CV, këshilla për të prezantuar veten më së miri

CV është bileta e parë dhe e rëndësishme që na përfaqëson kur jua dërgojmë atë kompanive si përgjigje për një ofertë pune.

Lexoni më poshtë disa këshilla se ccfarë të shkruani dhe ccfarë të shmangni në një profil profesional, për t’u prezantuar më së miri te rekrutuesit e ardhshëm.

ÇFARË TË SHKRUANI NË NJË CV

Azhurnoni përvojat – Me çfarë po merremi tani? Po punoni apo po bëni ndonjë kurs? A bëni ndonjë aktivitet në kohën e lirë që ju ndihmon të zhvilloni aftësi ndërpersonale? Bashkëbiseduesi ynë ka nevojë të dijë të gjithë informacionet e përditësuara mbi ju, një profil i paazhurnuar nuk është tërheqës, pasi tregon pak interes dhe kujdes.

Theksoni “hard skills” dhe “soft skills” – Zotëroni të gjitha aftësitë që kërkohen në ofertë? Bëjeni të ditur, ndoshta duke përdorur të njëjtat fjalë dhe gjuhë, që është e pranishme në ofertë, për një korrespondencë 100% mes jush dhe kërkesave të kompanisë.

Letër motivuese, kur ta përdorni: Guxim! – Ndoshta ju nuk zotëroni të gjithë aftësitë që kërkohen në ofertë. Pavarësisht kësaj, jeni njeriu i duhur për atë vend pune, ndoshta duke dhënë shembuj konkretë në lidhje me aftësitë dhe objektivat e arritur më parë dhe të dobishme për rolin.

Përdorni një letër motivuese për të nxjerrë në pah vlerat dhe për t’ju njohur më mirë. Letra motivuese është e rëndësishme për rekrutuesin pasi në të përfshihen ato çfarë nuk gjejnë hapësirë në CV – për shembull gatishmëria juaj për të punuar me kohë të pjesshme ose në distancë.

Rrugëtimi i rritjes: a jeni ambiciozë? Nxirreni në pah. – Ne e ndërtojmë CV-në për të përmirësuar rrugën e ndjekur dhe për të ndihmuar bashkëbiseduesin të kuptojë se cila është rruga e dëshiruar e rritjes për të ardhmen.

Detajet dhe vlera e punës aktuale – Është e rëndësishme të tregoni punën që bëni aktualisht me terma specifikë dhe detaje që të nxjerrin në pah vlerën tuaj, duke mos u zgjatur shumë dhe mbase me shembuj specifikë që t’ju ndihmojnë të përshkruani veten në atë rol dhe vlerën e shtuar që keni sjellë.

 

ÇFARË DUHET TË SHMANGNI NË NJË CV

Boshllëqe në kohë – Mund të ndodhë që të keni pasur një periudhë gjatë së cilës nuk keni punuar apo nuk i jeni përkushtuar një studimi të vazhdueshëm. Në pjesën më të madhe të rasteve, megjithatë, ju kemi kryer aktivitete, ndonjëherë edhe të dobishme për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këshillohet që këtë ta bëni të ditur!

Profili standard – CV është një, por ju mund ta tregoni rrugën tuaj çdo herë në një mënyrë të ndryshme, duke përshtatur përshkrimin e përvojave dhe aftësive sipas rolit për të cilin propozohet. Personalizimi është fjala kyçe, për t’u shfaqur në perspektivën e duhur dhe për të bindur rekrutuesin se ju me të vërtetë e dëshironi atë punë.

Shmangni lëvdatat – Të qenët i sigurt në vete është diçka pozitive, por bëni kujdes të mos shfaqeni arrogantë. Ka gjithnjë mënyra për t’u rritur edhe në të njëjtin sektor. Rekrutuesit vlerësojnë dëshirën për të mësuar.

Shprehje zhargone dhe fjalë të padobishme angleze – Mënyra se si shkruani është e rëndësishme. Respektoni rregullat e gjuhës së zgjedhur për t’u prezantuar, duke mos përdorur shprehje shumë joformale ose duke përdorur fjalët angleze në mënyrë të papërshtatshme.

/ ANSA

Artikulli paraprakPse Bill Gates po investon në industrinë e qumshtit?
Artikulli tjetërTregjet aziatike të përziera ndërsa inflacioni luan kundër optimizmit të rimëkëmbjes