Studentët kalojnë mbi një mal me libra dhe shënime për të kuptuar se çfarë dëshirojnë të bëjnë në jetë. A duhet të studiojnë për të qenë inxhinierë, doktorë, mësues apo ndoshta astronautë? Të gjitha këto janë zgjedhje interesante, që të çojnë në rrugë të ndryshme.
Cilën do të zgjedhin?
Një i ri është gati të fillojë karrierën e tij profesionale. Ai ka dy oferta; një për të punuar në një firmë të vogël në vend, kështu që ai do të jetë në gjendje të jetojë me prindërit e tij.
Tjetri, një stazh në një konglomerat global, por atij do t’i duhej të kaloj rrugëve të gjysmës së botës dhe të lëj prindërit e tij pas. Ai duhet të zgjedh të qëndrojë apo të shkojë? Dy jetë krejtësisht të ndryshme presin vendimin e tij.
Një çift është i shqetësuar për rritjen e fëmijëve të tyre në mënyrën e duhur. A duhet të zgjedhin ata për shkollimin e fëmijëve në shtëpi apo në shkollat tradicionale? A duhet t’i detyrojnë fëmijët drejt fesë apo t’i ushqejnë ata që të dallojnë të drejtën nga e gabuara? A duhet të jetojnë në një apartament të vogël në qytet apo në një shtëpi të rehatshme në fshat?
A mund të lidheni me ndonjë nga këto situata?
Pavarësisht nëse e kuptojmë apo jo, jeta jonë përbëhet nga momente të bazuara në vendimet tona. Gjëja më e rëndësishme për të kuptuar është se ne duhet t’i besojmë Allahut në çfarëdo vendimi që marrim.
Nëse lutemi, i besojmë Allahut, bëjmë më të mirën dhe marrim vendime me qëllime të mira dhe gjërat ende nuk duket se po shkojnë në favorin tonë, vetëm Allahu e di pamjen më të madhe dhe Ai do t’ju japë atë që është më e mirë për ju më vonë. Për sa kohë që ju vazhdoni t’i besoni Atij. Mos u dorëzoni! Mos mendoni se po bëni diçka të gabuar, ose se Allahu po ju ndëshkon, ose armiqtë tuaj janë aktivizuar. Mendoni më të mirën për Allahun!
Allahu është El-Kadir – i Gjithëfuqishmi. I Aftë për gjithçka. Ai dikton çdo atom të vetëm në univers dhe asgjë nuk ndodh veçse me Vullnetin e Tij. Kjo është arsyeja pse ne duhet të besojmë se në fund, rezultati i vendimeve tona të sakta është ajo që na nevojitet, edhe kur nuk është gjithmonë ajo që duam.
Çfarë është feja nëse nuk ka besim në Allahun? Është parimi themelor i imanit (besimit) që ne besojmë në Allahun, edhe pse nuk e kemi parë Atë ne u besojmë shenjave të Tij të përmendura në Kuran. Ne besojmë në Librin e Tij dhe të Dërguarit e Tij. Ky është besimi. Ky është besimi. Ky është Islami.
Si muslimanë, ne jemi të detyruar të besojmë tek Ai, sepse ai e di se çfarë është më e mira për ne në këtë jetë, në mënyrë që të jemi fqinjë në jetën e ardhshme.
Allahu na forcoftë kur jemi të dobët dhe kur besimi ynë është i ulët, dhe le t’i besojmë Atij më shumë, jo vetëm me fjalët tona, por me përkushtimin tonë për ta adhuruar Atë nëpërmjet veprimeve tona. Amin.
“Në emër të Allahut, unë mbështetem tek Allahu; nuk ka fuqi dhe fuqi përveç Allahut.” – Sunen Ebi Davud 5095
International Open University
Solli në shqip: Ekonomia Islame