Nëse Kongresi i SHBA-së dhe Shtëpia e Bardhë nuk heqin tavanin e borxhit kombëtar prej 31.4 trilionë dollarësh, Departamenti i Thesarit nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e tij.
Për një amerikan mesatar, kjo do të thotë se ata do të përballen me probleme serioze financiare.
Bursa do të bjerë, sistemi i pensioneve do të vuajë, shumë vende mund të shuhen, vlerat e pasurive të paluajtshme do të bie, normat e interesit do të rriten, raporton reuters.
Uashingtoni do të jetë nën presion të madh për të vazhduar të paguajë obligacionet amerikane që mbështesin sistemin financiar global. Dështimi për të paguar nga ana tjetër do të shkaktojë një përplasje të Wall Street të përmasave të paprecedentë.
“Do të ishte një kataklizëm i vërtetë. Çmimet e aksioneve do të bien, vlerat e pasurive të paluajtshme do të bien. Çdo gjë do të bjerë”, tha ekonomisti Mark Zandi nga Moody’s Analytics.
Reuters shkruan se edhe nëse Thesari do t’i paguante zotëruesit e obligacioneve në kohë, situata politike që shkaktoi krizën do të prodhonte mosbesim në perspektivën ekonomike amerikane dhe vlerën e pothuajse gjithçkaje që amerikanët zotërojnë.
Përveç kësaj, normat e interesit do të rriten, duke e bërë të vështirë blerjen e një shtëpie, veture ose marrjen e një kredie për të filluar një biznes.
“Në pak ditë, kaosi financiar do ta shtyjë ekonominë në recesion”, shtoi Zandi.
Dështimi i Ministrisë së Financave do të pasohet nga pushimet masive nga puna që zakonisht vijnë me recesion. /Telegrafi/