A do të duket kështu iPhone 13

Kompania e famshme për teknologji, Apple, në shtator do ta zbulojë numrin e 13-të të iPhonit. Mediumet e huaja kanë nisur spekulimet për dukjen dhe ndryshimet që ky version mund t’i ketë.

Një nga ndryshimet është ngushtimi i madhësisë së tij, nga 34.83 mm në 26.8. Lartësia do të ketë rritje të lehtë dhe se altoparlanti i kufjes do zhvendoset në kornizën e drejtë, mbi nivelin e krijuar. Ndryshime gjithashtu thuhet se do të ketë në ekran, ku do qëndrojë ndezur gjatë tërë kohës, duke treguar statusin e batërisë, kohën dhe njoftimet. Tek videoja, pritet të ketë ndryshime në katër modelet, duke rregulluar sensorët e stabilizimit të pamjes, raporton phonearena.

iPhone 13 Pro dhe Pro Max besohet se ofrojnë shpejtësi rifreskimi në 120Hz promotion, ku sipas kësaj, ekrani do të azhurohet 120 herë në sekondë. iPhone 13 pritet që ndër ngjyrat e para t’i këtë portokalli dhe ngjyrë trëndafili.

/koha/

Artikulli paraprakDukuria e punëtorëve në zhdukje
Artikulli tjetërHyundai blen 80% të Boston Dynamics për 1,1 miliard dollar