Britanikët në rrugë për atë që po vuan e gjithë bota

Disa mijëra qytetarë të Londrës protestuan duke kërkuar rritje të pagave në mes të rritjes së inflacionit të çmimeve në Britaninë e Madhe.

Protesta u organizua nga Unioni i Sindikatave (TUC). Protestuesit dolën në rrugët e Londrës qendrore dhe u ndalën para parlamentit britanik si dhe para zyrës së kryeministrit britanik.

Duke brohoritur parulla antiqeveritare, protestuesit mbanin edhe pankarta me mesazhet “Mjaft më”, “Rrisni pagat, ulni faturat” dhe “Shtëpi e sigurt për të gjithë”.

Pankartat e protestës përfshinin gjithashtu karikatura të kryeministrit britanik Boris Johnson dhe ministrit të financave Rishi Sunak.

Sue Ferns, nënkryetare e TUC, iu drejtua tubimit dhe i bëri thirrje qeverisë britanike që të rrisë pagat në MB.

“Kriza e kostos së jetesës po i godet rëndë punëtorët. Gjithçka po shkon lart, por rroga nuk po rritet. Faturat e energjisë po shpojnë çatitë, po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë të vendosësh ushqime në tavolinë. Duhet të zbrazim kuletat për të mbushur makinën me karbyrant,” tha Ferns.

Por kujtojmë se kjo nuk ndodh vetëm në Britaninë e Madhe. Kriza e çmimeve është në rrafsh global dhe nuk dihet se deri ku do jetë më e keqja apo sa koohë do të zgjasë./tesheshi/

Artikulli paraprakErdogan shpalos synimet hapësinore të së ardhmes
Artikulli tjetërKosovarët si investitorë të huaj