Banka më e madhe e Australisë do të lejojë tregtimin e kriptomonedhave në vitin 2022

Commonwealth Bank do t’i lejojë klientët të blejnë dhe shesin kriptovaluta përmes aplikacionit të saj, në lëvizjen e parë të këtij lloji nga një bankë e madhe australiane.

Banka më e madhe e Australisë njoftoi të mërkurën se kishte bashkëpunuar me këmbimoren e kriptove “Gemini” me bazë në SHBA dhe firmën analizuese të teknologjisë “Chainalysis” për t’i ofruar shërbimin 6.5 milionë përdoruesve të saj të aplikacionit CommBank.

Konsumatorët do të jenë në gjendje të blejnë deri në 10 asete kripto, duke përfshirë Bitcoin, Ethereum dhe Litecoin, raporton theguardian.

Banka do të kryejë një testim në javët e ardhshme, përpara një nisje më të gjerë në vitin 2022, transmeton Telegrafi.

“Ne besojmë se mund të luajmë një rol të rëndësishëm në kripto për të adresuar atë që është qartësisht një nevojë në rritje e klientit dhe për të ofruar aftësi, siguri dhe besim në një platformë tregtare kripto”, tha shefi ekzekutiv i CBA, Matt Comyn.

Ndryshe, banka raportoi se kërkimet rreth klientëve të saj zbuluan se shumë prej tyre ose kishin shprehur interes për asetet e kriptove, ose tashmë po tregtonin kripto përmes këmbimoreve. /Telegrafi/

Artikulli paraprakKompanitë amerikane pak të kënaqura me Gjermaninë
Artikulli tjetërToyota rrit parashikimin vjetor të fitimit pavarësisht shkurtimeve të prodhimit