Ata kanë thënë që: Tregtia është njëlloj si kamata

Zoti i Madhërishëm thotë:

الَّذِينَ يَأْكُلُونَ الرِ بَوَالَا يَقُومُونَ إِلَّا كَمَا يَقُومُ الَّذِي يَتَخَبَّطُهُ الشَّيْطَنُ مِنَ الْمَسِ ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُوا

“Ata që hanë pasurinë e fituar nga kamata, do të ngrihen Ditën e Ringjalljes si ai që çoroditet nga prekja e shejtanit. Kjo për shkak se ata kanë thënë që:

إِنَّمَا الْبَيْعُ مِثْلُ الرِّبَا
“Tregtia është njëlloj si kamata”
وَأَحَلَّ اللَّهُ الْبَيْعَ وَحَرَّمَ الرَّبَوا
“Por, Zoti e ka lejuar tregtinë, dhe e ka ndaluar kamatën…” [El Bekare: 275]

Prekja e djallit shkakton një lloj çmendurie.

“çoroditet”:

-Në këtë jetë (vuajtje në këtë jetë).
-Në varr (do të përjetojë ndëshkimin e varrit).
-Në Ahiret (ndëshkimi i xhehenemit).

“Zoti e ka lejuar tregtinë, dhe e ka ndaluar kamatën”: Kjo fjali vjen si përgji gje nga Zoti, ndaj thënies së atyre që ia lejojnë vetes ngrënien e kamatës.

Fjalët e interpretuesve të Kuranit:

“Tregtia është lloj si kamata” është njëlloj si të thonë: “Kamata është njëlloj si tregtia”.¹

– Sipas mendimit të tyre dhe krahasimit që ata i bëjnë kamatës me tregtinë, atyre u rezulton se, nëse kamata është e ndaluar, atëherë edhe shitblerja duhet të ishte e ndaluar.
– Serish sipas mendimit të tyre, nëse shitblerja është e lejuar, atëherë duhet që edhe kamata të jetë e lejuar”… Këtu krahasimi është i përmby sur, si në rastin kur thuhet: “Fytyra e Lejlës është si hënë e plotë”, kur duan të përshkruajnë bukurinë e saj… e kur duan ta ekzagjerojnë, tho ne: “Hëna e plotë është si fytyra e Lejlës!”, duke e kthyer përmbys kra hasimin.

Çfarë kanë për qëllim ata me këtë thënien e tyre?

Ata duan të thonë se:

– Shitja me afat pagese është njëlloj si kamata, sepse në shitjen me afat pagese vihet kusht një shtesë në çmim, si kompensim për kohën, dhe kjo është një gjë e lejuar – hallall, nga ana fetare. Në rastin e kamatës (kamatës së huas) vihet kusht një shtesë e caktuar mbi huan e dhënë, në këmbim të kohës së dhënë afat, dhe kjo është haram-e ndaluar!!

– Kur shet një artikull, me afat pagese një vit, me çmimin 110, ndërkohë që çmimi i atij artikulli me para në dorë është 100, kjo gjë është e lejuar nga këndvështrimi fetar. Nëse afati mbaron, dhe blerësi akoma nuk e ka shlyer pagesën, në këtë rast, nëse shitësi i jep afat edhe një vit tjetër, por i shton edhe 10, kjo gjë nuk lejohet!!

Pse nuk lejohet shtesa në rastin e huas, ndërsa në shitje lejohet?

Kjo çështje ua ka lodhur kokën dijetarëve, atyre muslimanë edhe jomus. limanë. Më e sakta, pas një meditimi dhe hulumtimi të gjatë, është se këto dy gjera janë të ndryshme, qoftë në jurisprudencën Islame, ashtu edhe në shken- cën e ekonomisë. Shkëmbimi në rastin e huas është mes dy gjerave të njëjta, ndersa në rastin e shitjes, shkëmbimi është mes dy gjërave të ndryshme.

I Dërguari i Zotit(alejhis-salatu ues-selam) ka thënë: “Kur llojet të jenë të ndryshme, atëherë shitni si të doni!” ²

– Kur llojet ndryshojnë plotësisht, si për shembull ari me grurin, në këtë rast lejohet afati edhe shtesa (në shitjen me afat pagese). Shtesa në çmim lejohet këtu për shkak të ndryshueshmërisë së llojeve të dy artikujve, edhe për shkak të ndryshueshmërisë së kohës së pagesës: Kohës i takon një pjesë e çmimit.

– Huaja me interes, është një investim i shkëputur nga shitja (i shkëputur nga artikulli), ndërsa shitja me afat pagese, është një investim që është i lidhur me shitjen (është i lidhur me artikullin).

– Në rastin e huas së mirë (pa kamatë, pa interes), vlera e kohës kompensohet me shpërblimin e Zotit, ndërsa në shitjen me afat pagese, vlera e kohës kompensohet me shtesën e çmimit, që vihet për shkak të kohës së afatizuar.

Raste të ngjashme të analogjisë së përmbysur

– Në fillim, kapitalistët thërrisnin për lejimin e kamatës-interesit, sepse sipas tyre, kapitali është si puna, dhe duhet të merret shpërblim (kamaten) për të.

– Pastaj, nga dëshira e tyre për të konfirmuar pushtetin e kapitalit, ata filluan që punën ta quanin “Kapitali njerëzor”, pra ata filluan ta ngjasonin punën me kapitalin!

– Ekonomisti i njohur amerikan Paul Samuelson, së pari e krahasoi kamatën me shpërblimin e punës dhe me qiranë e tokës, pastaj e përm bysi çështjen, dhe ato të dyja i krahasoi me kamatën, derisa mbërriti në idenë se elementët e të ardhurave kombëtare (pagesa, qiraja, kamata) në fund të fundit, janë thjeshtë dhe vetëm një shprehi e kamatës! ³

Marr nga libri: ” Interpretimi ekonokik i Kuranit Fisnik”
Autor: Dr. Refik Junus el Masri

¹ Tefait er-Razi, Tefsir Ibn Ashur
² “Buhariu, Muslimi
³ Shiko librin tim me titull: El Xhamia fi Usul Er-Riba.

Artikulli paraprakShënohet 15-vjetori i themelimit të Odës Ekonomike Kosovaro-Turke
Artikulli tjetër12 shprehitë që mund t’ju turpërojnë në punë