Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2021 në Kosovë kanë lindur 28.546 foshnja, ndërsa kanë vdekur 14.333 qytetarë.
Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve gjatë vitit të kaluar, 7,902 ishin burra dhe 6,431 gra.
Sipas Agjencisë, gjatë vitit 2020 ka pasur pothuajse dy herë më shumë lindje sesa vdekje. Kanë lindur 28,674 foshnja, nga të cilat 11,340 djem (51,8 përqind) dhe 10,567 vajza (48,2 përqind).
Në të njëjtin vit, 2020, në Kosovë kanë vdekur 14.514 persona, prej tyre 7.222 meshkuj (55.6 për qind) dhe 5.765 femra (44.4 për qind).
Agjencia e Statistikave ka publikuar edhe të dhënat për numrin e vdekjeve në janar të vitit 2022, kur kanë vdekur 997 qytetarë të Kosovës, prej të cilëve 516 meshkuj dhe 481 femra.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2016 numri i lindjeve në raport me numrin e të vdekurve ishte më i lartë me 14.170, ndërsa vitin pasues me 13.732. Gjatë vitit 2018, numri i lindjeve në raport me numrin e vdekjeve ishte 12.770, ndërsa në vitin 2019 me 11.238 persona.