Burri shpreh shqetësimin për dëgjimin e gruas
Një burrë ishte i shqetësuar për dëgjimin e dobët të gruas së tij. Para se të shkonte te mjeku specialist, ai u konsultua me mjekun e përgjithshëm, i cili i propozon një metodë klasike për të testuar dëgjimin e gruas.
Metoda klasike ishte kjo:
Qëndro 40 hapa larg gruas dhe fillo bisedën me ton normal.
-
Nëse nuk të dëgjon, afrohu në 30 hapa.
-
Nëse përsëri nuk të dëgjon, afrohu në 20 hapa.
-
Pastaj 10 hapa.
Shembull praktik:
Kur burri shkon në shtëpi, gruaja ishte duke përgatitur ushqimin në kuzhinë. Ai i drejtohet gruas nga salloni:
-
“E dashur, çka ke përgatitur sot nga ushqimi!?” – (pa përgjigje)
Ai afrohet në 30 hapa:
-
“E dashur, çka ke përgatitur sot nga ushqimi!?” – (pa përgjigje)
Afrohet në 20 hapa:
-
“E dashur, çka ke përgatitur sot nga ushqimi!?” – (pa përgjigje)
Afrohet në 10 hapa:
-
“E dashur, çka ke përgatitur sot nga ushqimi!?” – (pa përgjigje)
Afrohet krejt afër, duke qëndruar para gruas:
-
“E dashur, çka ke përgatitur sot nga ushqimi!?”
Tani gruaja i përgjigjet:
-
“Burri im i dashur, për herën e pestë po të përgjigjem: pulë në furrë.”
Mesazhi:
Të nderuar, problemi shpesh nuk është tek të tjerët, ashtu siç mendojmë; mund të jetë problemi tek vetja jonë.
Hoxhë Ulvi Fejzullahu











