sot me 14 tetor 2022. Ndërsa dorëzimi i ofertave bëhet me datë 2 nëntor 2022. Gjatë kësaj periudhe palët e interesuara e kanë mundësinë që të marrin informata më të detajuara si dhe t’i vizitojnë për së afërmi pronat e ofruara për shitje.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.60 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 2 nëntor 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë./buletiniekonomik

Dyshekët rrisin ndjeshëm eksportet e Kosovës

Sipas të dhënave, diku rreth 12 për qind të vlerës së përgjithshme të eksporteve kosovare e përbëjnë eksportet e dyshekëve të “Comodita”-s. Kjo fabrikë tashmë më emër dhe reputacion për cilësi dhe afarizëm të suksesshëm, prodhimet e veta, kryesisht dyshekët e njohur, i plason në tregun e SHBA-së, ku gjithnjë e më shumë po e zgjeron tregun.

Kosova është ndër vendet që karakterizohet me import enorm dhe eksport të vogël, përkatësisht me shpërputhje gjigande të shifrave import-eksport në favor të importit.

Shpërputhja e madhe import-eksport në Kosovë nuk është e sotme, as e javëve dhe muajve të fundit, por është e kahershme, që nga paslufta, ose qëkur institucionet kompetente të vendit regjistrojnë dhe evidentojnë shifrat e import-eksportit. Edhe në bazë të të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) deri në muajin gusht të sivjetshëm, del të jetë e theksueshme shpërputhja import-eksport.

Më saktësisht, deri në muajin gusht 2022, sipas ASK-së, Kosova ka importuar mallra në vlerë të diku rreth 526,8 milionë eurove, që është një shumë parash thuaja se rekorde, dhe ka eksportuar gjithsej diku rreth 84,8 milionë euro produkte të ndryshme. Po të krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (2021), i bie që sivjet deri në gusht është shënuar rritje 30.6 për qind në eksport dhe 26.2 për qind në import.

Ndërsa, po të vazhdohet edhe me llogaritjen e shifrave të import-eksportit në Kosovë, del që deficiti tregtar i Kosovës në këtë periudhë të jetë 441.9 milionë euro, ndërkohë që në vitin 2021 deri në gusht deficiti tregtar ka qenë 352.6 milionë euro. Shifrat, pra tregojnë se edhe deficiti tregtar sivjet deri në muajin gusht është rritur për 25,3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ose, eksporti mbulon importin (16.1%).

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit, sipas ASK-së, (23.2%) të eksporteve e përbëjnë produktet minerale, (18.0%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (16.2%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (11.1%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (7.8%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (4.9%) produkte bimore, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore për import e përbëjnë: (22.9) produktet minerale, (12.2%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (10.5%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (9.3%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (6.4%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (6.3%) produkte të industrisë kimike (6.0%) mjetet e transportit, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 31,0 milionë euro, ose rreth (36.5%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (51.2%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (8.4%), Danimarka (6.2%), Sllovenia (5.9), Holanda (3.3%), etj.

Ndërkaq, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 213,2 milionë euro, ose (40.5%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (20.2%). Importet me pjesëmarrjen më të lartë ishin nga: Gjermania (9.5%), Greqia (8.7%), Italia (3.8%), Sllovenia (3.4%), etj.

Në muajin gusht 2022, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 32,2 milionë euro, ose (38.0%) të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (27.2%). Partnerët kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (14.8%), Serbia (9.2), Maqedonia (8.4%), Mali i zi (4.4%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin gusht 2022, arritën në 100,0 milionë euro, ose (19.0%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (26.9%). Vendet me pjesëmarrjen më të lartë për import ishin: Serbia (7.4%), Maqedonia (5.5%), Shqipëria (4.1%).

Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 21,6 milionë euro, ose (25.5%). Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (11.7%), dhe Zvicra (6.5%).

Ndërsa importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 213,5 milionë euro, ose (40.5%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13.6%) dhe Kina (10.1%).

Duhet theksuar se te treguesit për eksportet e Kosovës në vendet e tjera, që arritën në 21,6 milionë euro, ose 25,5 për qind të eksporteve tona dhe ku si partnerë më të rëndësishëm veçohen SHBA dhe Zvicra, një përqindje goxha të madhe, ose përafërsisht gjysmën e këtyre eksporteve e përbëjnë shitja e dyshekëve kosovarë, që prodhohen nga Fabrika e dyshekëve Comodita, në Gjakovë.

