Si të llogarisim zekatin e pasurisë në të holla

Si të llogarisim zekatin e pasurisë në të holla
Zekati është një nga detyrimet e rëndësishme islame, i cili për nga rëndësia vjen i treti, pra pas namazit dhe para agjërimit. Kushtet që duhet të plotësojë një musliman për të dhënë zekatin e të hollave (monedhave) janë këto:
Të ketë pronësi të plotë mbi pasurinë nga e cila jepet zekat.
Pasuria në fjalë të jetë mbi shpenzimet  jetike (ushqim, veshmbathje, banim) për vetë dhe familjarët që ka në ngarkim.
Pasuria duhet të plotësojë një vit hënor (haul).
Pasuria duhet të arrijë shumën e caktuar për zekatin, që në gjuhën e sheriatit quhet “nisab” dhe që vlera e saj në flori është 85 gram ose në argjend 595 gram.
 
Për gjetur nëse paratë që keni në zotërim e kanë plotësuar kushtin e nisabit, veprojmë në këtë mënyrë:
Nëse i referohemi floririt si masë për matjen e pasurisë tonë, atëherë për të mësuar sesa është vlera e 85 gramëve në kartëmonedha, më parë gjejmë sesa është vlera e 85 gramëve flori në njësinë matëse të tregut të arit që quhet “ounce”. Atëherë 85 gr. flori është e barabartë me 2.732813458(3) troy ounce, ku 1 ounce = 31.01 gram. Atëherë për të gjetur sesa lekë, dollar apo euro bëjnë 85 gr. flori apo 2.73 ounce mund t’i referohemi kësaj faqeje http://www.xe.com/currencyconverter/, e cila përditëson çdo minutë kursin e këmbimit të kartëmonedhave  të ndryshme. P.sh. për ditën e sotme 23/06/2015 kemi këto vlera:
 
2.73 XAU = 3,217 USD
2.73 XAU = 2,881 EUR
2.73 XAU = 402,939 ALL
 
Pra nëse një person ka 3217 dollar ose 2881 euro ose 402939 lekë ose më shumë se kjo shumë dhe ajo ka një vit të plotë hënor tek ai, atëherë ai duhet të jap zekat në vlerën e 2.5 % ose ndryshe 1/40 e të gjithë shumës.
P.sh. nëse një musliman në ditën e sotme 6 Ramazan plotëson vitin hënor kur ai duhet të japë zekatin e tij dhe ka në pronësi të tij 10000 dollar të pa prekura, pra ai e ka plotësuar nisabin, atëherë atij i takon të japë 10000$/40 = 250$. Pra 250 dollar jepen si zekat nga 10000 dollar që ai ka në pronësi të tij. E njëjta llogari bëhet edhe për euron dhe lekun.  
Nëse i referohemi argjendit, pasi një pjesë e dijetarëve sot janë të mendimit se duke qenë që vlera e tij është më e ulët, atëherë edhe llogaria e zekatit duhet bëhet me të, sepse kjo është më në interes të të varfëve,  se kështu ka më shumë njerëz që japin zekat. Atëherë për 595 gram argjend, duke u nisur nga masa e ounce-it më sipër, bëjnë 18508 troy ounce. Duke iu referuar po të njëjtës faqe  http://www.xe.com/currencyconverter/ për të njëjtën datë kemi këto vlera të nisabit të argjendit në dollar, euro dhe lekë:
 
18,506.00 XAG = 294 USD
18,506.00 XAG = 263 EUR
18,506.00 XAG = 36,833 ALL
 
Siç edhe shihet vlera e nisabit në ar është gati dhjetëfish më e lartë sesa ajo në argjend.
 
P.S. Për një vlerësim më të saktë për tregun shqiptar të kartëmonedhave të huaja mund t’i referoheni kësaj faqeje http://www.iliria98.com/  

Hoxhë Justinian Topulli 

Artikulli paraprakNga 1 korriku fillon dorëzimi i kuponëve fiskal në ATK
Artikulli tjetërNënshkruhet marrëveshja, fabrika ndërtohet në Dashevc