Ekranet në vetura, rrezik për shoferët!

Sipas një hulumtimi të kryer në Gjermani tregon se sistemet info-argëtuese dhe ekranet që vendosen në vetura, shpërqendrojnë shoferin shumë më tepër nga sa mendonim.

Në epokën moderne dhe dixhitalizimin, automjetet viteve janë shndërruar në kompjuterë të lëvizshëm, të ngarkuar me dhjetëra sisteme dhe aplikacione për sigurinë dhe argëtimin e pasagjerëve.

Por duket se siguria dhe argëtimi, nuk mund të bashkëjetojnë në të njëjtën hapësirë. Këtë e konfirmon edhe një sondazh i kryer në Gjermani nga ADAC.

Sondazhi vërtetoi se sa më shumë funksione të ketë ekrani në makinë, aq më i rrezikshëm do të jetë mjeti.

Në prodhimet e fundit të mjeteve, tashmë në ekran nuk ka vetëm argëtim  si muzikë apo harta, por edhe funksionet e drejtimit të mjetit, si rregullimi i fshirëseve të xhamit të përparmë, sistemet e ndihmës së shoferit, rregullimi i pasqyrave dhe timonit, etj.

“Kjo kërkon më shumë kohë dhe shpërqendrim të shoferit dhe për këtë arsye përfaqëson një rrezik të rëndësishëm sigurie” thekson ADAC./Motilokal

Artikulli paraprakSfidat e muslimanëve në Britani: deri jashtëqitje qeni e shpim gomash…
Artikulli tjetër3 shtetet me industrinë më të madhe bujqësore