Përfitoni prej këtij tregimi… – A je ndalur ndonjë prej ditëve ta mbrehësh sëpatën?

Një djalosh i varfër, para shumë dekadash, kërkonte gjithandej punë dhe më në fund gjeti tek një zdrukthëtar. Detyra e tij ishte që të shkonte në pyll dhe të priste drurë me sëpatë dhe t’i sillte tek zdrukthëtari.

 

Ditën e parë, fortë i gëzuar që gjeti punë, preu 10 drurë dhe i solli në punëtori. Ditën e dytë u angazhua edhe më shumë por arriti ti priste vetëm 9 drurë. Ditën e tretë vetëm 8 drurë…?

 

Pronari e ndali këtë djalosh dhe e pyeti: ‘A je i kënaqur me punën që ke’?

Djaloshi u përgjigj: ‘Po jam shumë i kënaqur dhe i gëzuar që më në fund gjeta punë tek ju’.

Atëherë pse nuk je duke sjell në punëtori sasi të njëjtë sikur ditën e parë, pyeti pronari?

Djaloshi u përgjigj: ‘Unë jam duke u angazhuar edhe më shumë se ditën e parë, por me të vërtetë nuk e di se ç’po ngjet’.

Pastaj pronari e pyeti: ‘A je ndalur ndonjë prej ditëve ta mbrehësh sëpatën’?

Djaloshi u përgjigj: ‘Jo, sepse nuk kam kohë, më duhet të pres drurë pa ndërprerë’…!?

 

Mësimi: Ne të gjithë shumë herë angazhohemi në aktivitete dhe punë e aspak nuk ndalemi ‘t’i mbrehim sëpatat’ që nënkupton t’i analizojmë punët që janë bërë dhe që na presin!?!?

 

Rezultati: Analizat dhe vlerësimet që i bëjmë punës tonë, si dhe koha e shpenzuar në këtë drejtim konsiderohet INVESTIM, e aspak humbje e kohës siç e ka cilësuar djaloshi me sëpatë.

 

Uroj punë të mbarë dhe transformim pozitiv në karrierën dhe jetën tuaj!

Artikulli paraprak5 mënyra të provuara shkencërisht se si të përmirësojmë kujtesën
Artikulli tjetërSuksesi dhe Gabimi!? – Vehbi Zeqiri