Këta influencerë në fushën e teknologjisë fitojnë 165,000 € në muaj nga YouTube

  • Marques Brownlee është infleuncer në fushën teknologjike në YouTube, me përfitimet më të larta, duke përfituar rreth 165,481 euro në muaj nga kanali i tij zyrtar
  • Në vendin e dytë renditet Lewis Hilsenteger, ku kanali i tij në YouTube, Unbox Therapy me 17.5 milion abonentë i jep atij një potencial prej 95,491 Euro çdo muaj
  • Arun Maini nga Britania e Madhe mund të përfitojë deri në 85,725 Euro në muaj nga kanali i tij në YouTube Mrëwhosetheboss
  • Justine Ezarik ka fuqinë e mundshme krijimit të të ardhurave prej 34,399 € nga kanali i saj në YouTube iJustine – e vetmja femër në dhjetë influencerat më të paguar në fushën e teknologjisë

 

Teknologjia po evoluon me një ritëm kaq të shpejtë saqë shpesh është e vështirë për konsumatorin mesatar të ecë në një hap me të.

Të interesuar për influencerë në fushën e teknologjisë, ManySpins.com analizoi të dhënat nga mjeti analitik në Social Blade për të zbuluar se sa mund të fitonin çdo muaj influencerët më të paguar në fushën e teknologjisë nga kanali i tyre zyrtar në YouTube.

ManySpins.com zbuloi se Marques Brownlee, elokuent dhe i veçantë me 12.8 milion abonentë mund të përfitojë rreth 165,481 € në muaj nga kanali i tij në YouTube. I tillë është popullariteti i 26-vjeçarit, saqë videoja e tij reklamimi i PlayStation 5 tashmë ka grumbulluar 10 milion shikime në një javë!

Në vendin e dytë është Lewis Hilsenteger. Kanali i tij në YouTube Unbox Therapy ka potencialin t’i sigurojë atij një shumë prej 95,491 € në muaj. Kanali shoqërohet më së shumti me fillimin e sagës ‘ bendgate ‘ të Apple – ku Lewis ngarkoi një video të tij duke përkulur iPhone 6 Plus me duar dhe zbuloi se iPhone 6 Plus mund të përkulej ndërsa ishte në xhepat e njerëzve.

Arun Maini nga Mbretëria e Bashkuar renditet në vendin e tretë. Vlerësuar gjerësisht për opinionet e tij të sinqerta rreth teknologjisë, pa favorizuar ndonjë kompani specifike, ai mund të grumbullojë 85,725 € në muaj nga kanali i tij në YouTube Mrwhosetheboss.

Justin e Ezarik ka fuqinë të fitojë 34,399 € nga kanali i saj në YouTube iJustine. Ky sukses mund të justifikohet me kombinimin tërheqës të rishikimeve të produkteve dhe udhëzimeve për mënyrën e përdorimit të softuerëve të ndryshëm të teknologjisë.

Në skajin tjetër, në vendin e dhjetë renditet Daniel i cili ka një kanal në YouTube të quajtur ZONEofT ECH me 1.09 milion abonentë. I njohur për qasjen e tij të plotë ku familjarizohet me tiparet e produkteve që shqyrton, kanali i lejon Danielit të fitojë rreth 6,945 € në muaj. /BM/

Artikulli paraprakApple, smart working të paktën deri në qershor 2021
Artikulli tjetër“Niksen”, koncepti holandez i të pushuarit në punë