Marrëdhëniet e biznesmenëve me të tjerët

Përzgjedhja e partnerëve të mirë

Vlerat, morali i lartë dhe efikasiteti teknik duhet të jenë kritere për përzgjedhjen e partnerëve. Në rast të themelimit dhe hapjes së kompanive, partnerët e mundimshëm duhet shmangur, pa marrë parasysh se sa është sasia e fitimit dhe fuqia e fituar nga ortakëria me ta, pasi të marrët me karaktere të tilla shpie në konflikte, humbje dhe asgjësim.

Në këtë aspekt, Kur’ani Famëlartë thotë:

“Është e vërtetë se shumica prej ortakëve i bëjnë padrejtë njëri-tjetrit, me përjashtim të atyre që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, por të tillëjanë pak!” (Sad: 24)

“Allahu solli një shembull: Një njeri (rob) në posedimin e të cilit ishin ortakë pa marrëveshje mes vete dhe njëri (rob) që është thjesht në posedimin e një njeriu. A janë ata të dy të një lloji (të një gjendjeje)? Lavdërimi i takon vetëm Allahut, por shumica e tyre, nuk e dinë.” (Ez-Zumer: 29)

Në një hadith Kudsij, Allahu i Madhërishëm thotë:

“Unë jam i Treti në mesin e dy ortakëve të cilët pajtohen me paktin e besnikërisë dhe ndershmërisë ndaj njëri-tjetrit. Por, sa herë që ky pakt dhunohet ose shkelet nga ndonjëri prej tyre, Unë i shmangem partneritetit të tyre.”

Tutje, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel- lem] ka thënë:

“Dora e Allahut i përkrahë dhe mbështetë ortakët, përveç nëse ata e tradhtojnë njëri-tjetrin.”

Përzgjedhja e mirë e partnerëve të cilët gëzojnë sjellje të mira dhe administrim të mirë, rezulton në stabilitet, rritje dhe kontinuitet të kësaj ortakërie. Për më tepër, kjo krijon një atmosferë të besimit, harmonisë, konsultimit dhe bashkëpuni- mit reciprok, e cila, nga ana tjetër, sjell përfitime jo vetëm për partnerët, por gjithashtu për tërë komunitetin. Ky lloj partneriteti gëzon përfitim të pikëpamjeve shkëmbyese dhe përvojave, bashkëpunim dhe lidhje të thella të vëllazërisë, miqësisë dhe familjaritetit, dhe mbi të gjitha gëzon begatinë e Allahut të Lartësuar.

Përzgjedhja e nëpunësve të mirë

Nëpunësit duhet të përzgjidhen në bazë të cilësive morale dhe kompetencave të tyre teknike. Zhvillimi i këtyre karakteristikave, në bazë të parimeve të Islamit, është thelbësore për ta rritur efikasitetin dhe cilësinë e performancës. Në këtë kontekst, Allahu i Madhërishëm thotë:

“Mbreti tha: “Ma sillni mua atë, thjesht ta veçoj për veten time!” (ia sollën Jusufin) E pasi që bisedoi me të tha: “Tash ti ke pozitë dhe je i besueshëm.” Ai (Jusufi) tha: “Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm.”” (Jusuf: 54-55)

“Njëra prej atyre dyjave tha: “O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, pse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi, e besniku!” (El-Kasas: 26)

I Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Kushdo që i jep autoritet një njeriu mbi një grup njerëzish, përderisa dikush më i virtytshëm ose më i moralshëni është në mesin e tyre, e ka tradhtuar Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët.”

“Arkëtari i ndershëm, i cili e jep vullnetarisht dhe me gatishmëri atë të cilën ai është urdhëruar ta japë, është një nga dy personat lëmoshdhënës (i dyti duke qenë pronar). ”

Elementi njerëzor, domethënë nëpunësi, është baza e suksesit. Në qoftë se ai është i mirë, puna e kryer do të jetë e shëndetshme, e dobishme dhe fitimprurëse; në qoftë se është i keq, do të sjellë shkatërrim dhe dështim të biznesit. Prandaj, nëpunësi duhet të përzgjidhet me kujdes, duke ngulitur në mendje se ai është person që ka të drejta të cilat duhet të përmbushen dhe përgjegjësi të cilat ai duhet t’i përmbushë. Në këtë mënyrë i arrijmë qëllimet tona. Ndjekja e parimeve islame në biznes kompensohet me mbështetje dhe begati. Si rrjedhojë, siguria dhe stabiliteti në biznes janë të pashmangshme.