Sipas të dhënave që i bëri publike këto ditë për media një njohës i mirë i zhvillimeve ekonomike të Kosovës, Edison Jakurti, diku rreth 12 për qind të vlerës së përgjithshme të eksporteve kosovare e përbëjnë eksportet e dyshekëve të Comoditës. Kjo fabrikë tashmë me emër dhe reputacion për cilësi dhe afarizëm të suksesshëm, prodhimet e veta, kryesisht dyshekët e njohur, i plason në tregun e SHBA-së, ku gjithnjë e më shumë po e zgjeron tregun./buletiniekonomik/

Islami dhe pasuria

Në thelb, në Islam, pasuria në vetvete nuk është dënuar, përkundrazi, është lavdëruar me kusht që, në lidhje me të, të respektohen disa parime të caktuara. Duke u shprehur si më poshtë, Profeti (s.a.w.s.) e ka nxittur pasurimin:

“Sa e mirë është pasuria hallall dhe e dobishme që ndoddhet në duart e një njeriu të mirë!” (Ahmed b. Hanbel, Musned, IV, 202)

Ndërkaq, në Islam nuk shihet me sy të mirë sjellja e atij që, megjithëse është në gjendje të përshkohet me punën e vet, u zgjat dorën të tjerëve.

Sipas rrëfimit të Enes b. Malikut (r.a.), një njeri shkoi te Profeti dhe i kërkoi sadaka (lëmoshë). Profeti (s.a.w.s.) e pyeti:

“A s’të ndodhet gjë në shtëpi?”

Njeriu iu përgjigj:

“Një mbulesë dhe një enë për të pirë ujë.”

Profeti e dërgoi njeriun në shtëpi për t’ia sjellë mbulesën dhe enën. Pastaj i shiti ato vetë për dy dërhemmë dhe i tha kështu njeriut:

“Me një dërhem merr të ngrëna për familjen dhe lëri në shtëpi, kurse me një dërhemin tjetër blij një sëpatë dhe eja prapë tek unë!”

Njeriu u kthye te Profeti me sëpatën në dorë. Proffeti (s.a.w.s.) i tha kështu:

“Shko tani, bëj dru dhe shiti. Për pesëmbëdhjetë ditë të mos të të shoh këtu!”

Njeriu shkoi, bëri dru, i shiti dhe fitoi dhjetë dërhhemë. Me një pjesë të tyre bleu rroba, kurse me pjesën tjetër, ushqime. Atëherë, Profeti (s.a.w.s.) i tha:

“Kur lypsaria është një njollë e zezë mbi tokë, kjo është më e dobishme për ty. Lypja është e lejueshme vetëm për këta tre persona: për të varfërin e uritur dhe aq të drobitur sa të mos ngrihet dot në këmbë, për atë që ka hyrë në një borxh që s’e përballon dot dhe për atë që s’e paguan dot borxhin e vrasjes apo plagosjes!” (Shih Ebu Davud, Zekat, 26)

Islami nuk e ka ndaluar që nevojtarët të kërkojnë nga të tjerët, megjithëkëtë, moralisht nuk e ka pëlqyer. Dikujt që e kishte bërë ves t’i kërkonte diçka çdokujt që i dilte para, Profeti i pati thënë kështu:

“Përpjesëtimin e mallrave të zeqatit, Zoti nuk e ka lënë në dorë të dëshirës dhe vullnetit të ndonjë personi, madje as të Profetit. Për shpërndarjen dhe shpenzimin e zeqatit, Zoti ka treguar tetë vende. po qe se ti bën pjesë në njërin prej këtyre tetë lloj vetëve, ke për ta marrë pjesën që të takon prej zeqatit!” (Bejhaki, Sunenu’lKubra, VII, 6)

Këtu ka një delikatesë dhe korrektesë të madhe për sa i përket shpenzimit të zeqatit në vendin e duhur. Sepse zeqati mund të jepet vetëm në vendet e përcakttuara në ajetin kur’anor. Në Kur’an, këto vende përcakttohen kështu:

“Sadakatë (zeqatet) si një farz (detyrim) nga ana e Allahut, janë vetëm për të varfërit, për nevojtarët ditorë, për nëpunësit (që mbledhin zeqat), për ata që kërkohet të afrohen me Islamin, për skllevërit (që duan ta blejnë lirinë), për ata që kanë borxhe, për ata që punojnë dhe luftojnë në udhën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur në udhë! Allahu është i ditur e i urtë!” (etTevbe, 60)

Dhuratat e bëra jashtë kësaj janë dhurata “mirëbërrësie”. Duke dhënë zeqat, Profeti e ka prapsur personin që nuk i ka plotësuar kushtet e përcaktuara në Kur’an, kurse në rastet jashtë zeqatit, jo vetëm s’ka kthyer njeri, por ka vepruar në përputhje me porosinë e Kur’anit, “Mos e qorto atë që të kërkon diçka” (edDuha, 10), po kështu, edhe të tjerët i ka porositur në këtë frymë:

“Morali juaj i bukur është të mos e ktheni pa gjë, qoftë edhe pa një kokërr hurma, atë që ju del para e ju zgjat dorën! O Aishe! Mos e kthe prapë të varfërin, qoftë edhe pa një gjysmmë hurmaje!” (Tirmidhi, Zuhd, 37)

I frymëzuar nga kjo porosi, i nderuari Musa Topbbash (k.s.) u jepte edhe atyre që e kishin bërë lypjen profesion dhe thoshte: “Për të mos u mësuar me mosdhënie, duhet dhënë sikur edhe pak!..”

