Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 15 nëntor 2022 do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2022.
Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar tutje Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Comments are closed.