Debati për sasinë minimale të burimeve financiare që i nevojiten një familjeje mesatare prej katër anëtarësh është gjithmonë aktual, por veçanërisht kjo çështje është e rëndësishme në një kohë kur shoqëria në rajon, por edhe në nivel global, po përballet me krizë ekonomike dhe pasiguri.
Të dhënat statistikore për standardin e qytetarëve shpeshherë hapin diskutimin sesa janë reale dhe të zbatueshëm këtë shifra sa i përket vlerësimit të fondeve të nevojshme për konsumin mujor (shporta e konsumit).
Në përgjithësi, shporta e konsumit llogaritet nga sindikatat dhe llogaritja bëhet për një familje me katër anëtarë. Përllogariten shpenzimet mujore për ushqim, strehim, higjienë, transport publik, veshmbathje dhe këpucë, mirëmbajtje shëndetësore dhe shpenzimet minimale për kulturën.
Por çfarë thonë të dhënat e sindikatave tani, sa është shporta e konsumit në vendet e rajonit dhe sa është rritur në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar?
Maqedonia e Veriut: Shpenzimet e jetesës janë rritur me 106.5 euro
Shporta minimale e konsumit sindikal për një familje katër anëtarëshe një vit më parë në Maqedoninë e Veriut ishte 34 mijë denarë (552 euro), sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave. Tani për të njëjtat gjëra nevojiten rreth 6.550 denarë (106.5 euro) më shumë, sepse shporta sindikale është 40.554 denarë (660 euro) ose 16.7 për qind në përqindje.
Të dhënat zyrtare tregojnë se paga mesatare neto është rritur për 9 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe arrin në 31.525 denarë (512 euro).
Rritje të shpenzimeve edhe në Shqipëri
Një familje mesatare në Shqipëri i duhen të paktën 53 euro më shumë se vitin e kaluar për të kaluar muajin. Sipas anketës së buxhetit familjar të Institutit të Statistikave të Shqipërisë – INSTAT, një familje mesatare gjatë vitit 2020 ka shpenzuar rreth 83.5 mijë lekë (712 euro) për shpenzimet bazë. Çmimet e konsumit tashmë janë rritur me 7.5 për qind, çka do të thotë se shpenzimet e jetesës së një familjeje mesatare në Shqipëri tani kërkojnë 89.7 mijë lekë ose 765 euro, sipas të dhënave të Instat.
Paga mesatare në Shqipëri, sipas statistikave zyrtare, është 59,242 lekë (505 euro).
Serbi: Është rritur vlera e shportës së konsumit
Sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave të Pavarura të Serbisë, shporta minimale e konsumit për muajin qershor të këtij viti ishte 51.500 dinarë (439 euro), ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shporta minimale e konsumit në Serbi ishte 39.334 dinarë. (335 euro), që është një rritje prej 104 euro. Paga mesatare neto në Serbi në maj ishte 74,168 dinarë (632 euro).
Rritje të ndjeshme të çmimeve në Kosovë
Kohëve të fundit Kosova, po përballet me rritje të lartë të çmimeve. Ekonomistët paralajmërojnë se familja mesatare në Kosovë duhet të ndajë 104 euro më shumë në krahasim me periudhën e një viti e gjysmë të kaluar, për të plotësuar nevojat themelore ekzistenciale, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Çmimet e shërbimeve dhe blerjeve të ndryshme u rritën nga 670 në 774 euro në një vit e gjysmë. Rritja më e madhe është shënuar në 5 muajt e fundit. Sipas statistikave zyrtare, paga mesatare në Kosovë është 484 euro.
Harxhimet në Mal të Zi janë mbi 90 euro më të larta
Vlera e shportës minimale të konsumit për muajin qershor të këtij viti në Mal të Zi, sipas Entit të Statistikave të Malit të Zi – Monstat, është 750.3 euro. Sipas hulumtimeve të bazuara në statistikat zyrtare, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, shporta e konsumit është më e shtrenjtë për 93.4 euro ose 14.2 për qind. Në Mal të Zi paga mesatare është 670 euro.
Paga mesatare nuk mbulon shpenzimet mujore të jetesës në BeH
Shporta e konsumit sindikal të Lidhjes së Sindikatave të Pavarura të Bosnjës e Hercegovinës në korrik të këtij viti arrin në 2668 marka të konvertueshme (1366 euro). Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shporta e konsumit sindikal arriti në 2070 marka të konvertueshme (1060 euro), ose 306 euro më pak se tani. Paga mesatare e paguar në Federatën e BiH për muajin maj ishte 1,110 marka të konvertueshme (563 euro).
Rritjet e çmimeve ka rritur shpenzimet në Kroaci
Rritjet e çmimeve kanë ndikuar në koston e jetesës në Kroaci, i vetmi vend anëtar i BE në rajon. Sipas përllogaritjeve të sindikatave në Kroaci, duke marrë parasysh rritjen e çmimit të të gjithë artikujve të përdorur në jetën e përditshme, tani nevojiten 10.500 kuna (1.398 euro) për të mbuluar shpenzimet bazë. Shporta minimale e konsumit në Kroaci në gusht të vitit të kaluar ishte 7800 kuna (1038 euro), pra 360 euro më pak. Paga mesatare mujore neto në Kroaci në maj të këtij viti ishte 7,690 HRK (1,024 euro)./trt/