Duhet ditur edhe kjo e vërtetë se në Islam është lejuar lypja vetëm në raste të një nevojtarie të madhe, sepse t’i shtrish dorën tjetrit është, për njeriun, një veprrim që e ul shumë dhe e poshtëron. Prandaj ka ndoddhur që Profeti, duke marrë besën nga shokët e tij, u ka vënë si kusht “që të mos ia zgjasin dorën kujt”! (Shih Muslim, Zekat, 108)

Për rrjedhojë, mes të varfërve duhen dalluar të varfërit që e fshehin në vetvete varfërinë dhe shqetëssimin, nga tipat lypsarë e të paturpshëm që kërkojnë para nga çdokush që u del para!

Lidhur me këtë çështje, Profeti (s.a.w.s.) ka porositur kështu:

“Nuk i thuhet i varfër atij që lyp qoftë edhe një apo dy hurma ose nja-dy kafshata. I varfër është ai që, megjithëse përpëlitet në moskamje, i vjen turp të kërkojë diçka nga të tjerët. Po deshët, lexojeni ajetin (el-Bakara, 273) “Nuk kërkojnë diçka prej njerëzve” (Muslim, Zekat, 102)

Me këtë porosi, Profeti (s.a.w.s.) ka dashur të thotë këtë:

Ata që lypin e kërkojnë nga çdo njeri që u del para, gjithsesi sigurojnë diçka. Kurse ata që s’duhen harruar e nënvleftësuar, janë njerëzit që e fshehin gjendjen dhe e pranojnë varfërinë duke bërë durim e duke u kënaqqur me pak. Rëndësia e ndihmës për këta lloj njerëzish që nuk e parashtrojnë hallin e vet, është deklaruar edhe në Kur’an: “Zeqatet dhe sadakatë jepuani të varfërve që ia kanë kushtuar veten rrugës së Allahut, prandaj dhe që nuk sillen nëpër tokë për të fituar! Njerëzit që nuk dinë, i pandehin ata të pasur për shkak të dinjitetit të tyre. Por ti i njeh ata nga fytyrat, sepse ata nuk tregohhen të pafytyrë duke kërkuar me këmbëngulje diçka nga njerëzit. Pa dyshim, Allahu e di çdo të mirë që bëni!” (elBakara, 273)

Fakte 1912 – Shkupi 50.000 banorë, ku 40.000 ishin Shqiptarë

Dokumente të ndryshme statistikore japin të dhëna interesante për strukturën e popullsisë së Shkupit.
Sipas një dokumenti të Ministrisë së Punëve të Jashtme  (MPJ) të Italisë, në vitin 1912 Shkupi ka pasur 50 mijë banorë, prej të cilëve 40.000 ishin shqiptarë, 4.000 bullgarë, 150 serbë etj. Ky dokument tregon qartë se Shkupi ka pasur shumicë absolute shqiptare.
Menjëherë pas Luftës së Parë Ballkanike dhe okupimit nga Serbia të qytetit të Shkupit, serbët pa humbur kohë kanë nisur jetësimin e projekteve të tyre, ku përmes kolonizimit dhe reformës agrare, kanë sjellë kolonë nga viset e ndryshme të Serbisë, e sidomos në vitet midis dy luftrave botërore, për të ndryshuar strukturën e popullsisë.
Por, megjithatë, sipas këtij dokumenti, deri në vitet 1943-1944, Shkupi sërish ka qenë i dominuar nga shqiptarët.
Sipas të njejtit dokument, (MPJ të Italisë) gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shkupi ka përjetuar një ngritje të madhe të numrit të banorëve, gjegjësisht në Shkup e rrethinë kishin ardhur mbi 40.000 kolonë.
Dokumenti gjithashtu thotë se në vitet 1943-44, Shkupi numuronte 87.000 banorë, prej të cilëve 33.000 ishin shqiptarë./kohaislame
- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
52 %
1kmh
0 %
Sun
35 °
Mon
36 °
Tue
37 °
Wed
39 °
Thu
37 °