Çmimet e grurit bien në nivelin më të ulët të 5 muajve të fundit

Çmimet e grurit ranë në nivelin më të ulët të pesë muajve sot falë marrëveshjes së drithërave të nënshkruar midis Rusisë dhe Ukrainës, duke nxitur shpresat për lehtësim të krizës globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta.

Çmimi i grurit u ul me mbi 3 për qind në bazë ditore krahasuar me shifrën para fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, duke arritur në 7,8 dollarë për buhel.

Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për korridorin e grurit për të rifilluar eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi.

Një korridor nga qyteti port ukrainas i Odesës do të rihapet për dërgesat globale të drithërave të bllokuara për shkak të luftës, tashmë në muajin e pestë./anadoluagency/

Artikulli paraprakÇka është “Universal Basic Income” ?
Artikulli tjetërKosovë-Maqedoni e Veriut, me shkëmbim të mallrave prej 207 milionë eurosh