Nëse jeni të pasigurt nëse ka mënyrë “të duhur” për ta mbushur telefonin – apo nëse kur e mbushni për kohë të gjatë, apo shumë shpesh ose shumë shpejt mund ta dëmtojë baterinë – nuk jeni të vetmit.
Unë jam një shkrimtar i vjetër në “Wirecutter” dhe kam shkruar rreth telefonave dhe teknologjisë që nga viti 2011. Para kësaj, kam qenë specialist i shitjeve të Iphone-it në “Apple Store”, shkruan KOHA. Edhe pse me gjithë atë përvojë mbi supe, nuk e kam pasur kurrë të qartë nëse të qenët i kujdesshëm rreth kohës që e rimbushja telefonin tim në fakt ia rrit jetëgjatësinë e baterisë mjaftueshëm sa për të bërë një dallim apo nëse është thjesht një debat tjetër në mesin e shumë debateve në botë.
Disa njerëz thjesht i vendosin telefonat e tyre në mbushës (apo i lidhin me një mbushës me wireless) kurdo që kanë mundësi. Të tjerët me nguti i mbajnë bateritë mes 40 deri 80 për qind, duke mos lejuar kurrë të mbushen plotësisht, të udhëhequr nga besimi se për këtë arsye bateria do të zgjasë më gjatë. Personalisht e mbaj telefonin në një mbushës Qi wireless në tavolinën time tërë ditën sa jam në punë dhe e lë për t’u mbushur gjithashtu edhe gjatë natës.
Pasi kam folur me studiuesit e baterive dhe ekspertët e ripërdorimit në “iFixit”, rishikimi i studimeve rreth trendit për ta ndërruar telefonin dhe duke analizuar disa të dhëna të përdoruesve nga stafi i Wirecutter, kemi gjetur se megjithëse mikromenaxhimi i baterisë së telefonit tuaj ka të ngjarë t’ia zgjasë jetën për një shkallë të vogël, rezultatet mund të mos ia vlejnë shqetësimit në planin afatgjatë.
Çka na thotë shkenca?
Mbushja e baterisë suaj mund të shkaktojë që performanca e saj të bjerë me kalimin e kohës, pa marrë parasysh se në çfarë mënyre e mbushni. Telefonat e mençur kanë bateri me jone litiumi, të cilat funksionojnë duke vënë në lëvizje transportuesit e mbushjes (në këtë rast jonet e litiumit) nga një elektrodë te tjetra. Jonet lëvizin në një drejtim kur mbushet bateria dhe në drejtimin tjetër kur është duke u harxhuar. /koha/