Inflacioni në Kosovë: “Nëse keni pagë 500 euro, vlera reale e saj është 422 euro”

Njohësi i ekonomisë, Edison Jakurti, i ka bërë një analizë të shkurtër trendit rritës të inflacionit në Kosovë.

Në bazë të ASK-së, në muajt janar, shkurt dhe mars të këtij viti, inflacioni vjetor në Kosovë ishte 7.1%, 7.5% dhe 10%, respektivisht.

Çfarë do të thotë kjo për fuqinë blerëse?

“Nëse paga juaj nominale këtë vit ishte 500 euro në muaj, vlera e saj reale ishte rreth 438 euro në janar, rreth 433 euro në shkurt, dhe rreth 422 euro në mars. Atë që në marsin e vitit 2021 keni mundur ta bleni me 500 euro, për ta blerë në këtë mars do t’ju duheshin 550 euro.

Nëse vazhdon ky trend, subvencionet do të bëhen gjithnjë e më impotente e politikat që targetojnë drejtpërsëdrejti çmimet gjithnjë e më të nevojshme”, thuhet në postimin e Jakurtit në rrjetin e tij social, facebook. /Buletini Ekonomik/

Artikulli paraprakTipari i personalitetit që rrit performancën dhe suksesin në punë
Artikulli tjetërFluturimi nuk është një opsion, 5 shtetet europiane që nuk kanë aeroport