Islami i lejon njeriut të pronësojë pasuri hallall sa të jetë e mundur, natyrisht nëse kjo pasuri nuk është e domosdoshme për shoqërinë dhe nuk i dëmton njerëzit tjerë me pronësimin e saj.
Islami, megjithatë, ka vendosur disa rregulla të mirëfillta për pronësimin e pasurisë; për rrjedhojë, duke siguruar mirëqenien shoqërore, gjegjësisht duke ndarë drejtësinë dhe të vërtetën.
Nga këto rregulla po përmendim: ndalimi i pronarëve të pasurive që të dëmtojnë të tjerët derisa janë pronarë (atyre nuk u jepet assesi e drejtë që pronën e tyre ta përdorin si të duan vet ata e kështu të dëmtojnë të tjerët, por është i lejuar të përdoret e pronësohet pa e keqpërdorur këtë të drejtë, edhe nëse dëmtimi i shkaktohet një personi, disave ose gjithë shoqërisë).
Islami nuk e lejon një veprim të tilë, ngase kjo fe e mëson atë si të mos pengojë të tjerët në (për)fitime, e jo duke i dëmtuar ata me veprimet e tij.
I Dërguari i Allahut thotë: S’ka dëmtime e as besimtar dëmtues!” (Transmeton Imam Ahmedi e Ibn Mexhidi nga Ibn Abasi [radijallahu anhu] e Ubejdeja).
Nisur nga kjo, është e drejtë e prijesit, e njëherësh edhe detyrë e tij, që të pengojë pronarët nga veprimet e papërmbajtura egosite, veprime këto të cilat do të shkatërronin një njeri apo tërësi shoqërore, qoftë edhe nëse prijësi duhet ta privojë atë e t’ia konfiskojë pasurinë: e gjithë kjo nga shkaku i dëmtimit të pjesëtarëve të shoqërisë. Nëse prijësi nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër – e që është një rregull që disa juristë e konsiderojnë si fryt i së drejtës moderne – kjo ka qenë e zbatuar nga i Dërguari i Allahut, Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], katërmbëdhjetë shekuj më parë, e që është praktikuar edhe nga katër kalifët e drejtë (hulefai-rashidinë) si pasues të tij.
Semër ibn Xhundubi kultivonte palma të cilat rriteshin edhe në rrethojën e një ensariu. Semrit iu desh të hynte në kopësht e kështu të prishte rehatinë e ensariut e të familjes së tij. Ensariu këtë ia përcolli të Dërguarit të Allahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], i cili nuk i dha aq rëndësi dëmtimit nga pemët e palmës, saqë i dha rëndësi shqetësimit gë ensariut i shkaktohej nga e gjithë kjo, ndaj Semrit iu mundësua që frytet e kultivuara t’ia shesë ensariut, duke marrë një shumë të konsiderueshme për to dhe iu mundësua që të ndaj pjesë nga to, kështu që të mund t’i mbillte përsëri e te mos shkaktonte ndonjë dëm tek të tjerët. Por, Semri u tregua kokëfortë dhe refuzoi ta bëjë këtë, duke mos dashur tia lehtësonte punën e jetën ensariut, ndaj Dërguari i Allahut e detyroi atë ta pranojë këtë vend ose në të kundërtën tërësisht do të shkulej palma pavarësisht se Semri e dëshironte apo jo një gjë te tillë.
Atëherë, ensariu pronësoi një pjesë të tokës të cilën nuk e prekte uji, derisa ajo përshkohej nga toka e Muhammed ibn Muslimit. Më vonë, El-Dahaku dëshironte të gërmojë një kanal (vijë uji) që të mund të vadiste tokën e tij. Por, Ibn Muslimi refuzoi, ndaj El-Dahaku ia tregoi këtë të ngjarë kalifit të dytë, Omerit [radijallahu anhu], i cili thirri Muhammed ibn Muslimin dhe bashkë e diskutuan këtë çështje. Ibn Muslimi këmbënguli në kërkesën e tij, ndaj Omeri [radijallahu anhu] iu drejtua duke i thënë: “Përse po pengon vëllanë tënd të përfitojë nga ajo që edhe ti do të përfitosh?! Ti do ta vaditësh tokën, po edhe ai do ta vaditë tokën e tij – pa kurrfarë dëmtimi që mund t’ju shkaktohet juve? Mirëpo, Ibn Muslimi sërish refuzoi, me ç’rast Omeri [radijallahu anhu urdhëroi që të hapet edhe nëse kalon mes-për-mes pjesës së Muhammed ibn Muslimit.
Nga kjo ngjarje ne mësojmë se, pronari i një pjese tokë nuk duhet të privojë fqiun e tij ndaj nevojave të ti, duke këmbëngulur se ai ka të drejtë ta bëjë këtë ngase ajo është pasuria e tij, sepse liria është e kufizuar karshi parimit që assesi nuk duhet t’i dëmtosh të tjerët.
Dëmtimi i të tjerëve ndaj përfitimit të diçkaje për të cilën ata kanë nevojë, patjetër duhet të ndalohet duke u bazuar në fjalët e të Dërguarit të Allahut: Ndaloni atë gë vendosin, qoftë edhe një dru në rrethojën e fqiut të tyre (derisa ajo mund ti bëjë dëm atij, fqiut). Transmeton Imam Ahmedi nga Ebu Hurejreja [radijallahu anhu] dhe Ibn Mexhidi nga Ibn Abbasi [radijallahu anhu].
Siç edhe pamë nga ngjarja e sipërpërmendur Semrit, i Dërguari i Allahut i tha atij që t’ia shesë pemët ensariut, por ai refuzoi. Pastaj i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i tha atij që tërësisht t’i shkul palmat e t’i mbjellë diku tjetër, por ai përsëri refuzoi. Atëherë i Dërguari i Allahut i tha që t’ia falë ensariut, e që atij do t’i mundësohet një shpërblim në Xhennet por Semri sërish refuzoi – duke menduar se i Dërguari i Allahut me këtë dëshironte ta udhëzonte ensariun apo bënte për ndonjë përfitim tjetër, e jo si ndëshkim. Ndaj gjithë kësaj, i Dërguari i Allahut, Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] u shpreh: “Ti je duke e dëmtuar fqiun tënd!’, dhe e urdhëroi ensariun që krejtësisht t’i shkul drunjtë e palmave. (Transmeton Ebu Davudi).
Libri: “Pasuria dhe ekonomia në Islam”
Autor: Dr.Jusuf Kardavi
EKONOMIA ISLAME