Çiftet kosovare s’po e durojnë njëri-tjetrin, për vetëm tre muaj mbi 300 shkurorëzime

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare për shkurorëzimet.

Sipas të dhënave nga Agjencia rezulton se është rritur numri i shkurorëzimeve nga janari, megjithatë në muajin shkurt numri i divorceve ka qenë më i madh.

Agjencia njofton se në “Statistikat e Lindjeve Vdekjeve Kurorëzimeve dhe Shkurorëzimeve” figurojnë 344 shkurorëzime.

Theksojmë se të dhëna të ngjashme përpunohen çdo muaj nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. /sinjal/

Artikulli paraprakIdetë kryesore nga libri “Launch” i Jeff Walker – PJESA E PARË
Artikulli tjetërThe Economist: Katastrofa ushqimore që po vjen