Biden akuzon kompanitë e naftës për ‘përfitime nga lufta’ mes krizës energjetike

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka akuzuar kompanitë e naftës për “përfitime nga lufta” në mes të krizës së vazhdueshme globale energjetike pasi ato kompani po shënojnë fitime rekord.

“Ka ardhur koha që këto kompani të ndalojnë përfitimet nga lufta, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në këtë vend, t’i japin popullit amerikan një pushim dhe të bëjnë mirë”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Komentet e tij vijnë në mes të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka rritur çmimet e naftës dhe gazit natyror, derisa kompanitë kryesore ‘ExxonMobil’, ‘Chevron’, ‘Shell’, ‘BP’, ‘ConocoPhillips’ dhe ‘TotalEnergy’ fituan shumë më tepër gjatë dy tremujorëve të fundit krahasuar me fitimet e tyre totale vitin e kaluar.

Komentet e tij vijnë gjithashtu një javë para zgjedhjeve afatmesme në SHBA, të përcaktuara për më 8 nëntor, me konsumatorët amerikanë që po luftojnë me çmime më të larta të benzinës dhe gazit natyror.

Biden u kërkoi kompanive të përdorin disa nga fitimet e tyre për të rritur prodhimin e papërpunuar ose të përdorin pozicionin e tyre për të përfituar konsumatorët amerikanë përmes çmimeve më të ulëta, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Fitimet e tyre janë një fitim i papritur i luftës, një fitim i papritur i konfliktit brutal që po shkatërron Ukrainën dhe po dëmton dhjetëra miliona njerëz në mbarë globin”, u shpreh Biden.

Presidenti amerikan shtoi se ekipi i tij do të punojë me Kongresin Amerikan për të parë “opsionet që janë në dispozicion për ne dhe të tjerët”.

“Nëse nuk e bëjnë, ata do të paguajnë një taksë më të lartë për fitimet e tyre të tepërta dhe do të përballen me kufizime të tjera”, theksoi Biden.

/AA/Motilokal.com

Artikulli paraprakEmiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshjen e energjisë së gjelbër prej 100 miliardë dollarësh
Artikulli tjetërBURIMET E FUQISË SË LIDERIT-Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA