Lista e gjuhëve më të vështira

Instituti i Shërbimit të Jashtëm (FSI) ka renditur gjuhët në mbarë botën, me sa javë duhen për t’i mësuar ato. Për ta vizualizuar këtë, Redditor Fummy ndau një hartë që shfaq këto të dhëna në një pjesë të Evropës.

Harta e gjuhës shtrihet nga Portugalia në Ukrainë, dhe renditja e vështirësive shtrihet nga Kategoria I (rreth 24 javë mësimi) në Kategorinë IV (rreth 44 javë mësim).

Shihni ku perfshihet gjuha shqipe.

Kategoria I: 23-24 javë (575-600 orë) – gjuhët: afrikane, daneze, holandeze, frëngjisht, italisht, norvegjeze, portugeze, rumune, spanjolle, suedeze.

Kategoria II: 30 javë (750 orë) – gjuha: gjermane.

Kategoria III: 36 javë (900 orë) – gjuha: indoneziane, malajziane, suahili.

Kategoria IV: 44 javë (1100 orë) – gjuhët: shqip, armene, ahmarike, azerbejxhane, bengalisht, boshnjake, bullgare, birmaneze, kroate, çeke, estonisht, finlandisht, greke, hebraishte, hindi, hungarisht, islandeze, khamer, lao, letonisht, lituanisht etj./S.K-CNA.al

Artikulli paraprakTetë çelësat për shërbimin e shkëlqyer ndaj klientëve – Karakteristikat (sjelljet morale)
Artikulli tjetërMe shumë mundësi po e përdorni gabim Whatsapp-in/ Zbuloni arsyen