Themeluesi i Amazon Jeff Bezos do të tërhiqet nga posti drejtues si shefi ekzekutiv i gjigandit të tregtisë elektronike që ai themeloi në garazhin e tij gati 30 vjet më parë. Ai do të bëhet anëtar ekzekutiv bordi ,një lëvizje që do t’i japë “kohë dhe energji” për t’u përqendruar në sipërmarrjet e tij të tjera.
Bezos, njeriu më i pasur në botë, do të zëvendësohet nga Andy Jassy, i cili aktualisht drejton biznesin e informatikës në Amazon. Kompania tha se ndryshimi do të ndodhë në 6 mujorin e dytë të vitit 2021.
Në një letër drejtuar stafit të Amazon ditën e marte ai u shpreh se si Kryetar i bordit Ekzekutiv do të qëndronte i angazhuar në iniciativa të rëndësishme të Amazon, por gjithashtu do të gjente kohën dhe energjinë e nevojshme për t’u përqendruar në Fondin Dita 1, Fondin e Tokës Bezos, Blue Origin, Washington Post dhe pasionet e e tij të tjera,
“Unë kurrë nuk kam pasur më shumë energji por ky fakt nuk ka të bëjë me dorëheqjen. Jam jashtëzakonisht i a pasionuar pas ndikimit që mendoj se mund të kenë këto organizata në të ardhmen.” – shkruan ndër të tjera në letër Bezos. /BM/