BIZNESMENI IDEAL
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Allahu i Lartësuar thotë:
“Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe ta dhënë zeka tin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet. (Ata i luten) që Allahu t’i shpërblejë më së miri për atë që punuan dhe për t’ua shtuar të mirat nga Ai. Allahu e dhuron pa masë atë që do.” (En-Nur: 37-38)
“Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pej gamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dynja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër). E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kiametit do ta ringjall të verbër.” (Ta Ha: 123-124)
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Mos mbillni zili e as mos urdhëroni ngritjen e çmimeve. Mos mbillni neveri (mospëlqim) e as mos ndërhyni në ato transaksione kur të tjerët veçse kanë ndërhyrë, bëhuni vëllezër dhe robër të Allahut. Musli mani është vëlla i muslimanit. Ai as nuk i bënë padrejtësi, as nuk e poshtëron, e as nuk e nënçmon atë. Devotshmëria është këtu (derisa e thoshte këtë, ai e drejtoi gishtin e j kah gjoksi tri herë). Vërtet, është mëkat i madh për muslimanin që ta poshtërojë vëllain e tij musliman. Të gjitha gjërat e muslimanit janë të shenjta për vëllain e tij musliman, si: gjaku, pasuria dhe nderi i tij.”
“Në qoftë se jeni gati që ta ndërmerrni ndonjë vendim për ndonjë çështje, së pari konsideroni pasojat e saj me kujdes. Nëse ka mirësi, përmbusheni atë, në të kundërtën, largohuni prej saj.”2
1 Muslimi.
2 El-Hija nga Ebu Nuejmi.
Biznesmeni ideal, Etika e Biznesit në Islam. Husejn Shahata