Google më në fund është duke shtuar versionin e errët në faqen e kërkimit në kompjuterë, duke ua mundësuar atyre që duan të shmangin ngjyrën e bardhë.
Sipas faqes së përkrahjes së Googleit, ndryshimi mund të bëhet lehtë, por për këtë duhet të pritet edhe pak.
Google thotë se veçoria e re do të dalë në pak javë.
Gjiganti teknologjik e ka testuar këtë version qe një kohë të gjatë tashmë. Për të ishte raportuar në muajin shkurt.
© KOHA