Idetë kryesore nga libri “Launch” i Jeff Walker – PJESA E PARË

 

Launch
Si të lançoni me sukses çdo produkt

Krijimi i produktit duke e përshtatur atë me nevojat e tregut, duke përcaktuar saktë listën e klientëve potencial në mënyrë që të keni një përqindje të lartë të konvertimeve, duke rritur reputacionin e markës tuaj duke shpërndarë vlera tek klientët ekzistues dhe potencial.

Mbi këto taktika, por jo vetëm në to, bazohet “Launch”; “An Internet Millionaire’s Secret Formula to Sell Almost Anything Online”, “Build a Business You Love and Live the Life of Your Dreams”. Teknika premton lançime të suksesshme për produkte të çdo lloji, madje edhe ato që nuk janë krijuar ende.

Shumë këshilla të dobishme për:

  • Të kuptuar se si një prezantim i saktë është themeli i suksesit të çdo produkti.
  • Të mësuar si të shisni produkte ende të pa prodhuara.
  • Të përfituar nga dinamika psikologjike për të marrë një strategji efektive të shitjeve.

Autori i librit:

Jeff Walker, sipërmarrës dhe ekspert i marketingut, është krijuesi i metodës Product Launch Formula, një teknikë e shitjeve në internet e zhvilluar prej përvojës së prekshme, të cilën ai e ka përsosur gjatë viteve për ta shndërruar në një produkt të mirëfilltë.

Vlerësuar nga mijëra sipërmarrës në të gjithë botën, Formula e Walker mund të zbatohet në një gamë të madhe të produkteve dhe shërbimeve, pavarësisht nga madhësia e tregut.

Interneti ka thyer barrierat e qasjes për ata që duan të nisin një biznes falë shpejtësisë së komunikimit, ndërveprimit dhe kostove të përballueshme

Interneti e ka bërë më të lehtë, më të shpejtë dhe më të përballueshëm nisjen e biznesit tuaj. Diçka që autori e di mirë, ai filloi me nisjen e një emaili shumë të shkurtër me të cilin ai propozonte produktin e tij: një newsletter kushtuar bursës.

Deri në fund të javës së parë, në sajë të cilësisë së lançimit, kishte bërë 34 mijë dollarë, të njëjtat para që do të fitonte duke punuar për një vit në kompaninë që kishte lënë. Ishte viti 2003 dhe lançimi i parë ishte hapi i parë drejt krijimit të hollësishëm të metodës së përcaktuar si Product Launch Formula®, Formula për lançimin e produktit.

Product Launch Formula® lejon që një produkt të vihet në kontakt me tregun e tij referues, një objektiv kaq i synuar sa që njerëzit e kontaktuar do të jenë absolutisht të gatshëm të blejnë.

Për më tepër, produkti mund të shitet para se të krijohet, duke ju lejuar të shmangni atë që është rreziku i parë i sipërmarrësit: të punoni duke u bazuar tek “hope marketing”,  marketingu i bazuar te shpresa, pra të prodhoni diçka të cilën shpresoni ta shisni.

Përfitimet e internetit janë të njohura mirë:

  • Kontakti me tregun tuaj është e shpejtë dhe e lehtë. Vetëm për disa minuta mund të shkruani një email dhe ta dërgoni në listën tuaj të klientëve ekzistues apo potencialë.
  • Kostoja e komunikimit është e ulët, dërgimi i një emaili ose krijimi i një postimi në rrjetet sociale është jashtëzakonisht e ulët.
  • Ndërveprimi: kur klientët ose ndjekësit i përgjigjen një mesazhi, bëhen të disponueshme shumë të dhëna të vlefshme, reagimet e tregut janë gati të menjëhershme.
  • Lançimi i një produkti ose shërbimi duhet të trajtohet si një ngjarje, jo si një njoftimKrijimi i një ndjenje pritjeje i vendos njerëzit që presin produktin, në një pozitë për të vlerësuar mundësinë e blerjes së tij ndërsa është akoma në progres. Tërësisht e kundërta e të bërit marketingun e shpresës, me të cilin shpresoni të shisni atë që tashmë keni në magazinë.Strategjia për të shndërruar prezantimin e një produkti në një ngjarje fillon me krijimin e pritshmërive, shembulli për t’u parë është ai i lançimit të një filmi: pamje të shkurtëra paraprijnë mbërritjen në kinema deri në 6 muaj, aktorët dhe regjisori përcjellin “pasazhe” të ndryshme në media dhe fushata intensifikohet kur afrohet data e premierës.

    Formula e Lançimit të Produktit përbëhet nga sekuenca që duhet të planifikohen me kujdes për të siguruar shikueshmërinë e nevojshme për sukses.

    Email, media sociale, TV, radio, gazeta… Jemi nënshtruar një bombardimi të vërtetë stimujsh i cili përkthehet në një garë të ethshme për shikueshmëri. Nxjerrja e produktit tuaj nga kjo “mjegull” është thelbësore, për këtë arsye lançimi nuk duhet të mendohet dhe të kryhet si një aktivitet i vetëm, por si një seri veprimesh që rrisin në mënyrë eksponenciale probabilitetin e suksesit. Sekuenca është: para para-nisja, para-nisja, nisja dhe pas-nisja.

    Gjithçka fillon me krijimin e ndjenjës së pritjes tek audienca “më e afërt”, ndjekësit e tyre në rrjetet sociale dhe klientët e fituar. Puna me këtë bazë përdoruesish është thelbësore për të përcaktuar nëse dhe në çfarë mase tregu është i gatshëm të pranojë ofertën dhe lejon kështu që ajo të kalibrohet falë të dhënave të mbledhura. Ky është qëllimi i fazës para lançimit.

    Vendosja e një marrëdhënieje përmes postës elektronike kërkon kujdes, lista e klientëve, përfshirë ata potencialë, është një nga burimet më të rëndësishme për lan:imin e produktit. Për të ndërtuar listën tuaj, një teknikë e vlefshme është ajo e “squeeze page” (faqja shtrydhëse) një faqe në internet që jep vetëm dy mundësi: të regjistroheni duke dhënë adresën e postës tuaj elektronike, për t’u qasur me një përmbajtje me vlerë, ose të dilni nga faqja.

    Një “squeeze page” e detyron vizitorin të zgjedhë dhe që ai të bindet të lërë emailin e tij, oferta, domethënë përmbajtja e vlefshme që do të marrë në këmbim, duhet të jetë tërheqëse.

    Si ta sjellim trafikun në “squeeze page”? Reklamat me pagesë kërkojnë një sforco ekonomike por janë perfekte për testimin e faqeve, pasi mund të tërhiqni trafik në pak minuta dhe ta ndaloni ndërkohë që bëni rregullime. Nëse keni një prezencë të mirë në rrjetet sociale ose një blog të njohur, do të keni gjithashtu mjaft kanale të dobishme.

    Së fundmi, ekziston një mekanizëm shpesh i papërdorur: bashkëpunëtorët, ofruesit e trafikut që paguhen bazuar në rezultatet e marra, në shitjet e gjeneruara nga përdoruesit e sjellë.

Artikulli paraprakSi bëhet ANALIZA E TREGUT ?
Artikulli tjetërÇiftet kosovare s’po e durojnë njëri-tjetrin, për vetëm tre muaj mbi 300 shkurorëzime