Kryerja e shërbimeve

Kompanitë e shërbimeve zakonisht nuk prodhojnë mallra, por ato ofrojnë shërbime për publikun ose për një pjesë të publikut.

Në përgjithësi, ka më shumë biznese në sektorin e shërbimeve sesa në sektorin e prodhimit. Aktivitetet e shërbimit përfshijnë shërbime të riparimit të makinave , shërbime televizive dhe radio, pastrim kimik,  shërbime për pasagjerë dhe mallra, hotele, restorante dhe kafene.

Është e vërtetë që disa shërbime, si shërbimet e riparimit të makinave dhe shërbimet e riparimit në përgjithësi, si dhe lavazhet, janë shumë të ngjashme me aktivitetet prodhuese, ndërsa të tjerat, si kafenetë, duken ndryshe. Edhe pse kompanitë e shërbimit zakonisht nuk përdorin lëndë të para për të fituar një produkt (edhe pse restorantet përdorin), ato përdorin pjesë këmbimi për riparime, karburant, ngrohje, energji elektrike dhe ujë për larje, pastrim, etj. Ata përdorin gjithashtu fuqinë punëtore për të riparuar,  pastruar, gatuar ose servisuar, si dhe pajisje të tilla si veglat ose automjetet, ndërtesat dhe tokat, sikurse  aktivitetet e prodhimit.

Për të qenë në gjendje të drejtojmë një shërbim në mënyrë efektive, duhet të përdorim të njëjtat mjete si në aktivitetet e prodhimit. Hapi i parë është të dini kostot tuaja.

Të njëjtat metoda të përdorura në prodhim për të ulur kostot dhe për të siguruar shfrytëzimin e mirë të kohës së punës së punëtorit dhe makinës; mund të përdoret gjithashtu në funksionimin e shërbimeve. Siguria është po aq e rëndësishme në shërbim sa është në prodhim.

STUDENTËT.MK

Artikulli paraprakMërgimtari nga Amerika: Mërgimi është i rëndë, veç punë, nuk ke kohë as për familje
Artikulli tjetërCilët janë 20 eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë?!