Numri i personave të papunë në BE u rrit për 241 mijë gjatë muajit mars

Shkalla e papunësisë e Bashkimit Evropian u rrit në 6.6 për qind në mars, raportoi të enjten zyra e statistikave të bllokut, raporton Anadolu Agency (AA).

Shifra u rrit nga 6.5 për qind në muajin e kaluar, ndërsa ra nga 6.9 për qind në të njëjtin muaj vitin e kaluar, tha Eurostat në një njoftim për shtyp.

Ndërkohë, shkalla e papunësisë ishte 7.4 për qind në zonën e euros, tha zyra, duke u rritur nga 7.3 për qind në muajin e kaluar dhe duke zbritur nga 7.7 për qind në të njëjtin muaj të vitin 2019.

Zona e eurozonës ose EA19 përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme – euro – ndërsa BE27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.

Eurostat theksoi që 14.14 milionë persona në BE27, përfshirë 12.16 milionë në zonën e euros, ishin të papunë që nga marsi. Numri i të papunëve u rrit në 241 mijë në baza mujore në BE dhe 197 mijë në zonën e euros.

Çekia, Holanda dhe Polonia shënuan nivelet më të ulët të papunësisë me 2 për qind, 2.9 për qind dhe 3 për qind, përkatësisht në muaj.

Normat më të larta janë në Greqi me 16.4 për qind në janar (të dhënat e fundit në dispozicion), dhe në Spanjë me 14.5 për qind në mars.

Eurostat tha gjithashtu se kishte rreth 2.76 milionë të rinj të papunë, nën 25 vjeç – në BE27 në mars, që paraqet normën e papunësisë së të rinjve me 15.2 për qind.

Zyra e statistikave e BE-së njoftoi gjithashtu se niveli i inflacionit pritet të arrijë në 0.4 për qind në eurozonë në prill, nga 0.7 për qind në mars.

Artikulli paraprakEkonomia e BE bije për 3.5% në tremujorin e parë të këtij viti
Artikulli tjetërCOVID-19 tkurr mbi 80 për qind të fitimit të Volkswagen-it