Indi/ Ekonomia dixhitale në rritje pritet të arrijë në 800 mld $ deri në vitin 2030

Pandemia ka detyruar bizneset e Indisë që të profilizohen në biznesin dixhital dhe konsumatorët të bëjnë blerje online duke kërkuar nëpër faqe të ndryshme. Kjo ekonomi dixhitale në rritje pritet të arrijë në 800 miliardë dollarë deri në vitin 2030, sipas një raporti të lëshuar nga firma këshilluese RedSeer.

Kjo është një rritje 10-fish më e lartë në krahasim me vlerën e caktuar në vitin 2020 prej 85-90 miliardë dollarë për ekonominë e re. Ndërsa masat kufizuese në mbarë vendin mbyllin qendrat tregtare dhe tregjet, indianët filluan t’i shohin blerjet në internet si një mjet që i krijonte atyre shumë lehtësira.

“Shërbimet dixhitale pa dyshim që u kanë shërbyer shumë mirë klientëve, gjë që është e dukshme në kënaqësinë e lartë të klientëve dhe gatishmërinë e tyre për të vazhduar përdorimin e aplikacioneve online për të përmbushur nevojat e tyre” tha Anil Kumar, themelues dhe Drejtor Ekzekutiv, RedSeer.

India pritet të shndërrohet në tregun e tretë më të madh online me pakicë deri në 2030

Në dekadën e ardhshme, 88 për qind e blerësve në internet do të vijnë nga qytetet më të vogla në Indi. RedSeer pret që deri në 2030, më shumë se 150 miliardë dollarë të vijnë nga qytetet Tier-2./ cnbctv18.com

Artikulli paraprakMicrosoft ka publikuar pamjet e para se si do të duket Windows 11
Artikulli tjetërBQE: Rimëkëmbja e Eurozonës përballet me rreziqe nga mutacionet e virusit