Ndalohet përdorimi i trotinetëve elektrikë në sheshet e Prishtinës

Nënkryetari i komunës së Prishtinë, Alban Zogaj, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se komuna ka ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrikë në sheshet e Prishtinës.

Sipas Zogajt, qarkullimi është ndaluar edhe në vendet ku ka frekuentim të madh të këmbësorëve,

“Me vendim të Kryetarit, kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrik në sheshet e Prishtinës, dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh! Kjo masë e domosdoshme është marrë deri në votimin e rregullores e cila është duke u punuar”, ka shkruar Zogaj.

Kujtojmë se kjo ndalesë vije pas ankesave të shumta, pasi kohët e fundit janë shënuar raste të shumta të aksidenteve me trotinetë në Prishtinë.

 

Artikulli paraprakPropozohet dyfishimi i tarifave të energjisë elektrike
Artikulli tjetërKosova, e treta në Ballkan për çmimin e apartamenteve