BQE: Rimëkëmbja e Eurozonës përballet me rreziqe nga mutacionet e virusit

Ekonomia e Eurozonës mund të shmangë skenarin më pesimist të parashikuar në fillim të pandemisë së Covid-19, por ende përballet me rreziqe nga mutacionet e virusit, tha Presidentja e Bankës Qendrore Europiane (BQE), Christine Lagarde.

BQE-ja ka filluar të debatojë nëse duhet të shkurtojë programin e saj masiv të blerjes së obligacioneve ndërsa ekonomia po rimëkëmbet nga goditja e shkaktuar nga koronavirusi.

“Perspektiva e përmirësuar ekonomike si pasojë e progresit të shpejtë të fushatave të vaksinimit ka ulur probabilitetin e skenarëve më të këqij” tha Lagarde në Parlamentin Evropian.

“Por kjo rimëkëmbje ende po përballet me pasiguri për shkak të përhapjes së mutacioneve të virusit”. Ajo po fliste në rolin e saj si kryetare e Bordit Evropian të Rrezikut Sistemik, vëzhguesi i stabilitetit financiar të Bashkimit Evropian.

Në raportin e tij vjetor të botuar të Enjten, Bordi Evropian i Rrezikut Sistemik tha se shtetet më borxhin më të lartë ndaj BE-së, nuk mund të përballonin një rritje të obligacioneve pasi të merrnin hua një shumë të madhe për të financuar përgjigjet e tyre ndaj pandemisë.

Qeveritë e BE-së kanë shpenzuar shumë për të mbështetur ekonomitë e tyre të goditura nga viruset, duke rritur grumbujt e borxheve që tashmë kanë tejkaluar vlerën e prodhimit ekonomik të vitit përpara fillimit të pandemisë në Itali dhe Greqi.

ESRB tha se një rritje e mëtejshme e rendimenteve të obligacioneve amerikane mund të rrisë kostot e huazimit në anën tjetër të Atlantikut.

“Efektet e përhapjes … mund të rëndojnë në aktivitetin ekonomik të BE-së nëse pjerrësia e kurbës së obligacioneve do t’i paraprinte rimëkëmbjes ekonomike në BE,” tha ajo.

“Një rritje më e fortë se kjo që është vënë re aktualisht në rendimentet e obligacioneve sovrane evropiane mund të ketë një ndikim negativ në dinamikën e borxhit, më së shumti në vendet që tashmë kanë hyrë në krizën COVID-19 me një nivel të lartë borxhi”.

E themeluar në prag të krizës së fundit financiare, ESRB identifikon rreziqet më të mëdha financiare me të cilat përballet ky bllok dhe u bën rekomandime autoriteteve, megjithëse këto të fundit nuk janë detyruese./Reuters

Artikulli paraprakIndi/ Ekonomia dixhitale në rritje pritet të arrijë në 800 mld $ deri në vitin 2030
Artikulli tjetërSulmet kibernetike rriten me 422% në një vit