Është thelbësore, në këtë kontekst, të shqyrtohet roli që Islami dhe Umeti Mysliman mund të luajnë në ndikimin dhe formimin e kursit të ardhshëm të globalizimit.
Globalizimi ofron një mundësi shumë të veçantë për Islamin dhe Umetin Mysliman. Islami me vlerat e tij themelore të Tehuidit- Njëshmërisë së Zotit dhe për pasojë unitetit të njerëzimit, të supremacisë së morals mbi materialin, të integrimit të shpirtërorës dhe të zakonshmes, angazhimit të tij të dominueshëm për drejtësinë, bamirësinë dhe dhembshurinë (el-adl ve el-ihsan) për të gjithë, dhe insistimin e tij për shura – konsultimin – si proces për marrjen e vendimeve në të gjitha nivelet, mund të ofrojë një kornizë për një globalizim të vërtetë që mund të jetë një bekim për njerëzimin.
Por kjo mund të bëhet një mundësi vetëm nëse Umeti Mysliman është i gatshëm të vlerësojë pozitat e tij të tanishme dhe të ndjekë një rrugë që është vërtetë përfaqësuese e ethosit Islam. Gjendja aktuale e Umetit Mysliman, është mjaft zhgënjyese.
Myslimanët mund të shfrytëzojnë këto mundësi vetëm nëse, nga njëra anë, ata luftojnë seriozisht për të kapërcyer dobësitë dhe mangësitë e tyre dhe, nga ana tjetër, ata hapin një dialog të rëndësishëm civilizues me pjesën tjetër të botës, veçanërisht me Perëndimin, si një ummet me mision. Siç thotë Kur’ani:
“Kështu Ne ju caktuam një komb të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit, dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju…” (2:143)
Nëse Myslimanët e ndjekin këtë mision me përkushtim dhe durim, atëherë premtimi i Allahut është shumë i qartë:
“Mos u dëshpëroni dhe mos u hidhëroni, sepse ju do t’i mposhtni ata nëse jeni (vërtet) besimtarë.” (3:139)
Premtimi i suksesit vjen me një kusht të qartë dhe ai është “in kuntum muminun” – nëse ju veproni si besimtarë të vërtetë. Dhe të jesh mumin (besimtar) nuk do të thotë thjesht të falesh pesë herë në ditë, të agjërosh në muajin e Ramazanit, të japësh Zekatin dhe ta shkosh në Haxh. Këto janë obligime dhe përbëjnë shtylla të fuqishme të forcës së një Myslimani, por namazi (salah) duhet të nxis njerëzit të luftojnë të keqen dhe të bëhet përfaqësues i drejtë i Islamit. Agjërimi duhet të zhvillojë te ata që e praktikojn agjërimin, shpirtin e vërtetë dhe dinamik të devotshmërisë, që është ndërgjegjësimi ndaj Allahut, kujdesi ndaj Allahut, disiplinimi i vetvetes dhe angazhimi për një jetë të dedikuar në plotësimin e idealeve Islam. Lëmosha e detyrueshme (zekati) është një ‘ibadet’ i rëndësishëm, por ai është i lidhur me një vizion të një shoqërie që ndan pasurinë, ku pasuria siguron mirëqenien e të gjithëve dhe mobilizimin e burimeve të ummetit për mirëqenien e njerëzimit. Haxhi në Qabe është një simbol i unitetit të Myslimanëve. Sot, miliona myslimanë vijnë për haxh nga çdo pjesë e botës, por ku është uniteti që mund të shfrytëzojë energjitë e tyre në drejtimin – urdhërimin e asaj që është e drejtë dhe ndalimin e asaj që është e gabuar – dhe të udhëheqin çështjet e shoqërisë njerëzore me drejtësi? Globalizimi mund të jetë një mundësi historike, nëse myslimanët mund të plotësojnë kushtin e Kur’anit: in kuntum muminun.
Nëse Myslimanët përpiqen sinqerisht, seriozisht dhe me guxim në rrugën e Allahut, ndihma dhe udhëzimi i Tij është i sigurt:
“Sa për ata që luftojnë për Ne, Ne me siguri do t’i udhëzojmë ata në rrugët tona, dhe, ja! Allahu është me të mirët.” (29:69)
Khurshid Ahmad