Pyetje: A lejohet që vëllai t’ia japë zekatin vëllait të tij nevojtar (i cili është i varfër, punon por të ardhurat nuk i mjaftojnë)? A lejohet t’ia japë zekatin xhaxhait të tij të varfër? A lejohet që gruaja t’ia japë zekatin e pasurisë vëllait, hallës, apo motrës së saj?
Përveç prindërve që nuk lejohet t’ua japë zekatin, po ashtu as gjyshërve sado lart të shkojnë (stërgjysh etj.), as fëmijëve edhe nëse zbresin (fëmijët e fëmijëve), meshkuj apo femra qofshin. Nuk u jepet zekati atyre qofshin edhe të varfër, sepse njeriu e ka obligim t’i mbajë dhe të shpenzojë për ta nga pasuria e tij nëse ka mundësi, si dhe nëse nuk gjendet dikush tjetër që mund të shpenzojë për ta.
“Mexhmuu fetaua ue mekalat esh shejh Ibn Baz” 14/301. / udha e besimtarëve