Jeff Bezos thyen rekordin e pasurisë së tij, fitime të larta gjatë COVID-19

Jeff Bezos, CEO i Amazon është personi më i pasur në botë dhe pasuria e tij kaloi 200 miliardë dollarë sipas Forbes dhe Bloomberg. Sipas përllogaritjeve të Forbes, pasuria e Bezos ishte 204.6 miliardë dollarë ndërsa Bloomberg tha 202 miliardë dollarë, javën e kaluar.

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates i cili është njeriu i dytë më i pasur në botë ka një pasuri prej 116.1 miliardë dollarë, ose 88.5 miliardë dollarë më pak sesa Jeff Bezos.

Pasuria që Gates arriti në 1999 prej 100 miliardë dollarësh sot do të kishte vlerën e 158 miliardë dollarëve. Pasuria e Bezos është e barabartë me 1% të GDP Amerikane e cila ishte 21.6 trilionë dollarë në tre mujorin e parë të 2020.

Amazon shënoi shitje masive gjatë pandemisë së Covid-19 ndërsa shumë njerëz u drejtuan drejt blerjeve online. Kompania tani vlerësohet me 1.7 trilionë dollarë. Pjesa më e madhe e pasurisë së Bezos vjen nga aksionet që ka në Amazon.

Jeff Bezos, Elon Musk, Bill Gates dhe një pjesë e të pasurve të Amerikës kanë pasur fitime të jashtëzakonshme gjatë pandemisë, pavarësisht shifrave në rritje të papunësisë./BM/

Artikulli paraprakBlerja e arit po bëhet gjithnjë e më i vështirë
Artikulli tjetërEksporti i frutave dhe perimeve të freskëta tejkalon 1 miliard dollarë