Kalkulatori i energjisë për fatura me tarifat e reja

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka publikuar kalkulatorin për llogaritjen e konsumit të energjisë elektrike sipas tarifave të reja.

Kjo pasi ZRrE mori vendim sot për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat  energji elektrike në muaj.

Këta konsumatorë do të duhet të paguajnë 5.9 centë për tarifën e ultë dhe 12.52 centë për tarifën e lartë.

Ata që do të shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kWh nuk do të faturohen me çmimin e ri, derisa ata që e kalojnë 800 kWh, me çmimin e ri do t’iu llogaritet vetëm sasia e harxhuar mbi këtë vlerë.

KËTU mund ta gjeni kalkulatorin./GE/

Artikulli paraprak“Në rafte nuk ka më libra”. Kriza e zinxhirëve të furnizimit prek edhe industrinë e shtypshkronjave
Artikulli tjetërDerrat nxisin debat në Gjermani