Njoftim për tatimpagues
Të nderuar tatimpagues Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se bazuar në Urdhëresën e Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), të datës: 23 Mars 2020, është duke ju dërguar përmes e-mailit formën e vërtetimit për lëvizje të lirë të bizneseve, të cilat janë të regjistruara sipas NACE KODIT, të listuar në urdhëresën e lartpërmendur.
Formulari “Vërtetim për lëvizje të lirë” mund të shkarkohet në këtë link/vegëz, http://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpagues-2/ ku më pastaj duhet të plotësohet me të dhënat e kërkuara për firmën/subjektin dhe për secilin punonjës, për të cilët kërkohet lëvizje e lirë, përgjatë orareve me kufizim në situatën e emergjencës për shëndetin publik.
Për më tepër ATK ka publikuar në ueb-sajtin zyrtar listën e tatimpagueseve, të cilët janë pjesë e kësaj urdhërese:
Lista e bizneseve sipas MEPTINIS/ATK