Gjiganti teknologjik, Apple, ka thënë se është duke punuar në zgjidhjen e problemeve me baterinë për përdoruesit e iPhone, përveç atyre të serisë 12.
Apple tenton që përmes versionit të ri iOS 14.5 ky problem të rregullohet, ose beson se mund ta zgjidhë atë përmes proceseve të brendshme të përmirësuara.
Seritë e iPhone 11, 11 Pro dhe 11 Pro Max janë ndikuar nga përformanca e dobët e baterisë, ku Apple ka njoftuar se ka marrë ankesa të shumta.
Sipas një dokumenti të Apple, me versionin iOS 14.5 bateria do të rikalibrohet.
Kompania teknologjike beson se për seritë e iPhoneve 11 defekti mund të jetë te sistemi i brendshëm i baterisë, që sipas tyre, ka të ngjarë të jetë përzier.
Apple ka shtuar se do të duhen disa javë që të rregullohet plotësisht sistemi i karikimit apo kursimit të baterisë. Në rast se kjo nuk sjell efektin e dëshiruar, atëherë bateria mund të zëvendësohet falas në dyqanet e Apple. /eo/