Bashkëpunimi i biznesmenëve

Bashkëpunimi me biznesmenët tjerë është domosdoshmëri, me qëllim të shkëmbimit të informatave dhe përvojave. Është domosdoshmëri e lejuar, veçanërisht në rastin e konfirmimit dhe sfidimit të atyre që e kërcënojnë pasurinë e Umetit tonë.

Kur’ani Famëlartë iu bën thirrje besimtarëve që të bashkëpunojnë:

“Ndihtnohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini drojë dënimit të Allahut, se me të vërtetë Allahu është ndëshkues ifortë.” (El-Maide: 2)

Një tjetër ajet madhështor, Allahu i Lartësuar thotë:

“A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.” (Ez- Zuhruf: 32)

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i stimulonte njerëzit që të bashkëpunojnë, duke u thënë:

“Besimtarët e vërtetë janë sikurse tjegullat e murit që e mbajnë njëra-tjetrën.”

Në një hadith tjetër, ai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] sqaron:

“Feja është këshillë.”

E pyetën: “Për kë?”

Ai tha: “Për Allahun, Librin e Tij, për udhëheqësin e muslimanëve dhe popullin e tyre.”

Bashkëpunimi i biznesmenëve shpie në stabilitet biznesor dhe i përkrahë ata që ngecin apo që goditen nga fatkeqësia. Dhe kjo siguron fuqi për të përballuar me konkurrencën e paligjshme ose monopolin. Solidariteti dhe bashkëpunimi e pajisin biznesmenin me një ndjenjë të dinjitetit dhe fuqisë, e cila sigurisht që shpie në qetësi.

Konsultimi në fushat e menaxhimit dhe vendimmarrjes

Kjo pikë thekson rëndësinë e konsultimit të ekspertëve në fushën e menaxhimit në përgjithësi dhe në adoptimin e zgjedhjeve menaxheriale në veçanti. Sipas Islamit, kjo njihet si shura (kon- sultim), përderisa perceptohet nga mendimi i përhapur politik si demokraci.

Rëndësia e shura-s theksohet përmes Fjalës së Allahut Fuqiplotë, e cila portretizon tiparet e besimtarëve.

Thotë Allahu i Lartësuar:

“… dhe ata që konsultohen mes vete përpunë të përbashkëta…” (Esh-Shura: 38)

Allahu i Lartësuar e ka udhëruar të Dërgua- rin e Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] që të kërkojë këshillën e shokëve të tij, kur thotë:

“Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun, se Allahu i do ata që mbështeten.” (Ali Imran: 159)

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] gjithashtu thotë:

“Hilafeti i një njeriu, i cili caktohet pa konsultimin e të gjithë niuslimanëve, është i pavlefshëm dhe i niangët. ”

Në një hadith tjetër, i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Feja është këshillë, sinqeritet dhe mirëdashje…”

Aplikimi dhe zbatimi i shuras në menaxhim dhe vendimmarrje rezulton në rritjen e moralit të ortakëve dhe në arritjen e zgjidhjeve të shëndosha menaxheriale. Duke e pasur këtë sistem, biznesmenët mund të udhëhiqen sigurt tek vendimet më të arsyeshme. Keqardhja kurrë nuk është rezultat i kërkimit të këshillës.

Sa i përket shura-s, Omer ibn El-Hatabi [radijallahu anhu] ka thënë: “Në qoftë se njerëzit dështojnë ta përçojnë të vërtetën dhe përgjegjësit dështojnë ta përfillin atë, që të dy do ta humbin tërë atë të mirë.”

Shura ndjell shpirtin entuziastik dhe vendosmërinë për të punuar më shumë dhe për zvogëluar konfliktet, ankesat dhe pakënaqësitë.

Artikulli paraprakRange Rover i bën 50 vjet
Artikulli tjetër7 qëllime që duhet të përmbushë një strategji marketingu