Çfarë duhet të përmbajë një faturë e rregullt sipas ligjeve të Kosovës?

Ka shumë hamendje te bizneset në Kosovë se çka saktësisht duhet të përmbajë një faturë e rregulltë tatimore.

Më poshtë mund të gjeni shpjegimin sipas udhëzimeve të Administratës Tatimore të Kosovës.

Një faturë e lëshuar nga personi i tatueshëm për personin e tatueshëm, duhet të përmbajë:

* Datën e lëshimit;

* Numrin e faturës (rendor);

* Numrin Fiskal dhe numrin e TVSh-së së shitësit;

* Numrin Fiskal dhe numrin e TVSh-së së blerësit;

* Emrin e biznesit dhe adresën e plotë të shitësit;

* Emrin e biznesit dhe adresën e plotë të blerësit;

* Përshkrimin e mallit / shërbimit;

* Sasinë e mallit;

* Vlerën e shitjes së mallrave / shërbimeve pa TVSh;

* Normën e aplikuar të TVSh-së;

* Shumën totale për pagesë duke përfshirë TVSh-në;

* Konfirmimin e dorëzuesit të mallit / shërbimit;

* Konfirmimin e pranuesit të mallit/shërbimit;

/Buletini Ekonomik/

Artikulli paraprakParimi Pareto (Rregulli 80-20)
Artikulli tjetërKompania gjermane e IT-së “Borek Solutions” hapë zyrë në Prishtinë