GDP e Turqisë pritet të shënojë humbje deri në 1% si pasojë e tërmetit

Efektet e mundshme ekonomike të tërmetit në Turqi mund të rezultojnë në një humbje deri në 1 për qind të produktit të brendshëm bruto (GJDP) të vendit këtë vit, njoftoi Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD).

Banka shtoi se ky është një “vlerësim i arsyeshëm” për shkak të rritjes së pritshme shkaku i përpjekjeve për rindërtim, që do të kompensojë ndikimin negativ në infrastrukturë dhe zinxhirët e furnizimit.

“Tërmeti preku në një masë të madhe zonat bujqësore dhe zonat ku ka prodhim të lehtë, kështu që përhapjet në sektorë të tjerë janë të kufizuara”, tha kryeekonomistja e BERZH-it, Beata Javorcik.

Turqia dhe Siria fqinje janë tronditur nga një tërmet shkatërrues më 6 shkurt, i cili ka vrarë më shumë se 41 mijë persona dhe ka lënë miliona njerëz pa strehë mbi kokë.

Banka shtoi se kërkesat në rritje të financimit të jashtëm dhe pasiguria politike e lidhur me zgjedhjet në 2023 krijojnë dobësi të konsiderueshme ekonomike.

Ndryshe, lira turke sot ka pësuar zhvlerësim në raport me monedhat e tjera ndërkombëtare./reuters/

Artikulli paraprak15 vjet shtet, Kosova ende me vështirësi ekonomike
Artikulli tjetërÇmimi i tyre ‘ka shkuar në qiell’, amerikanët mund të shpenzojnë mbi 2 milionë dollarë për vezë gjatë shkurtit