Jeff Bezos i jep fund rolit të tij udhëheqës në Amazon

Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, do t’ua lë kompaninë në dorë pasardhësve të tij.

Andy Jassy, i cili deri tani ishte kreu i shërbimeve të internetit në Amazon, do të bëhet kryeshef ekzekutiv i kompanisë, që nga 5 korriku.

Bezos e ka udhëhequr korporatën e tij të teknologjisë për rreth tri dekada, duke e bërë atë një forcë dominuese në shitjet online, prodhim medial dhe inteligjencë artificiale.

Në rolin e tij të ri, si kryetar ekzekutiv, një prej personave më të pasur në botë, me pasuri të vlerësuar nga indeksi i Forbes prej 200 miliardë dollarësh, do të kalojë tani shumicën e kohës së tij duke punuar në eksplorimin e hapësirës dhe projektet klimatike.

Vlerësohet se Amazoni ka kapital në vlerë prej 1,75 trilion dollarësh.

Artikulli paraprakCovid-19 maskoi impaktin e Brexit në ekonominë e Britanisë
Artikulli tjetërBritish Airways fillon fluturimet nё/nga Aeroporti Nderkombёtar i Prishtinёs ‘Adem Jashari’